Zgjedhjet! |
Publikuar më 24 janar, 2021 në orën 19:34 ( ) |
Opinion | |
|
|
Zgjedhjet janë kuptimi bazë i demokracisë, dhe e shprehin këtë kuptim, vetëm kur janë plotësishtë:
• Të lira, të drejtëpërdrejta, të papenguara
Zgjedhjet, gjithkund dhe vazhdimishtë bëhen për ti hapur rrugë më të mirës, që mendohet se sjellë siguri, punë, zvillim,..., tipare këto që sjellin mirëqenje shoqërore, familjare, individuale!
Bazuar në shpeshtësinë e zgjedhjeve, që nga ardhja e demokracisë (vjeshtë- pranverë), ne shqiptarët, do të ishim në krye të listës së vendeve demokratike
Por bazuar në arritjet që ato sollën deri më tani, radhitemi në vendin e fundit në europë, dhe ndër të fundit në glob, përkundrejtë mundësive të shkëlqyeshme natyrore dhe njerëzore që ka vendi ynë.
Largimi në shumicë i popullit nga vendi, i tregon të gjitha!
Fatkeqësia është, se e vërteta e mbështetur në shifra dhe fakte, tregon se që të gjitha pushtetet e derisotme të demokracisë në mbarë gjeografinë shqiptare(pushtete KUKULLA), votën popullore(aq sa ishte), e shumëzuan kur ishte për interesa të tyre, dhe e pjestuan kur ishte kundër interesave të tyre!
Me një fjalë:
• Është mirë të zgjedhësh- kur ke ҫka të zgjedhësh, sikurse janë zgjedhjet e tanishme në Kosovë që kanë një alternativë
• Është mirë të heshtësh- të i injorosh zgjedhjet, kur ske alternativë, sikurse do të jenë zgjedhjet në shtetin amë Shqipëri, të parapara pak muaj më vonë, që politika atje, pavarsishtë krahut që deklarohet se i takon, një REZULTANTE ka - që qon ujë në mulli të anmikut!
Fundja, kjo tashmë me minishegenin serb, është lehtësishtë e kuptueshme për gjithkënd që don të kuptoje.
Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, aq sa po flitet dhe shkruhet gjithandej, po tregojnë një kthesë të madhe shpresëdhënëse për mbarë kombin tonë për këtë arsye themelore:
Populli e ka ndarë mendjen të largohet nga përkrahja e boshtit politik të së keqës, veprat e të cilit vetëm të këqija të njëpasnjëshme sollën, dhe të përkrah alternativën e Vv., që ndër vite, me të gjitha mjetet që i lejon demokracia, e lufton të keqen mbarë shqiptare të përfaqsuar nga ky bosht, i shtrirë në trekëndshin Tiranë-Prishtinë-Tetovë!
Ka edhe vetje mbrenda boshtit të së keqes që shquhen për të mirë, por pak vlerë kanë derisa qëndrojnë aty!
Rezistenca e paparë dhe e padëgjuar nga politika e shtresuar ndër vite, që po i bëhet përkrahjes popullore nda VV, ka si shpjegim kryesor frigen nga bemat e veta e që nuk mund të zhbëhen!
Kërkim falja popullit nga të gjithë, që me vetdije, qoftë edhe me 1 gr. i kanë dëmtuar interesat strategjike të vendit, apo qoftë edhe vetëm një gisht dore, e kane futur në MAGJËN e popullit, dhe të iknin përgjithmonë nga politika, do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme për hecje përpara.
Ҫka sjellë përkrahja e VV sot?!
VV.me punët e saja të derisotme, si lëvizje dhe opozitë, nuk i ka bërë qoftë edhe një të keqe vendit dhe popullit.
Përkundrazi, ka qenë organizim kryesor politik mbarkombtar, qe e ka ZBULUAR(i'a ka bërë të njohur popullit), e ka luftuar dhe parandaluar(aq sa ka mundur), të keqen që do të na shkatrronte!
Me përkrahjen e VV., populli dhe vendi nuk humb gjë, edhe nëse(hipotetikishtë), VV, ka në mendje të bëhet sikurse paraardhësit e sajë politik!
Kjo për shkakun sepse një e keqe fillestare, është shumë më lehtë të ndalohet sesa një ORTEK shkatrrimtar i formuar mbi 30 vite!
Duke pasur parasysh shtresimin e së keqes ndër vite ndër ne, e që nuk ka përgjegjës të tjerë jashta politikave udhëheqëse, dhe duke pasur parasysh punën dhe premtimet pozitive të VV për gjatë gjithë këtyre viteve, po të kisha pasur ndonjë rrol politik në të gjitha këto zhvillime tepër negative, dhe do ua doja të mirën vendit dhe popullit tim, do t'iu kërkoja FALJE publikishtë popullit dhe përkrahësve dhe do t'iu bëja thirrje që ta përkrahnin Vv si mundësi e quarjes përpara të të gjithë atyre vlerave që i ka treguar, ka luftuar për to dhe i proklamon se do ti përqoj me vendosmëri dhe vetë do të tërhiqesha nga politika për gjithë jetën!
Fundja, është e pakuptueshme, pse dikush konkuron dhe rikonkuron pa pasur asnje rezultat pozitiv e përplotë rezultate ngative?!
Populli vonon por nuk harron!
Është meritë e pakontesueshme e Vv i gjithë ky interesim në rritje për kthesë-kthesë që ka peshë gjithkombtare.
Por, të mos HARROJM KURRSESI, se merita kryesore i takon POPULLIT, i cili përfaqsohet në të gjithë spektrin politik gjithkombtar, i cili e ka kuptuar të vërtetën dhe nuk do të lejoj kënd që ti shkeli dhe përdhosi idealet e tija.
Po këtu, Vv nuk duhet të HARROJ apo ta mashtroj veten, se tani që po ngjitem në pushtet, POPULLIT do ia dredhi mu sikurse paraardhesit, qe jopak premtime i benin dhe po i bejnE ende!
Populli, këtë goditje që po i'u bënë sot pas shumë vitesh (më mirë von se kurre), me fuqinë e votës, atyre që e MASHTRUAN, e varfruan, e përbuzën dhe ndër vite e ndoqën dhe po e ndjekun nga vendi, dhe pasuritë e tija ua hodhën dhe po ua hedhin në dorë oligarkëve të huaj, GODITJE më të fuqishme tani e tutje do ti jap edhe asaj vet qysh në fillim, por edhe kujtdo tjetër nëse fillon me shkeljen e premtimeve!
Suksese popullit në rrugëtimin e filluar!
Abdullah Begolli
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
211 herë
|
|
|
|
|
|
|