EH KY SYRI I POPULLIT...!? |
Publikuar më 01 prill, 2020 në orën 23:45 ( ) |
Faridin Tafallari | Opinion | |
|
|
KA, A S’KA SY E VESHË POPULLI?...THEM ME PLOT BINDJE SE KA!!! DHE SYRI I TIJ, PËR MUA, TË SHEH KUDO QË JE...PO, EDHE VESHI I POPULLIT TË DËGJON, BILE THEMI SE, POPULLI ËSHTË ME SY ÇELË E ME VESH HAPUR!? POPULLI TË DO,TË DO SHUMË, ME BESË, POR NË SE GABON, ATËHERE TË URREN DHE, TË DËNON RËNDË E NUK TA FAL KURRË SE, NUK MUND TË FALË TRADHËTINË DHE TRADHËTARËT...!!!
Me ju e kam dhe nuk më del e keqja me ju, o pushtat tanë të pushtetit, që për popullin sot, jeni tradhëtarët e tij më të urryer!!! Nëse do kishte klasifikime tradhëtia, ju jeni në majë fare se, ju jeni ata, të pabesët, të pafytyrët, të pa erzët...!!! Ju jeni tradhëtarë të vetëvetes, së pari, ku, që mbas lufte u shndrruat në hajna e zhvatës të paskrupullt për popull e Kosovë!...
Por, mbi të gjitha ligësitë e ndyrësitë tuaja rëndojnë gënjeshtrat për marrëveshtjet e çmarrëveshtjet mbi popullin e tokën e Kosovës, në politikat antikombëtare, që keni ndjekur, ku 1% e tyre mund të jetë reale... Mashtro, gënje, firmos, çfirmos, anullo, vulos, prit, përcjell, konferenca shtypi, jo ma hypi, ja hypa, ma lypi, ja lypa, i thash më tha, hop këtu, hop atje!...Ecët si laviret për 20 vite jo pak, ju pushta e kalu pushtave!... Dhe tash, luftë për pushtetet e humbura! Po haheni, duke xhveshur lakuriq njëri tjetrin se, laviret ja njohin mirë trupin lakuriq shoshoqit!? Kështu ndodh në mes të tradhëtarëve, në momentin e dështimit, shqyejnë njëri tjetrin!? Po ama, syri i popullit po ju vëzhgon pushta tradhëtarë!...E tmerrshme për ne, për popull e Kosovë, çfarë nuk po shohim e po lexojmë, çfarë nuk po na dëgjojnë veshët!...Mbushur portalet e mediat me bëmat e ligësitë tuaja. Tradhëti dhe tradhëtarë, aty ku nuk ta merr mendja, si ju ka dash interesi juaj e si ju ka shkuar për shtati... Partiçkat kurva të majme deri në fyt, nuk mund ta duronin qeverinë e shpresës, sepse nuk mund të jetonin pa të ‘’dashurin’’ e tyre ‘’korrupsion’’,që e përdhunoi tokën e Kosovës nuse e i punoi qindin këtij populli tim, duke e varfëru deri në rrasht!!!
Të pabesët e kthyen qeverinë e shpresës tek dera e ‘’babës’’...Por harruan ujqit e vjetër, tradhëtarët me përvojë imoraliteti se, ajo dera e ‘’babës’’, që ishte hap aq fuqishëm për atë qeveri është shtëpia e popullit, dora e të cilit e ngriti fuqishëm aty ku duhej, syri i të cilit sheh e vigjëlon për çdo gjë dhe në çdo hap, veshi i të cilit dëgjon e ndjen edhe puhizën më të lehtë të çfarëdo ere tradhëtie!!!
Puç e puçista, tradhëti e tradhëtarë, akuza proamerikanë e antiamerikanë! Kush e kush të shpifë e të akuzoi, aty ku i konvenon! Veç një gjë mos e harroni kurrë, se, më proamerikanë se populli i vuajtur i Kosovës, ju tradhëtarë pushta as keni qenë e as jeni! Besoj shumeeee se, e dini mjaft mirë fundin e tradhëtisë e të tradhëtarëve...
Syri i popullit, veshi i popullit vigjëlon natë e ditë!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
297 herë
|
|
|
|
|
|
|