Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Politikanët shqiptarë dhe Bashkimi Kombëtar
Publikuar më 20 janar, 2021 në orën 22:01 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tjetër gjë është populli shqiptar dhe Shqipëria dhe tjetër gjë është treguar, ka punuar dhe ka vepruar politika dhe politikanët e Shqipërisë prej 100 vitesh si dhe politikanët e Kosovës pas Shpalljes së Pavarësisë së saj.

Politika dhe politikanët në Shqipëri, atyre më shumë u ka interesuar interesi personal, akrabaja nepotiko-fisnore, pra nepotizmi, krahinizmi, egoizmi dhe etja për pushtet dhe për përfitime dhe interesa personale dhe shumë pak u ka interesuar populli, shteti dhe zhvillimi e konsolidimi i Shqipërisë, dhe akoma shumë më pak interesimi për bashkëkombasit e tyre ne trojet etnike jashtë Shqipërisë, dhe kurrë politika e Tiranës as nuk e pati kërkuar dhe as nuk e kërkon akoma as sot bashkimin e trojeve shqiptare, dhe as nuk ka zhvilluar as luftë për të marrë Kosovën e trojet e tjera nën ishJugosllavi, Serbi e Greqi.
Por tjetër gjë është Shteti shqiptar, populli shqiptar dhe Shqipëria, ku Shqipëria si shtet ka pasur dhe ka rolin e madh jetik mbarëshqiptar, ku Shqipëria dhe Tirana kanë qenë dhe janë epiqendra politike, diplomatike, akademike dhe kombëtare për të gjithë shqiptarët.
Politikanët shqiptarë vetëm sa spekulojnë me retorikën kombëtare, patriotike dhe për bashkimin kombëtar thjesht dhe vetëm për interesa personale pushteti, dhe kjo sidomos gjatë fushatave elektorale. Kështu ka vepruar pothuajse gjithmonë politika e Tiranës.

Por edhe politikanët dhe kryetarët e partive politike në Kosovë ata të atyre partive politike të cilët e kanë keqqeverisur Kosovën prej 20 vitesh e që tashmë njihet si establishmenti apo politika e vjeter në Kosovë, ata janë paraqitur me dukje dhe me retorika patriotike, atyre u janë dashur fotografitë politike dhe vizitat e shpeshta në Shqipëri dhe sidomos marrja e dekoratave dhe e lëvdatave nga mediat e Tiranës por sidomos nga pushteti, presidenca dhe pushteti lokal në Shqipëri për t’u vetëreklamuar dhe për t’ua paraqitur ato si pikë politike e trofe opinionit kosovar sa për t’ua marrë votën atyre, pasi më pastaj pushtetarët, deputetët dhe shtetarët e Kosovës e harrojnë pariotizmin dhe e “duan” Shqipërinë sa për pushime plazhi dhe për shlodhje turistike, apo për ndonjë truall për të ndërtuar vila luksoze për familjet e tyre.

Ata politikanë që në Kosovë kujtohen në kohë fushate elektorale qe te mbahet referendum për Bashkimin Kombëtar, duhet të mos “nguten” e të bëjnë sikur janë patriotë të mëdhenj,por duhet ta llogarisin e të mendohen mirë, se cili është mendimi i atyre shteteve prej të cilëve erdhi Pavarësia dhe shtetësia e Kosovës,pra të maten mirë se a mund të bëhet dhe si do të bëhet Bashkimi Kombëtar pa miratimin dhe mbështetjen vendimtare të SHBA-ve.

Këta politikanë që duan të marrin flamurin e “patriotit” duhet së pari të ndërtojnë shtetin modern ligjor në Kosovë, të luftojnë krimin, hajninë, korrupsionin dhe ta konsolidojnë shtetin e Kosovës, të integrohet e të antarësohet Kosova në BE, OKB dhe në organizata të tjera ndëkombëtare. Dhe jo pasi të kenë dështuar vijnë e kujtohen si patriotë të Bashkimit Kombëtar. Aktualisht këto janë emërgjenca dhe duhuri jetike sot për sot për Kosovën: ndërtimi dhe funksionimi i shtetit, ligjit, drejtësisë, demokracisë, integrimi shqiptaro-shqiptar në të gjitha lëmejtë dhe sferat ekonomike, tregtare, doganore, biznesesore, juridike, kulturore, akademike, arsimore,shëndetsore,diplomatike e politike të cilat i hapin rrugën zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit e të pavarësisë së Kosovës, integrimit të saj të brëndshëm dhe të jashtëm, forcimit të autoritetit, reciprocitetit e të prestigjit ndërkombëtar të Kosovës dhe gradualisht Bashkimit Kombëtar; objektiva këto të cilat i ka premtuar dhe i promovon VETEVENDOSJA dhe Albin Kurti si dhe Vjosa Osmani. Pra, ata patriotët e tjerë kanë dhëne prova se kanë dështuar në këto aspekte

Nuk duhet të spekulohet me aspiratën e Bashkimit Kombëtar sa për interesa personale e partizane, momentale dhe elektorale.

Është Shteti i Shqipërisë ai i cili së pari duhet ta kërkojë që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë,pasi Kosova është pjesë e saj. Shqiptarët kanë luftuar e sakrifikuar për Shqipërinë e bashkur, për Shqipërinë me të gjitha trojet shqiptare përfshirë brënda saj, dhe shqiptarët të gjithë e duan Bashkimin Kombëtar dhe nuk e duan vetëm ata të cilët politika ua mundëson që të deklarohen për Bashkimin Kombëtar, të cilët më së shumti e përdorin si retorikë dhe për intersa pushteti personal si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Rëndësia jetike e Shqpërisë për Kosovën

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912 është ngjarja më e madhe kombëtare e shqiptarëve, e cila mundësoi krijimin e shtetit shqiptar të Shqipërisë.
Pavarësisht se Shteti shqiptar i Shqipërsë, jashtë tij mbetën gjysma e trojeve dhe popullsisë shqiptare, Shqipëria gjatë 100 viteve shtet pati rëndësinë dhe rolin jetik në mbështetje të Kosovës, popullit shqiptar të saj si dhe në trojet e tjera shqiptare që mbetën jashtë Shqipërisë.

Shtetin e Shqipërisë e shikonin me besim, dhe Shqipëria ishte shpresë dhe frymëzim për qëndresën dhe rezistencën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.
Armiqtë e shqiptarëve, Greqia e Serbia dhe aleanca sllavo-ortodokse dhe qarqe europiane agjenturore të tyre, duke e ditur rëndësinë dhe rolin jetik për mbijetesë kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Kosovë gjithmonë kanë punuar në maksimum dhe kanë pasur si synim asgjësimin edhe të shtetit shqiptar të Shqipërisë.

Ata kanë përdorur të gjitha metodat agjenturore, fetaro-shtetërore, shoviniste, mjete e metoda diversionizmi, ushtarake e financiare për ta fshirë dhe zhdukur Shqipërinë si shtet, apo edhe për ta mbajtur Shqipërinë në paqëndrueshmëri politike, të dobët politikisht, ekonomikisht dhe të pazhvilluar si dhe kanë lobuar fuqishëm në përpjekjet antishqiptare të tyre që Shqipëria të mos kishte miq dhe aleatë ndërkombëtarë.
Dhe deri diku armiqtë e Shqipërisë ia kanë arritur qëllimit të tyre, pasi Shqipëria mbeti e fundit në Europë në rrugën e zhvillimit, progresit, demokracisë dhe të forcimit si shtet dhe në atë të integrimit europian. Kjo ka bërë të mundur që politika e Tiranës duke patur gjithmonë probleme ndërvete , politika e Shqipërisë nuk ka mundur që ta luajë rolin e duhur në mbështetje të Kosovës.

Por pavarësisht kësaj ekzistenca e Shtetit shqiptar të Shqipërisë ka rëndësinë dhe rolin e madh jetik kombëtar për Kosovën, pasi Shqipëria si shtet ishte prapavijë mbrojtjeje dhe mbështetëse për Kosovën; Kosova kishte Shqipërinë si përkrahëse dhe mbrojtëse në institucionet ndërkombëtare, në Europë dhe në Botë; Shqipëria ishte frymëzim dhe inkurajim për qëndresën shqiptare në Kosovë dhe për mbrojtjen e lirive e të drejtave njerëzore e kombetare të tyre.

Shqiptarët e Kosovës krenoheshin me shtetin Amë, dhe serbët e grekët frikësoheshin dhe ia kishin gjithmonë frikën Shqipërisë dhe prandaj ata asnjëherë nuk hoqën dorë për ta destabilizuar dhe coptuar Shqipërinë.
Shqipëria ka rëndësinë dhe rolin jetik për Kosovën dhe ky rol u tregua edhe gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999, ku Shqipëria pavarësisht se ajo ishte vetë në krizë, Shqipëria mundësoi dhe priti rreth 800 mijë shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga regjimi kriminal dhe genocidist serb, si dhe nëpërmjet Shqipërisë u bë e mundur që edhe nga diaspora të vinin me mijra vullnetarë të UÇK-së që shkonin në luftë për clirimin e Kosovës.

Edhe tani që Kosova ka shtetin e saj, marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë për Kosovën janë parësore dhe jetike, pasi Shqipëria ka potenciale të mëdha ekonomike, energjitike hidrokarburore, ujore, pasurore, si dhe strategjike pasi ka dalje të gjërë në Adriatik gjë e cila për Kosovën e vogël dhe të varfër kanë rëndësi jetike.

Pra Shqipëria ka rëndësi dhe rol jetik për Kosovën pasi Kosova është e rrethuar gjeografikisht nga anët e tjera me shtete sllave.
Prandaj është me rëndësi që Kosova duhet t’i bashkangjitet dhe t’i bashkohet Shqipërisë se vetëm kështu është e mira më e madhe dhe ajo jetike për të dhe për të gjithë shqiptarët.
Pa marrrëdhënie të fuqishme, të forta dhe vëllazërore të Kosovës me Shqipërinë dhe pa Bashkimin e saj në të ardhmen me Shqipërinë, Kosova do ta kishte të vështirë mbijetesën si shtet.

Skënder Sadri Kapiti

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 75 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi