Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHTËPIA E VERDHË VMA
Publikuar më 23 nntor, 2020 në orën 19:59 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në Qershor 1999 me luftën e UÇK-se, Kosova u çlirua nga terrori i luftës konvencionale serbe, por nuk u çlirua nga terrori i luftës speciale të shërbime ve inteligjente të UDB-se dhe KOS -it. Terrori i luftës konvencionale serbiane zë fillë me spastrimet etnike në krahinat e Toplicës dhe Kosanicës, ka vazhduar me Rrfitë në mes dy luftërave botërore, dhe ka kulmuar me krimet e gjenocidit gjatë luftës në vitin 1998 / 99.
Ndërsa terrori i luftës speciale vazhdon ta terrorizoj Kosovën në forma dhe metoda më të sofistikuara nga lëmia e kësaj lufte.
Serbia me propagandë përmes mjetëve të komunikimit masivë, librave, kinematografisë dhe diplomacisë ka arritë të ngujoi dhe kryqëzoi Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Dinakëria serbiane përmes luftës speciale ka arritë të shpifë aq mjeshtërisht kundër UÇK-, sa që edhe Dick Marty i dehur nga ,,poklloni‘’ i shlivovicës serbe ,, hëngri sapunin për samun‘’?!
E tër veprimtaria e luftës speciale serbiane përmes propagandës ka kulmuar me trillimin e ,,Shtëpisë së Verdhë‘’ në malet e Kukësit , si një ,, poliklinikë ‘’ në të cilën gjoja janë kryer transplantime të organëve njerëzore. Nën ndikimin e shërbimeve inteligjente serbe, Dick Marty hartoi një raport me të cilin denoncoi UÇK për ,,transplantim‘’ dhe ,,trafikim organesh njerëzore ‘’ në Këshillin Evropian që rezulltoi me themelimin e Gjykatës Speciale me një fondë prej 350 Milion $ Duke u bazuar në definimet e shkencave të mjekësisë se: Çështë transplantimi? Cilët kirurgë mundë të operojnë? Në qfarë rrethanash? Me qfarë paisje? Në cilat Klinika? Atherë na shpalosën dy Klinika transplantesh: Njëra në ,,Shtëpinë e Verdhë‘’ në Kukës dhe tjetra në Batajnic të Beogradit.
E para është ,,klinikë‘’ fiktive e Dikck Marty, kurse e dyta është klinikë reale e Gjeneralëve vrastar serb: R. Mlladiqit, N. Pavkoviqit, V. Llazareviqit, S. Llukiqit në krye me Millosheviqin të gjithë këta gjakatarë të dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.
,,Klinika‘’ e Dick Marty në ,, Shtëpinë e Verdhë ’’ në Kukës është një objekt banimi me ndërtim tejët të vrazhdë, pa rrugë, pa rrymë, pa ujë në maje të bjeshkës, në të cilin ,, klinikë ‘’ sipas Martyt janë ,, transplantuar organe ‘’ serbësh që pastaj janë ,,trafikuar‘’ përmes portit të Durrësit dhe aeroportit të Tiranës. Kjo ,,klinikë ‘ në ,,Shtëpinë e Verdhë‘’ si e tillë është një apsurdë që vret jo vetëm në ndergjegjien racionale të, shlivovicqanit‘’ Marty, por dhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian.
Ky absurd do të trokas gjithësesi në dyer të drejtësisë për terrorin psikologjik ndaj popullit të Kosovës. E Dyta shtëpi e verdhë ndodhët në Batajnicë të Beogradit, nuk është klinikë apsurdi, por është reale dhe hynë ndër klinikat më moderne në kontinentin evropian. Kjo ,,Shtëpi e Verdhë‘’, VMA (Vojna Medicinska Akademija) Akademia e Mjekësisë Ushtarake, është departament i Ministrisë së Mbrojtjes të Qeverisë së Serbisë. Përbëhet prej 30 Klinikave dhe 20 Instituteve shkencore për hulumtime të ndryshme në lëmitë ushtarake. Që nga viti 1978 në këtë qendër poliklinike ushtarake janë praktikuar transplantimet e organëve njerëzore , prandaj për këtë kosiderohët një ndër klinikat e para në Evropë. Në këtë Qendër Medicinale ushtarake janë formuar mijëra Kirurgë ushtarak dhe civilë të cilët kan patur për ligjerus madje edhe shkencëtarin dhe kirurgun e famshëm për transplantime Prof. Dr. Vladimir Petroviq.
VMA (Vojna Medicinska Akademija) Akademia e Mjekësisë Ushtarake në Batajnicë të Beogradit, per dallim të ,, Shtëpisë së Verdhë ‘’ në Kukës, është një metropol në vete i kompletuar me paisje aparaturash më moderne dhe personel mjekësorë më të specialzuarit, infrastrukëturë adekuate për transplante, në të cilën për qdo muaj kryhën disa dhjetëra operacione transplantësh me organe njerëzore: zemra, veshkë, mëlqi, të tëra këto në mënyrë të ,, ligjshme‘’?!
Karla del Ponte është ,,përbiruar për birë të gjilpëres‘’ për të vërtetuar shpifjet e terrorit të luftës speciale serbe, në munges provash, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka ndërprer hetimet ndaj ,,klinikës‘’ së Martyt në ,,Shtëpinë e Verdhë‘’ në Kukës. Shërbimeve inteligjente serbe , shpifjeve tejët të sofistikuara të tyre nuk i ndihmuan as 350 Milion $ e takasapagusve evropian për tia ,,lån kopilin te dera‘’ UÇK-s, me sajesën e ,,kilinikës’’ së Dick Marty.
Përkundrazi ,,Shtëpia e Verdhë‘’ në Kukës tani është çelësi që do ta hapë portën e ferrit mbushur me krimet më të t’merrshme, krimet më makabre në VMA të Beogradit, poliklinikë kjo në të cilën u janë shkulur dhe trafikuar organet mijëra personave jo vetëm gjatë luftës në Bosnjë dhe Kosovë.
VMA e Batajnicës në Beograd është industri kriminale, emblemë e kriminalitetit më të organizuar në nivel globalë me protagonistë Gjeneralë, politikanë, mjekë, klerikë që për decenje kanë kryer këto krime të ,,ligjshme‘’.
Në zbulimin e këtyre krimëve janë së paku tre pista: a ) Vetëvrasjet e Rekrutëve Shqiptarë në APJ
b ) Shoqata e Prindërve të Foshnjave të Humbura (Udruzenje Roditelja Nestalih Bebe)
c ) Të Zhdukurit shqiptarë gjatë luftës në Kosovë 1998 / 99.

,, Vetëvrasjet ‘’ e rekrutëve shqiptarë gjatë shërbimit ushtarak në APJ, kanë ndodhë pas Pranverës Republikane të 81-tës, dhe sidomos në prag të shpërbërjes së RSFJ. Janë mbi 100 rekrutë shqiptarë që gjoja kanë bërë ,,vetëvrasje‘’ në kazermat ushtarake anë e mbanë RSFJ-s. Çuditërishtë pas ,,vetëvrasjëve‘’ të gjithë atyre u jan bërë ekspertizat mjeko ligjore në VMA të Batajnicës, nga aty pastaj familjarët e ngushtë kanë tërhjekur arkivolet të mbyllura hermetikisht, duke i varrosur nën përcjelljen e policisë ushtarake?! Këto krime të pa dënuara të Gjeneralëve serb kerkojnë drejtësi dhe adresa e zbardhjës së tyre nuk është askundë tjetër pos në ,,Shtëpinë e Verdhë‘’ të Batajnicës në Beograd.
Shoqata e Prindërve të foshnjave të humbura në Serbi është themeluar në vitin 2005 kryetar i të cilës është Vlladimir Qiqareviq, shtrihët në tër Serbinë, Vojvodinë, dhe së fundmi në Bosnjë dhe Makedoni të Veriut. Numronë rrethë 10 Mijë anëtarë, prindër të foshnjave të zhdukur gjatë disa decenjëve të kaluara.
Sipas të dhënave të kësaj shoqate rezulltojnë 30.Mijë foshnja të humbura, që janë rrëmbyer nëpër spiatale gjinekologjike, duke i mashtruar prindërit se ,,u ka vdekur foshnja‘’?!
Që nga v. 2013 në Gjykatën për të Drejat e Njeriut në Strazburgë të prirë nga Zorica Jovanoviq janë paraqitur disa qindra padi kundër shtetit serb për foshnjat e zhdukura Gjykat ka vendosur në favorë të prindërve, duke ngarkuar shtetin serb që të ekzekutoi aktgjykimet. Meqë shteti serb ka vazhduar të mos ekzekutoi aktgjykimet, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës i ka kërkuar shumë her Serbisë t’i ekzekutoi aktgjykimet, madje Këshilli i Evropës ka miratuar edhe Rezolutë për këtë qështje.
Nën presion të Këshillit të Evropës, të Gjykatës së Strazburgut, Kuvendi i Sebisë me 29 Shkurtë 2020 ka votuar ligjin për foshnjat e zhdukura. Në bazë të ligjit, shteti serb obligohët ti kompenzoi prindërit e fëmijëve të zhdukur me nga 10.000 Evro, por çështja nuk ka mbaruar këtu, prindërit nuk duan kompenzim, ata kerkojnë të njoftohën me të vertetën se çfar ka ndodh me fëmijët e tyre, kërkonin fëmijët e tyre asgjë tjetër …
Në Tetorë 2020, Shoqata organizoi protestë para VMA -s duke akuzuar politikanë, eprorë ushtarak, mjekë, kelrikë fetarë të shteit serb për zhdukjen e fëmijëve të tyre, transplantim dhe trafikim organesh …
Akuza e shoqatës së prindëve të fëmijëve të zhdukur, shpalosin një krimë të pa shembullt në nivel global: vjedhjen e foshnajave të sapo lindura nga lehonat, shitjen e foshnava, transplantimet të organëve dhe trafikimin e tyre për disa dekada me radhë.

Të zhdukurit shqiptarë gjatë luftës në Kosovë 1998 / 99 përbënë kapitullin më të dhimbshëm të çlirimit të Kosovës, si e tillë përbënë pistën kryesore për të ,, aterruar ‘’ në bazën e krimit më të organizuar shtetëror serb: VMA në Batajnicë të Beogradit . Përderisa të vrarërit civilë: fëmijë, gra pleqë, viktima të krimit të gjenocidit serb janë varrosur në varreza të Prekazit, Reçakut, Krushës së Madhe, Rezallës, Izbicës, Mejës, të zhdukurit një pjesë pas zhvarrosjeve nga Serbia jana varrosur në Kosovë, kurse pesa tjetër të zhdukur edhe pas 21 viteve varret u kan mbetur akoma të zbrazët.
Të zhdukurit shqiptarë: fëmijë, adoleshentë, gra, burra dhe pleqë, përbëhen nga dy kategori: Të vrarët dhe të rrëmbyerit, të cilët nuk janë zhdukur në Kosovë, por në Serbi deri në 500 Km largësi nga vendlindja e tyre, nga vendë rrëmbimi i tyre . Të vrarët janë tërhequr nga vendë masakrat e Kosovës dhe bartur në Serbi, disa trupa të tyre u jana djegur në shkritoret e Zveqanit dhe Borit, disa janë varrosur ndër punishte anë e mbanë Serbisë. Të zhdukurit ‘nga kategoria e të rrëmbyerëve, janë transportuar të gjallë deri në Kazermën ushtarake të Batajnicës, dhe kjo kategori e të zhdukurve përbën kulmin e krimëve të gjenocidit shtetërorë serb ndaj shqiptarëve .
Në Batajnicë deri tani janë zbuluar 1200 trupa të personave të zhdukur, kurse përskaj Batajnicës në Lumin Danubë janë zbuluar edhe 1000 trupa në kamoin ushtarak. Batajnica përbënë varrin më të madhë masivë të shqiptarëve të zhdukur për dallim nga varret tjera masivë anë e mbanë Serbisë .
Pse Gjeneralët serb i bartën të zhdukurit (të vrarët dhe të rrembyerit) nga rajone të ndryshme të Kosovës për Në Batajnicë, në një distancë prej 500 - 600 Km?
Meqë donin t’i zhduknin provat e krimëve ndaj civilëve ather pse nuk i varrosnin diku më afër psh në Kurshumli, Prokuple, Nishë, por në Batajnicë?!
Pse mbetjët mortore të të zhdukurve janë kthyer me etapa, kohë pas kohe?!
Pse në formularët e identifikimit të mbetjeve mortore mungon rubrika: Koha e vdekjes?! A nuk e përcakton shkenca Mjekësisë ligjore saktë pos shkakut edhe kohën e vdekjës?! Përgjigjet jo vetëm nga këto pytje por dhe qindra të tjera provojnë katërcipërisht se në Qendrën poliklinike VMA të Batajnicës në Beograd, janë kryer krimet më makabre të Gjeneralëve serb: Transplantime të organëve prej të ,, zhdukurve ‘’ shqiptarë dhe trafikimi i tyre i ,,ligjshëm‘’ mbase edhe përtej atlantikut.
,, Shtëpia e Verdhë ‘’ nuk është në Kukës, është në VMA të Batajnicës në Beograd.
Atje mshifet krimi më i rëndë, më i veqantë që pas Luftës se Dytë Botërore, krim i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë.
,,Shtëpia e Verdhë‘’ VMA e Batajnicës në Beograd kërkon Dick Martyn!
Ku është Dick Marty?! …

Ragip Shala

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 212 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi