Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
URGJENCË ANKESORE & KËRKESË
Publikuar më 04 gusht, 2020 në orën 14:57 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lënda prej vitit 2008
C.nr.1188/16

E paditura: Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” - Prishtinë
Drejtuar: Senatit të Universitetit të Prishtinës - Rektoratit

Të nderuar senatorë të UP-së zonja dhe zotërinj,
Ju bëjë me dije edhe njëherë se prej vitit 1974 pata fatin të emigroj në Zvicër si të gjithë mërgimtarët e tjerë të diasporës për arsye ekonomike-politike, si dhe prej përndjekjeve nga okupatori serbo-jugosllav. Pra, emigrimi im ka qenë i detyrueshëm, por emigrimin e detyrueshëm si të gjithë mërgimtarët e tjerë e shfrytëzova për të punuar për atdhe, për shtet formues dhe për një shtet ligjor dhe demokratik ku funksionon rendi dhe ligji. Ku medoemos ia kemi borxh gjithsecili!
Më poshtë janë të listuara pikat e kësaj urgjence ankesore dhe kërkesën:
1. Kontributin tim shkencor dhe humanitar në mas të madhe e bëra deri në vitin 2008, kur edhe u shpallë Pavarësia e Kosovës dhe Kosova tanimë është shtet sovran dhe i njohur nderkombetarsisht.
2. Prej kësaj date jam kthyer nga mërgimi si doktor shkence për të ndihmuar vendin tim, tanimë si doktor shkence në Universitetet e Kosovës dhe me gjerë.
3. Prej vitit 2008 duke kërkuar dhe investuar me të gjitha ato kursime (plotë 34 vjet) që i kisha bërë për një Universitet cilësor, ndodhi e kundërta ku mu mbyllen dyert e investimit privat dhe publik.
4. Kërkova të integrohem dhe ta zbatoj projektin tim për një Universitet cilësor dhe jo-politikë, qysh prej vitit 2008.
5. Prej vitit 2008 kam aplikuar në të gjitha Universitetet publike që të jam pjesë e Universitetit, por kot deri në vitin 2012.
6. Pra, në vitin 2012, ish-rektori Ibrahim Gashi, i ka parë të gjitha aplikimet e mija dhe kualifikimin tim si profesor doktor i rregullt, brenda dhe jashtë vendit, ku me ka ftuar që të jem pjesë e Universitetit publik. Gjë që edhe ndodhi, ku u pranova me kontratë të rregullt si profesor ordinar i rregullt në Universitetin e Prishtinës dhe në të gjitha Universitetet e tjera publike të Kosovës. Kontrata ime ishte e rregullt me pagë 1,500 në muaj (më fjalë njëmijë e pesëqind euro) plus shpenzimet e rrugës jashtë Prishtinës, e cila kontratë gjendet në Rektorat prej vitit 2008-2012.
7. Gjatë kësaj periudhe përkundër kontratës nuk jam paguar asnjë cent për ma shumë së dy vite si ligjërues në UP. Edhe pse kam bërë kërkesa e ankesa me dhjetëra here për kthimin në vendin e punës dhe kompensimin e pagës, por asgjë deri me sot!
8. Ndodhi e kundërta dhe pas largimit të ish-rektorit Ibrahim Gashi, me larguan edhe mua nga vendi i punës dhe nuk me paguan asnjë cent.
9. Unë kam kandiduar si rektor dhe i kam plotësuar të gjitha kushtet qysh prej vitit 2014 deri me aplikimin në ditët e sotme si Rektor në UP.
10. Jemi dëshmitarë se të gjithë rektorët e zgjedhur pasluftës në Kosovë kanë qenë politikë. Unë si profesor ordinar me punime shkencore dhe përvojë brenda dhe jashtë vendit nuk i kam takuar dhe as që i takoj asnjë partie politike dhe kjo ka qenë arsyeja pse jam larguar nga lista e përzgjedhjes për rektor në UP.
11. Të gjithë dokumentacionin e ka Rektorati i UP-së dhe Gjykatat e Kosovës.
12. Aplikimin e fundit e kam bërë më 17.07.2020 të pranuar nga Rektorati si kandidat potencial për pozitën e Rektorit të UP-së. Andaj, kërkoj që gabimet e mëparshme mos të përsëriten më.
13. Përndryshe, kërkoj nga Senati, Komisioni i Pavarur, të zgjidhet një person jo-politikë, më një përvojë brenda dhe jashtë vendit që Universiteti i Prishtinës më në fund ta ketë një Rektor potencial që punon në shërbim të profesorëve, studentëve dhe OJQ-ve që merren me çështjen e arsimimit dhe të studentëve në mbarë vendin.
14. Kërkoj pranimin tim si Rektor në UP dhe njëherësh pagesën si ligjërues dhe mosangazhimin tim në UP me shumën prej 216,000 (më fjalë dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë euro).
15. Nëse ndodhë e kundërta, sikur deri më sot, do të ballafaqoheni me të gjitha Gjykatat brenda dhe jashtë vendit dhe do të filloj me nënshkrimin e peticionit ku janë të gatshëm 100.000 mijë (më fjalë njëqind mijë) studentë brenda dhe jashtë vendit, që të kërkohet e drejta ime si Rektor dhe ligjërues në UP.

Me respekt,
Prof. Dr. Isuf Musliu

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 122 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi