Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Turqia nuk i ka në hesap manovrat greko-qipro-italo-franceze
Publikuar më 28 gusht, 2020 në orën 15:00 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Greqia, Franca, Italia dhe Qipro zhvillojnë nga e mërkura deri të premten një manovër të përbashkët ushtarake në jug të Kretës, në Mesdheun Lindor. Kjo bëhet me qëllim që ta vënë në presion Turqinë, e cila nuk i ka në llogari as Italinë dhe as Francën të cilat janë rrjeshtuar përkrah Greqisë, sepse Turqia eshte forca e dyte ushtarake e NATO-s pas SHBA-ve.
Ka shtete antare të NATO- si p.sh. Italia, Holanda, Franca e ndonji tjeter që u ka mbetur ora në Mesjetën e epokës së kryqzatave, sepse pavarësisht se ato janë antare të NATO-s në të cilën është antare edhe Turqia por ato bëjnë manovra bashkë me Greqinë teper larg shteteve te tyre dhe pranë kufijve të shtetit turk duke demonstruar kundër Turqisë si në vitin 1915.

Kështu mendon Greqia e cila duke qenë antare e BE-së, kujton se do t’i bëjë presion Turqisë, supershtetit të fuqishëm turk. Greqia e gënjen veten se mendon se është në kohën e luftrave ballkanike antishqiptare ku ajo pati mbështetjen e gjithë Europës dhe të Rusisë, falë ndihmës dhe mbështetjes së të cilave ajo grabiti edhe mijra e mijra kilometra katrorë troje shqiptare, bëri dëbimin dhe pastrimin etnik të trojeve shqiptare të Çamërisë dhe ushtroi genocid kundër shqiptarëve.

Nuk do të kenë shpresa as turkofobët serbo-grekofilë shqipfolës se Greqia do të dalë e fituar nga ky konflikt dhe nga kjo përplasje mes Greqisë dhe Turqisë. Nga kjo gjëndje mes Turqisë e Greqisë do të fitojë edhe Shqipëria, pasi nuk do të realizohen ato marrëveshje antishqiptare që kanë bërë qeveria Berisha dhe ajo Rama në dëm të hapësirës detare të Shqipërisë.

Dihet se qeverisë shqiptare dhe shtetit shqiptar, ia kërkoi me ngulm dhe me forcë edhe politika e lartë amerikane: ajo kërkoi me forcë prishjen e marrëveshjes së detit Shqipëri-Greqi me vendim të Gjykatës.

Demonstrimi i forcës së fuqishme ushtarke turke kundër Greqisë në Egjeun Lindor është edhe në favor të Shqipërisë. Në Mesdheun Lindor kryen manovra dhe stervitje edhe Turqia me SHBA-në gjë ka bërë që të heshtin turkofobët dhe islamofobët frikacakë e mercenarë shqipfolës te cilët nuk dolën per momentin hapur në favor të Greqisë.

Skënder Sadri KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 186 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi