Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Vetëm Referendumi na shpëton nga “Srpska zajednica”, ndryshe, “dobro jutro, Republika srpska”!
Publikuar më 16 tetor, 2020 në orën 21:06 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Nëse kjo “zezonë” na gjen, atëherë, të gjithë do të jemi të turpëruar dhe të humbur në Kosovë, sepse hap pas hapi do të rrëshqasim drejt ish-sovranitetit kolonial shekullor të Serbisë së Madhe (1912-1999).

Për këtë rrezik të ricopëtimit dhe të rikolonizimit të territorit të Kosovës (jo më pak se 20 vjet-1999) kemi paralajmëruar me dhjetra e qindra herë. Mirëpo, drejtuesit e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, që në vitin 2015 patën nënshkruar Marrëveshjen për formimin e “Srpska zajednicës” në Veriun e Kosovës.
Këtë rrezik e pati paralajmëruarr edhe Vetëvendosja qysh para pesë vitesh, duke vën në dukje faktin se “ ‘Zajednica paraqet rrezik për Republikën e Kosovës, atëherë Presidenti Thaçi, duhet të bëjë së paku tre gjëra: të distancohet dhe të marrë përgjegjësi për marrëveshjen e prillit 2013, që është themeli i ‘Zajednicës’ që e nënshkroi si Kryeministër; të marrë përgjegjësi për ‘Zajednicën’ e gushtit 2015 të nënshkruar nga Kryeministër Isa Mustafa i shoqëruar nga vet Hashim Thaçi si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, i cili garantonte se ajo ishte në përputhje me Kushtetutën. Mirëpo, ndërkohë doli se ajo e shkelë atë, së paku 23 nene të saj. Prandaj, Hashim Thaçi, duhet të japë përgjegjësi për nënshkrimin e saj…” https://insajderi.com/vetevendosje-thaci-eshte-baba-i-zajednices-e-jo-kundershtar-i-saj/

Të merret pëlqimi i SOVRANIT!

-Jo të anashkalohet dhe të shpërfillet sikurse këtu e 12 vjet më parë nga ana e institucioneve shtetërore të Kosovës (2008-2020), por urgjentisht shtrohet nevoja, që të braktiset një praktikë e tillë antiligjore dhe antikushtetuese, dhe, në vend të saj, për çdo çështje relevante dhe me interes të përgjithshëm të popullit dhe të shtetit të Kosovës, SË PARI, të pyetet POPULLI-SOVRANI, jo Hashimi e as Isa, të marrin vendime arbitrare në kundërshtim me të drejtat legjitime dhe legale të SOVRANIT.

Prandaj, nëse duam ta shpëtojmë veriun e Kosovës nga rikolonizimi dhe nga ricopëtimi nga ana e Serbisë dhe e partnerëve të saj, atëherë urgjentisht duhet të mblidhet Kuvendi i Kosovës, dhe, në përputhje me Nenin 65 (kompetencat e Kuvendit), Pika (3), të shpallë REFERENDUMIN , ku SOVRANI me votën e tij të ligjshme dhe demokratike, do ta thotë fjalën e fundit për statusin e Veriut të Kosovës, për Gjykatën Speciale të Hagës dhe për Dialogun e Brukselit.

Lajçaku mund t’i diktojë vetëm Bratisllavës, Jo Prishtinës, sepse kësaj radhe do të vendosë populli me Referendum, jo Hashimi, as Isa, as Hoti e as vasalët e tyre!

-Emisari i BE-së për Dialogun e Brukselit, Miroslav Lajçak, mund ta sugjerojë Bratisllavën, që ta ndryshojë Kushtetutën e Sllovakisë për njohjen e Republikës së Kosovës, si dhe Beogradin për ndryshimin e Kushtetutës në fuqi sipas së cilës “Kosova është krahinë e Serbisë”, por, JO, assesi t’ia imponojë Hashim Thaçit (si president), Qeverisë ose Kuvendit të Kosovës, që ta ndryshojnë Kushtetutën për formimin e “Srpska zajednicës” në Veriun e Kosovës.

-Jo vetëm Miroslav Lajçak, por të gjitha ata që janë të involvuar në Dialogun e Brukselit kinse për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të mbajnë parasysh faktin se një gjë e këtillë, është e pamundur të arrihet, nëse si bazë merret Rezoluta 1244 e AP-së së OKB-së (10 qershor 1999), sepse kjo nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Ndaj, e logjikshme është, që kjo nuk mund të merret si bazë juridike e as politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Vërtet Kushtetuta e Kosovës “nuk është bibël” siç ka deklaruar M. Lajçaku, porse nuk mund të ndryshohet sa herë “i teket” Beogradit, mbase as historikisht, as de fakto e as de jure Kosova nuk është KOLONI e Serbisë (1912-1999), por e pavarur dhe sovrane, e njohur nga më se 100 shtete të Kombeve të Bashkuara .

M.Lajçaku mund ta ndryshojë Kushtetutën e Sllovakisë, por jo të Kosovës!

Së pari, për të vazhduar dialogun në Bruksel, Lajçaku, duhet të kërkojë nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe nga Kuvendi i Serbisë, që ta ndryshojnë Kushtetutën e Serbisë, sepse Kosova nuk është krahinë e saj, ashtu siç figuron në faqet e saj (Kushtetuta e RS-së, 2006).
Ky duhet të jetë KUSHTI NUMËR 1 i Miroslav Lajçakut për ta filluar vazhdimin e Dialogut të Brukselit (2011-2020).
Pasi Beogradi ta ketë plotësuar këtë kusht, atëherë Lajçaku mund t’u kërkojë ndihmë nga Hashimi, nga Isa dhe nga Hoti. Ndryshe, pavarësisht se çka ka deklaruar se “Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin, ajo nuk është Bibël”, kjo, de fakto e as de jure nuk len asgjë për Kuvendin e Kosovës (si organi më i lartë legjislativ i vendit), cili, që tani duhet të mblidhet urgjentisht për të shpallur REERNEDUM këto 3 çështje me prioritet të jashtëzakonshëm:1) Të vazhdojë apo të pezullohet Gjykata Speciale në Hagë për “krimet e luftës” së UÇK-së; (2) Të vazhdojë apo të pezullohet Dialogu i Brukselit (2011-2020) dhe (3) Të formohet apo jo “Srpska zajednica” në veriun e Kosovës.

Pavarësisht se për të tria këto çështje Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi (dikur në rolin e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës) dhe Isa Mustafa (ish-kryeministër i Kosovës) së bashku me Qeverinë dhe me Parlamentin e Kosovës, i kanë nënshkruar dhe “aminuar” këto 3 çështje tejet delikate, që thell prekin substance e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, kanë bërë shkelje ligjore dhe kushtetuese, sepse për të arritur një objektiv të tillë, kanë detyruar deputetët e Kuvendit, që t’i votojnë këto 3 “tema”, të cilat Serbia i ka ngritur për debat në kuadrin e Dialogut të Brukselit, me qëllim të revidimit të statusit politik, juridik dhe kushtetus të Kosovës. Gabimi më i madh dhe i pafalshëm i tyre është se, për këto 3 çështje kanë ndryshuar Kushtetutën, duke manipuluar edhe Gjykatën Kushtetuese të Repubikës së Kosovës, pa e pyetur fare SOVRANIN.

Sa më sipër, që të përfundojnë të gjitha “maskaradat” (rrenat, mashtrimet, premtimet, manipulimet, keqinterpretimet nga shtetarët e papërgjegjshëm të Ksoovës) e deritashme të vënies në pikëpyetje të shthurjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke luajtur “pingpong politik” me Aleksandar Vuçiqin (president), dhe me Ivica Daçiqin (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm) të Serbisë, ka ardhur momenti i fundit për ta shpëtuar Kosovën e pavarur nga Serbia kolonialiste dhe neokolonialiste, duke e konsultuar dhe , duke marrë pëlqimin e SOVRANIT-VOTËN E POPULLIT NË REFERENDUM :

(1) Duam apo nuk duam Dialog me Serbinë në Bruksel?;
(2) Duam apo nuk duam Gjykatë Speciale për dënimin e “krimeve të luftës” së UÇK-së?;
(3) Të formohet apo të mos formohet “Srpska Zajednica” në Veriun e Kosovës.

E logjikshme, e ligjshme, e drejtë dhe plotësisht demokratike, do të ishte, që, për këto 3 çështje të deklarohej populli me votën e tij në REFERENDUM, e jo kursesi të anashkalohet dhe të diskriminohet sikurse deri tash nga ana e “pingpongistëve” të Presidencës, të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 333 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi