Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Terrori në familje
Publikuar më 06 janar, 2021 në orën 18:50 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Politika po e ngulfatë jetën në Kosovë. Ajo me zhurmën dhe zhurmagjinjtë e saj, veç të tjerash, po lë në hije me mijëra drama njerëzore që ndodhin nëpër shumë shtëpi e familje të Kosovës. Ku viktima janë gratë e fëmijët, e besa edhe të moshuarit.
Ky terror ushtrohet në heshtje nga “trima“ të harlisur që telashet dhe dështimet e tyre në jetë i “zgjidhin” duke shfryrë mëllefin e tyre të lig mbi krijesa krejt të pafajshme e të pambrojtura si gruaja, fëmijët dhe prindërit e moshuar. E çka është më keq, të shumtën e rasteve, pa asnjë droe se mund të ndëshkohen nga zbatuesit e ligjit.
Një pamje që mediet e shpërfaqen mbrëmë do të duhej të na shqetësonte shumë dhe të gjithëve.
Kamera kishte regjistruar qartazi familjarin huligan, kah i mëshonte një gruaja në kokë, e cila ishte ulur në karrigën me rrotëza dhe po dilte nga Qendra Emergjente në Prishtinë. Ku, sigurisht, nuk do të ketë shkuar, për qejf.
A mund ta marrim me mend se çka do t’i ndodhë asaj të shkrete, kur burri i paburrë e huligan e çon atë në shtëpi, larg syve të policit e të publikut, por gjithësesi para fëmijve të tyre dhe shfrynë mëllefin e tij shtazarak mbi trupin, dinjitetin dhe jetën e saj të pambrojtur ? Sepse një barabë i tillë, përderisa çon dorë mbi gruan e tij, ai nuk “laget“ fare nëse aty janë prezentë edhe fëmijët e tij, të cilët sigurisht se nuk i trajton më mirë.
Në këtë rast agresiviteti i barbarit merr përmasa të tmershme, sepse duke rrahur gruan e tij, Nënën e fëmijëve, ai ua grinë shpirtin njomakëve dhe i gjymton ata për jetë.
Çfarë burri i hamamit është ai që çon dorë mbi gruan e tij, që terrorizon fëmijët dhe krejt familjen e vet?
Këta tipa të ligj e kanë vendin ose në spitalin psikiatrik ose në burg. Nuk ka kompromis me ta.
Mjerisht, nga kronikat e zeza mësojmë për çdo ditë se dhuna në familje po rritet, e kjo ndodhë zakonisht te shoqëritë dhe shtetet me probleme serioze.
Ndërsa gratë e shkreta, jam i sigurt se janë me dhjetëra mijëra në Kosovë dhe jo vetëm, i durojnë burrat e tyre barbarë edhe kur i rrahin, edhe kur i kërcënojnë edhe kur i poshtrojnë. Dhe jam i sigurt se shumë prej tyre këtë e bëjnë sepse i frikohen më shumë se egjelit, ndarjes nga fëmijët, i frikohen një mendësie primitive se edhe njerëzit më të afërm, në vend se t’i mbrojnë, jo vetëm do t’ua kthejnë shpinën por edhe do ta drejtojnë gishtin kundër tyre.

Shoqëria e Kosovës, përmes institucioneve dhe organeve të veta duhet të gjejë forma më efikase për t’i mbrojtur viktimat e dhunës në familje. Për këtë problem të mprehtë duhet të flitet me zë dhe kudo, e sidomos nëpër shkolla, ku edukohen fëmijët dhe ata përgatiten për të krijuar familje e ndonjëri syresh edhe për të drejtuar shtetin.
Në Kosovë është përmbysur sistemi i vlerave. Janë cënuar rëndë themelet e familjes. Janë përzier e janë bërë piskamë konceptet.
Kosova është në një krizë të rëndë jo vetëm morale. Ajo ka nevojë për ndryshime të themelshme, dhe këtë mund ta bëjë vetëm një elitë e re jo vetëm politike : njerëz të ditur e të qytetëruar, njerëz të vendosur për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme e të aftë me u përballë me sfidat e shekullit të ri.
E kjo fillon te barazia mes gjinishë gjithandej, e parasegjithash në familje, ku është baza e çdo gjëje.
Baza e jetës që e jetojmë vetëm njëherë.

Xhafer Shatri

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 292 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi