Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mbështetje Albin Kurtit
Publikuar më 01 prill, 2020 në orën 23:50 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Albin Kurti , qeverisja e tij dhe qëndrimi e mbështetja e Vjosa Osmanit ishin shpresë dhe risi në politikën jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri e më gjërë në Ballkan. Kjo u pa si herezi nga elita politike e vjetëruar, e dështuar dhe mbartëse dhe e infekuar nga abuzimi, spekulimi, hipokrizia, mashtrimi, manipulimi dhe korrupsioni.
Si e tillë elita e korruptuar politike përdori komplotin parlamentar për ta ndëshkuar dhe rrëzuar qeverinë Kurti. Por tashmë ky kopmplot ka për të marrë ndëshkimin e madh sepse atë që shikon dhe që ka si vizion Kurti dhe Osmani ato janë të vertetat e mëdha që i kërkon, i shikon dhe i ka si vizion të tij edhe populli, për të cilat edhe me 6 Tetor 2019 votoi dhe zgjodhi.

Kauza e Albinit përputhet dhe është brënda kauzës publike e kombëtare të shumicës së shqiptarëve.
Në demokraci rreziku atlernativ që e kërcënon demokracinë janë korrupsioni dhe krimi. Qeveria Kurti ra si rezultat i një puçi parlamentar të “alternativës” antidemokratike të krimit e korrupsionit.
Dhe a mos vallë në Kosovë, në shtetin e vogël dhe më të ri u ekspirementua se si mund të përdoret politikisht edhe pandemia globale, fatkeqësia globale e koronavirusit, dhe këtë e shfrytëzuan krimi, hajnija dhe tradhtia të cilat u bashkuan dhe rrëzuan në parlament qeverinë legjitime të Kosovës?!
Pikërisht votimi pro mocionit të mosbesimit dhe rënia e qeverisë Kurti ndodhën për “faktet” absurde dhe te pabesueshme dhe teper te cuditshme se: qeveria Kurti po mbronte interesin kombëtar dhe shtetin, po luftonte korrupsionin dhe po jipte rezultate ne çlirimin e institucioneve të shtetit prej tij, si dhe ishte përkushtuar në luftën për mposhjen e koronavirusit. Me këto nuk pajtoheshin në asnjë mënyrë shkaktarët dhe autorët e gjëndjes ku ata e kishin degraduar shtetin dhe drejtësinë, të cilët u bashkuan në një reaksion regresiv antilegjitimor.
Pra, sukseset e qeverisë Kurti ishin herezi për ishpushtetin, Presidentin dhe elitën e vjetër politike e ndërlidhur me afera hajnije e korrupsioni, dhe këta me paturpësinë më të madhe shfrytëzuan edhe fatkeqësisë e pandemisë së koronavirusit dhe përdoren e mirëorganizuan një mocion puçist duke rrëzuar qeverine Kurti.
Qeveria Kurti ishte shpresë jo vetëm për shqiptarët, por shpresë ndryshimi dhe emancipimi edhe për shtetet ballkanike, edhe për politikën në Ballkan. Qeveria Kurti ishte politikë qeverisëse paqësore dhe jo agresive, as konfliktuale sociale dhe ndëretnike; ishte qeverisje parimore, zhvillimore dhe emancipuese dhe politikë vlerash e parimesh njerëzore të gjithpranueshme nga moderniteti perendimor; ishte politikë respekti e ndërnjohje reciproke; ishte politikë e hapur, e sinqertë,e drejtpërdrejtë; qeveria Kurti ishte politike e papajtueshme me antivlerat, krimin, hajninë e korrupsionin.
Këto janë papajtushmëri dhe herezi për vjetërsirën e korruptuar politike e cila organizoi dhe bëri edhe pucin parlamentar kundër qeverisë Kurti.
Si ka mundësi që u bënë bashkë kundër qeverisë Kurti e gjithë elita e kalbur politike parlamentare kosovare, u bënë bashkë me deputetët serbë të parlamentit të Kosovës dhe në sinkron edhe me Beogradin?!
Mos u ndëshkua Kurti për herezi nga errësira, injoranca dhe llumi i tradhtisë dhe korrupsionit politik?!
Ky grusht parlamentar i 25 Marsit 2020 ishte rezistenca e fundit e grupit të hajna tradhtarëve. Nuk është tradhëti vetëm kur del haptazi si mercenar i të huajve kundër popullit dhe atdheut tënd; por tradhti është edhe kur e vjedh popullin e atdheun, por edhe kur e mashtron dhe kur gënjen popullin tënd. Tradhtinë e bëjnë edhe inatxhinjtë, egoistët, dështakët, injorantët, shpirtligët, zemërzinjtë dhe bashibozukët, por edhe “të mëncurit” negativ e të korruptuar të cilët e urrejnë talentin, meritën dhe suksesin e të tjerëve; tradhëtinë e pabesinë e bëjnë edhe intelektualizmi servil e materialist.
Këto janë mjerisht edhe tiparet e pothuajse te te gjithe elitës politike kudoshqiptare sot si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Kurti dhe politika e tij janë ndryshe nga këta, prandaj edhe nuk u prit mirë fitorja e “VETVENDOSJES” nga elita e vjetër politike shqiptare, sepse politikën e re, politika e vjetër e sheh si herezi.
Si është e mundur që ata të cilët u injoruan, u ndëshkuan dhe u mohuan nga verdikti popullor, pikërisht ata arritën në parlament që të mohojnë dhe rrëzojnë legjitimitetin demokratik, qeverinë legjitime duke krijur një krizë politike krahas asaj të pandemisë së koronavirusit?!
Populli po vëren dukjet, ngërdheshjet, nihilizmin dhe realitetin e qëllimin e pucistëve, populli nuk ka për t’i harruar dhe as nuk ka për t’i falur falangistët e së keqes. Mëkatarët, hipokritët, të pabesët, të korruptuarit, pra keqbërësit, do t’i zërë dhe do t’i ndëshkojë edhe mallkimi dhe nuk do të munden që t’i shpëtojnë ndëshkimit.

Skënder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 115 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi