Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Një letër mikut tim në Atdhe
Publikuar më 01 prill, 2020 në orën 23:56 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
KOD-19 DO T’I SHPËTOJMË, POR KORONËS KOLONIALISTE SHEKULLORE HËPËRHË JO!

I dashur miku im Ahmet,
Gjithashtu të falënderoj për fjalët kurajuese dhe për lutjen e dëshirën e madhe e shpresëdhënëse, se, së bashku, do ta tejkalojmë edhe këtë katrahurë të përbotshme vdekjeprurëse dhe shemtuese… Dhe, do ta tejkalojmë, dashtë Zotii madh.
2.
Pajtohem plotësisht, se fatkeqësisht koha dhe shekujt po e dëshmojnë që shqiptarët nuk ka korona virus, as superfuqi në botë që i bashkon, prandaj, gjendja e përgjithshme në të cilën ndodhen edhe sot, është tërësisht e merituar. Dhe, kjo epidemi përçarëse dhe copëtuese, do të vazhdojë edhe në këtë shekull të sëmurë të njerëzimit.

3.
Edhe ky konstatim juaj është i qëndrueshëm, se “ky virus është me përbërje “biologjike-ekonomike, dhe se pas kësaj bota do të ndryshojë shumë”. –Po, kështu po shkruajnë edhe masmediat më të njohura botërore, si dhe shkencëtarët më eminentë amerikanë dhe evropianë.

4.
Gjithashtu, me kohë, edhe vëllezërëve ua paske treguar leksionin më të qëlluar dhe të vërtetë, se në këtë shekull të sëmurë, qentë dhe zagarët, shitësit, tradhtarët, plaçkitësit, dhunuesit dhe vrastarët po stimulohen, po dashurohen, po favorizohen dhe po përqafohen si “vlera progresive” të njerëzimit. Ndërkaq, vlerat e njëmendta universale i kanë shpërfytyruar në varfnjakë, në lypës, në refugjatë, në krah pune me mëditje, si shërbëtorë të pasanikëve hajna, injorantë, dhunues, korrupcionstë, kriminelë ordinerë, shfrytëzues dhe vrasës të vegjëlisë dhe të vlerave të njëmendta universale të dritës dhe të përparimit mbarënjerëzor.

Pra, shumë mirë, e me kohë e paske parashikuar, se do të vijë dita e madhe e qenëve endacakë, që do të bashkohen, do të shoqërohen, dhe do të bëjnë gara, duke kërkuar ngordhësira të kohës. –Kjo nuk është për t’u tallur, por, për të vajtuar, se qe tri dekada kudo në vendet e popujve të vegjël qenët e kanë vlerën më të madhe sesa vetë njeriu i rëndomtë, sesa liria, barazia dhe mirëqenia e tij e përgjitshme. Kjo është esenca e përmbajtjes së këtij shekulli më të sëmurë në historinë e shekujve të derisotëm të njerëzimit në dimensione botërore.

Me këtë desha ta mbështes konstatimin tuaj objektiv dhe realist, se, as ti, as unë, e as njerëzit normalë, humanistë , racionalë, solidarë e largpamës, që ende nuk u ka ikur truri nga vlerat njerëzore në instiktin shtazor, nga altruizmi, nga solidarësia dhe nga humanizmi …etj., nuk kanë se si të jenë “optimistë” “për perspektivën e popujve të vegjël, e posaçërisht për kombin tonë të vogël”, kur qeni çmohet më shumë, e ka standarin jetësor shumë më të mirë dhe shumë më të lartë se njeriu, si dhe e ka vlerën më të madhe se njeriu, që është krijues dhe bartës i të gjitha vlerave universale dhe civilizuese të bashkësisë së derisotme njerëzore.

Pra, nuk ka arsye, që të jemi optimistë, kur 30 vjet janë të humbura për popujt dhe vendet e vegjël, të varfër dhe të pazhvilluar ekonomikisht, industrialisht…,etj., por kanë ngelur në varfëri e mjerim dhe të kolonizuar sikurse pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

-Robëria qoftë politike, qoftë ekonomike a qoftë koloniale, nuk heqet me lutje dhe me propagandë neofashiste dhe me cullakhane e me shfrytëzim skllavopronar, por vetëm me punë, me djersë e me sakrifica të shumëta. Këtë e ka provuar historia e derisotme e njerëzimit.
Fundja, edhe ne të mos bëjmë gjynah me kafshët shtëpiake, por historia e derisotme botëroe flet se, deri më sot, asnjë qen dhe asnjë zagar nuk ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e asnjë populli në botë, por vetë njerëzit janë ata, që me idealin, me diturinë, me vendosmërinë, me dinjitetin njerëzor, me mendje të mbledhur, me punë të madhe, me kontributin dhe me luftën e tyre të drejtë dhe të pareshtur kanë ndryshuar gjendjen e vet në mbarë botën.

-Të jetojmë dhe të veprojmë me besimin në të drejtën dhe në të vërtetën, të mos mashtrohemi pas eshtërave të qenëve dhe të zagarëve të krehur dhe të bashkuar, sepse ata jetojnë me instiktin, e ne jetojmë me arsyen dhe me gjykimin, jo për t’i zhdukur, sunduar dhe robëruar të tjerët, por për ta njohur vetëveten, për ta lumnuar vetëvetën në liri, në paqe, në harmoni, në barazi, në solidarësi, në përbashkësi e në mirëqenie të plotë me të gjithë popujt e tjerë liridashës dhe paqedashës të mbarë botës. Ne nuk jemi specifikë, por si të gjithë popujt dhe kombet e tjerë, që duan liri, pavarësi, vetëvendosje, zhvillim, përparim, qytetërim, paqe dhe mirëqenie të plotë. -Duam të jemi zot në shtëpinë tonë stërgjyshore pellazgo-ilire-shqiptare, jo shërbëtorë dhe skllevër të shtypur dhe të zhveshur nga të drejtat dhe liritë tona kolektive kombëtare, shtetërore dhe territoriale.

Ahmet i dashur,
Më fal se, u zgjata ca, por t’i më “preke atje ku më së shumëti po më dhemb dhëmbi”…, sepse kolonializmi shekullor mbi shqiptarët dhe copëtimi i bashkimit të tyre dhe i territoreve të SHQIPËRISË ETNIKE, tanimë, është bërë sëmundje kronike e pashërueshme (1878-2020).
Të uroj jetë të gjatë e të lumtur së bashku me djemët e mrekullueshëm. Paçi vetëm gëzime, suksese e fat në jetë!

Sinqerisht dhe vëllazërisht,
Mehdiu

P.S.
Mos harro, Ahmet, se unë i dua ata, që më donë mua, e jo qenin ose zagarin tim…
Të kuptohemi, të dobishëm janë edhe qentë dhe zagarët e butë dhe të mirë, por, VLERA SIPRANE DHE MË E ÇMUESHME në këtë botë, ËSHTË VETËM NJERIU!
Prandaj, çdo shpërfillje, çdo shpërfytyrim dhe çdo bastardim i kësaj VLERE SIPRANE, shpie në instinkt shtazërie dhe në skllavëri të përjetshme.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 229 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi