Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Morali dhe përgjegjshmëria e lartë kombëtare e Presidentit Meta në Shqipëri dhe Osmani në Kosovë
Publikuar më 22 janar, 2021 në orën 02:22 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Si intelektual, por si qytear i Republikë së Shqipërisë, si vrojtues por edhe si vlerësues duke u nisur nga faktet dhe realiteti, dhe duke pretenduar që të jem sa të mundem larg ndikimeve politike, partizane dhe duke u përpjekur që t’u shmangem preferencave personale politike pasi une vij nga një familje nacionaliste dhe kundërshtare e ishregjimit komunist, si dhe duke iu shmangur subjektivizmit por edhe nxitur nga vullneti i lirë vendosa shkurtimisht të shkruaj këtë opinion mbi atë se: së pari politika dhe politikani, pushtetari e shtetari duhet të jetë i përgjegjshëm moralisht si dhe të jetë përgjegjshëm para ligjit, para popullit dhe si shërbëtorë i Republikës dhe qytearëve. Kjo tashmë publikisht konstatohet te Presidenti aktual i Shqipërisë z. Ilir Meta.
Ja disa nga argumentet që më japin të drejtë në këtë konstatim:
Për herë të parë në Shqipëri Presidenti aktual z. Ilir Meta është President i cili nuk komandohet nga partitë politike por nga Ligji e Kushtetuta; për herë të parë Shqipëria ka një President i cili e kryen detyren fisnike dhe rolin e Kryetarit të Shtetit si një detyrë e unitetit kombëtar dhe mbi partitë politike.

“Opozita” dhe Kundërshtari më i madh i Presidentit Meta në Shqipëri sot është Qeveria, kryeministri dhe rilindja qeverisëse, pra është pushteti, sepse pushteti autokrat dhe antipublik i sotëm ka arritur që të kapë të gjitha pushtetet në Shqipëri, përvec atë të Presidentit të Republikës falë rezistencës e qëndressë dinjitoze, të pakompromentuar dhe burrërore të Presidentit Ilir Meta, i cili moralisht, ligjërisht, kombëtarisht dhe patriotikisht po mbron Republikën, Demokracinë, Ligjin, Kushtetutësh, si dhe personalitetin e dinjitetin e shtetit republikan shqiptar kundër autokracisë, hajnisë, korrupsionit dhe tradhtive publike të pushtetit qeverisës.

Presidenti Ilir Meta tashmë realisht është jo vetëm President por edhe opozita kryesore kundër amoralitetit, korrupsionit, kundër kapjes së shtetit, kundër politikave oligarko-korruptive dhe kleptohajnisë institucionale prej të cilave shqiptarët po largohen dhe Shqipëria po shpopullohet.

Po kështu edhe në Kosovë, sot postin e Presidentit të Kosovës e ushtron U.D. Znj. Vjosa Osmani e cila ia ka kthyer Institucionit të Presidentit të Kosovës kompetencat, detyrën dhe autoritetin e duhur, pasi më parë paraardhësi i saj Z. Thaci e pati kthyer detyrën e presidentit nga një institucion uniteti kombëtar në një institucion përcarës dhe intrigash, në një institucion privat, personal e klanor të interesave të tij e të partiakëve të Partisë së tij, si një institicion pazaresh, trafiqesh e madje edhe komplotimi kundër demokracisë si shëmbulli me i fundit i derigjimit nga ana e tij edhe të pucit parlamentar që bëri të mundur rrëzimin e qeverisë legjitime Kurti; dhe si një ish President i cili për interesa personale pati rrëmbyer edhe kompetencat e Kryeministrit e të parlamentit.

Skënder Sadri KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 136 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi