Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TERRORIZIMI I KAFSHËVE
Publikuar më 29 shtator, 2020 në orën 17:59 ( ) Beqir Elshani | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Terrorizëm është dhunë e egër po aq edhe pa ndjenja të një regjimi shtypës apo organizatë reaksionare ndaj popullit. Prandaj në këtë grup reaksionar përfshihet edhe terrori shtetëror që dhunon natyrën me gjithë kafshët për interesat e tyre të ngushta, të cilët në mjedisin natyror shkaktojnë pasoja biologjike. Njeriu që për një dhëmb e vret elefantin është terrorist dhe sipas ligjit duhet dënuar. Pastaj nëse punëtorëve u bëhet një e padrejtë, ata ankohen në organizatën punuese për mbrojtjen e të drejtave të tyre në punë, sipas gjendjes duhet protestuar. Mirëpo si mund të mbrohen kafshët apo zogjtë, kur atyre u digjet ose u shkatërrohet vendbanimi në pyll?!
Kafshët të gjora vetëm bërtasin nga pasojat dhe mundimet, që të tjerët nuk duan t’i kuptojnë. Britma e kafshëve është paralajmërim i rrezikut biologjik. Prandaj pylli i madh ka mbetur vetëm në art e në letërsi, duket sikur nuk gjendet në rruzullin tokësor. Nëse kultivuesi i hashashit zbulohet nga organet policore, dhe bimët asgjësohen, quhet veprim i drejtë për mbrojtjen e shëndetit të njeriut, por asgjësimi i pyjeve në dëm të kafshëve.

Organet policore kanë zbuluar mafinë në Tajlandë, e cila merret me gjuajtjen e elefantëve, prej nga eshtrat e elefantëve të vrarë i marrin me kontejner të ardhur nga Kenia. Duket qartë që këtu nuk ka ndonjë vepër njerëzore, sepse kafshët e mëdha (elefantët) janë vrarë. Prandaj ajo tokë po mbetet pa elefantë, me anën e së cilës po dëmtohet zinxhiri i kafshëve në botën bimore dhe shtazore. 511 eshtra të elefantëve përfshijnë përfitimin rreth miliona dollarë. Pikërisht vitin e kaluar dogana tajlandeze zbuloi një rekord të madh me eshtra elefantësh. Për fatkeqësinë më të madhe, ishin afër katër tonë.

Një nga ngjarjet tronditëse ishte masakrimi i kafshëve fisnike më 31.10.2015 nga ana e punëtorëve në Parkun Kombëtar Hvange të Zimbabvesë, në të cilën punëtorët në shenjë proteste për shkak se nuk merrnin rrogë, 62 elefantëve ua prenë kokat. Sipas shtypit thuhet se punëtorët kishin qenë kujdestarë të elefantëve që kujdeseshin prej kohësh. Gjithashtu në faqet e shtypit elektronik janë botuar fotografitë e tmerrshme, ku shihen elefantët e mëdhenj me koka të prera, dukeshin si të ishin pula pa kokë. Në fund shkruan se organet policore kanë nisur hetimet për ndëshkimin e personave që shkaktuan masakrimin e elefantëve që janë të mbrojtur sipas ligjit për mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve në botë. Kjo ngjarje tronditëse, po të shikohet me anën e retorikës, del se pikërisht shkaktar kryesor i masakrimit të elefantëve nga ana e kujdestarëve nuk është askush tjetër pos drejtoria së bashku me organet e pushtetit, të cilët një kohë të gjatë nuk i kanë paguar punëtorët. Prandaj drejtoria dhe organet e pushtetit duhej të mendonin për pasojat e rrezikshme, në mënyrë që me kohë të paguheshin punëtorët dhe të mos vinte deri te revolta me pasoja të përgjakshme, për të cilën e pësuan kafshët e pafajshme.

Nuk ka dyshim që kafshët (është fjala për 62 elefantë) u vranë ose u ekzekutuan dy herë: e para sepse drejtoria e Parkut Kombëtar në Hvange i kishte "arrestuar" për qëllime komerciale prej pyjeve të thella të Zimbabvesë ku jetonin të lirë, dhe e dyta, u ekzekutuan nga revolta e punëtorëve për mospagim një kohë të gjatë për mirëmbajtjen e kafshëve. Një revoltë të ngjashme kishte demonstruar edhe një ndërtimtar në Australi, pasi shefi nuk i kishte paguar mëditjen për ndërtimin e shtëpisë së tij, prandaj ndërtimtari në shenjë hakmarrje ia shkatërroi shtëpinë e sapondërtuar. Sipas fjalës së urtë, kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda, shefi duke mos ia paguar mëditjen ndërtimtarit, i humbi të gjitha. Prandaj, në vend se shefi të merrte çelësat e shtëpisë, mblodhi gërmadhat.

Për shkak të brirëve hajdutët masakrojnë kafshët në Afrikë, siç janë elefantët dhe rinoqerontët. Kjo dukuri po ndikon edhe në zhveshjen e pyjeve dhe tharjen e deteve, që drejtpërdrejt ndikojnë në ndryshimet klimatike, siç janë në Zimbabve, Malavi, Afrikën e Jugut dhe Mozambik. Dihet që me anën e mbrojtjes së kafshëve, njeriu mbron ekosistemin tokësor. Mirëpo kohët e fundit gjuetia e kafshëve është bërë industri e madhe në botë, me anën e së cilës bën terror mbi kafshët. Prandaj vrasja e kafshëve dhe dëmtimi i pyjeve nuk është vetëm çështje e afrikanëve, por është e mbarë njerëzimit në botë. Siç dihet, sinonimi i vrasjes së elefantëve janë brinjët e tyre të fildishtë, të cilët shiten me çmime të larta. Për habi, një gjuetar anglez mburret që ka vrarë 1600 rinoqerontë. Kjo tregon se Afrika është bërë poligon i vrasjes së kafshëve të egra dhe të pafajshme, me anën e së cilës bëhet zhdukja e florës dhe faunës. Duket qartë që elefanti nuk kërcënon as kur gjahtarët e pashpirt i zënë në pyjet të thella të kafshëve, as në kopsht, por iu kërcënuan organet e pushtetit zyrtar të Tanzanisë. Kështu elefantët në Afrikë shkojnë duke u asgjësuar, për shkak se dhëmbi i tij është i gjatë 3,5m me perimetër pothuaj gjysmë metër, ndërsa peshon 133 kg. Kjo tregon që afrikanët nuk mund të rrezikonin elefantët e tyre me mjete primitive, për shkak të peshës dhe madhësisë, prandaj mjeshtërinë e vrasjes masive dhe plaçkitjen e dhëmbëve, me anën e të cilëve kafshët mbledhin ushqim, kolonizatori i mblidhte për stoli me punime fildishi.

Për habinë ma të madhe, parku i njohur ndërkombëtar në Tsavo të Kenias është i rrezikuar edhe nga banditët e vendit, të cilët merren me vrasjen e kopesë së elefantëve dhe rinoqerontëve për kontrabandën e brirëve të tyre të fildishtë, që janë armë për mbijetesën e tyre, ngjashëm siç janë brirët e demit. Nuk ka asnjë dyshim që vrasja e këtyre kafshëve të mëdha shkon duke u rritur, të cilën e nxitë klasa burokratike që merret me zbukurimin e orendive. Prandaj nëse burokracisë i hiqet koka, atëherë edhe vrasja e kafshëve nga ana e argatëve të paguar ndërpritet. Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës së Egër (CITES) deklaron se tregtia e paligjshme e fildishit është në nivelin më të lartë. Gjatë vitit 1987, nga Afrika janë nxjerrë sasi të mëdha fildishi, për të cilat janë vrarë 45.000 elefantë, prej nga rekordi për vrasjen e këtyre sisorëve më të mëdhenj tokësorë është shënuar në vitin 1983, kur u vranë 90.000 elefantë. Vetëm vitin e kaluar janë vrarë rreth 23.000 elefantë, kurse në vitin 2010 janë vrarë 480 rinoqerontë. Përveç kësaj, kontrabandistët dinë të sajojnë edhe intriga, kinse brirët e këtyre kafshëve të mëdha mund të përdoren edhe për prodhimin e barërave për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Duket qartë që fitimi dhe propagandimi i paligjshëm i keqpërdoruesve është kërcënim ndaj CITES që merret me mbrojtjen e specieve të florës dhe faunës, si dhe mbarë civilizimit në botë. Dukuri të njëjtë bëjnë edhe barnatoret private, të cilat propagandojnë kinse me anën e specieve të tyre kthehet kujtesa e pleqve që vuajnë nga dementa. Pa dyshim që ky veprim është në dëm të etikës mjekësore dhe në dëm të shëndetit të popullit. Historikisht dihet që mjekësia gjithmonë ka luftuar kundër shërimit dogmatik, derisa sot është bërë një institucion i madh në mbarë botën.

Qysh në shek. XIX roli i mjekut ndikoi në mbarë popullin. Është interesante që në atë kohë filloi zbatimi etikës së Hipokratit, mjekut të lashtë. Sa më të pasur bëheshin kapitalistët, aq më të varfër dhe të sëmurë mbeteshin fshatarët dhe punëtorët. Përveç kësaj, kapitalizmi i fuqishëm prodhonte edhe sëmundje të madha te fshatarët dhe punëtorët e varfër. Prandaj në kohën e vjetër medicina ishte për pasanikët. Në shekullin XIII-të për herë të parë hapen spitalet komunale, të cilat nuk kishin lidhje me kishën dhe ungjit. Padyshim që hapjes së spitaleve i paraprinë kisha në shek. XI në Londër dhe quhej “Shën Bartolomeu”.

Masakrimi i ariut të pafajshëm
Në ditët e dhjetorit të bardhë e të ftohtë, dy rusë me kamionin e tyre kanë masakruar një ari, jo në ndonjë fshat apo qytet, por në pyll, domethënë në vendbanimin e të gjitha kafshëve të egra. Për ironi, kamionistët rusë kishin gjiruar edhe filmin e dhunës së tyre të turpshme me kamion, duke shtypur kafshën para-prapa, para-prapa… derisa kafsha e pafajshme kishte ngordhur. Ndërkohë që ariu si njeri po qëndronte me dy këmbë, dukej sikur ankohej pse banditët nuk e lënë të qetë, përkundrazi jo ariu, por kamionistët vepronin si përbindësh. Sipas fjalës së popullit, fshati që shihet nuk do kallauz, prandaj edhe filmi i kamionistëve vrasës që shfaqet në youtybe nuk kërkon hetime të hollësishme, por dënim të menjëhershëm për masakruesit e kafshës së pafajshme. Vazhdimisht në televizor njerëzit shikojmë filma për kafshët e egra se si gjatë dimrit mundohen të sigurojnë ushqim, përkundrazi disa njerëz të pandërgjegjshëm, ua rrezikojnë jetën. Vrasjet e tilla ndaj kafshëve të egra në pyll, mund të arsyetohen vetëm nëse kafsha grabitqare i kërcënohet njeriut, edhe pse njeriu duhet të largohet. Duket qartë që kamionistët e kanë torturuar kafshën e gjorë, sikur të ishin në vetëmbrojtje nga sulmi i saj, edhe pse ata mund të largohen pa pasoja. Një keqtrajtim i tillë i kafshëve po ndodhë edhe në vende të ndryshme të botës. Ndryshe me veprimin e kamionistëve rusë, në Koloradë të Amerikës dy policë humanistë arrijnë ta nxjerrin ariun prej bagazhit të automobilit, i cili ka hyrë për të siguruar ushqim, dhe në fund e kthejnë në pyll. Duket qartë që veprimi i policëve amerikanë është për shenjë respekti si ndaj botës shtazore, ashtu edhe ndaj mjedisit shoqëror.

Që shpina e njeriut është qeliza kryesore për lëvizjen e trupit, tregon vuajtja e njeriut, i cili në rajonin Tuva në Rusi është sulmuar nga ariu dhe ka përfunduar si shujtë në strofkën e tij. Mirëpo pas një muaji e kishin gjetur qentë. Ekipi shpëtimtar tregon se fatkeqi dukej si mumie, për shkak se një muaj ditë ka mbetur pa ushqim, përveç urinës vetjake që ka pirë. Mjekët janë habitur se si njeriu ka mundur të mbijetojë me plagët në trup. Vlen të theksohet se po të ishte lënduar qytetari rus në këmbë apo në dorë, do të largohej prej strofkës së ariut, mirëpo atij i është thyer shpina, prandaj nuk ka mundur të lëvizë fare. Karakteristikë tjetër është që fatkeqi i uritur e ka pirë urinën e vet, këtë e argumenton edhe lepuri, i cili bajgën e vet e ruan si ushqim për ditët më të vështira të dimrit.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 305 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi