Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Epopeja në Kodrën e Trimave
Publikuar më 12 janar, 2021 në orën 23:50 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Si sot, 37 vjet më parë, u vranë në Prishtinë, prijësit e shquar të Lëvizjës tonë Kombëtare e Heronjtë e Kosovës, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha.
Ata, pas një aktiviteti të dendur ilegal, u zbuluan dhe u rrethuan në lagjën që, më vonë, mori emrin e qendresës së tyre, Kodra e Trimave.
Rexhepi e Nuhiu, që personifikonin lulen e djalërisë shqiptare, u vranë heroikisht e me armë në dorë, në përpjekje për ta çarë rrethimin e shumfishtë.
Zbulimi dhe vrasja e tyre deri vonë mbeti një prej enigmave më të errëta të organizimit dhe të qëndresës ilegale në Kosovë.
Koha e dëshmoi se rrethimi i tyre ishte një aksion i koordinuar nga maja e shërbimeve sekrete jugosllave, civile e ushtarake, për shpartallimin e Lëvizjes së fuqishme Kombëtare të Kosovës. Zbulimi dhe vrasja e Rexhepit dhe Nuhiut, ishte rezultat i një rrjeti të sofistikuar spiunazhi të ngulitur gjithandej përmes renegatësh të rrezikshëm dhe organizatash “ilegale“ hibride.

Vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës në mërgim dhe e Rexhep Malajt e Nuhi Berishës në Kosovë ishte një ndër grushtet më të rëndë që Serbia ia dha Lëvizjes Kombëtare të Kosovës.
Pasojat e vrasjes së tyre ishin rrënuese për qendresën ilegale, sepse ata, që të pestë, ishin kuadro të zotët, njerëz me vizion, me guxim e përvojë të jashtëzakonshme.
Vrasja e këtyre prijësve të shquar të Lëvizjes tonë Kombëtare, krijoi boshllëqe të tilla, sa që u reflektua shumë dhe gjithandej gjatë gjithë viteve tetëdhjetë, gjatë kohës së apart'heidit dhe sidomos gjatë dhe pas shpërthimit të luftës në Kosovë.
Por historia e popujve të robëruar, zakonisht, shkruhet me gjak, me vuajtje të papërshkrueshme dhe akte heroizmi e vetëflijimi të njerëzve më të mirë të tyre.
Të djemve që, si Rexhepi e Nuhiu, me jetët e tyre ia trasojnë rrugën Lirisë.
Lavdi e përjetshme Heronjve të Kombit, Rexhep Malajt e Nuhi Berishës!

Xhafer Shatri

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 120 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi