THONË PO MBLIDHET KUVENDI I TURPIT! |
Publikuar më 31 mars, 2020 në orën 17:27 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
THONË PO MBLIDHET KUVENDI I TURPIT!
Thonë po mblidhet Kuvendi i Turpit
me i nxan rrugën Vjoses e Kurtit!
Na e nxive jetën Kuvend me Marre,
krejt Kosovës, do me i hape varre!
Me 3 Shkurt na u pat ngjallë shpresa,
por s’pendohen tradhëtarët qe besa!
Donë t’vazhdojnë tradhëtinë e moqme,
me anë të gjendjes jashtëzakonshme!
Zo çka kanë kta “shokët” e Ises,
hyzmeqarit, të Sllobes e Tites.
Në çdo hap, kta kanë ba krim…
Kem përvoje-thonë,-në shtetndërtim!!!
PAN-hajnia janë que n’kamë
Ni burrë t’mirë, kun s’donë me e lanë!
Fort po i vret, samari shpinës,
jane msu me ba krime tinëz!
Kriminelët po i pret dënimi,
ndaj tmerrohen prej Albini.
Mos me u mytë në pellg të uj’t,
veq ni shpresë e kanë te t’hu’jt!
Por i hueji mirë e luen topin…,
pa ‘i tradhëti, s’ja u këputë konopin!
“N’dashi ju me i ike drejtësisë,
shtinja minat qeverisë!
Masanej edhe nji gja…!
Ju Kosovën përgjysë me e da!
Krejt Veriun me e lanë ner shkja!…
Dhe rrezik për ju ma s’ka.”
Kështu na u ngjall prap Esat Pasha!…
Bashkë u banë prap Isa e Hasha
me ja nale Kosoves Diellin,
me terr të zi me ja nxi qiellin!
…Thonë, Grenelli asht Amerikë,
veç me shti në popull frikë!
Na i çanë veshët nat e ditë,
këtë tradhëti të re me e shitë!
Kështu gjithmonë, ka klithë tradhëtia:
“…Për dy orë na vret Serbia…!!!”
Vranë, tradhëtuen, mashtruen e rrejtën!
Tridhetë vjet fshehen t’vërtetën!
Kurrë s’u ngopën t’bijtë e tradhëtisë
tue i shitë tokat e Shqiptarisë,
si Greqisë e Maqedonisë,
Malit të Zi edhe Serbisë!
Por s’dorëzohet shqiptari kurrë,
deri të vdes ma i mrami burrë!
Amanet t’parët na lanë,
pa gjak trojet mos me i dhanë!
Mos ta hamë marren me bukë!
Për atedhe synin m´i pushkë!
Kush a le do të vdes ni ditë.
Kurrë për jetë mos me u koritë!
Azem Musliu
25 Mars, 2020
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
190 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|