Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Statusi i pavarësisë së Kosovës është i panegociueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare
Publikuar më 19 tetor, 2020 në orën 05:34 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Duhet mbajtur parasyh faktin se deri më sot (1945-2020), pas njohjes së pavarësisë së ndonjë shteti, siç është së fundi, edhe rasti Kosovës së Shqipërisë Etnike(17 shkurt 2008), nuk ka ndodhur që bashkësia ndërkombëtare (OKB-ja), të ketë kthyer për rishqyrtim statusin e mbyllur të pavarësisë së tij, pavarësisht nga akuzat, shantazhet, ndërhyrjet, mospajtueshmëria dhe kërkesat post festum të ndonjë fuqie kolonialiste qoftë evropiane a botërore.
-Serbia si fuqi koloniale ballkanike, nuk ka asnjë të drejtë ligjore sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, që në Bruksel apo në ndonjë vend tjetër, të negociojë për statusin politik, juridik dhe kushtetues të Veriut të Kosovës.

-Sepse një kërkesë e këtillë e Serbisë për revizionimin e pavarësisë së Kosovës, është në kundërshtim me Nenin 2, pikën 4 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe me Rezolutën 2105(XX) të AP-së, të miratuar më 20.XII.1965, që i referohet Deklaratës së Shkolonizimit, ku në Pikën 10 të kësaj Rezolute të OKB-së, thuhet: “ Popujve nën sundimin kolonial, u njihet e drejta legjitime e luftës për vetëvendosje dhe për pavarësinë e tyre. Për këtë qëllim, thërren të gjitha shtetet, që t’u japin ndihmë materiale dhe morale lëvizjeve për çlirimin kombëtar dhe antikolonial në territoret e kolonizuara”.

Ligjërisht dhe në mënyrë paqësore Serbia kolonialiste nuk mund të ndryshojë statusin e pavarësisë së Kosovës

Duhet mbajtur parasyh faktin se deri më sot (1945-2020), pas njohjes së pavarësisë së ndonjë shteti, siç është së fundi, edhe rasti Kosovës së Shqipërisë Etnike(17 shkurt 2008), nuk ka ndodhur që bashkësia ndërkombëtare (OKB-ja), të ketë kthyer për rishqyrtim statusin e mbyllur të pavarësisë së tij, pavarësisht nga akuzat, shantazhet, ndërhyrjet, mospajtueshmëria dhe kërkesat post festum të ndonjë fuqie kolonialiste qoftë evropiane a botërore.

-Atëherë, pse Serbia kolonialiste dhe gjenocidale me të gjitha mjetet antiligjore dhe antinjerëzore po kërkon revizionimin e statusit të pavarësisë së Kosovës, kur kjo nuk është çështje juridike, as diplomatike e as politike ndërkombëtare me të cilën , do të duhej të merreshin Amerika, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Rusia, Kina etj., por thjesht, është çështje private e interesit të politikës së brendshme kolonialiste të Serbisë, e cila me gënjeshtrat, me mitet, me përrallat ultranacionaliste dhe fashiste, gjithnjë duke u mbështetur në logjikën e forcës militariste dhe hegjemoniste pushtuese për shfarosjen e shqiptarëve dhe të rikolonizimit po bën përpjekje maksimale që Kosovën ta rikthejë nën sovranitetin kolonial shekullor të saj (1912-1999).

Për përmbushjen e këtij interesi dhe objektivi të sistemimit kolonial dhe nekolonial të Serbisë, Evropa Perëndimore dhe Amerika, nuk do të duhej të ndryshonin politikën, diplomacinë dhe investimin e tyre të deritashëm ushtarak, ekonomik, tregtar ndaj Kosovës së pavarur dhe sovrane.

Pse kisha ortodokse serbe, pse Akademia serbe, pse sheknca dhe shteti serb gënjejnë dhe mashtrojnë me shekuj, se gjoja “Kosova është serbe” këtë karrem nuk do të duhej ta gëlltitnin as Amerika, as OKB-ja e as Evropa, sepse kjo është rrenë dhe falsifikim institucional-juridik, historik, politiko-propagandistik, diplomatik gjithëserb kombëtar dhe ndërkombëtar (1389-2020) .

Mirëpo, megjithëkëtë, kohëve të fundit, si në sfondin e politikës brendshme shqiptare, ashtu edhe në atë të politikës ndërkombëtare, po debatohet me të madhe se viti 2020, do të jetë vendimtar për Kosovën!

-Pse, ky vit të jetë vendimtar, kur Kosova, tanimë është e pavarur nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, që nga 17 shkurti 2008, e njohur nga më se 100 shtete të Kombeve të Bashkuara?
-Pse Kosova si viktimë koloniale më se 100-vjeçare e Serbisë, edhe pas pavarësimit të saj antikolonial, po u dashka të marrë leje nga metropoli kolonialist- Beogradi, që të njihet ndërkombëtarisht nga OKB-ja?!
-Pse nuk po merret në konsideratë Opinioni Këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB-së në Hagë (22 korrik 2010), sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, është në përputhje të plotë me parimet e së drejtës ndërkombëtare, POR, për çudi ende po merret si “bazë juridike ndërkombëtare” Rezoluta 1244 e KS-së të OKB-së (10.VI.1999) sipas së cilës Beogradi zyrtar, Moskva dhe Pekini etj. po kërkojnë kthimin e Kosovës nën Serbinë e dikurshme kolinialiste?!

A ka kështu ndonjë shembull në praktikën e deristome të marrëdhënieve ndërkombëtare, që viktima e kolonizuar, të ketë marrë leje nga ndonjë fuqi kolonialiste, se, duhet të jetë e pavarur dhe sovrane, apo jo?!

Kjo farë “strategjie e re” e diplomacisë ndërkombëtare, që të “pajtojë” viktimin e kolonizuar (Kosovën) me xhelatin kolonizues (Serbinë) (1912-1999), është më tepër se cirk për rendin pozitiv juridik ndërkombëtar, kur dihet se pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, asnjë shtet në vendet e Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine, nuk është shkolonizuar me dëshirën dhe me vullnetin e shteteve kolonizuese, por me imponim të luftës dhe të kryengritjeve shumëvjeçare antikoloniale të popujve të shtypur dhe të robëruar nga çizmja e imperialistëve kolonialistë shekullorë.

Në riaktivizimin dhe në rikthimin e politikës serbe të Slobodan Milosheviqit në Kosovë, rolin kryesor sërish është duke e luajtur Kisha Ortodokse Serbe, e mbështetur drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga qeveria aktuale serbomaldhe antishqiptare e Beogradit, si dhe nga recidivat e mëparshme të forcave paramilitare, militare, policore, si dhe në veçanti të sigurimit sekret, të cilat në forma të ndryshme të “padukshme” janë infiltruar, dhe janë duke vepruar në Kosovë, me qëllim që të përmbysin dhe të destabilizojnë çdo gjë që është ndërtuar gjatë njëzetvjeçarit të fundit (12 qershor 1999 - tetor 2020) në procesin e rivitalizimit të jetës normale, të zhvillimit, të stabilizimit, të demokratizimit dhe të institucionalizimit të paqes dhe të sigurisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare ( Amerika dhe KFOR-i).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 205 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi