Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËRFSHIRJA E GOMARIT NË LETËRSI
Publikuar më 20 tetor, 2020 në orën 21:03 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kali është kafshë e fuqishme, e vlefshme dhe e lavdishme në shumë veprimtari ekonomike, siç është në bujqësi, në transport, në luftë, në sport, gjithashtu edhe në fushën e folklorit, letërsisë, artit dhe arkitekturës, ndërsa gomari është i pranishëm vetëm në transport dhe në letërsi, sidomos në tregime dhe përralla. Mirëpo po të mos ishte gomari, njerëzit do të bëheshin të dallueshëm si luani dhe ujku. Prandaj asnjë përtac dhe kokëfortë nuk do të tallej pa ndihmën e gomarit në përrallëzat e Ezopit, Lafontenit, Krillovit dhe Ferit Lamajt. Për shembull, një e katërta e krijimtarisë së tyre do mbeteshin më të varfër.
Nuk dihet se kush do të zinte vendin e gomarit kokëfortë e mendjelehtë, budalla, karrierist, përtac, sabotues, llafazan, demagog, i ngathët, por edhe parimor në letërsi. Prandaj duhet falënderuar gomarin që si personazh ka zënë vendin e merituar në letërsi më shumë se të gjitha kafshët tjera në botë, siç janë luani, dhelpra, ujku, qeni, ariu, elefanti gjirafa, korbi, lejleku, shqiponja etj. Pikërisht në veprat e Lafontenit gjenden me dhjetëra fabula për gomarin, kurse për kalin e bukur e të vyeshëm, pa të cilin nuk shkohet as në fushë, as në luftë, megjithatë ka një të dytën e tregimeve më pak se vëllai i tij – gomari mendjetrashë. Sipas gojëdhënës biblike flitet se profeti Bileam kishte një gomar që fliste, kurse sipas Lukianit gjeli ka folur, pasi që një kohë të gjatë ka jetuar me njerëzit. Kështu shkruajnë vetëm njerëzit e shquar si Bielami dhe Lukiani edhe pse kurrë nuk u besohet. Për habi, sipas paragjykimit fetar thuhet nëse fshatari një copë lëkurë të kokës së gomarit e vendoste në arë, ishte shenjë se korrjet do të jenë të mjaftueshme. Duket qartë që këtë veprim dogmatik mund ta kenë bërë vetëm përtacët, përndryshe bujku i mirë gjithmonë e ka treguar me punë. Ndryshe me dogmatizmin fetar, ngjarje e vërtetë është se trupi i vdekur i Lekës së Madh në Memfis është bartur me karrocë të madhe, të cilën e kanë tërhequr 64 mushka. Rruga që u përshkua ishte afro 1.500 km nëpër shkretëtirë.

Vendi i mushkës
Mushka është kafshë njëthundrake, është e murrme, bishtin dhe veshët i ka si të gomarit, që del nga kryqëzimi i pelës me gomarin, ndërsa shumë rrallë i gomares me kalin, kështu shkruan në enciklopedinë e kafshëve shtëpiake. Mushka e pelës me mushkën e gomares më së miri mund të dallohen kur janë çift, prej nga mushka e pelës është më e madhe dhe më e fortë. Prandaj dallimi është se e para baba e ka gomarin, kurse e dyta kalin. Sido që të jetë, mushka është gjithmonë shterp, domethënë nuk pjell. E njëjta mushkë del me anën e kryqëzimit të gomarit me zebrën, prandaj edhe ky lloj mushke mbetet shterp. Soji i këtyre gomarëve e kanë një pengesë, për shkak të mungesës së kromozomeve në trup plaken shpejt. Prej këtu ka dalë edhe shprehja ironike “kur të pjellë mushka, domethënë “kurrë”, meqë biologjikisht mushkën e ka pjellë pela në kryqëzim me gomarin. Mirëpo nëse mushka dëshiron të di se kush është babai i tij, mund ta dallojë veterinari me anën e analizës laboratorike të ADN. Dihet që analizën e ADN “nuk e bën” mushka, sepse kushton shtrenjtë, dhe, më në fund, ç’i duhet mushkës të dijë se cili prej tyre është babai. Për mushkën me rëndësi është të ketë livadhin me barë dhe grazhdin me ushqim. Dhe krejt në fund, dallimi i kalit me mushkën është se derisa kali është transportues fushor, mushka është transportues malor, përdoret si në bujqësi ashtu edhe për bartje. Prandaj punën që bën mushka në mal, nuk e bën dot kali, mirëpo edhe kali që bënë punën në fushë, e në transport, nuk e bën dot mushka. Parashtrohet pyetja se a mund të ketë edhe në mesin e njerëzve mushkë, që në të vërtetë është kryqëzim në mes burrit dhe gruas, i cili bëhet me anën e transplantimit kirurgjik, por që nuk mund të lind fëmijë? Një gjë dihet, mushkën e krijoi njeriu me anën kromozimit dhe është një specie artificiale. Prandaj derisa mushka vjen me anën e kryqëzimit biologjik, femra transseksuale vjen me anën e ndërhyrjes kirurgjike, siç shprehet populli – me anën e bisturit.

Vendi i gomarit
Gomari është zbutur para 5000 vitesh për nevojat e shërbimit bujqësor. Karakteristika e gomarit është se kjo kafshë është e fortë dhe e qëndrueshme ndaj klimës së nxehtë dhe thatësisë, prandaj si i tillë vazhdon të mbahet nëpër fshatra. Siç dihet kali, gomari dhe mushka për shkak të industrializimit të vendit, po shkojnë duke u zhdukur. Domethënë do të mbesin si kafshë të egra, prej nga kanë ardhur falë kujdesit të njeriut. Gomarët janë të njohur për shkak se mund të mbajnë ngarkesa të rënda. Njëmend gomarët janë kokëfortë, por janë të mençur, kështu thotë një suedeze në Stokholm, e cila në kopshtin e saj mban nëntë gomarë. Fëmijët suedezë argëtohen duke shaluar mbi shpinë të gomarit, kushton 10 korona për një gjiro kalërimi. Për habi, zonja suedeze, quhet Katarina, është 45 vjeçe, thotë se këto para nuk i merr për shërbime të veta, por i dërgon në fondin e organizatës internacionale për mbrojtjen e gjithë gomarëve në botë. Dashamires suedeze i ndihmojnë edhe pronarët tjerë, në mënyrë që të jenë të kujdesshëm ndaj gomarëve. Sipas shtypit, shkruan se në Suedi gjenden rreth 200 anëtarë që afrojnë ndihmë gomarëve të braktisur në rrugë. Më këtë veprimtari së shumti shërbehen banorët e në Meksikës dhe Egjiptit, prandaj edhe atje shkojnë paratë për ndihmën e tyre.

Sot mësova jo për vlerën, por për rëndësinë e qumështit të gomares që përdoret për shërimin e disa sëmundjeve të njerëzve, sidomos në fushën e kozmetikës. Me një faqe të shtypit suedez shkruante për një bujk që prodhon djathin prej qumështit të gomares. Të përfitojë bujku djathin prej gomares, është sikur të nxirret dhjamë prej pleshtit, domethënë është një përfitim i mundimshëm. Prandaj të nxirret djathë nga qumështi njëlitërsh i gomares në krahasim me 40 litra qumësht të lopës është utopi. Duket qartë që ky lloj djathi është një kuriozitet që kushton bukur shtrenjtë, njëmijë euro një kilogram, mbase edhe më shtrenjtë, të cilin mund ta blejnë vetëm ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje serioze. Edhe po të kushtojë djathi i gomares 100 euro është shtrenjtë, jo më njëmijë euro, kur të merret parasysh që një kilogram djathë cilësor i lopës nuk kushton më shumë se 10 euro. Sipas shtypit, shkruan se prej qumështit të gomares prodhohet bulmeti mjekësor, i cili përmban retinol, që është një antioksidantë, që përdoret në industrinë farmaceutike si krem kundër plakjes për mbrojtjen e lëkurës, me anën e së cilës parandalon plakjen e qelizave. Flitet se princesha egjiptiane, Kleopatra, është larë me qumështin e gomares, me anën e së cilës lëkurën e bënte të butë, duke mbajtur veten të re dhe në formë. Si mbrojtës i mjedisit të kafshëve mendoj se më humane është që atë pak qumësht të gomares ta thithin kërriçat e saj, prej të cilit mund të rriten e të bëhen të fortë për shërbime transporti, se disa bujq ta mjelin për qëllime përfitimi. Sido që të jetë, për mjeljen e gomareve nga ana e fermerëve e ka fjalën organizata internacionaliste për mbrojtjen e gomarëve në botë, nëse fermerët janë duke vepruar drejt.

Gomari mburravec
Po ndodhi ndonjëherë të shpallet dekreti biologjik që gomarët të përfshihen në grupin e kuajve, atëherë do të biem në kundërshtim me natyrën e kafshëve dhe të njerëzve. E para, nëse gomarët pajtohen për shkak se janë mendjelehtë, të cilët me kënaqësi pranojnë të përfshihen në klasën e kuajve, atëherë do të kenë pasoja. Nuk thonë kot njerëzit shkova me kalë, erdha me gomar, me anën e së cilës pësojnë duke dashur të përfitojnë më shumë. Një gjë dihet, kuajt kurrë në jetën e tyre nuk kanë thënë që janë kafshë fisnike, prandaj gomarët mezi presin të mburren dhe të thonë që janë të mrekullueshëm. Mirëpo gabojnë, sepse gomarët as nuk mund të vrapojnë, as nuk mund të tërheqin karrocën e ngarkuar me mall, siç e bëjnë kuajt e mëdhenj e të fuqishëm. Dihet që kali mund të bartë dhjetë herë më shumë mall se gomari. Më mirë të themi, vetëm një kalë sado i ngathët të jetë, punon më shumë se 10 gomarë të fuqishëm. Po ndodhi që kali të thyej këmbën në rrugë, gomari nuk do të mund asnjë hap të bëj, ndërsa jo vetëm një gomar, por me dhjetëra gomarë po të thyejnë këmbët, kali mund t’i bartë në shpinë dhe t’i shpie në veterinari.

Mirëpo, po të pyeten njerëzit, natyrisht që nuk do të pranojnë që gomarët të fyhen, sepse zhduken të gjitha tregimet dhe fabulat, me anën e së cilës përqeshen njerëzit përtacë e të ngathët, zhurmëtarët, qyqarët, mashtruesit etj. Në anën tjetër, edhe kuajt po fyhen, edhe pse njeriut ia sollën biçikletën, traktorin, automobilin etj. Me të drejtë dijetarët e vjetër kalit që vrapon shpejt e bukur ia dhanë krahët e pegasit, jo gomarit llafazan. Këtë e përforcon edhe shkrimtari ynë, Qamil Buxheli, në librin me anekdota “Nastradini”, i cili gomarin e Nastradin Hoxhës e quan bir gomari, që do të thotë gomar i sojit të veçantë, që nuk e ka shokun në botë. Kurse në librin enciklopedik të Riza Bicajt, shkruan se në Francë gjendet përmendorja e mushkës, në pllakën e varrit shkruan se ruhet pluhuri i së paharruarës, Magi, e cila gjatë jetës së tij u ka rënë shkelmë dy gjeneralëve, tetë kolonelëve, shtatëmbëdhjetë kapitenëve, tridhjetë e një togerëve, 544 nënoficerëve dhe një mine gjermane.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 507 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi