Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pas 20 vitesh, kërkohet unitet!
Publikuar më 29 korrik, 2020 në orën 04:52 ( ) Mehmet Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, kishte mbajtur dje takim për të diskutuar projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Grupi Parlamentar i këtij subjekti, ka ftuar përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare dhe përfaqësuesit e Organizatave të luftës së UÇK-së, ku pas diskutimeve të shumta, kanë arritur unitet në mbështetje dhe miratim të projektligjit.
Pak përtej absurditetit në kohë, edhe pas 20 vitesh, duhet të kërkohet unitet!, ku ishin subjektet politike që veprojnë në Kosovë për gjithë këto vite, që nuk paskan marrë as mundin më të vogël për të unifikuar skenën politike Kosovare për çështjet kyçe; siç janë luftëtarët e lirisë, për të nxjerr një ligj që njeh dhe mbron vlerat e luftës sonë çlirimtare. Më shumë se kaq: a nënkupton kjo së për 20 e sa vite, partitë politike të Kosovës, qenkan hamendur e ndarë në taborre kundër dhe për lirinë e Kosovës, dhe nëse është kështu, tani, përse kërkohet unitet me ata që ishin dje, dhe janë sot kundër këtij uniteti?!

Nëse duhet të unifikohemi për të mbrojtur diçka të shenjtë, siç ishte lufta jonë çlirimtare, edhe më keq, kjo tregon se ne, nuk jemi dhe nuk paskemi qenë të unifikuar, prandaj thirren tani takime me urgjencë, ngase nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për 20 e sa vite me radhë, për nxjerrjen e një ligji sa më të mirë për vlerat e luftës!
Që 20 e sa vite, shumë nga çlirimtarët tanë, nuk janë më në jetë, shumë nga ta janë pa gjymtyrë, janë stigmatizuar, anatemuar, shantazhuar, përbuzur, burgosur e dënuar, sëmurë e harruar, janë sharë, fyer e nënçmuar, braktisur e margjinalizuar, janë të skamur e pa kulm mbi kokë: për çfarë uniteti bëhet fjalë këtu e sot, pas 20 vitesh, ku ishit ju, subjektet politike të Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe?!
A nuk është kjo më shumë së papërgjegjësi morale dhe politike, shoqëritë e zhvilluara, për 20 vite, këto çështje i kanë dërguar në muzeun e historisë së vet të lavdisë kombëtare, dhe as kanë pasur nevojë të diskutojnë për çështjet dhe vlera që kanë poseduar, siç është uniteti i tyre për ta çliruar dhe bërë shtetin e vet. Vetëm tek ne, kërkohet uniteti, kjo vërteton katërçipërisht se tek ne, nuk ka pasur, madje as tani nuk ka unitet për të mbrojtur bijtë tanë çlirimtarë, prandaj thirret një tryezë për të bërë be e rrëfe, se jemi unik. Kësaj lavirësie politike të kohëve moderne, vetëm në Kosovë i vjen era unitet!

Ndryshe, për sqarim, pa shtuar gjë: aty ku kërkohet unitet, dëshmohet se ka anarki, aty ku kërkohet paqe, dëshmohet se ka luftë, aty ku kërkohet miqësi, dëshmohet se ka armiqësi, aty ku kërkohet falje, dëshmohet se ka gabime, atu ku kërkohet qetësi, dëshmohet se bëhet zhurmë për asgjë!
Ushtria Çlirimtare e Kosovë, liria e vendit, sovraniteti dhe integriteti territorial, janë çështje të shenjta, të pa prekshme dhe të pa tjetërsueshme, prandaj të gjithë ata që nuk janë unik në këto çështje imediate, më thjesht, nuk janë të denjë ta përfaqësojnë vendin dhe interesat e shtetit tonë. Kushdo që nuk respekton bijtë tanë çlirimtarë, do ta ndëshkoj historia.
Ishte pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që kishte krijuar unitetin e masave gjithë popullore për çlirimin e vendit tonë, kush luan me UÇK-në, luan me historinë!

28-07-2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mehmet Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 166 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi