Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqiptarët nuk janë nacionalistë primitivë ballkanikë!
Publikuar më 13 tetor, 2020 në orën 18:21 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

-Ndryshe, jo më pak se dy shekuj, nuk do të kishin pranuar, që të jetonin si “plaçkë tregu” dhe si “monedhë kusuri” nën vargonjtë e hekurtë të kolonializmit sllavo-bizantin në Ballkan (1844-2020).

Pikërisht, pse shqiptarët nuk janë nacionalistë, por ndër popujt më internacionistë në botë, edhe sot, në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, nuk vrasin mendjen fare se si të dalin nga kënetat dhe moçalet kolonizuese sllavo-bizantine të metropoleve ballkanike-Beograd-Podogoricë-Athinë-Shkup, por , si internacionalistë bëjnë të kundërtën, se si të “përqafohen” nëpër pazare dhe nëpër “minishengene” të Serbisë, të Greqisë, të Maqedonisë Veriore dhe të Malit të Zi. Sot, ky është preokupimi kryesor i politikave të liderëve shqiptarë në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup.
Pra, si de fakto, ashtu edhe de jure, askush nuk ka të drejtë që shqiptarët t’i akuzojnë, t’i shpifin dhe t’i anatemojnë si “nacionalistë primitivë”, sepse kjo do të ishte idiotizëm, verbëri, gënjeshtër sui generis, më shumë se turp, dhe më shumë se padrejtësi, duke ditur se shqiptarët në historinë e tyre të derisotme nuk kanë therur foshnja në djep, nuk kanë therur gra shtatzëna, nuk kanë maskaruar fëmijë, dejm, vazja, gra, burra dhe pleq qofshin grekë, malazezë, serbë, bullgarë etj., ashtu siç kanë bërë krime të këtilla kundër shqiptarëve: serbët, grekët, malazezët dhe bullgarët! Eh, këta ishin NACIONALISTË PRIMITIVË, sepse që nga shekulli XIX e deri më sot kanë shfarosur shqiptarët në Ballkan, vetëm për t’i aneksuar dhe kolonizuar tokat e tyre, me qëllim të serbizimit dhe të greqizimit të tyre.

Këtë PRIMITIVIZËM NACIONALIST SLLAVO-BIZANTIN ndaj kombit shqiptar në Ballkan, edhe sot, e dëshmojnë dhe e dokumentojnë : Presheva, Bujanoci, Medvegja, Novi Pazari nën Serbi; Ilirida nën “Maqedoni”, Çamëria nën Greqi dhe Malësia e Madhe nën Mal të Zi.

Nacionalistë primitivë ishin serbomëdhenjtë: Pashiqi, karagjorgjeviqët…, Ivo Andriqi, Vasa Qubrilloviqi, Dobrica Qosiqi…dhe Sloboan Milosheviqi, Akademia e Shkencave dhe Kisha Serbe, të cilët me programet dhe me platformat e tyre akademiko-kishtare-kuazishkencore, publicistike dhe propagandistike ndërtuan strategjinë unike për shfarosjen, për kolonizimin, për shpërnguljen dhe për pushtimin e tyre territorial.

Nacionalizmi shqiptar nuk është produkt e as model i nacionalizmit primitiv serb, as grek, as malazez e as sllavomaqen, por vetëm NACIONALIZËM PROGRESIV-POZITIV I RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE, që ka formuar KOMBIN SHQIPTAR, KULTURËN, ARTIN, SHKENCËN dhe SHETETIN SHQIPTAR.

Nacionalizëm primitiv nuk ka ndër shqiptarë!

Ky lloj nacionalzmi as si ide e as si koncept ideologjiko-politik dhe psikologjik fashist dhe antihuman nuk “jeton” në mendjen e as në praktikën strategjike të luftërave, të kryengritjeve çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të shqiptarëve, sepse është pjellë e huaj serbo-sllave ballkanike, që nga shtrirja e tyre në Gadishullin Ilirik, përkatësisht në territoret indigjene të Shqipërisë Etnike në Ballkan në shekullin XII.

-Jo shqiptarët, nuk janë nacionalistë primitivë, që me të drejtë apostrofojnë OKB-në, BE-në, NATO-n dhe Amerikën, se Beogradi-Podgorica-Athina historikisht kanë qenë dhe, ende janë metropole kolonialiste dhe neokolonialiste, mbase 50% të territorit indigijen të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, edhe sot në shekullin XXI e mbajnë “peng” si pasuri të tyre “historiko-legale” (1878-2020).

Ky ishte, dhe, edhe sot, është problemi serioz për stabilitetin, për sigurinë, për bashkëpunimin dhe për paqen në Ballkan, në Evropën e integruar demokratike, si dhe për OKB-në, sepse kolonializmi përbën vepër penale sipas së drejtës ndërkombëtare, si dhe sipas objektivave dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ky lloj kolonialzimi dh neokolonializmi gjenocidal i kësaj aleance sllavo-ballkanike ndaj shqiptarëve, nuk mund të heshtet, as të shlyhet e as të “arkivohet”, duke i shpifur dhe, duke i ofenduar nacionalistët e mirëfilltë patriotë shqiptarë gjoja si “primitivë”, për shkak se botërisht me plotë arsye dhe me të drejtë e denoncojnë kolonializmin serbo-malazez dhe grek shekullor në trojet etnike shqiptare, duke qenë se kolonializmi përbën krim ndërkombëtar sipas së drejtës ndërkombëtare.

Shqiptarët nuk janë nacionalistë primitivë, pse kërkojnë të drejtat e tyre historike, natyrale dhe të vetëvendosjes, që të kthehen dhe të jenë zotë në shtëpitë, në pronat dhe në tokat e tyre autoktone, të cilat edhe sot (fundi i dekadës së dytë të shekullit XXI) janë plaçkë koloniale e aleancës serbo-sllave të Ballkanit (1878-2020).

Nacionalistë primitivë janë ata që urrejnë, diskriminojnë, shfrytëzojnë , deportojnë dhe vrasin të tjerët, me qëllim të grabitjes së pasurisë, të shtëpive dhe të pushtimit të territoreve të tyre.

Në tokat e Shqipërisë Etnike kurrënjëherë nuk ka pasur nacionalizëm dhe nacinalistë primitivë shqiptarë. Këtë “lopët e shehrit” kozmopolitë tregtarë (politiko-pseudoshkencor dhe propagandistik shqipfolës), duhet ta mbajnë parasysh, me rastin e deklarimeve, të paçavureve paneliste dhe të skribomanisë së tyre injorante pronacionaliste primitive serbo-sllave, sepse vetëm kjo soj amalgame, me shekuj ka pasur dhe, edhe sot ka nacionalistë primitivë, që urrejnë deri në armiqësi dhe deri në shfrasoje nacionalizmin pozitiv (patriotik dhe atdhetar) shqiptar, si dhe nacionalistët progressivë kombëtarë shqiptarë, të cilët asnjëherë, që nga formimi i kombit shqiptar (XIX) nuk kanë luftuar asnjë nga pjesëtarët e nacionaliteteve dhe të grupeve të ndryshme minoritare në përbashkësinë e tyre në hapësirat e Shqipërisë Etnike.

Ky është argumenti kryesor, që përtrollisë çdo tezë dhe çdo akuzë tendencioze serbo-sllave, se gjoja ndër shqiptarë ka nacionalistë primitivë dhe nacionalizëm primitiv shqiptar, mbase asnjë nacinalist shqiptar, gjatë gjithë historisë së sotme të kombit shqiptar (në asnjë periudhë të ekzistencës së tij) nuk ka manifestuar e as nuk ka praktikuar asnjë dozë racizimi, urrejtjeje armiqësie dhe jotolerance ndaj popujve të tjerë qoftë brenda shoqërisë shqiptare apo jashtë saj ndaj popujve fqinjë. Përkundrazi, nacionalistët primitivë serbë, malazezë, grekë, bullgarë ishin ata që me shekuj (1844-2020) kanë manifestuar dhe praktikuar racizimin, terrorizmin, shfarosjen dhe gjenocidin kolonial ndaj shqiptarëve dhe ndaj territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike, duke vrarë, masakruar, ekzekutuar dhe therur me qindra e mijëra shqiptarë të të gjitha moshave (foshjnja, gra shtatzëna, fëmijë, vajza, djemë, burra e pleqë).

Këtë e provoi, edhe gjenocidi kolonial serb në Kosovë (1989-1999): “ “Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358; Zyra të vendit: 71; Shtëpi kulture: 30; Biblioteka publike dhe shkollore: 93; Objekte shëndetësore: 123; Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; Kisha katolike: 5; Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101; Të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova; – 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; – 296 fëmijë deri në 5 vjeç; – 1.739 femra; – 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; – 1.450 banorë ende janë të pagjetur; – Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.” (Shih në: https://telegrafi.com/bilanci-i-krimeve-serbe-ne-kosov

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 122 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi