Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Historia ka filluar kur unë jam aktivizuar
Publikuar më 10 gusht, 2020 në orën 23:57 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shpeshherë tek ne shqiptarët elemente të ndryshme qoftë politike apo ushtarake janë munduar që duke dhënë fakte kontraverze ta shtrembërojnë historinë edhe para syve tanë edhe pse dëshmitarët dhe akterët e kësaj historie janë shumica gjallë e shëndosh e mirë. Është paradoksale të përvetësohet historia vetëm në momentin kur iks apo ypsilon politikani, luftaraku apo veprimtari ka filluar aktivitetin qoftë ushtarakë, politikë me adresë apo pa adresë. Me një fjalë ky grup i politikanëve, ushtarakëve apo veprimtarëve gjatë tërë kohës është munduar që ta bëj falsifikimin e Luftës Kombëtare në Kosovë.
Edhe kësaj radhe mundohen që në mënyra të ndryshme ta bëjnë një falsifikim të tillë. Por historia tani i ka skicuar dhe kanë mbetur të shënuar në histori tre themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës: Adem Jashari, Sali Çekaj dhe Zahir Pajaziti. Pra, kjo treshe është alfa dhe omega e luftës së Kosovës. Lavdi edhe për të gjithë ata luftëtarë të tjerë që luftuan dhe u sakrifikuan për tokën e Arbrit edhe pas renies se Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Sali Çekajt.

Me një fjalë nuk mundemi të shkruajmë histori selektive por duhet shkruar historinë kombëtare ashtu siç ka ndodhur. Mjaft na kanë falsifikuar historinë për 50 vjet me radhë komunistët duke e ngjyrosur ashtu siç kanë dashur vetë dhe atdhetarin na e kanë quajtur tradhtarë ndërsa ata vet komunistat ishin kokrra e tradhtarit, sepse e shitën tokën arbërore tek sllavët. Meqenëse kohëve të funditë është duke u diskutuar një ligj për mbrojtjën e vlerave të luftës, vlerat e luftës nuk duhet të bëhen në mënyrë selektive.

Të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër në mënyrë të organizuar ja kanë kthyer pushkën Serbisë prej vitit 1991 e deri në vitin 1999 janë vlerë e çmuar e luftës dhe qendresës heroike të Kosovës. Në këtë rast dua ta marrë një shembull konkret. Cila është vlera historike e heroit të Kosovës Besim Adem Ndrecaj?Heroi i kombit shqiptar i cili i takonte levizjës guerile Shqipet e Lirisë i cili ra heroikisht më, 3 maj 1995 në Malësi të re duke e vrarë kriminelin me famkeq të kësaj periudhe kohore Shoshkiq Draganin dhe duke bërë një luftë heroike në Malësi te re, me forcat policore dhe ushtarake të Serbisë deri sa ra heroikisht në fushën e nderit, duke lënë të vrarë edhe shumë policë tjerë të Serbisë. Kisha nderin të marrë pjesë në varrimin e heroit Besim Ndrecaj ku morën pjesë shumë shqiptar atdhetarë dhe ku edhe pasë këtij rasti filloj edhe një rigjallërim dhe qëndresë në popull se edhe kriminelët po i merrka plumbi.

E dhashë këtë shembull për ta argumentuar faktin se nëse aprovohet ligji vetëm në periudhën kohore 1997-1999 atëherë ku po mbesin vlerat e luftës të heroit Besim Ndrecaj dhe shumë heronjëve të tjerë që qëndruan dhe u sakrifikuan për tokën e Arbërit në periudhën e qendresës luftarake të organizuar gjatë vitit 1991-1997. I kuptoj se kur një organizatë heroike hynë në histori secili që i ka takuar asaj organizate qoftë politike apo ushtarake, ka dëshirë të mbetët protagonisti kryesor. Por në histori ka rregulla të shkruara. Historia bazohet në argumentët, deshmitë dhe faktet historike. Këto dokumente, dëshmi dhe fakte historikë tregojnë qartë se në Kosovë herë ma shumë e herë më pak karshi rrethanave politike dhe ushtarake që nga viti 1991 e deri në vitin 1999 është bërë qëndresë heroike.

Dhe çdo luftë ka edhe protagonistët e vet.Një shembull të dytë dëshiroj ta marrë një qëndresë të heroit të kombit profesor Jetullah Islami. Jetullahu qendresën heroike kundër Serbisë e filloj pikërisht në vitin 1991 ku arriti që me një organizim ushtarak të shpejtë së bashku me luftëtarët tjerë të lirisë ti zbraps forcat serbe në mes të fshatrave Dyzë dhe Bellopojë. Edhe ky ishte njëri ndër aksionet e para të organizuara të qendresës heroike në Kosovë. Jetullahu ka mundur të vritët që në vitin 1991 por fati e deshi që ai të shpëton dhe me pas t´iu bashkohet edhe më vonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku edhe bie heroikisht më, 2 qershor 1999 dhjetë ditë para lirisë së Kosovës. I dhashë vetëm këta dy shembuj për t´iu treguar të gjithëve se është koha e fundit që historia të shkruhet me fakte shkencore. Vlerat e luftës nuk guxojmë t'i ndajmë dhe ti seleksionojmë për qellime partiake, krahinore, ideologjike apo qellime të ngritjes së pamerituar të iks apo ypsilon politikanit. Secili e ka meritën e vet në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Dikush më shumë e dikush më pak karshi kohës se ku ka jetuar dhe ku ka vepruar.

E vërteta qëndron në faktin se shumë protagonistë që i kemi parë tash e 20 vjet duke u lavdëruar dhe krekosur se ata jane drita dhe dielli i qendresë luftarake dhe historike të Kosovës, nuk është e vërtetë, posa atyre do t´iu bien puplat, do të dalë në shesh edhe e vërteta historike e luftës dhe qëndreses heroike në Kosovë 1991 -1999. E ne historianët kur do ta shkruajmë nesër edhe këtë pjesë të historisë tonë duhet të gjykojmë me akullin e ftoftë të mendjes dhe çdo gjë duhet ta bazojmë në faktet historike të cilat shpeshherë janë kokëforta dhe nuk përputhën me realitetin e deshiruar të disa akterëve politikë, por duhet të mësojmë që të jemi historian të shkencës dhe jo historian të ideologjisë apo sahanlepirjës. E ti lëmë anash dokrrat e tregtarve të flamujve të cilët thonë: “Historia ka filluar kur unë jam aktivizuar“.

Nue Oroshi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 159 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi