Qytetarët sot patën rastin të shohin drejtpërdrejt se KQZ-ja është shndërruar në mekanizëm për likuidimin e Vetëvendosjes, duke mos respektuar fare rekomandimin e Zyrës profesionale të Çertifikimit dhe në fund duke mos çertifikuar në bllok Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate.
a shoh drejtpërdrejt se ishte pikërisht Valdete Daka marioneta e atij grupimi të olhokratëve tashmë të njohur, që tentoi me çdo kusht ta shpjerë përpara skenarin për largimin nga skena politike të Vetëvendosjes.
Skenarët pararendës të këtij grupimi olhokratësh, siç dihet tashmë, i kanë kushtuar me jetë Astrit Deharit, ndërkaq të tjerë kanë pësuar me përndjekje e linçime nga më të rëndat.
Siç e kanë vënë në pah juristët tanë, neni 45.1 i kushtetutës së Kosovës ia njeh secilit «të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet», ndërkaq neni 3 i protokollit të parë të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut po ashtu mbron të drejtën e patjetërsueshme për t’kandiduar.
Një raport i Komisionit të Venedikut, siç njihet ndryshe Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit, na kujton juristi Getoar Mjeku, këshillon kundër «ndalesës së përgjithshme dhe pa dallim ndaj kandidimit të personave të shpallur fajtorë për vepra penale» [CDL-AD (2006) 018, paragrafi 78].
Një tjetër raport udhëzon shtetet t’i përmbahen parimit të përpjesëtueshmërisë apo proporcionalitetit, ashtu që shteti të veprojë në baraspeshë me qëllimin dhe domosdoshmërinë e veprimit [CDL-AD (2015) 036cor, paragr. 18].
Komisioni tutje e bën të qartë kur potencon se «rregulla se është i pazgjedhshëm çdo person i shpallur fajtor për vepër penale, nuk do të ishte në përputhje me nenin 3 [të Konventës]». Po aty, paragr. 19.
Në asnjë vend europian nuk ju cenohet e drejta për t’u zgjedhur të dënuarve an grup për të gjitha veprat penale të mundshme. Përkundrazi, kodi penal dhe ligjet përkatëse precizojnë qartë veprat e rënda specifike.
Qytetarët sot patën rastin të shohin drejtpërdrejt se KQZ-ja është shndërruar në mekanizëm politik për likuidimin e Vetëvendosjes, duke mos respektuar fare rekomandimin e Zyrës profesionale të Çertifikimit dhe në fund duke mos çertifikuar në bllok Lëvizjen Vetëvendosje dhe Nismën Socialdemokrate.
Ky veprim seleksionues i KQZ-së dëshmon qartë se si institucion i subordinohet vullnetit politik të olhokratëve, duke përfillur në përpikmëri udhëzimet për t’mos zbatuar vendimet që nuk ju konvenojnë atyre, respektivisht interesat e tyre jetike.
Sot në realitet bordi politik i KQZ-së, që de fakto shpërfaqi koalicionin e fshehur mes PDK-së dhe LDK-së, në orët e mbrëmjes, pas një rezistence aktive dhe taktizimi politik sui generis përgjatë gjithë ditës, arriti t’i mbivendoset Zyres profesionale të Çertifikimit, duke ushtruar atentat politik ndaj pavarësisë së institucionit dhe vetë demokracisë.
Sadri Ramabaja
Prishtinë, 22 janar
|