Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Femra shqiptare ka luajtur rol të rëndësishëm në shoqërinë njerëzore!
Publikuar më 07 tetor, 2020 në orën 17:35 ( ) Avdi Ibrahimi | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kush je ti more historishkrues, që merrë guximin të shkruash histori që e paraqet gruan shqiptare ngjashëm me bagëtinë…! Ndërsa ti heshtë kur armiqtë e popullit shqiptar shkruajn gjepura historike antishqiptare…! Kush je ti more historishkrues që je (autor i disa njësive të librit në këtë rast njëri ndër ta është edhe Frashër Demaj) të librit: “Perandoria Osmane” e “Kombet dhe shtetet në Evropën Juglindore” botues CDRSEE, Selanik 2012. E papranushme duhet të jetë për ju akademik Frashër Demaj në një liber të tillë ku bëhën këso lëshimësh të pafalshme ku ofendohet rëndë e pa asnjë argument gruaja e shquar shqiptare se ato: “Gratë shqiptare janë të parasimuara, nuk flasin asnjë gjuhë tjetër dhe konsiderohen si bagëtia e tyre”; e në anën tjetër ngritet lartë roli i gruas serbe se ajo: “Gruaja serbe ua kalon të gjitha grave më të shquara të të gjitha kombëve në botë”.
Ju akademik Demaj keni marrë pjesë publikisht edhe në promovimin e këtyre librave, si është e mundur që deri më sot nuk keni gjetur kohën të reagoni e të distancoheni dhe të kundër argomentoni ajo që është shkruar… Që ju mbrëmë në RTV – Dukagjini e quanit se është një hile që është ndërfutur nga redaksia e botimit të librit ndaj këtij mashtrimi të shkruar në dy libëra ku për fat të keq nuk është thënë e vërteta historike ashtu si është, aty edhe masakra e Reçakut e njohur ndërkombtarisht është bërë nga forcat pushtuese serbe por që na paraqitet si incident, e përplot lëshime të tjera ka në këto libra.

Ju akademiku Demaj si historian jeni në bashkëautorsi të teksteve shkollore, ku populli shqiptar nuk është i kënaqur me ato tekste që janë përplot mangësi të shkruara për ngjarje të rëndësishme nga historia e popullit shqiptar, në sondazhin e mbrënshëm në RTV – Dukagjini në emisionin Debat+ ku ju ishit mysafir, në pyetjen: “Sa jeni te kënaqur me tekstet e librave shkollor historik”, opininionin e dha vlersimin se të paknoqur ishin 92% prej tyre që kishin votuar në sondazh. JU jeni në bashkëautorsi të librave historik shkollor:
- HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëmi Shkencave Shoqërore, (dispensë) Sh.B. “Dukagjini”, Prishtinë 2003.
- HISTORIA 10, Gjimnazi Shkencave matematikë-informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, (dispensë) Sh.B. “Dukagjini”, Prishtinë, 2004. (11 herë e ribotuar).
- USHTROJMË SË BASHKU, FLETORE PUNE 6, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar) .
- HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar).
- HISTORIA 10, Gjimnazi Matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar).
- HISTORIA 11, Gjimnazi i Gjuhëve, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004 (5 herë e ribotuar).
- HISTORIA 8, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë 2005, (10 herë e ribotuar).
- HISTORIA 13, Gjimnazi i Përgjithshëm, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006. (ribotuar 3 here)
- HISTORIA 9, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
- HISTORIA 5, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
- HISTORIA 5, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
- HISTORIA 8, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë.(1)

Për ata që nuk e dine rolin e gruas shqiptare në jetën shoqërore e historike ju tregojmë se gratë e vajzat shqiptare janë të shquara dhe janë të shumta e përplot histori sakrificash të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në rrjedhën e historisë; ato janë një martirizim i pashembullt në mbarë botën njerëzore, si ato që tregohen në librat hyjnor, ishin po këto gra e vajza që po paguanin e paguan çmimin më të shtrenjtë për lirinë e mbarë trojeve shqiptare; ato janë burim frymzimi i edukimit dhe luftës për liri të njerëzimit, që nëpër shekuj të përflakur u përballën duke rezistuar në luftë kundër pushtuesve të ndryshëm; e në veçanti për gati një shekull u përballën me pushtuesin e egër të jugosllavëve të jugut sidomos me serbët që nuk ishin me zemër e tru njeriu, përballja e gruas shqiptare është promethiane ndaj uraganit të tërbuar shovensit pansllav, janë këto grate, nënat, vajzat shqiptare që fituan mbi egërsinë e planeve famekëqija shkombtarizuese e sllavizuese të Karagjorgjeviqit, Pashiqit, Andriqit, Rankoviqit, Çubrilloviqit, Millosheviqit etj. Roli i femrës shqiptare ishte aktiv në rezistencë e Lëvizjës Kombëtare, është Marie Shllaku gruaja që u pushkatua për aktivitetine saj në lëvizjen e NDSh-së, ndërsa ishin burgosur dhe denuar me burgim të rëndë si pjestare të kësaj lëvizje edhe Katerina Josipi dhe Marie Çuni… Të dënuara me burgim të rëndë nga pushtuesi sllavët e jugut ishin dënuar edhe këto femra shqiptare: Ajshe Gjinbalaj, Gjylë Krasniqi, Mirvete Dreshaj, Shyrete Gosalci, Flora Brovina etj…

Megjithatë gruaja shqiptare ka triumfuar me mbarëvajtje të pashembullt në historin njerëzore në çdo fushë të jetës shoqërore dhe kulturore, ashtu siç e njeh historia Mbretëreshën Ilire Teutën; luftetarët e shquara si Mamica Kastrioti, Laskarina Bubulina, Tringë Smajli, Shotë Galica, Janica Martinaj në Betejen e Vraninës të huajt e njoftën si – një Zhan d’Ark shqiptare”, duke mos harruar dëshmorën e atdheut në kryengritjen kundër Tanzimatit, Maro Kondi, vlenë të përmendim rolin e shquar të gruas shqiptare në Luftën e Dytë Botërore ku Shqipëria u pushtua nga nazifashistët, mbi 6000 gra dhe vajza u përfshinë në këtë luftë në çlirimin e atdheut shumë prej tyre ranë dëshmorë për aktet e trimërisë u shpallën Heroina të Popullit si: Bule Naipi, Margarita Tutulani, Persefoni Kokëdhima, Mine Peza, Hibe Palikuqi, Ganimete Tërbeshi etj; në tri luftrat çlirimtare kundër pushtuesve të mbetur të ish-Jugosllavisë, Serbisë dhe Malit të Zi luftuan për çlirimin e atdheut edhe grate e vajzat shqiptare dhe ranë dëshmorë: gra e vajza të familjës së komandantit legjendar Adem Jashari në mesin e tyre edhe nëna Zahide Geci Jashari, Hidajete, Sala, Igballe, Adile, Elheme, në luftën çlirimtare ranë edhe Heroina e Popullit: Xhevë Krasniqi Lladrovci, Antigona Fazliu, Hyrë Emini, Fatime Hetemi, Luljetë Shala, Njomza Lipaj e të tjera…

Më vjenë shumë keq për atë historian që nuk ka mësuar për përparimtaren e shquar shkrimtarën, publicistën, politikanën, e drejtësisë e diplomacisë: Elena Gjikën e njohur si Dora D’Istria që u quajt Princesha e Kulturës Evropiane; Lejla Rasih Dino, fisnikën nga Çamëria, diplomatën e sprovuar, në emër të grave shqiptare iu drejtua Konferencës së Paqës në Paris në mbrojtje të shqiptarëve të mbetur jashtë kufijëve të vitit 1913; Motrat e shquara shqiptare Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi që hapen shkollat e para në vitin 1892 të cilat u cilësuan si mëmat e gjuhës shqipe; Marigo Pozion qëndistarën e flamurit kombëtar shqiptar që u valvit në Vlorë me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, ajo ishte drejtoreshë e përgjithshme e gazetës Shpresa e Kombit, gazetë e parë e gruas shqiptare… Si rrjedhojë e kësaj lufte për liri e të drejta kombëtar këto gra e vajza e meritojnë të jenë në memorialin qëndror, ku do duhej të ngritej në qendër të mbarë trojeve shqiptare, mes gjitha grup moshave e foshnjave të vrara dhe luftëtarëve të lirisë kundër pushtuesit të huaj, kjo do ta ruante kujtesën historike nëpër shekuj të shqiptarëve.

Historishkruesi pa mare parasysh se nga cili popull e shtetë i botës vjenë nga historiografia duhët të dinë për gratë e shquara shqiptare që i kanë dhënë vlera të mëdha në artin e kultures kombit e atdheut dhe botës njerëzore si: në letërsi, Flutura Açka, Brunillda Zllami, Xhemile Aliu, Flora Brovina, Elena Kadare etj; në artin kinematografisë dhe muzikës, Roza Anagnosti, Tinka Kurti, Margarita, Xhepa, Katerina Josipi, Tefta Tashko, Vaqe Zela, Nexhmije Pagarusha, Fatime Sokoli, Shkurte Fejza, Violetë Ratkoceri, Rovena Ibrahimi, Inva Mula, Ermonela Jaho, Dua Lipa, Rita Ora, Eliza Dushku, në sport Majlinda Kelmendi, në humanizëm e shenjtëruara Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza; janë më mijëra nxënëse, studente, mësuese, arsimtare, profesoresha, histoeriane të shquara si Nermin Vlora, Elena Kocaqi, Fatbardha Demi, Myrvete Dreshaj Baliu etj; mjeke, puntore, administratore të zonja, aktiviste të shoqërisë civile, që janë mburrja dhe krenaria e atmëmëdheut shqiptar…

Përderisa ju të paditur (injorant) që shkruani histori rrenash e mashtrimesh jeni limon i shtrydhur nga politika ditore jeni turpi I shkencës historike e gjithë historiografia e shkruar nga ju matrapaza dhe soj sorollapit tuaj në kontekstin historik antishqiptar duhet hedhur poshtë si e pavlerë...

1). https://sq.wikipedia.org/wiki/Frash%C3%ABr_Demaj

Prizren më 06 tetor 2020


Foto Janica Martinaj në Betejen e Vraninës të huajt e njoftën si një Zhan d’Ark shqiptare.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 240 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi