Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Patriotët dhe klerikët ortodoks shqiptar, mendimtarë dhe martirë të shqiptarizmës
Publikuar më 28 tetor, 2020 në orën 04:35 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Atdhetarët shqiptarë të besimit ortodoks kanë meritën e madhe pasi ata janë treguar dhe kanë vepruar si patriotë e kombëtarë të mëdhenj, si lëvrues të letrave e të gjuhës shqipe për zgjimin e ndjenjës kombëtare, sepse fjala komb kupton gjuhë dhe kulturë.
Atdhetarët shqiptarë ortodoksë kontribuan për kombin shqiptar kudo që ata ishin në Shqipëri, Stamboll, Egjypt, Rumani, Bullgari, Itali dhe SHBA si: Konstandin Kristoforidhi, Dhaskal Todri, Naum Veqilharxhi, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Spiro Dine, Petro Nini Luarasi, Sotir Peçi, Fan Noli e shumë të tjerë.
Dhe pra, pikërisht gjuhës dhe alfabetit shqip, përhapjes së shkollës dhe mësimit të tyre iu përkushtuan me mish e me shpirt intelektualë dhe klerikë patriotë ortodoksë shqiptarë në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Të gjithë shqiptarët, por sidomos ata ortodoks gjithmonë kanë qenë nën presion e nën terror të egër nga kultura, gjuha, shovinizmi dhe nga shteti e kleri ortodoks grek synimi i të cilëve ka qenë helenizimi dhe asimilimi i shqiptarëve pasi sipas klerit ortodoks helen por edhe atij serb kush është ortodoks ai është grek apo serb, ndërsa shqiptarët e besimit musliman janë dëbuar nga trojet e tyre shqiptare që sot janë nën shtetin grek.
Shqiptarët ortodoks të Çamërisë dhe ata arvanitas pothuajse janë greqizuar ashtu sikurse janë sllavizuar edhe shqiptarët ortodoksë në Maqedoni e Serbi si pasojë e politikës genocidiale dhe asimiluese të shteteve dhe të kishave ortodokse helene e sllave.
E ndërsa shqiptarët muslimanë as nuk u turqizuan, as nuk u sllavizuan e as nuk u greqizuan por mbi ta gjatë shekullit të 19-të dhe në vazhdim edhe gjatë gjithë shekullit të 20-të janë ndërmarrë kryqëzata dhe genocid i paparë sllavo-serbo-greko ortodoks duke ushtruar dhune, krime, masakra, vrasje, tortura, pastrim etnik e dëbim të tyre nga trojet shqiptare të Kosovës, Toplicës, Sanxhakut, të Maqedonisë shqiptare dhe të Çamërisë.

Shtetet dhe kleri ortodoks i shteteve të krishtera, fqinje të shqiptarëve e kanë përdorur fenë për asgjësimin e shqiptarëve si komb dhe për asimilimin e tyre; dhe duke e ditur këtë fakt, prandaj edhe u vunë në krye të lëvrimit, të arsimimit dhe të përhapjes së gjuhës shqipe intelektualë dhe klerikë patriotë shqiptarë ortodoksë si dhe për formimin e Kishës së Pavarur Ortodokse shqiptare.
Përballë këtij rreziku e kërcënimi shqiptarët ortodoksë kanë dhënë kontribute dhe kanë luajtur një rol jashtëzakonisht dhe vendimtar për Rilindjen Kombëtare gjatë shekullit të 19-të edhe me pushkë, por sidomos me shkrim e me penë për shkollën dhe gjuhën shqipe, për zgjimin kombëtar, për kulturën shqiptare me qëllim për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të lirë e të pavarur gjithkombëtar shqiptar.

Kisha greke me anë të klerit grek dhe të gjuhës greke të liturgjisë fetare synonte helenizimin e shqiptarëve ortodoksë, dhe për këtë qëllim ajo vrau, përndoqi e maskroi të gjithë klerikët shqiptarë që përhapnin alfabetin dhe gjuhën shqipe e që mbanin mesha në gjuhën shqipe. Shumë klerikë shqiptarë ortodoksë janë martirë të shqiptarizmës dhe të gjuhës shqipe.
Rilindjes shqiptare i kanë dhënë hov të madh veçanërisht intelektualët patriotë ortodoksë të kolonive në Rumani, Bullgari, Egjypt, SHBA etj., si dhe arbëreshët e Italisë të cilët ishin ortodoksë unitë.
Botimet, alfabeti, abetaret e shkrimet shqip të tyre hynin fshehurazi nga Stambolli, Egjypti, Sofia, Bukureshti dhe nga Italia me qëllim për ngjalljen dhe rilindjen e ndjenjës kombëtare shqiptare, për zgjimin kombëtar.
Patriotët e shquar shqiptarë ortodoksë kurrë nuk u gjunjëzuan dhe nuk u frikësuan as nga “mallkimet”, as nga ç’kishërimet e Patrikanës dhe të klerit grek të cilët përdorën edhe krimet e rënda si helmimet, vrasjet me plumba e me thika si me Papa Kristo Negovanin, Stathi Melanin, Mjeshtër Todërin, Naum Veqilharxhin, Pandeli Sotirin, Petro Nini Luarasin etj.

Pas shumë përpjekjesh, sakrificash e mundimesh të patriotëve të mëdhenj shqiptarë me 7 Mars 1887 u hap shkolla e parë shqipe me drejtor të parë Pandeli Sotirin i cili u kthye në Korçë apostafat për këtë mision të lartë kombëtar. Pas tij drejtimin e shkollës e morën patriotët e tjerë Thanas Sina, Petro Nini Luarasi e Nuçi Naçi.
Ndësa shkolla e parë shqipe për vajza u hap në vitin 1891 nën drejtimin e Gjerasim Qiriazit dhe ku dhanë mësim heroinat e gjuhës shqipe Sevasti Qiriazi, Katerina Cilka, Polikseni Luarasi, Parashqevi Qiriazi etj.
Pra, në ballë të zgjimit të ndjenjës kombëtare dhe të Rilindjes kombëtare ishte pena e intelektualëve shqiptarë ortodoksë, veprimtaria e të cilëve vazhdoi me përkushtim edhe në fillim të shekullit të 20-të në koloninë shqiptare në SHBA, ku përmendim veprimtarinë e P. N. Luarasit i cili formoi shoqërinë “Mall i Mëmëdheut”; në vitin 1906 Sotir Peçi hapi gazetën “Kombi”, dhe sidomos kulmin e arriti Fan Noli i cili për t’i shkëputur shqiptarët nga ndikimi i kishës greke shpalli krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare me liturgji fetare në gjuhën shqipe.
Me këtë shkrim të shkurtër, por i cili është shumë pak për atë se çfarë kanë dhënë shqiptarët ortodoksë për Kombin shqiptar, për lirinë, pavarësinë dhe për shtetin shqiptar, pasi nuk është e mundur që atë ta shkruash në një shkrim sepse për këtë rol të jashtëzakonshëm që ka dhënë patriotizmi i shqiptarëve ortodoksë për Rilindjen Kombëtare Shqiptare ka shkruar me qindra faqe Historia Shqiptare si dhe po hulumtojnë dhe që po e pasurojnë edhe sot studiuesit, letrarët dhe historianët shqiptarë.

Skënder Sadri KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 153 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi