Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
QESHJE DHE PËRULJE E PA KUPTIMTË!!!
Publikuar më 26 korrik, 2020 në orën 02:07 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Delegacioni shqiptarë nga Dardania (Kosova) shkon, në takim, si të jetë takim i ngrohtë e miqësor dhe me karakter ahengu!!!

Delegacioni në pamje e parë, të le përshtypje se, ata takohen me një delegacion mike, me karakter ahengu, e jo me përfaqësues të një shteti armike, që bëri masakra në shekuj të tërë dhe sot, si: vrasje, tortura, përdhunime, duke mos kursyer as moshë; djegie e dëbime masive, të popullatës shqiptare autoktone.
Delegacioneve shqiptare, shkuan me buzë në gaz, me reflektim relaksimi dhe atë duke qeshur, pa nevojë e pa kontrolle, apo si thuhet në popull: “gojën – veshëm-veshë” dhe pa pikë turpi, u sollën, si të shkohet në takime miqësore dhe me karakter kulturorë. Ata, harruan se takohen me përfaqësuesit, e një shteti armike shumë shekullore.
Shtrohet një pyetja e madhe, se athua këto delegacione, nuk patën asnjë këshilltar?! ...
A thua këto delegacione kush nuk i pa, se si sillen në takime, kujt nuk i interesoi?! dhe
A thua askujt nuk ia vrau ndërgjegjen kjo sjellje e turpshme dhe nënçmuese???!!! ...
Ky turp, nuk mundet të heshtet, nuk mundet të anash kalohet, nuk mundet të neglizhohet dhe si i tillë! Ky turp, kjo përulje rëndon mbi gjakun e dëshmorëve, rëndon dhe përbuzë ndërgjegjen kombëtare, shumë shekullore, dhe të sotmes në tërësi, kudo që jetojnë e frymojnë shqiptarët!
Madje, këta delegacione, shumë herë shkuan me duar në xhepa, pa asnjë përgatitje, bile duke mos ditur as qëllimin dhe as shkakun, e arsyen!
Delegacioni serb, këtë e shfrytëzoi, duke i vërë në tallje, në përbuzje, dhe madje plotë herë i vuri në pozitën e fajtorit, delegacionin nga R. e Kosovës!
Për këtë arsye, asnjë herë nuk u trajtua si delegacion i një shteti të pavarur, por si një përfaqësues e një shoqëri kulturore, artistike të një province të harruar, duke ja shtuar edhe nofkën “Metohi”!

Si përfundim, delegacioni që përfaqëson Republikën e Kosovës (Dardanisë), të jetë:
. kombëtarë e i vendosur;
. I përgatitur me fakte nga e kaluara e deri më sot;
. Seriozë;
. pa buzëqeshje, më kë do qoftë;
. duke mos lejuar talljen nga kushdo qoftë;
. qëndrim me dinjitet, i egër e i revoltuar, që reflekton, mllef e urrejtje në thellësi shpirtërore;
. Prezantimin e marrëveshjeve dhe mos (realizimi) i të gjitha marrëveshjeve, nga të gjitha takimet.

Për këto të sotmet e të së kaluarës, delegacioni duhet ta ketë në çdo moment në mendje, amanetin dhe gjakun e derdhur shumë shekullor, të dëshmorëve, të të gjitha kohërave, dëbimin, masakrat e shumta, të tashme dhe ato shumë shekullore, okupimin e trojeve autoktone shqiptare, me shekuj të tërë.
Deri sa dikur, serbët të pa ekzistuar në Gadishullin ILIRIK, sot Ballkani, e tërë Serbia u krijua në Trungun: ILIRO –SHQIPTAR.
Vazhdimisht të reflektohet, qëndrim, me dinjitet, dhe pse jo edhe armiqësor ndaj delegacionit serb, sot dhe në vazhdim.

Qemal Musliu
20. 07. 2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 197 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi