Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
THONË PO MBLIDHET KUVENDI I TURPIT!
Publikuar më 31 mars, 2020 në orën 17:27 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.











THONË PO MBLIDHET KUVENDI I TURPIT!

Thonë po mblidhet Kuvendi i Turpit​
me i nxan rrugën Vjoses e Kurtit!​
Na e nxive jetën Kuvend me Marre,​
krejt Kosovës, do me i hape varre!​
Me 3 Shkurt na u pat ngjallë shpresa,​
por s’pendohen tradhëtarët qe besa!​
Donë t’vazhdojnë tradhëtinë e moqme,​
me anë të gjendjes jashtëzakonshme!​
Zo çka kanë kta “shokët” e Ises, ​
hyzmeqarit, të Sllobes e Tites.​
Në çdo hap, kta kanë ba krim…​
Kem përvoje-thonë,-në shtetndërtim!!!​
PAN-hajnia janë que n’kamë​
Ni burrë t’mirë, kun s’donë me e lanë!​
Fort po i vret, samari shpinës,​
jane msu me ba krime tinëz!​
Kriminelët po i pret dënimi,​
ndaj tmerrohen prej Albini.​
Mos me u mytë në pellg të uj’t,​
veq ni shpresë e kanë te t’hu’jt!​
Por i hueji mirë e luen topin…,​
pa ‘i tradhëti, s’ja u këputë konopin!​
“N’dashi ju me i ike drejtësisë,​
shtinja minat qeverisë!​
Masanej edhe nji gja…!​
Ju Kosovën përgjysë me e da!​
Krejt Veriun me e lanë ner shkja!…​
Dhe rrezik për ju ma s’ka.”​
Kështu na u ngjall prap Esat Pasha!…​
Bashkë u banë prap Isa e Hasha​
me ja nale Kosoves Diellin,​
me terr të zi me ja nxi qiellin!​
…Thonë, Grenelli asht Amerikë,​
veç me shti në popull frikë!​
Na i çanë veshët nat e ditë,​
këtë tradhëti të re me e shitë!​
Kështu gjithmonë, ka klithë tradhëtia:​
“…Për dy orë na vret Serbia…!!!”​
Vranë, tradhëtuen, mashtruen e rrejtën!​
Tridhetë vjet fshehen t’vërtetën!​
Kurrë s’u ngopën t’bijtë e tradhëtisë​
tue i shitë tokat e Shqiptarisë,​
si Greqisë e Maqedonisë,​
Malit të Zi edhe Serbisë!​
Por s’dorëzohet shqiptari kurrë,​
deri të vdes ma i mrami burrë!​
Amanet t’parët na lanë,​
pa gjak trojet mos me i dhanë!​
Mos ta hamë marren me bukë!​
Për atedhe synin m´i pushkë!​
Kush a le do të vdes ni ditë.​
Kurrë për jetë mos me u koritë!​

Azem Musliu​

25 Mars, 2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 123 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi