Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mërgata shqiptare dashuri e pashuar e Atdheut
Publikuar më 18 janar, 2021 në orën 22:25 ( ) Avdi Ibrahimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mërgimtarë të shtrenjtë! Çlirimi i vendit nga zgjedha jugosllavo-serbe mbanë edhe kontributin tuaj të çmueshëm me pushkë e penë, dhe mjete finaciare e propagandistike, jeni ju ata e ato mvarësisht nga vetitë karakterologjike keni kryer misionin secili në mënyrën e vetë për lirin e Atdheut. Kurbeti është një plagë e gjithmonshme e popullit shqiptar, njëkohësisht është ndjenja më tragjike e secilit mërgimtar, që vuan e digjet për vendlindjen, familjen, farefisin, por në veçanti për Atdheun shqiptar.
Të rrahun nga shtrëngatat e jetës në dherat e huaja, njerëz të mëdhenjë linden si burim frymzimi nga lufta dhe kultura jonë kombëtare, ishin po këta njerëz që përjetuan tragjedi të mëdha në të jetuarit larg vendit të tyre, një nga tragjedit e dhimbshme përjetoi edhe poeti ynë i idealeve atdhetare Zef Serembe, letrari i fjalës së shkrueme në tragjikën e tij jetësore, që nga fëmijëria nuk ka ndjerë asnjë çast lumturie, Ai është nga ata njerëz që merrë botën në sy duke udhëtuar nga një vend në vendin tjetër të botës, jeton në megrim deri në vdekje, ka udhëtuar në këmbë për në Spanjë, Francë e Itali ngase ishte një nga poetët më të varfër materialisht në kohën e tij, mbase katandisja materiale mund ta ketë bërë krijimtarin e tij artistike të poezisë si një ndjenjë të çiltër, dhembjeje e tragjike i cili vdiq i çmenduar në San Paolo i mërguar jashtë atdheut të cilin e deshti aq shumë.
Sa punëtor, poet, shkrimtar, studies e atdhetar të tjerë si Serembe vdiqën rrugëve të botës, jashtë Atmëmëdheut shqiptar në skamje e të sëmurë në tragjikën e jetës, siç është rasti me shkrimtarin e madh arbëresh Jeronim De Rada, që për një kohë të shkurtër i vdiqën gruaj dhe katër djem, duke e lënë të vetmuar në jetë.

Poashtu, Naim Frashëri, iluministi ynë i shquar që mbetët përgjithmonë në ballë të letërsisë sonë shqiptare, vdiq i dërmuar nga sëmundja i mërguar në Stamboll. Janë shumë të tjerëve që patën fatin e njejtë me këta që lartëcekëm… Të detyruem të mërgojnë nga vatrat e veta, të cilët morën më vete një copë të atdheut të tyre, morën më vete dashurin e pashuar të Shqipërisë së dashur; morën më vete ndjenjën e legjendave, këngëve, valleve dhe veshjet kombëtare të etërve të tyre dhe edukuan fëmijët e vet e bashkëkombasve të tyre u spikatën ndjenjat e zgjueme historike me ndjenjat e fshehta patriotike në veprimtarin atdhetare, të cilët më shembullin e punëtorit, mësuesit e pedagogut të arsimimit në gjuhën shqipe ushtruan ndikim të madh nga brezi në brezë në mbarë hapsirat ku jetonin bashkëatdhetarët e tyre, të cilët nga mërgimi përhapën rrezët e diturisë dhe lirisë, duke ndriquar fytyrat e ndritshme të heronjëv e heroinave të Atdheut pellazg-ilir-shqiptar, kësisoji donin t’u përkujtonin figurën e ndritshme të heroit kombëtar të Gjergj Kastriotit Skëndërbeut e të tjerëve, t’u jepnin njohuri e zemër popullit shqiptar mbrenda e jashtë Atdheut për t’i brumosur me heroizmin e tyre të trimërisë e atdhetarisë që flijuan jetën për liri e të drejta kombëtare.

Mërgimtarët shqiptar sipas bindjës time përgjithmonshëm ndjejnë dashuri të flaktë për vendlindjen e etërve të tyre të cilët u çfaqen në çdo kohë në periudha të ndryshme historike si udhërrëfyes të vetëdijës së zgjueme politike e sociale për të shprehë mospajtimin me strukturën udhëheqese shoqërore që keqëqeverisin me vendin, duke u rebeluar hapur, duke çfaqë paknaqësi për qeverisjen e korruptuar që po dëmtojnë dukshëm interesat kombëtare për ineresat e tyre personale e klanore.
Kësisoji është e domosdoshme mërgimtar të nderuar të jeni të gatshëm të vini në Atdhe më 14 shkurt 2021 për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme kandidatët më të mirë, më të përgaditur inelektualisht e politikisht që mbrojnë interesat kombëtare e shtetërore të Republikës Shqiptare të Kosovës (Dardanisë), në mënyrë që përfundimisht t’u japim grushtin e pamëshirshëm klasës së vjetër politike të koruptuar skajshmërisht.
Tani egziston alternativa e votimit të një klase të re politike që mbron me çdo kusht interesat kombëtare politike ekonomike të vendit, siç është ajo e Lëvizjës Vetëvendosje me në krye liderine saj Albin Kurtin të nominuar për kryeministër të vendit, kësisoji të bëjmë ndryshimin e madh politiko-ekonomik, për t’ja kthyer popullit shqiptar dinjitetin, për ta zhviluar ekonomikisht Kosvën tonë të dashur; për t’ja kthyer cilësin kualitative arsmimit, shëndetësisë e drejtësisë së kapur nga kasta e vjetër e politikanëve të korruptuar, që janë plagët më të pelimta në situatën e krizës politike që po kalon vendi dhe shoqëria, për t’i shëruar më në fund popullit shqiptar të shumë vuajtur edhe plagët e shpirtit.

Është momenti i nevojshëm që mbrenda e jashtë Atdheut të bashkohemi për të vënë në lëvizje ndërgjegjën kombëtare si në kohën e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit; të bashkohemi idealisht me mendje të qartë, e me ndjenjën e flakët patriotike, me vetëdie të zgjueme, me një dëshirë të pashueshme për komb e atdhe si dikur rilindasit tanë, të flakim me anë të votes së lirë, strukturën e vjetër politike të kalbur titiste e neotitiste, kjo një fatkeqësi e jona kombëtare që gjitmonshëm ka penguar bashkimin dhe zhvillimin kombëtar shqiptar, t’i daltojmë veprat konkrete duke zgjeruar sferat kreative progresiste, të pasurojmë opusin realisht në mënyrë konkrete me ide e realizime të reja për të mirën e gjithmbarshme shoqërore dhe sociale.

Të ndershmit mërgimtar kudo ndodheni në dhera të huaja, s’bashku me ne që jetojmë në Atdhe të rizgjojmë vetëdijën kombëtare dhe ndjenjën liridashëse si të figurave të heronjeve dhe heroinave shqiptare, atë ndjenjën më të dhimbshme njiherit më krenare të qenies sonë kombëtare që hapi rrugën e fakteve të njëmemendëta historike nga e kaluara jonë e lavdishme të ngrisim lartë edhe kauzën kombëtare mbi vetëdijen religjioze si akt moral të ndërgjegjës dhe mendjes së shëndoshë, përkrah nderit e traditës së vetëdies në veprimet tona të përbashkueme t’ia nështrojmë qëllimit liridashës e patriotik, ashtu si e kanë edhe popujt më të përparuar të botës.

-Fillo më gëzue.

Është vargu i poems “Vaji i bylbylit”, nga krijimtaria letrare poetike të priftit dhe doktorit të filozofisë Ndre Mjeda, i cili ka shkruar duke mos u imponuar nga profesioni prej kleriku, por qe një poet i frymës së natyrës shqiptare edhe pse jetoi si qytetar i disa vendeve europiane.
Vetëm kur njeriu jeton i lirë dhe shprehë pa u friksuar fjalën e lire, por jo në mënyrë anarkiste sikundër shprehën disa analista e gaztar në media elektronike, duke shpifur e fyer apo ofenduar kundërshtarët e tyre, veç ashtu si është e vërteta për të mirën e përgjithshme kombëtare të shoqërisë njerëzore me besim në ngadhnjimin e progresit, që aspiron lirinë e njeriut si qenie e përbashkët shoqërore, lirin e kombit dhe Atdheut me të drejta të plota të bashkësisë europian edhe asaj botërore. Njëkohësisht të besojmë në ardhmërinë e ndryshimit drejtë ditëve më të ndritura të ndërgjegjës sonë kombëtare që njeriu të ketë aftësi që të kapë në duart e veta fatin e vet, duke mose lënë anash ndjenjën liridashëse dhe të kuptuarit e historisë sa e pamëshirshme ka qenë sundimi i të huajve në Atdheun shqiptar.

Kësisoji, ta ndjejmë e ta kuptojmë dhimbjën e pashuar të mërgimtarit të tretur në dhera të huaja që i mungon liria, që i mungon vendlindja, që është i robruar shekuj me radhë kurbetçiu, që kurrë në jetën e tij të zhuritur nuk e ka vë dhimbjen individuale mbi atë shoqërore, gjithnji është i gatshëm të flijohet për qëllime të larta kur Atdheu jep kushtrimin, mërgimtarët nuk rreshtën së punuari, e së mbështeturi rrugën e ndritshme të ribashkimit të Shqipërisë Etnike. Kësisoji mërgata shqiptare është dashuria e pashuar e Atdheut që do mbështesë ndryshimin. -Fillo më gëzue.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 190 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi