Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mumiet jugosllave
Publikuar më 19 qershor, 2020 në orën 23:24 ( ) Beqir Elshani | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Njeriu numër një i Jugosllavisë Federative, Sinan Hasani, përndryshe politikani më kontravers, në llogari të shovinizmit jugosllav Enver Shqiptarin në Tiranë e quajti dhi e zhugaftë, të kemi parasysh se në gjuhën letrare thuhet “dhi e zgjebosur”, që është një sëmundje ngjitëse te kafshët dhe te njerëzit. Është për t’u çuditur që autori i disa romaneve në gjuhën amtare nuk di të shprehet shqip. Megjithatë, nuk i zihet për të madhe, kur dihet se për kë i botonte pamfletet shoviniste. Këtë e vërtetojnë një vagon librash „Kosova - të vërtetat dhe mashtrimet“ të shkruar serbokroatisht dhe shqip, që ishin botuar në shërbim të fashizmit serb.
Nuk ka asnjë dyshim që librin “Istine i zablude” ta kenë shkruar shovinistët e spikatur serbë, kurse emri i autorit është bërë me pëlqimin e Hasanit, siç thonë të vjetrit, e ka gjetur tenxherja kapakun. Duket qartë që kjo propagandë e trishtueshme jugosllave kryefashistin Millosheviq e solli në pushtet. Kuptohet, qysh në fillim titistët Kosovën e vranë me anën e heqjes së kushtetutës së vitit 1974, në mënyrë që Serbia kriminale t'i ketë duart e lira për gjenocid në Kosovë. Me botimin e dokumentarit jugosllav në dëm të Kosovës, siç është “Kosova…”, Hasani mohoi traditën kombëtare dhe veprimtarinë e tij të dikurshme letrare në gjuhën shqipe. Duhet pasur parasysh se me ekranizimin e veprave letrare të Hasanit është dëmtuar Shtëpia Botuese “Rilindja” dhe Kinematografia e Kosovës “Kosovafilm”, për shkak të denigrimit të tij në shërbim të fashizmit jugosllav. Nuk thotë kotë populli se një vend që ta ekranizon veprën, nderoje, përkundrazi, Hasani u tregua bukëpërmbys ndaj popullit shqiptar.

Ngjashëm siç e ka zbutur njeriu qenin në shërbim të vetin, i ka zbutur fashizmi jugosllav shqipfolësit në shërbim të agjenturës jugosllave. Me të vetmin dallim, derisa qeni pas zbutjes e mbronte bagëtinë, pushtetarët shqipfolës e mbronin Jugosllavinë Fashiste. Fashizmi i Hasanit nuk dallon aspak me fashizmin e Llazar Mojsovit, vetëm se i pari ishte shqiptar, i dyti sllavomaqedonas, mirëpo të dytë ishin vënë në shërbim të politikës jugosllave për shtypjen dhe shfarosjen e popullit shqiptar. Mjerimi më i madh i Hasanit është, kur në pozitën e kryetarit të Jugosllavisë Federative, deklaroi se në rast të luftës në mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë shqiptarët do ta mbrojnë Jugosllavinë. Duket qartë, një deklaratë të tillë nuk duhej thënë as njeriu qoftë i pashkollë, pasi që në vitet 80-ta Masakra e Tivarit dhe Aksioni armëve për ndjekjen e shqiptarëve ende ishin të freskëta. Me të drejtë populli thotë se ujku qimen e ndërron, por vesin s’e harron, prandaj Jugosllavia ka qenë dhe kishte mbetur e njëjta kolonizatore e Kosovës, të cilën e kishte copëtuar në tri njësi federative. Për fat të mirë, këto ditë koha tregoi se shqiptarët kudo që gjenden, kanë një shpirt, një dashuri dhe një dhimbje të përbashkët kombëtare. Tragjedia e tërmeti në Thumanë të Shqipërisë i bashkoi të gjitha zemrat shqiptare, prandaj ekipet shpëtimtare prej Kosovës si vetima shkuan dhe u gjendën pranë vëllezërve tanë për shpëtimin e njerëzve të mbuluar nga rrënojat e tërmetit, që tronditi mbarë Shqipërinë Etnike.

Në anën tjetër, sipas fjalës së urtë “nuk fëlliqet dielli me baltë” edhe lavdia heroike e Enver Hoxhës nuk përlyhet me sharjet e psikopatëve jugosllavë. Sharja e viqëve jugosllavë të kujton armiqtë mitologjikë, kur kreshnikun më të madh në botë, Herakliun, e quajtën derr i fëlliqur, ndërkohë që vetë ishin kafshë të tërbuara. Sido që të jetë, zemërimi i Hasanit kishte ardhur si rezultat i deklarimit të Enver Hoxhës, i cili në llogari të mbrojtjes së Kosovës nga shtypja e fashizmit jugosllav Sinan Hasanin e quajti mumie që nuk dihet cilës epokë i përket. Vetëm me këtë retorikë të fuqishme metaforike, shihet që, kuadri jugosllav kishte punë me një politikan dhe filozof të mirënjohur, të shkallës së Sharl De Golit. Megjithatë Hasani nuk ka qenë jetim, meqë mumie të tilla që vepronin në shërbim të politikës jugosllave kishte me dhjetëra. Prandaj më mirë do të ishte që pushtetarët shqipfolës që si barinj të zellshëm të kujdeseshin për bagëtinë në vendlindje, e të martoheshin me nuse shqiptare, se të bëheshin dhëndurë të Serbisë kolonialiste në dëm të Kosovës.
Siç dihet, për të drejtat kombëtare të popujve në ish-Jugosllavi Mahmut Bakalli ishte kuadër universitar dhe politikan me përvojë, prandaj duhej të kuptonte se pas vdekjes së Titos Serbia punonte për heqjen e Kushtetutës së Kosovës, qoftë me apo pa demonstratën e popullit shqiptar për Kosovën Republikë. Mirëpo, aty ke la Bakalli, e vazhdoi pasardhësi i tij, Azem Vllasi, që ishte jo më i ri, por më i zi se i pari. Duket qartë që serbët mezi kishin pritur që pas vdekjes së Titos të rikthenin kultin e kryeçetnikut Rankoviq. Konkretisht shovinizmi serb e donte Rankoviqin, sepse ishte armik i përbetuar i popullit shqiptar, që për nga numri i banorëve vinte menjëherë pas serbëve dhe kroatëve, përndryshe po të ishte ndonjë trashëgimtar i Dimitrije Tucoviqit, nuk do të merreshin me të. Prandaj me kthimin e Rankoviqit u rimëkëmbë lëvizja çetnike në pushtet. Ngjashëm do të vepronte edhe fashizmi gjerman po të mos përmbysej nga Aleanca Veriantlantike në krye me ShBA, sapo të vdiste kancelari, Vili Brant, fashizmi do të rimëkëmbej dhe në krye të pushtetit do të vihej një pasardhës i Hitlerit.

Rrahmani bëhet Rahman
Për Rahman Morinën, kështu po e shkruaj emrin e njeriut të parë në Kosovë, i cili po ashtu kishte zënë vendin Azem Vllasit, meqë në bukvarin serb nuk ekziston shkronja “rr”, flitet e shkruhet me dokumente se është marrë me shitjen e patentë shoferëve për vozitje, pastaj, më vonë, me automobil në Kosovë kishte shkelur një qytetar për vdekje. Përveç kësaj, në shtëpinë e tij është luajtur bixhozi, përndryshe loja më e njohur në mesin e ish-pushtetarëve në LKJ, prandaj një rrugaç të tillë Serbia e vuri në krye të Kosovës, domethënë e emëroi kryetar të Partisë Komuniste të Kosovës. Dihet që Kosova kishte edhe kryetarin e Kuvendit Krahinor, mirëpo, Morina mund ta kapte për veshi. Me të drejtë populli thoshte se Rahman Morina ishte Lara me brirë, kurse Azem Vllasi ishte bishti i gdhendur për sakicën e pushtetit serbosllav. Kur kolegët i thanë Vllasit se sigurimi shtetëror po përgatitet ta arrestojë, ai, jo vetëm që nuk besonte, por edhe qeshte, sikur të thoshte se rrënjët i ka thellë, deri te Marshal Titoja). Mirëpo Sllobodani e kapërdiu me gjithë eshtra, pa ndonjë vështirësi dhe e burgosi, ashtu siç e kapërdinë gjarpri bretkosën. Pikërisht në revistën ”Alternativa”, numër 1-2 të vitit 1990, që botohej në Lubjanë, Adem Demaçi deklaroi se Millosheviqi punon për ne (lexo: për shqiptarët), mirëpo Serbia duke ditur që Demaçi do ta udhëheqë popullin shqiptar, atëherë lejoi që në Kosovë të themelohet LDK në krye me Ibrahim Rugovën, në mënyrë që popullit me darë të kovaçit rus t´ia nxjerrë mushkëritë.

Në vazhdim po tregoj për një avokate, e cila me automobil kaloi në rrugën qendrore në qytet dhe si zakonisht policia serbe e ndalon për kontrollim. Kështu ndodhte sa herë që mbaheshin mitingjet serbe në qytetet e Kosovës të udhëhequr nga kryefashisti Millosheviq. Një polic serb duke ia shikuar dokumentet e identifikimit një gruaje me automobil kupton që zonja është prej Malit të Zi. Çdo gjë vete sipas procedurës, mirëpo në fund ai (polici serb) tregohet bujar dhe i thotë në rast se keni nevojë për ndihmë, mund të telefononi në stacionin policor. Duket qartë që polici serb, mund të ishte ndonjë hajdut që papritmas ka hyrë në aradhen policore, prandaj avokaten dëshironte ta përfitonte në shërbim të tyre. Atëherë avokatja policëve serb, që në çdo hap kërkonin dokumente identifikimi, ua ktheu se më mirë do të ishte të kujdesen për familjet e tyre dhe të mos i torturojnë pa arsye banorët e vendit. Avokatja fliste serbokroatisht, ndaj policia serbe e pandehte për malazeze. Prandaj edhe sot është më mirë që Serbia të kujdeset për popullin e vet, sepse edhe në shtetin e tyre, si në çdo vend ballkanik, ka probleme ekonomike dhe sociale, të mos mundohen të tregojnë bujari në shtëpi të huaj, siç thotë populli edhe dielli nuk është pa njolla. Avokatja malazeze e pa shfrenimin shovinist të policëve serbë dhe ua priti: ”Idite kuqi. Ostavite ovaj narod, na miru. Quvajte vase zene i djecu. Nemojte da tuqete besmisleno ljudi”. Me të drejtë parashtrohet pyetja diplomatike, nëse pakica serbe prej 5% nuk dëshiron të jetojë me shqiptarët në Kosovën demokratike, atëherë si mund të detyrohen 95% shqiptarë të jetojnë në shtetin e Serbisë kriminale, që kurrë nuk janë të sigurt? Pa dyshim se lufta kundër forcave serbe për vrasjen e shqiptarëve mund të ndodhë edhe me ndonjë kriminel të ri, meqë trashëgimtarët e tyre presin të vazhdojnë gjenocidin e popullit aty ku e ka lënë Millosheviqi me bashkëpunëtorët e tij.

Përralla e përgjakshme e shishes
Në autobus gjendet një serb, një sllavomaqedonas, një grek dhe një shqiptar, papritmas ndodh një vrasje. Parashtrohet pyetja cili prej tyre e ka vrarë viktimën? Dihet, organet policore të vendit nuk e kanë aspak vështirë që sipas deklarimit të grekut, serbit dhe sllavomaqedonasit ta arrestojnë shqiptarin. Prandaj edhe hetimi do të bëhet formal, sepse fjalën e kanë armiqtë tradicionalë të kombit shqiptar. Duket qartë që armiqtë fqinj të rrahin dhe në fund dinë të qajnë. Prandaj sa herë që kanë trazira këto shtete grabitqare “fajtorin” mund të gjejnë në tokat shqiptare. Edhe pse tradicionalisht dihet se një dëshmitar me sy është më i vlefshëm se dhjetë dëshmitarë me veshë, megjithatë udba jugosllave e bëri të kundërtën. Rastin e shfrytëzoi për torturimin e popullit shqiptar, prandaj në vend se serbin homoseksual ta lenin të qetë, udba u mor me torturimin dhe ndjekjen që me kohë ishin informuar për kënaqësinë vetjake të fshatarit serb.

Kur fshatari serb, quhet Gjorgje Martinoviq, në vitet 80-ta e futi shishen në bythë, organet e pushtetit jugosllav së bashku me Akademinë Jugosllave (ani të shkencave dhe arteve), menjëherë u angazhuan të sajojnë një dhunues shqiptar. Në vend se shtypi bulevardesk i Beogradit të thoshte se i gjori serb ishte homoseksual dhe prej sikletit vetjak çerek shishen e lëngjeve freskuese e ka futur në bythë, mu në zorrën e trashë, jo shishen e trashë një litërshe, por çerek shishen aq sa ia zë bytha. Duket qartë që demonstrimi homoseksual me anën e shisheve të vogla nuk ndodh vetëm në taborin serb, por edhe në mbarë botën. Prandaj asgjë të keqe nuk ka. Mirëpo ultrashovinistët serbë ia ndryshuan motivin dhe menjëherë e përshtatën sipas kuzhinës së tyre fashiste kundër popullit shqiptar. E shenjtëruan të gjorin serb, dhe e deklaruan kinse fatkeqin e kanë dhunuar shqiptarët. Fatkeqësia më e madhe ka qenë, vetëm pse viktima nuk ishte shqiptar, prandaj askush nuk do të merrej me lojën e tij të pistë, por do të talleshin. Dhe krejt në fund, po t’i ndodhte ky veprim i turpshëm shqiptarit homoseksual, nuk do të dinte askush përveç familjes së tij, prandaj menjëherë do ta dërgonin në spital dhe çështja do të mbyllej. Duket qartë që fshatari serb me shishe u bë sinonim i botës ortodokse, për të shkroi edhe shtypi i madh rus, u botuan libra voluminoz e me tirazh kolosal. Fill pas këtyre makinacioneve shoviniste, pushteti serbosllav u mor me vrasjen e ushtarëve shqiptarë prapa shpine, të cilët i kthenin në vendlindje me diagnozën "vetëvrasje". Nuk ka asnjë dyshim që APJ-në e kishte mbërthyer fashizmi serb, si rezultat i së cilës erdhi deri te shkatërrimi i Jugosllavisë së tyre me tetë njësi federale.

Vlen të përmendet se në botë gjenden homoseksualë që bëjnë çudira, kur i kap sikleti, në zorrën e trashë fusin boçën e kallamboqit, bishtin e purtekës, gjithashtu edhe shishen, dhe atë në mes miqve ngritin këmbët sikur të ishin kalama. Homoseksualit të gjorë serb nuk i ka rastisur ndonjë boçë apo ndonjë shkop shelgu, por shishja e lëmuar prej qelqi, me të cilin ka shuar ekstazën e tij vetjake, prandaj prej kënaqësisë shishen e ka futur në bythë. Mirëpo duke u koklavitur, papritmas shishja e kristaltë është thyer. Pastaj kur fatkeqi e ka parë gjakun duke rrjedhë, është tronditur. Nëse gjembi futet në shputën e këmbës, nxirret, pasi që mund të shihet, mirëpo edhe katër duar sikur buda indiane të ketë, nuk mund të nxjerrë dot shishen prej zorrës së trashë. Prandaj këtë punë e bëjnë mjekët me anën e ndërhyrjes kirurgjike.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 408 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi