Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Triumfi Kurti- Osmani në Kosovë dhe Basha-Kryemadhi në Shqipëri, i pashmangshëm
Publikuar më 24 janar, 2021 në orën 19:37 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjykuar nga realiteti dhe nga fakti se ku dhe se sa keq e rëndë ka precipituar gjëndja në Kosovë dhe Shqipëri nga keqqeverisjet në Kosovë dhe të rilindjes socialiste në Shqipëri, fitorja e Kurtit dhe e Osmanit në Kosovë dhe ajo e Bashës dhe Kryemadhit, PD-LSI, në Shqipëri janë të pashmangshme.
Asnjë manovër e elitës politike të vjetër në Kosovë dhe as e asaj të Ramës e të Rilindjes Socialiste në Shqipëri nuk i shpëton ato nga humbja e thellë dhe e sigurtë.
Të dyja politikat aktuale qeverisëse si ajo në Kosovë dhe ajo në Shqipëri kanë dështuar, dhe dështimet e tyre janë identike në të gjitha sferat politike, demokratike, ekonomike; dështime në luftën kundër krimit e korrupsionit institucional dhe të lartë shtetëror; dështime në ndërtimin e shtetit ligjor; janë të dyja politika keqqeverisëse të cilat kanë kapur shtetin, shoqërinë, ekonominë, biznesin, paranë publike, investimet, borxhet dhe gjithcka që është jetike për një shtet të lirë, demokratik dhe normal ligjor. Të dyja politikat keqeverisëse në Kosovë dhe në Shqipëri kanë prodhuar mjerim, papunësi dhe shpopullim e eksod si dhe mnosintegrimi e të dy vëndeve në BE.

Shqiptarët në të dyja shtetet janë tashmë të ndërgjegjsuar për misionin historik që demokracia ua ka ngarkuar atyre e që janë: kthimi i demokracisë dhe i Republikës në duart e popullit; ndëshkimi demokratik, dëbimi dhe largimi nga pushteti i Edi Ramës dhe Rilindjes në Shqipëri dhe i aleancës së elitës politike të keqe, dështake dhe të vjetër në Kosovë të kryesuar nga LDK-ja dhe PDK-ja.

Politika të cilat që të dyja si në Shqipëri e Kosovë kanë kapur dhe kanë marrë peng ligjin, drejtësinë, shtetin, shoqërinë, progresin dhe integrimin.

Si në Kosovë dhe në Shqipëri, kauza politike kombëtare janë ato të Albinit e Vjosës në Kosovë dhe të Lulzim Bashës e të Monika Kryemadhit në Shqipëri dhe që pashmangshëm zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 në Kosovë dhe ato të 25 Prillit 2021 në Shqipëri shqiptarët do t’ua besojnë votën dhe qeverisjen Kurtit e Osmanit në Kosovë dhe Bashës e Kryemadhit në Shqipëri. Është shans i mirë për Shqipërinë e Kosovën ,për shtetin dhe për demokracinë që edhe Presidenti Meta në Shqipëri ashtu sikurse edhe U.D në Kosovë Znj. Osmani janë personalitetet e duhura si kryearë shteti dhe të unitetit kombëtar që garantojnë Ligjin, Kushtetutën dhe Republikën kundër cdo lloj aventurizmni spekulativ e manipulues të demokracisë dhe të zgjedhjeve.

Mjaft më politikën e vjetër, mjaft më me politika hipokrizirash,mashtrimesh,gënjeshtrash, manipulimesh, djallëzish, intrigash, tradhtish publike e kombëtare dhe kurthesh: ato tashmë politikës së vjetër u janë konsumuar, prandaj triumfi i së resë si në Kosovë me Kurtin dhe Osmanin me 14 Shkurt 2021 ashtu edhe në Shqipëri me Bashën dhe Kryemadhin me 25 Prill 2021, pashmangshmërisht që këta do të triumfojnë.

Skënder Sadri KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 127 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi