Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kryeministri Edi Rama do ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë, nëse harron Serbinë
Publikuar më 14 tetor, 2020 në orën 20:43 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Kjo është e drejtë historike, e ligjshme, kushtetuese dhe ndërkombëtare e Kosovës dhe e Shqipërisë që të bashkohen në një shtet të përbashkët qoftë si federatë apo konfederatë, kjo varet vetëm prej vullnetit dhe dëshirës së Tiranës dhe të Prishtinës, jo prej askujt tjetër. Këtë të drejtë ua garanton e drejta ndërkombëtare.
Prandaj, edhe nëse çmenden serbomëdhenjtë Aleksandar Vulini, Alkesandar Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi, kryeministri Edi Rama do ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë, POR me kusht, nëse nuk fundoset në “bahçen e lakërave” të “Minishengenit” të Jugosllavisë-Serbisë së Madhe.
Mirëpo, edhe pas reagimit negativ e armiqësor të Aleksandar Vulinit kundër kryeministrit Edi Rama, se gjoja ai “është kokëtharë dhe i pafytyrë” , gjoja pse Rama qenke fotografuar para flamurit kombëtar shqiptar, kryeministri shqiptar, duhet ta ketë të qartë, që tani, të tërheqet nga “Minishengeni Ballkanik” (Vuçiq-Rama-Zaev), për shkak se Beogradi, edhe pas 30 viteve nuk ka ndryshuar politikën e Serbisë së Madhe të Slobodan Milosheviqit ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike.

Prandaj, ky është shkaku kryesor, pse Tirana dhe Prishtina, që tash, duhet ta harrojnë “Minishengenin” serbo-sllav ballkanik-JUGOSLLAVINË E RE !
Këtë e dëshmojnë edhe deklarat e Aleksandar Vulinit (ministër i Mbrojtjes së Serbisë), se gjoja presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duhet të krijojë “botën serbe, që do të thotë të gjithë serbët e bashkuar në një shtet serb”. Kështu, thoshte edhe parulla propagandistike shfarosëse-lebensraum e Slobodan Milosheviqit: “Aty ku është ngulitur një shtëpi serbe, aty është Serbi”.
Mirëpo, në praktikë i doli krejtësisht ndryshe, si thotë Nenad Çanak: “ Aty ku S.Miloshiviqi i ka mbrojtur shtëpitë serbe, ato janë djegur dhe rrafshuar deri në themel.”
Si duket, edhe sot, pas tri dekadash një “taksirat” të tillë shkatërrimtar dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit po e kërkojnë edhe Aleksandar Vulini, Ivica Daçiqi, Aleksandar Vuçiqi dhe patriarku i KOS-it, Irinej, të cilët me çdo kusht po luftojnë, që Kosovën ta zhbëjnë si shtet të pavarur dhe sovran. Këtë e dëshmon edhe lufta e tyre politiko-diplomatike dhe propagandistike në Dialogun e Brukselit (2011-2020), duke ngulmuar që pjesën e territorit verior të Kosovës, ta “pacifikojnë” së pari, në mënyrë paqësore, duke formuar “srpska zajednicën” si hap të parë-me bazament juridiko-ligjor, kushtetues dhe politik për formimin e “Republika srpska”, si hap të dytë. Ky është objektivi, pse Beogradi po negocion në procesin e Brukselit, JO për ta njohur Republikën e pavarur të Kosovës, ashtu siç po gënjejnë hotët dhe hutët internacionalsitë shqiptarë. Mirëpo, kjo është gënjeshtër dhe mashtrim sui generis i popullit shqiptar në Kosovë.

Si të hyhet në “një thes” me Vulinin, kur kryeministrit shqiptar i thotë “kokëtharë” dhe i ”pafytyrë”!

-E, shihni, ore internacionalistë të mjerë, se politika zyrtare serbomadhe e Beogradit nuk ka evoluuar asnjë millimeter nga strategjia politike, diplomatike dhe propagandistike e Slobodan Milosheviqit as ndaj shqiptarëve të viktimizuar-mbi 13.0000 të vrarë e të masakruar, si dhe me mbi 1.400 të tjerë ende të pagjetur nëpër varreza masive në Serbi, ku tani flitet se, dikush nga vetë serbët i ka zbuluar edhe “16 lokalitete me varreza të viktimave të shqiptarëve në Sjenicë”, të vrarë dhe të maskaruar në Kosovë, por të importuar me autofrigoriferë dhe me kamionë të ndryshëm në Serbi, me qëllim të fshehjes së krimeve të gjenocidit.

Me kë të bëhet paqe, me Vulinin-prototip i S. Milosheviqit, që kryeministrit E. Rama ia mohon flamurin kombëtar dhe Shqipërinë Etnike?!

Jo, jo, o internacionalistë të “dalldisur”, mos u mashtroni aq leht e aq naivisht, sepse nuk keni shans për të vjelur ndonjë Çmim Nobel ( e shihni se, Çmimin Nobel po e prêt qe 3 dekada, edhe internacionalisti dhe shkrimtari më i famshëm në botë, Ismail Kadare. Mirëpo, vetëm pse është shqiptar, askushi nuk e vë në “pullë”, edhe pse është shkrimtari më me vlerë në boë në fushën e artit të letërisë (prozë dhe poezi), edhe pse është paqësor, edhe pse është internacionalist, dhe pse është globalist), duke i bërë koncesione absurde Serbisë, në dëm të interesit të përgjitshëm kombëtar , shtetëror dhe territorial të Shqipërisë Etnike.
-A, nuk i bindi internacionalistët paqësorë shqiptarë, gjenocidi i fundit i Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të bërë në Kosovë (1989-1999), të cilin internacionalisti Ibrahim Rugova plot një dekadi e luti me “lulen paqësore”, por kryekrimineli Slobodan Milosheviq me bashkëkriminelët e tij nuk pranoi dorën e pajtimit paqësor të Ibrahim Rugovës, por e bëri të kundërtën-përdori forcën, terrorin, terrorizmin, maskarat, deportimet dhe gjenocidin, me ç ‘rast e dogji shkrum e hi Kosovën, dhe i vrau mbi “13000 mijë shqiptarë”.
-E, tash, me vazhimin e Dialogut të Brukselit (liderët internacionalistë politikë shqiptarë si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë po ushqejnë iluzione të kota, se gjoja Serbia do ta njohë Kosovën)!?
Mirëpo, kjo është një shpresë e shkretë dhe shumë naive, sepse nuk bëhet paqe e as nuk mund të zhvillohet asnjë bashkëpunim me kriminelë fashistë serbomëdhenj sikurse Aleksandar Vulin(ministër i Mbrojtjes së Serbisë), që Shqipërinë Etnike e quan “Velika Albanija” dhe UÇK-në e quan “terroriste dhe vrastare”. Ndërkaq, kryeministrin Edi Rama e kritikon , duke e ironizuar se “ sikur të kishte pasur tru, ai nuk do të fotografohej para flamurit të Shqipërisë së Madhe”!?
Këto shpifje, intriga, gënjeshtra, urrjetje, akuza, dhe, këtë luftë speciale subversive serbomadhe kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, i provon kjo deklaratë e çetniko-fashistit milosheviqian, Aleksandar Vulin (ministër i Mbrojtjes së Serbisë). Lexo në origjinal:) „Da Edi Rama ima mozga, ne bi pokušavao da napravi ‘veliku Albaniju’, da ima pameti, ne bi se slikao ispod zastave ‘velike Albanije’, a da brine o miru u regionu, ne bi hvalio ubice iz takozvane OVK i pokušavao da odredi ko će vladati Crnom Gorom“.(https://www.danas.rs/politika/vulin-da-rama-ima-pameti-ne-bi-se-slikao-ispod-zastave-velike-albanije/)

-Shih, shih, ky farë çetniku racist dhe nacionalist primitiv milosheviqian, me gisht kërcënues prej Beogradit mundohet t’ia tregojë vendin, se ku duhet të ulet dhe të fotografohet në shtëpinë e vet Edi Rama!? -Jo vetëm se e quan të “pa tru, por edhe të pafytyrë, gjoja se ai po bën përpjekje që manastiret serbe në Kosovë, t’i pasqyrojë si trashigimi të popullit shqiptar, në librat shkollorë, të cilat po i shtyp qeveria e tij”.

Meqë sipas Vulinit (vërtet, kokëtharë, racist dhe injorant), kryeministri shqiptar Edi Rama “qenka pa tru dhe i pafytyrë” vetëm pse e do dhe e respkton flamurin kombëtar shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, prandaj edhe është fotograuar pranë tij, sepse simbolizon Shqipërinë e ribashkuar etnike, jo kurrfarë Shqipërie të madhe e as të vogël), atëherë, pse presidenti serb, Aleksanda Vuçiq ka pranuar të “paktojë” me Edi Ramën, duke hyrë në të njëjtin thes të “Minishengenit”, i cili nuk është gjë tjetër vetëm se vampirizim dhe mishërim i Jugosllavisë titoiste, përkatësisht i Serbisë së Madhe të Pashiqit, të Sheshelit dhe të Milosheviqit.

Prandaj, Edi Rama ka bërë gabim të madh politik, kombëtar e shtetëror, që ka hyrë në “Minishengenin ballkanik”, ku fjalën kryesore, do ta ketë Serbia e Madhe në Ballakn, edhe si forcë politike, edhe si forcë ekonomike, edhe tregtare, edhe e biznesit etj., duke depërtuar në çdo pëllëmbë të territorit të Shqipërisë Etnike, duke pushtuar paqësisht edhe portet, limanet dhe detet e saj, pa asnjë pengesë (qoftë përmes shfytëzimit të vijës tokësore, ajrore dhe detare). De fakto, ky është realizimi i ëndrrës shekullore të Serbisë së Madhe. Për këtë arritje historike, Beogradi zyrtar, duhet t’i falënderojë BE-në, Tiranën dhe Prishtinën, të cilat me projektet e tyre të përbashkëta integruese ia mundësuan Serbisë së Madhe, që të kthehet në vendet e krimeve të gjenocidit serb në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike. Kjo është fitorja më e madhe e Serbisë kolonialiste dhe hegjemoniste ( 1912-2020).

Sa kokëtharë dhe regresiv është Vulini!

-Do rizgjerimin e Serbisë së Madhe në një “botë serbe”, (të krijuar dhe të drejtuar nga kryeatri i saj, Aleksandar Vuçiq) që të gjithë serbët të bashkohen nën “çatinë” e saj, kurse në anën tjetër, së bashku me Ivica Daçiqin (dora e djathtëe Slobodan Milosheviqit, të cilin serbët e quajnë “mali Sloba-Sloba i vogël), e atakojnë, e kërcënojnë, e ofendojnë dhe e padisin kryeministrin Edi Rama për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Për këtë qëllim Beogradi zyrtar dhe Tirana zyrtare këmbyen edhe nota diplomatike protestuese, duke e kundërshtuar njëra-tjetrën përmes amabasadorëve të tyre.

Vulini e akuzon Edi Ramën, edhe për shkak të “lëvdatave të bëra vrastarëve të ashtuquajtur UÇK “!

Mirëpo, ai nuk e di se UÇK-ja ishte legale( d.m.th. e legjitime dhe e ligjshme) në mbrojtjen e popullit dhe të Kosovës kundër ushtrisë, njësiteve paraushtarake dhe policore pushtuese, terroriste, agresore dhe gjenocidale.
-UÇK-ja ka zhvilluar luftë të drejtë çlirimtare dhe antikoloniale kundër forcave pushtuese të Serbisë në Kosovë (1991-1999) në përputhje me parimin “jus ad bellum, që do të thotë të drejtën e zhvillimit të luftës së armatosur të UÇK-së për realizimin e së drejtës së vetëmbrojtjes kundër agresorit serb.
Gjithashtu, analfabeti Vulin, dhe të gjithë ata serbomëdhenj dhe hyzmeqarë të tyre nuk e dinë se UÇK-ja kishte bazë të qëndrueshme ligjore edhe nga Karta e Kombeve të Bashkuara sipas së cilës kryengritësit dhe forcat e rezistencës popullore të Kosovës gëzonin të drejtën e plotë që me armë në dorë të luftonin kundër armikut pushtuese kolonial dhe gjenocidal serb, me qëllim që të jetësonin të drejtat e tyre për liri, për pavarësi dhe për vetëvendosje nga pushtuesi kolonial serb (1912-1999).

Po ashtu, lufta çlirimtare dhe antikoloniale e UÇK-së ishte në për puthje edhe me Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut të OKB-së (1948), ku në pjesën hyrëse, pasusi 3 thuhet: “Duke patur parasysh se është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t'i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes” .

Sa më simper e drejt e UÇK-së për ngritur në kryengritje kundër pushtimit kolonial dhe gjenocidal të Serbisë (1989- 1999) nuk ishte vetëm e drejtë morale, politike dhe kombëtare, por edhe e drejtë e ligjshme, e njohur me të drejtën ndërkombëtare. Ky është “letërnjoftimi” juridik ndërkombëtar i UÇK-së, kjo edhe bëri që UÇK-na ta mbështetin edhe Amerika, edhe NATO-ja në luftën e drejtë çlirimtare dhe antikoloniale kundër Serbisë pushtuese dhe gjenocidale (1989-1999).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 151 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi