PSE DËSHTOI POLITIKA KOSOVARE PËRBALLË SERBISË FASHISTE NË KËTO VITE TË "DEMOKRACISË"?! |
Publikuar më 18 janar, 2021 në orën 22:31 ( ) |
Fadil Shyti | Opinion | |
|
|
Pikat më të errëta të sundimit të simbretërve të LDK-PDK-AAK dhe simotrat e tyre té fshehur pas perdeve blu të Republikës sē Kosovës; kapitaliste ishin:
1. Heqja e Flamurit Kuqezi, nga institucionet e kësaj Republike,
jo sovrane.
Pse Kosova shqiptare, të mos e ketë në institucionet e veta, vetëm Flamurin Kombëtar Shqiptar?!
2. Pse u mohua Identiteti ynë kombëtar?!
Mohimi i Gjuhës Shqipe me të ashtuquajturën, "Republikë Multietnike Kosovare", përkundër faktit që, në Kosovë mbi 95% shqiptaré autoktonè jemi në trojet tona?!
Ztr. demon-kratë, lejuan të barazohohet gjuha e kolonëve serbë dhe gjuha angleze si gjuhë zyrtare.
-Pse Kosova të ketë 3 gjuhë zyrtare?!
3. Lejimi i ndarjes të qytetit verior, Mitrovicë në dy pjesë, në dy komuna madje dhe emrimi i këtij qyteti shqiptar: "Mitrovicë Jugore" dhe "Mitrovicë Veriore"?!
-Pastaj, lejuan dhe pushtetin "paralel" serbo-çetnik, me Listën Serbe (LS).
E theksoj, "paralel" (të shkruar me thonjëza) për faktin që, serbët andej urës të Lumbardhit (ish-Ibrit) këto 21 vj, të "çlirimit" e sundojnë até pjesë të territorit shqiptar, e cila para LÇ-re të UÇK-së, ishte mbi 70% e banuar me shqiptarë, ndërsa, pas luftës, çetnikët serbë me mashtrimet dhe dhunën e tyre të pandërprerë ndaj shqiptarëve; por edhe me përkrahjen e reaksionit të brendshëm dhe të jashtëm, i cili ka lejuar e ka mbjuluar "qelbin" me heshtje; gjatë këtyre viteve zezona e ndryshuan përbërjen e popullsisë në ato anë; tani, atje banojnë vetëm 30% apo më pak shqiptarë.
Sundimi serb andej, ka shtrirje në çdo aspekt të jetës, pa i përfillur, pa i marrë në konsideratë fare urdhërat e Prishtinës; por vetëm direktivat e Beogradit.
4. Privatizimi i egër kapitalist, i ndërmarrjeve dhe i tokave që itakonin pronësisë shtetërore.
Shkatërrimi i fabrikave, kombinateve, uzinave e të tjera.
Shkatërrimi i industrisë të lehtë e të rëndë, shkatërrimi i bujqësisë dhe blegtorisë, i florës dhe faunës; të gjitha këto sollën papunësinë e lartë, sollën mjerime me varfërinë masive, për pasojë ndodhën katrahura të mëdha, në veçanti shpërtheu hemarrogjia e shpërnguljeve masive të shqiptarëve si në kohërat e kraljive; Pashiqit, Titos, Rankoviqit dhe Sllobodan Millosheviqit.
-Hemorragjia kombëtare po vazhdon, kudo në trojet e Shqipërisë Etnike.
Tanimë, të gjithë po e shohim dhe po dëgjojmë që, fatkeqësisht për nga numri i shqiptarëve të ikur nëpër botë, jemi bërë një Shqipëri e Tretë,-e shpërndarë kudo, në të gjitha meridianet...
5. Me rastin e shenjimeve (demarkacioneve) me shtetet pushtuese të territoreve tona etnike, u bë ricopëtimi i Kosovës me rrudhjen e saj në mijëra km ha, në kufijt Maqedoninë dhe Malin e Zi.
-Kjo prerje me thika tradhëtie, kurresi nuk do të duhej të ndodhte për asnjë kusht, për asnjë çmim.
-Sikur, Kosova të kishte Gjykatë Kushtetuese të Pavarur, jo si kjo e kapur nga liderucët dhe këto parti servile të qarqeve të huaja reaksionare; mesiguri do t' i rrëzonte këto vendime tradhëtie ndaj popullit dhe atdheut.
Dhe, shkelësit e sovranitetit dhe të territorit té atdheut urgjentisht do të arrestoheshin dhe do të dënohoheshin penalisht për tradhëti kombëtare.
6. Partitë simotra PDK-LDK dhe udhëheqësit e tyre Hashimi dhe Isa, shkuan në Bruksel e lejuan dhe nënshkruan, Asociacionin, (serb. Zajdednicën) e njëanshme,-një etnike të komunave serbe, vetëm pas protestave të opozitës së vërtetë shqiptare VV në krye me Albinin; kjo padrejtësi që po i bëhej populit të Kosovës u dërgua në Gjykatën Kushtetuese, e cila në atë Marrëveshje gjentelmene, i gjeti 23 shkelje té ligjeve të Kosovës.
-Dhe, shih paradokset e politikës së Gjykatës "kosovare", për të gjitha këto shkelje, ztr Hashimi, as Isa, kurrë nuk dhanë përgjegjësi morale as penale?! Përkundrazi, ztr, monarkistë krejt, qetë-qetë e vazhduan politikën e tyre reaksionare, prapakthyese për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.
Madje, me pazaret e tyre ndër-partiake, u shpërblyen me poste të ndërsjella, të larta shtetëtore?!!!
7. Dhe, gabimet palë-palë të LPAN-it, veçse janë trashur dhe as sot e sot,
s'kanë të mbaruar; kur në Kosovë lejuan instalimin e politikave segregacioniste të zbatimit të exterritorialitetit në favore skajshmërisht të njëanshme dhe shumë përfituese të kolonëve, që i përkasin religjionit ortodoks serb; kur Kishës serbe iu lejuan mbi 800 ha toka e male rreth saj, që të jenë zona të paprekshme, atje të mos ketë çasje shteti as pronarët e atyre tokave me tapitë dhe maleve, që nga Buletini, katund i rrethit të Mitrovicës gjer në rrethin e Deçanit e gjetkë...
-Kjo qe gjithashtu, dhe një goditje e fortë për rrënimin e pamëshirë të ekonomisë së Kosovës.
-Pa harruar të theksoj faktin që, në këtë maskaradë turpi dhe krimi ekonomik dhe jo vetëm ekonomik, por edhe kulturor në aspektin e Identitetit religjioz, u përfshi dhe "drejtēsia" e Gjykatës Kushtetuese të kapur kosovare, e cila u bashkua si e pa pikë mendje në kokë, me vendimet politike anti-kombëtare.
Duke i parë të gjitha këto dështime politike-diplomatike, ekonomike, kulturore, shkencore, ushtarake e të tjera, kjo klasë politike nuk e dha me sukses provimin para popullit në shërbim të atdheut.
Atdheu po lëngon, po rënkon nga plagë të vjetra e të reja?!...
Prandaj, në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021, populli duhet të përcaktohet dhe të votojë ndryshime pozitive.
Këto ndryshime nuk arrihen dot, pa Albinin, Kryeministër, pa VV në pushtet, kur dihet fakti që, Albini dhe VV për 16 vite të veprimtarisë paqësore aktive, ishin dhe janë kundër këtyre dështimeve të klasës sunduese kapitulluese kosovare të LPAN-istëve.
Atdheu po thërret!
Sot, o kurrë!
Zgjohu shqiptar!
Voto për të sotmen dhe të ardhmen e ndritur, për të cilën populli derdhi djersën dhe gjakun.
17 Janar, 2021
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
458 herë
|
|
|
|
|
|
|