Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DUART MË TË BUKURA TË NËNËS
Publikuar më 03 gusht, 2020 në orën 17:46 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nuk gjenden duar më të bukura në botë se duart e nënës që e ka lindur dhe rritur fëmijën, gjithashtu nuk gjendet gjuhë më e bukur në botë se gjuha e nënës me të cilën fëmija është përkundur në djepin shqiptar. Kështu populli shqiptar në shekuj është rritur me ninullat e folklorit më të bukur, më të vjetër dhe një nga më të pasurit në Europë.

Një nënë tregoi për bisedën që kishte zhvilluar në familjen e saj. Kur e ka pyetur të birin në fëmijëri, se kush i ka duart më të bukura në botë, i biri ishte përgjigjur që nëna e tij i ka duart më të bukura. Atëherë nënës i bëhej zemra mal. Mirëpo pas një kohe, kur i biri u martua, nëna ia përsëdyti pyetjen se kush i ka duart më të bukura, i biri është përgjigjur që nusja e tij i ka duart më të bukura. Natyrisht që nëna është lënduar nga përgjigja e të birit. Ndryshe me të birin e saj që e shkeli fjalën, nusja e tij kishte thënë që nëna e saj i ka duart më të bukura në botë, pasi që e ëma e kishte rritur me thërrime.
Me një rast tjetër, një vajzë e pyeta se kush i ka duart më të bukura në botë, ajo në fillim ngurroi të përgjigjet, pastaj i ndihmova unë, që nëna e saj i ka duart më të bukura. Mirëpo ajo me keqardhje, ma ktheu se nëna i kishte vdekur qysh në fëmijëri, prandaj tha se duart më të bukura i ka gjyshja që është kujdesur për të. Megjithatë edhe duart e gjyshes zënë vendin e duarve të nënës, që kujdesen për nipat dhe mbesat e tyre. Që me të drejtë janë shkruar edhe përrallat e gjyshit. Prandaj nuk ka duar më të bukura në botë se duart e nënës që ka rritur fëmijën, gjithashtu nuk ka gjuhë më të bukur në botë se gjuha e nënës me të cilën fëmijës i ka kënduar qysh në djep.

Dallimi në mes duarve të mrekullueshme dhe duarve të bukura është se në të parën flitet për cilësinë e duarve të vyeshme për punën dhe kujdesin, kurse e dyta ka të bëjë për dukjen estetike. Në anën tjetër, kur themi “Duart e nënës janë të bukura”, këtu kemi të bëjmë me shprehjen metaforike, që do të thotë se janë duar të mrekullueshme për nga puna dhe kujdesi - jo për nga dukja estetike. Me të drejtë populli thotë se më e mirë është gruaja me shpirt të mirë, se gruaja me trup të bukur. Kur u martova me nusen time, i mbylla sytë, sepse nuk ishte e bukur si Helena trojane, përkundrazi i çela veshët dhe më doli gruaja më e mirë në botë. Hirushja jetime me dy motrat njerkë ishin të bukura, mirëpo princi me anën e këpucës e zgjodhi Hirushen e virtytshme. Në vazhdim, shprehja “vallëzon mirë e bukur” domethënë që valltari luan mirë sipas traditës popullore, por edhe luan bukur sipas pamjes. Po ashtu te lirika popullore “Rrushja me duar të bardha” këndohet bukuria e Rrushes, jo mirësia e saj. Nëse thuhet “Në bregdetin e Durrësit është bukur dhe mirë” domethënë që është bukur për nga pamja e jashtme dhe mirë për nga kushtet e shërbimit dhe furnizimit me ujë të pijes. Ka edhe një mënyrë tjetër e përshkrimit të gruas së mirë, për të cilën Denis Didero thotë se kur te një grua shfaqet mendimi intelektual, ajo nuk vlerësohet me sa e bukur, por sa e ngritur.

Katundi i mirë dhe katundi i bukur
“A më shumë burra ka katundi i mirë apo katundi i bukur?” - kështu më pyeti një mik. Mendoj se përgjigja është e lehtë, katundi i mirë ka më shumë burra se katundi i bukur, meqë i pari e ka vendin në bujari, i dyti në arkitekturë. Apo siç thotë populli duart e nënës peshojnë më shumë se argjendi dhe ari. Sapo fëmija fillon të ecë, di të vizatojë dorën, lulen dhe zemrën. E para sepse e do nënën siç e do bleta lulen, dhe e dyta, e do nënën siç e do dora punën. Miku im vazhdoi të më parashtrojë edhe një pyetje tjetër, se cila nënë është më e mirë në botë, që kishte pak dallim me pyetjen e parë. Mu kujtua fizikani gjerman, Albert Anshtajni, kur gjatë turneut nëpër universitete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte mbajtur ligjëratën mbi teorinë e relativitetit, të cilin vazhdimisht e shoqëronte shoferi i tij. Pas një kohe shoferi tha se aq shpesh e kishte dëgjuar ligjëratën e profesor Anshtajnit, saqë leksionet e tij i dinte përmendësh. Në kohën e ligjëratës Anshtajni me kapelën e shoferit ulet me publikun në fund të sallës, ndërkohë shoferi ngjitet në podium dhe shumë mirë e mbajti ligjëratën mbi teorinë e relativitetit, sa që edhe Anshtajni u habit për aftësinë e shoferit të tij. Mirëpo në fund, një hulumtues nga publiku në sallë parashtroi një pyetje të ndërlikuar, prandaj shoferi duke mos ditur t’i përgjigjet, thotë që është një pyetje e thjeshtë, saqë edhe shoferi im di të përgjigjet, dhe fjalën ia dha Anshtajnit, i cili shpjegimin e përmbylli me sukses.

Pasi mbarova tregimin, rastësisht pranë nesh kalon një fëmijë me libër në dorë dhe unë e pyeta se cila nënë është më e mirë në botë, fëmija u përgjigj: “Nëna Shqipëri është nëna më e mirë në botë". Pastaj vazhdoi: "Ashtu siç i do Nëna Shqipëri bijtë e saj, e duan edhe shqiptarët Nënën Shqipëri”. Pas pak u mblodhën edhe disa fëmijë tjerë, ishin bërë kureshtarë për bisedën tonë, prandaj i pyeta: "E doni kompjuterin apo “Librin?" Fëmijët njëzëri u përgjigjën që librin e duan më shumë se shumë, i cili është burim i të gjitha të mirave të jetës. Në fund, mikut tim i thashë, besoj se jeni të kënaqur me përgjigjen e fëmijëve më të dashur në botë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 119 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi