Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PSE HESHTËN DIKUR DHE PSE PO E HESHTIN EDHE SOT E KËSAJ DITE PSE NUK E THONË TË VËRTETËN, REALITETIN…??!
Publikuar më 08 gusht, 2020 në orën 13:41 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjatë gjithë veprimtarisë sime atdhetare jam përpjekur e kam sakrifikuar çdo gjë, pa u zbrapsur kurrë nga vështirësitë e atyre viteve, në rrugën e nisur me vetmohim drejt lirisë e çlirimit të atdheut dhe si një luftëtar i pakompromis i Bashkimit Kombëtar!
Dhe sot, 22 vjet pas çlirimit, nga gjendja, në të cilën ndodhet Kosova jonë ligështohem shumë…E fytyrat e shumë të ashtuquajturve komandantë, që mbas lufte u bënë pushtetarë pata fatin t’i njoh edhe nga afër, kur rendja me luftëtarët e vërtetë atdhetarë, me ata, që ju digjte zemra për komb e atdhe, për të ndihmuar me lloj lloj mjetesh e të hollash UÇK-në e lavdishme!…
Kështu, në atë kohë lufte, ky farë ”burri” Hashim Thaçi, ish- komandanti i UÇK-së, bashkë me bandën e tij, Azem Sylën e Xhavit Halitin, i pranonin ndihmat, që mblidhnim ne, atdhetarët e betuar, për luftën, kur ju shkonin si hutit në gojë, të gatëshme. Këta dy kapadainj, Azem Syla dhe Xhavit Haliti na rrinin në Tiranë, nëpër hotelet luxi, ku si kryeqendër kishin Hotel ‘’Rogner’’!? E kalonin kohën më të madhe aty, në freskinë e ‘’Rognerit’’. Dhe, në Kosovë,Kosovën-Lindore e Maqedoni luftohej, për Liri, o për Vdekje!!! Këtyre nuk ja ndiente qoshi, ama bash qoshi se, çka po ndodhte në vendin e tyre, ku po bëhej një luftë e po ndodhnin masakra të përgjakura në popullin e Kosovës nga ushtria çetnike serbosllave…
Po ku ishte në atë kohë Jakup Krasniqi-Kupi, ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?! Kupi bënte reklama i ‘’strehuar’’ dhe i rehatuar nëpër vende të sigurta në Shqipëri, duke e gënjyer popullin se, gjoja ndodhej në vendet strategjike të Kosovës…Eu,po kjo, aspak nuk ishte e vërtetë!? Sepse, ai i bënte ato, reklama e thirrje, nëpër malet e Bajram Currit në Shqipëri!? Të gjitha këto veprime e kishin revoltuar shumë gazetarin e RTSH, Bujar Muharremin, tashmë i ndjerë, që në atë kohë mbulonte edhe Kosovën, i cili më tha me gojën e vet, e më tregojë i nervozuar së tepërmi për këto mashtrime…!
Kam qenë dhe jam përherë partizan e së vërtetës, realitetit, për çfarëdo ngjarje apo ndodhie, në veçanti të atyre të veprimtarisë sime atdhetare, për të cilat kam qenë dhe jam dëshmitar i gjallë, ku edhe në librat e mi të botuar, për këtë veprimtari në dekada, së bashku me shokët, jam munduar të shkruaj e të pasqyroj të vërtetën e asaj kohe te artë, të dokumentuar me fakte.
Ndaj sot, më vjen pyetja, pse sot e për 20 vite rradhazi, disa, që i dinë mirë këto ‘’të bëma’’, të këtyre ‘’kokave’’ të luftës, në kohën e luftës, pse heshtën e po heshtin?! E kjartë! Heshtën… e po heshtin se, janë ata ‘’miqtë’’ e ngushtë, që u pasuruan vetëm se, ishin të lidhur me këta ‘’kokat’’ e luftës, me Hashën e kompaninë e të ashtuquajturve komandantë, që mbas luftës uzurpuan vendet kyçe të shtet-pushtetit, yxhym me u pasuru, duke grabit popull e Kosovë!!! Një korrupsion i paparë, sa nuk mund të llogariten vjedhjet dhe keqpërdorimi, keqmenaxhimi i këtij vendi!? Dhe tash, ky Hashim presidenti u deklarua…u deklarua për të gjithë ata, që i kanë grabit!?... Po mirë që, po e deklaron me gojën e tij vetë, se, po ta thosha unë më herët, sot, nuk do të isha në këtë botë, se, do të më duhej të kisha punë me gjithë këta kriminelë sepse, ishte e pa mundur ta bindja masën....Por ja që, Thaçi, kur e pa lakun në fytin e vetë …e tha vetë! Mirë e thotë populli i mençur ‘’më mirë vonë se, kurrë’’!
… Të dy, së bashku me Abdyl Krasniqin, nuk linim zyrë në Tiranë, deri tek organet më të larta shtetërore, për të kërkuar armë për luftëtarët e lirisë. Sepse, luftëtarët, që kishin dalë me të vërtetë për të luftuar, siç ishin Fehmi e Xhevë-Krasniqi Lladrovci, Muj Krasniqi e shumë e shumë të tjerë, kërkonin armë nga ne sikur bukën…Besoj shumë që baca Abdyl, tash i ndjerë, duhet t’i ketë shënuar disa gjëra të rëndësishme, gjatë këtij ‘’aksioni’’ për gjetjen e armëve për luftëtarët e lirisë, gjë që, duhen publikuar, për të mos lënë të flasin ata, që nuk kanë qenë prezent apo pjesëmarrës në këto ngjarje, që flasin kuturu, gënjeshtra e jo të vërteta, duke qenë se, unë jam ende në jetë, jam dëshmitari i gjallë e them me force se, e vërteta do dalë në shesh shumë shpejt!!! Paraprakisht po them se, ne i mblidhnim ato armë diku me pagesë, të cilat i paguaja unë nga xhepi, kurse ndihmat e mërgimtarëve i mbante Azem Syla, në një xhip me roje të sigurtë, po po zotnia e tij!!!
Duhet të dihen dhe të gjinden gjitha ato ndihma qoftë nga ‘’Vendlindja thërret’’, qoftë nga Fondi i Qeverisë së Bukoshit!? Sepse, ata as vetë nuk e dinin se, cilëve, kujt, ju jepeshin ato ndihma dhe kur, në momentet më të nevojshme për luftën…Diku edhe na i falnin, po po na i falnin se, i gjenim edhe nëpër shtëpitë private. E për ta vërtetuar këtë mund të dëshmoj më mirë ish-ambasadori në Tiranë Halim Krasniqi, i biri i Abdylit. Apo edhe ky Halimi i harroi ato, pa si u ulë në karrigën e ambasadorit?! Po ku janë këta të tjerët, që po heshtin dhe jo vetëm që nuk e tregojnë realitetin dhe të vërtetën për ata, të cilët ditë e natë ecnin poshtë e lart, nëpër rrugët dhe zyrat e qeveritarëve të Shqipërisë, duke filluar nga ish-Presidenti Rexhep Mejdani, Kryeministri Fatos Nano, këshilltari i parë i Fatos Nanos, Vladimir Prela (Ladi), i cili na ka ndihmuar shumë, tashmë i ndjerë, si dhe Fatos Klosi, Sabit Brojka, Sabri Godo, Fiqiri Haxhiu, e shumë të tjerë, që ishin për atë kohë në funksione të larta të shtetit shqiptar dhe tepër të interesuar për të ndihmuar për luftën për Kosovën dhe luftëtarët e UÇK-së.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 90 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi