Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KOMUNIKATË
Publikuar më 16 tetor, 2020 në orën 00:15 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në Kosovë krimet terroriste dhe gjenocidale i kanë kryer serbët, jo “jugosllavët”. Shqiptarët i kanë dënuar gjykatat serbe, jo “gjykatat jugosllave”.

Katedera e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork, lëshon këtë

KOMUNIKATË
-Prerazi distancohemi nga deklaratat e akademikut të ASHAK-ut, Frarshër Demaj, i cili në një panel televiziv të Prishtinës ka deklaruar këto dy gënjeshtra dhe shpifje sui generis, se gjoja “Serbët nuk ishin ata që kanë kryer terror dhe krime ndaj shqiptarëve në Kosovë, si dhe nuk ishin Gjykatat serbe që kanë dënuar me mijëra shqiptarë në Kosovë, por ato ishin “jugosllavët dhe gjykatat jugosllave ”. (Shih në:
http://www.arbresh.info/lajmet/video-deklarata-skandaloze-nga-frasher-demaj-serbet-nuk-jane-fajtore-per-krimet-ndaj-shqiptareve/

Shkakun pse ai ka deklaruar diç të tillë skandaloze dhe të pavërtetë, vetëm ai do të duhej ta dinte. Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe, mbase që nga viti 1989 e deri më 24 mars 1999, kur Kosova ripushtohet nga makineria çetniko-fashiste ushtarako-policore serbe (jo jugosllave) e regjimit terrorist të Slobodan Milosheviqit, të gjitha krimet e terrorit dhe të terrorzmit të organizuar individual dhe shtetëror i kanë kryer serbët dhe malazezët, jo “jugosllavët”, dhe se shqiptarët i kanë dënuar GJYKATAT SERBE, JO “gjykatat jugosllave”!

Kjo është e vërteta, dhe për këtë arsye Amerika dhe NATO-ja kanë bombarduar Serbinë dhe Malin e Zi (të ashtuquajturën RF Jugosllave), më 24 mars -10 qershor 1999, jo më pak se 78 ditë rresht). Për më tepër, “13.0000” shqiptarë të vrarë dhe të masakruar, nuk i kanë vrarë “jugosllavët”, por serbët, që me agresion militar, paramilitar dhe policor e patën ripushtuar Kosovën, më 1989. Në këtë kontekst, nuk vlejnë tezat e kota kozmopolite “evropiane” të Frashër Demajt (se gjoja nuk janë serbët që kanë kryer terror dhe krime në Kosovë), SEPSE vetë serbët e malazezët janë ata që e kanë djegur Kosovën, që kanë dëbuar me forcë dhe me terror mbi 1 milion shqiptarë, si dhe që kanë dhunuar mbi “20.400 femra shqiptare”, jo “jugosllavët” e akademikut Frashër Demaj, siç ka deklaruar në atë panel televiziv. Turp dhe gabim infantil lëndor ky, një akademik të flas kuturu, ashtu si i konvenon kuazishkencës, politikës, diplomacisë dhe propagandës shtetërore dhe kishtare të Serbisë, se në “serbët nuk paskanë kryer terror dhe krime në Kosovë”!? – Atëherë lind pyetja, kush paska kryer krime teorriste dhe gjenocidale në Kosovë, mos UÇK-ja, kundër vetëvetes, kundër popullit të vet, të cilën terroristët e djeshëm dhe të sotëm serbomëdhenjë fashistë po quajnë “terroriste”?
Në këtë vështrim, po përemndi vetëm një shembull konkret, që e kam përejtuar vetë(1997-1999), serbët e armatosur (kinse si mbrojtje territoriale) të fshatit Prilluzhë janë vetë, që dy vjet rresht kanë granatuar, kanë djegur, kanë plaçkitur, kanë torturuar, kanë plagosur dhe kanë vrarë shqiptarë të fshatrave: Bivolak, Gllavotin, Zhilivodë, Strofc, Beçuk dhe Mihaliq, jo, ata nuk ishin “jugosllavë” (kroatë, as sllovenë, as hungarezë, as maqedonë), POR vetëm çetnikë serbë. Cila “metodë historike”, këta kriminelë dhe vrastarë serbë, mund t’i quajë ndryeshe veçse serbë?!

-Çfarë “historie alternative “ është ajo që pretendon të mohojë dhe të rehabilitojë krimet e terrorit dhe të gjenocidit serb në Kosovë?!
-Çfarë “metodologjie” dhe “kriteri” historik na qenka ai, kur e shtrembëron këtë të vërtetë historike dhe faktike, kur vetë jam dëshmitar së bashku me qindra e me mijëra bashkëvendës të mi të fshatrave të brezit të Qyqavicës. Pra, serbë civilë ishin ata që na vrisnin dhe na masakronin, dhe me vite të tëra (si gjatë pushtimit, ashtu edhe në kohë paqeje) nuk na lejonin që të kalonim nëpër fshatin Prilluzhë për t’u lidhur me autostradën kryesore në Stanovc – Vushtrri –Prishtinë.
Prandaj, me qëllimin më dashamirës për të mirën dhe për interesin e shkencës së mirëfilltë, të kombit dhe të atdheut, e lusim akademikun Frashër Demaj, që të braktisë një rrugë të tillë krejtësisht e gabuar, dhe, t’i kërkojë flaje publike popullit shqiptar, që të mos gabojë dhe, të mos luajë me teza të tilla antihistorike dhe antishqiptare, por të ndërgjegjësohet dhe, pa asnjë droje as morale, as ligjore e as profesionale, ta përdorë terminologjinë e saktë për krimet e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999). Ndryshe, ato teza eklektike, agnosticiste dhe eufemistike antishqiptare, mund t’i shes vetëm në Serbi, askund tjetër në hapësirat shqiptare as brenda e as jashtë Shqipërisë Etnike.
Edhe njëherë ftojmë ASHAK-un që të distancohet, duke e hedhur poshtë si antihistorik dhe antishqiptar atë paçavure “Projekt të Historisë së Përbashkët të CDRSEE-së”, i cili ka për qëllim bastardimin, shpërfytyrimin dhe vulgarizimin e historisë kombëtare shqiptare në Ballkan, si dhe ndryshimin e historisë së luftës së drejtë të UÇK-së kundër pushtuesit kolonial dhe gjenocidal serb, jo “jugosllav” në Kosovë.

Katedra e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare e Akademisë Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, Nju-Jork, më 15 tetor 2020.

Prof. Dr. Mehdi Hyseni
(Drejtor i Katedrës)
Prof. Dr. Skënder Kodra
(Kryetar i Akademisë)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 128 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi