Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Energjia e qymyrit të Kosovës dhe kujdestarët politik të gazit Rus në shqiptari!
Publikuar më 21 shkurt, 2021 në orën 23:01 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vendi ynë, është vend i bekuar prej natyrës, por i mallkuar nga drejtuesit e saj!
Sevi (Lami) Agolli

Kështu ndër të tjera shprehet redaktorja e librit Energjia te botuar dhe promovuar mbi dy vite me parë, vlerësimin e plotë të së ciës e sjellë këtu, jo për ti bërë reklamim librit, por për të bërë të kuptohet sa më tepër nga populli ynë, se burimet energjetike dhe pasuritë tjera natyrore, janë pasuri e POPULLIT e jo e politikës, dhe njëherit janë shtyllat kryesore të sigurisë kombtare të cilave populli duhet të ju dal zot.

Fjala e redaktorës gjuhësore

DY FJALË PËR LIBRIN
Ndër shumë e shumë e shumë tekste e libra që kam redaktuar gjatë jetës sime, pata fatin të punoj edhe me tekstin “Energjia”, me autor z. Abdullah Begolli. Nga çdo material apo libër që redaktoj, mësoj më shumë nga një fushë e ndryshme e shkencës. Me këtë libër eca dhe mësova për një “fushë” që nuk e njihja më parë kaq qartë dhe që ishte pak e shkelur për mua: për energjinë. Roli i saj në jetën tonë është kaq i madh dhe i pazëvendësueshëm.... Imagjinoni një çast sikur këtë element kaq të rëndësishëm të mos e kishim më?! Bota dhe jeta jonë do të ishte në errësirë!
Shumëkush nga ne që kemi njohuri modeste në fushën e energjisë, dimë që dielli është vetëm një burim drite. Jo, dielli është burim energjie, dielli është jetë! Ky libër sikur merr dritë nga rrezet e tij dhe të ndriçon mendjen, për të mësuar më shumë rreth rëndësisë që ka ai dhe energjia që marrim prej tij për jetën tonë.

Autori e trajton dhe analizon në mënyrë kaq praktike rëndësinë e energjisë në jetën tonë. Mirëpo ky element kaq i rëndësishëm duhet të kursehet, sepse është një burim jo gjithherë i ripërtërishëm. Dhe autori jep zgjidhje mjaft praktike dhe të studiuara se si duhet të zgjidhet ky problem.

Autori, si inxhinier i fushës, vë theksin fort te kushtet mjaft të favorshme që ka vendi ynë për zhvillimin e kësaj fushe. Vendi ynë është një vend i bekuar për kushtet fizike e klimatike që ka. Burime ujore të shumta, erë, diell: tri elemente thelbësore për ta bërë jetën tonë më të bukur dhe për të rritur nivelin e jetesës së popullit tonë. Një vend i bekuar prej natyrës, por i mallkuar nga drejtuesit e saj! Ky është fati i vendit tonë! Autori me shumë të drejtë shtron nevojën urgjente, që në këtë drejtim duhet të thonë fjalën e tyre specialistët e fushës, të cilët, madje, duhet të marrin në dorë situatën. Është e mjerueshme dhe ironike njëkohësisht, që vendi ynë, i cili zotëron kaq pasuri natyrore, të listohet ndër vendet më të varfra në rajon.

Mbresat që më la ky libër ishin të pashlyera dhe uroj që, edhe për lexuesin e tij, të jenë të tilla!
Gjuha e këtij libri është mjaft e qartë dhe e thjeshtë, që i mundëson atij, që edhe çështjet dhe termat shkencorë, të shpjegohen dhe jepen mjaft qartë për lexuesin.
Gjej rastin të përgëzoj autorin për përgatitjen, vullnetin, punën kolosale dhe guximin për thirrjet e forta që bën në këtë libër, për t’i dhënë vendin tonë atë që i takon!

REDAKTORJA Sevi (Lami) Agolli

Kam bërë jopak analiza për energjinë ndër vite, disa nga to janë bartur edhe në librin tashmë të botuar Energjia, në të cilin, veq shtjellimit të kuptimit të energjisë nga ana shkencore dhe tekniko-profesionale, komponentë e veqantë është gjithësesi ana kombtare e energjisë, e që fatbardhësishtë, vendi dhe kombi ynë, këtë problem kryesor të njerëzimit, e ka të zgjedhur si dhuratë nga NATYRA, por sikurse shprehet redaktorja e librit: Është vend i bekuar prej natyrës, por i mallkuar nga drejtuesit e saj!

Shkas i kësaj analize u bë një deklarim i paradokohshëm i" kryeministrit" Avdullah Hoti, për nevojën e furnizimit të Kosovës me gas rus për nevoja të përfitimit të energjisë elektrike!!!
Të njëjtin refren u dëgjuan ta fuqizojnë edhe zyrtar tjerë të Ldk, sikurse u dëgjua këto ditë fushate Arban Abrashi dikund në debate tv, duk shpalosur me mburrje programin e ri zgjedhor të subjektit në fjalë!
Mos e thuaj gjithëherë ate qe di, por ta dish gjithmonë atë që thua - Klaudi!
Nuk do ju zihej për të madhe këtyre politikbërsve një deklarim i tillë sikurse ata të mos deklaroheshin nga pozitat politike, duke patur parasysh se energjia nuk është fushë e tyre.
Por kur deklarime dhe kërkesa të tilla vijnë nga pozitat e tyre politike, është shumë më tepër se SKANDALOZE!
Mu për këtë, është jopak me interes të dihet nga opinioni, se nga e kanë këta këtë INTERESIM për gazin rus, kur dihet se energjia nuk është fushë e tyre, apo politika joparimore dhe e papërgjegjëshme sikurse kjo te ne shqiptarët, lejon gjithҫka!

Nga sa kishte thënë "kryeministri", nuk kuptohej nga ishte interesimi për gazin rus, por nga sa deklaroi me krenari A.Abrashi, gazi rus nuk ishte vetëm interesim por tashmë projekt gati i filluar, dhe atë s'bashku me projektet e autostradës dhe hekurudhës Durrës-Merdar!
Sa u la të kuptohej nga Abrashi, të gjitha këto projekte janë rezultat i marveshjes " historike" në shtëpinë e bardhë para pak muajsh!
Nuk dua ta përsërisë ate që tashmë është vlerësim gati i përgjithshëm se kjo marveshje ishte interes i Serbisë e jo i shqiptarëve, përpos njohjes nga Izraeli nëse realizohet.
Me rend dhe me vend thotë populli!
Edhe projektet duhet ta kenë rendin e vet kohorë sipas nevojave dhe mundësive
Autostrada dhe hekurudha nuk janë projekte me përparësi për kombin shqiptar. Kjo për arsyen se shqiptarët në tërësi dhe parasëgjithash, kanë nevojë për projekte pune dhe zhvillimi që do e ndalnin migrimin e yndyrës kombtare -Rinisë, migrim që ka për bazë sigurimin e një vendi pune!

• Puna e sjellë zhvillimin.

Fundja kujt i duhen autostradat apo hekurudhat kur vendi po mbetet pa popull?!
Se cili ishte qëllimi i marveshjes në shëtpinë e bardhë , me projektet e saja, e organizuar nga Trump (dhelpër e Putinit), sikurse e ka quajtur kryetari i tanishëm amerikan Biden dhe nga grenelli proserb, tregon fortë mirë festimi që marveshjes ju bë në Beograd, ku ishte edhe grenelli vetë, e që dukej poaq i gëzuar sa edhe serbët , por nuk kishte festë në Tiranë dhe Prishtinë!
Për më tepër, ajo marveshje është DETYRIM për palën politike shqiptare që rrjedh nga projekti serb i minishengenit të pranuar nga politika kundërkombtare në Tiranë dhe Prishtinë!

• Instituti INKOS

Për njohuri:
Projekti fillestar i gazifikimit të Kosovës për nevoja kryesishtë familjare, por jo për TC ka filluar në institutin INKOS(Instituti i Kosovës) - që ndodhej në kuadër të kompleksit energjetik të Kosovës- termocentraleve Kosva A dhe B etj., në vitin 1988.
Ai projekt, ka qenë i udhëhequr nga lëmia e termoenergjetikës brenda institutit e përbër nga ekipi i inxhinjerëve, teknikëve etj:
Sherafedin Mumxhiu
Agim Bakalli
Nehat Emrullahu
Abdullah Begolli
Hava Ibrahimi
Sllagjana zhivkoviq
Sami Abdullahu, të cilët shfrytëzoi rastin ti përshëndes kudo që gjinden !

Por, meqë instituti INKOS, ishte organizata e parë në Kosovë, që shumicës shqiptare që s' pranuan kushtetutën e serbisë ju mbyllën dyert, bashk me te u mbyllën edhe shumë projekt-ide apo projkte të filluara të një rëndësie të veqantë!
Derisa jemi këtu: Instituti i Kosovës për hulumtime shkencore dhe zhvillim INKOS, ishte instituti i vetëm i kësaj natyre në Kosovë , veq institutit të Trepҫës në Zveҫan por që ishte i përkufizuar vetëm për nevoja të kombinatit .
INKOSI ishte institut i ri, por duke pasur parysysh fushëveprimtarinë e tij, personelin akademik me rreth 100 Inxh, Dr shkencash etj. nuk ishte i rastësishëm as mbyllja e parë e ti për shqiptarët nga serbia!

Pas lufte fatkeqësishtë, sikurse që u pengua gjithҫka tjetër me vlerë strategjike kombtare tek ne, edhe Inkosi të njëjtin fat pat, nuk u ngjall-përkundrazi!
Dhe jo rastësishtë, pikërishtë për mungesë institutesh adekuate, që përbëjnë trurin e strategjisë zhvillimore kombtare për secilin popull dhe vend, sot shqiptarisë mbarë, i imponohen lloj lloj projektesh të hueja- kundërshqiptare, sikurse edhe ky i gazit rus, për të cilat projekte, vendos politika mediokër, për më keq, edhe kundër interesave strategjike kombtare!
Unë, meqë i takoj fushës së energjisë, në këtë analizë, do të përqëndrohem te projekti i gazit rus i dalur nga ajo marveshje, projekt ky katastrofal për shqiptarët , e që politika kundër kombtare gjithëshqiptare don ta kaloj në heshtje!

Kujt dhe pse i duhet gazi rus për përfitim energjie elektrike në Kosovë?!
Para interesimit për burime energjetike nga bota joshqiptare, duhet ti bëjmë pyetjen vetes:
Cilat janë burimet primare energjetike të gjeografisë shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veqanti?!
A e dijnë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Avdullah Hoti dhe kushdo tjetër me mendësi të ngjashme, se gjeografia shqiptare flenë mbi qymyr, naftë dhe gaz, me rezerva për të paktën dhjetëra shekuj, pa i llogaritur këtu burimet primare të energjisë së ripërtritëshme me bazë rrezatimin diellor, burime këto që vendi ynë si rezultat i klimës së përshtatshme i ka të një kualiteti të veqantë.
A nuk është shembull konkret fuqia e shfrytëzuar e ujit ne hidrocentralet shqiptare, me të cilat Shqipëria qysh në vitet 70-80 të shekullit të kaluar ishte kampione e pashpallur bote, që në përpjesëtim me numrin e banorëve, e siguronte energjinë elektrike nga burimet e ripërtritëshme ?!

Për njohuri të politikës gjithëshqiptare dhe të gjithëkujt që nuk ka njohuri, por që "MËRZITËN" për ndotjen e mjedisit, dhe me porosi( me gjasë të vuqiqit), shkojnë dhe bien në prehërin e Rusisë për ta "shpëtuar" atmosferën nga gazrat e djegies së qymyrit shqiptar, duhet ta dijnë se:
Gazi natyror, qymyri, nafta,.., i takojnë grupimit të burimeve fosile energjetike dhe që të gjitha, me djegie e ҫlirojnë CO2, kush më shumë e kush më pak!
Termocentralet moderne (CCS- TC), për të cilat flitet në libër dhe në analizat e botuara, e varrosin CO2.!
Është theksuar kjartë edhe në libër, se energjia nga burime të ripërtritëshme, edhe pse ato janë të pashterueshme, është e suksesshme vetëm e vetëm kur i ka pranë burimet fosile të energjisë që krijojnë siguri furnizimi!

Cilat janë nevojat e Kosovës për energji dhe si ato munden të plotësohen, lexo analizën :
Politika energjetike në Kosovë si botim i veqantë, i bartur edhe në libër.
Sikurse e tërë gjeografia shqiptare të furnizohej me energji elektrike të përfituar vetëm nga qymyri i Kosovës mes TC, dhe ate sipas standardeve europiane të shfrytëzimit të energjisë, nuk do ti arrinin dot vlerat energjetike vetëm të një TC me qymyr ne mes të europës - Poloni, e që për informim, ndër të tjera, i bashkangjitet kësaj analize.

• Kush mundet ta detyroj Poloninë që ta ndali djegien e qymyrit, kur ajo i paraqet siguri furnizimi me energji elektrike ?!
• Polonia e ka shumë më të lehtë shfrytëzimin e gazit rus sikurse edhe e shfrytëzon ku i nevojitet, por djegien e qymyrit nuk e ndërpret!
• Po vendet e rajonit, Serbia, Maqedonia, Mali i zi etj, a nuk e kanë mu qymyrin burimin kryesor të energjisë, dhe as që shqetësohën fare për të mar obligime për shfrytëzimin e burimeve diellore nëse nuk kanë interes ekonomik!

Janë të vetmit shqiptarët, dhe ate kryesishtë për shkak të politkave vazale, që "shqetësohen së tepërmi" se djegia e qymyrit shqiptar po e ndotka botën, dhe vrapojnë pas mullinjëve "Donkishotian të erës " që të vetëm, nuk ofrojnë siguri furnizimi me energji elektrike !
Se cili mund të jetë efekti praktik i gjeneratorëve të erës që kanë filluar të ngriten në kodrat e shalës së Mitrovicës mbi Kaqanoll etj, lexo analizën: Gjeneratorët e erës në shalë, fitim apo mashtrim ? - Opinione ...

Mos të harrojmë se qymyri në përgjithësi dhe i Kosovës në veqanti, gram për gram do të digjet, vetëm se varet nga kush!!!
Me një fjalë, energjia elektrike e përfituar nga qymyri në shkallë botërore, ka qenë, është dhe do të mbetet kryesorja- derisa të ketë qymyr.
Thirrjet për mosdjegie qymyri me arsyetimin e klimës, janë të mira, por për më tepër bazohën në shterimin e burimeve konvencionale të energjisë sikurse shprehet fizikani nobelist:
"Kriza energjetike do të vijë dhe do të jetë e tmerrshme."
Kur errësohet, ne ndezim dritën. Kur bëhet ftohtë, ne ngrohemi.
Sa herë që kemi nevojë për energji, për industrinë dhe teknologjinë globale, ne i shërbejmë vetes, në çdo kohë.
Por shpejt karburantet e tokës, si: qymyri, gazi, nafta dhe uraniumi, harxhohen përfundimisht. I fundit fik dritën!
Dhe pastaj?
Fizikani nobelist, Robert B.Laughlin, për të ardhmen e furnizimit tonë me energji.

Kush mundet të thotë se fizikani nobelist nuk e ka të njohur ekzistencën e pakufishme të burimeve me bazë diellore të energjisë, dhe krizën energjetike e ka bazuar vetëm me shterimin e burimeve konvencionale?!
Ashtu sikurse energjia diellore është e pazëvendësueshme për të ardhmen e njerëzimit, po aq të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme janë edhe burimet fosile të energjisë për shumë vende dhe popuj.
Megjith rëndësinë jetike që ka energjia diellore, qymyrin, naftën, gazin ujin që kemi, nuk i zëvendëson në tërësi.
Sikur të ishte mundësia që të gjitha kulmet e shtëpive në Kosovë të mbuloheshin me fotovoltaikë, nuk do të ishin efektive dhe garantuese për energji, sa është vetëm një bllok i TEC "Kosova B", me bazë qymyrin.
Nëse këto burime konvencionale energjetike bëhen të huaja, për ne, shqiptarët, edhe Dielli do të bëhet i huaj!
As luftërat e vazhdueshme në botën arabe nuk bëhen për Diellin, edhe pse atje vlerat e rrezatimit arrijnë maksimumin, nuk bëhen as për bukën, por bëhen për naftën!
Shumëkush ta fal bukën, por kurrë qymyrin, naftën apo gazin!
Kur ofron dimri, mendohet ne pyllin, qymyrin, naften apo gazin e jo Diellin si burim nxehtësie!
Është me rëndësi të ceket se, sa më tepër që burimeve të lëndëve djegëse të energjisë t'u vijë fundi, aq më shumë flitet për rrezikshmërinë që sjell CO2 dhe gazrat e tjera të çliruara prej tyre, saqë nganjëherë të shkon mendja se vendi ynë dhe ne, shqiptarët, duhet të ndihemi fajtorë dhe të dënohemi pse ato i kemi me bollëk për dhjetëra e dhjetëra shekuj.
Është e vërtetë absolute, se emetimi dhe çlirimi i dyoksidit të karbonit (CO2) paraqet rrezik për atmosferën në përgjithësi dhe botën e gjallë në veçanti.Ky rrezik ka lidhje të drejtpërdrejtë me sasinë e çlirimit të tij në atmosferë.

Këto kohë janë mbajtur shumë takime ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës dhe janë lidhur shumë marrëveshje.Në takimin e fundit botëror në fund të 2015-ës, në Paris, sipas medieve, u arritur një pajtim historik nga të mëdhenjtë në glob, për zvogëlimin e emetimit të CO2, qoftë duke zvogëluar djegien e lëndëve djegëse, qoftë me zbatimin e teknologjisë moderne "CC (Carbon Capture and Storage)" etj.
Do të ishte mirë, sikur marrëveshjet e nënshkruara nga këso takimesh të viheshin në jetë. Por, bazuar në zhvillimet e derisotme, me gjithë marrëveshjet e arritura për këto qëllime, ajo që dihet nga të gjithë, është se çlirimi i CO2 në atmosferë ka shënuar vazhdimisht rritje.
Nisur nga e vërteta, se burimet parësore të lëndëve djegëse po shkojnë drejt fundit, del edhe konstatimi se: ata që shqetësohen për klimën dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, në të vërtetë do të duhej të ndiheshin të lehtësuar, sepse kur s'ka çfarë digjet, s'ka as emetim të CO2-it.Në anën tjetër, teknologjia moderne e zvogëlimit të tij ka trokitur në derë.Kjo teknologji, që sigurisht do të zbatohet me të madhe në një kohë jo të largët, do ta zvogëlojë mjaft mirë emetimin dhe imitimin e CO2.

Pyetja e politikës dhe e gjithkujt që i'a don të mirën vendit dhe popullit të vet, duhet të jetë:
• Ҫu bë me burimet kolosale të naftës dhe gazit shqiptar që si përmend kush por vrapohet te gazi rus, në të kujt duar përfunduan ?!
• Ҫu bë me mineralet e shumta shqiptare që si përmend kush ?!
• Ҫ'do të bëhet me rezervat dhjetëra miliardëshe të qymyrit të Kosovës të mjaftueshme për dhjetëra shekuj, nga kush do të digjen sepse të padjegura s'do të mbesin?!
• Ҫ'do të bëhet me Ujmanin dhe mineralet e Kosovës që vazhdimisht po" harrohen" të zihen në gojë?!
Apo janë tema TABU?!
Ka pyetje e mbi pyetje të cilat POPULLI nuk i din, por që do të duhet doemos ti mësoj, sepse janë pasuri e tij dhe vetëm e tij, dhe ai duhet ti mbroj nga grabitjet ato që ende nuk janë grabitur dhe ti kthej ato që i janë grabitur!
Dhe për informimin e popullit, për sasinë, vlerën dhe rëndësinë e burimeve natyrore kombtare, do të duhej urgjentisht të organizohet një konferencë shkencore gjithkombtare për shpalosjen e së VËRTETËS!
Konferenca të tilla, në mungesë të instituteve përkatëse- kërkimore shkencore, do të duhej dhe kanë mundur të organizoheshin më shpesh.

Është detyrë mbi detyrat e politikës së ardhshme me Albin Kurtin (sikurse po projektohet), që komponentën e burimeve natyrore kombtare në përgjithësi dhe atyre energjetike në veqanti, t'i vendosi në pikën e parë të rendit të ditës, duke organizuar konferencë shkencore gjithkombtare e më gjerë, dhe të vendoset me KUSHTETUTË dhe REFERENDUM, që ato janë dhe mbesin pasuri e popullit, mbi të cilat nuk guxon të prek dorë e huaj!
Albin Kurti, krahasuar me të gjithë defiluesit e skenës politike shqiptare që i'u imponuan popullit dhe vendit bashk me instalimin e demokracisë së rreme, qëndron më larg dhe më lartë (bazuar në ate që vazhdimisht e ka deklaruar nga pozita politike jashtë pushtetore që ka mbajtur.
Nuk kuptoheti, pse qoftë edhe një herë, nuk ka organizuar një konferencë të tillë, e që është e sigurtë se ka mundur ta bëj!
Prandaj, edhe tani, nëse urgjentishtë nuk e bënë këtë, të tjerat nuk vlejnë, janë mashtrim i radhës, ngase nëse shtyllat e sigurisë kombtare bien në duar të hueja, sa vlenë të flitet se na ishte dikur -kofini pas të vlelave?!
Është për keqardhje edhe heshtja vdekatare e intelegjencës shqiptare, akademive "shkencore", fakulteteve përkatëse, etj, përball këtyre dukurive shkatrruese të vendit dhe kombit, thua se po ndodhin në planete tjera!
Shumicës fatkeqësishtë, iu është bërë më e dashur një foto me tryezat me kodra mishi të importuar përpara , që nuk dihet se ҫfarë në të vërtetë përmban apo nga vjenë, kur dihet se shumica e sëmundjeve aty e kanë burimin, sesa që ju interesojnë fatet tragjike të vendit të vet!

Nëse edhe për këto dukuri fatale shkatrruese nga politika kuislinge hesht intelegjenca, atëherë sikurse ka thënë Prof Ukshin Hoti, diplomat-titujt,.., t'ia varin macës për bishti !
Shfrytëzimi i burimeve të ripërtritëshme, energjinë nuk e bënë më të lirë për njerëzimin, përkundrazi!
Jemi dëshmitar të rrjedhave, se sa më tepër që flitet dhe investohet në shfrytëzimin e burimeve të ripërtritëshme të energjisë e që i kemi FALAS dhe të pashterueshme, aq më tepër energjisë i rritet qmimi!
Dhe kjo është në logjikën e zhvillimeve si shkak i teknologjisë së shtrenjtë.
Megjithatë, gjetja e formave të përfitimit të energjisë elektrike nga burime tjera nga ato fosile në shterim e sipër, është domosdoshmëri e njerzimit, pavarsishtë qmimit , energjia duhet siguruar dikah, ngase pa energji nuk ka jetë!
Por keto hulumtme, ju takojnë dhe munden ti bëjnë shtetet e fuqishme dhe te zhvilluara.

Një hulumtim kinezë i bazuar në fuzion bërthamor,ka rezultuar shpresëdhënës për sigurimin e njerëzimit me energji, i testuar para pak kohësh, me arritje temperature në reaktor në 100 Mil °C vetëm për pak sekonda, d.m.th sa 6 herë temperatura e bërthamës diellore- rreth 15 Mil °C. shih foton në vazhdim.

Eksperimenti pati sukses në këtë reaktor bashkimi në Hefei- Kinë
100 Millionen Grad Celsius für zehn Sekunden: In China gelang es kürzlich, in einem Kernfusionsreaktor die Kernfusion für einen längeren Zeitraum aufrecht zu erhalten. Dieser Vorgang, der bisher nur sehr selten glückte, könnte die Zukunft der Energieerzeugung verändern. Zunächst müssen aber noch einige Hürden überwunden werden.
100 Milion gradë Celsius për dhjetë sekonda: Në Kinë, një reaktor i bashkimit bërthamor kohët e fundit arriti të ruajë bashkimin bërthamor për një periudhë më të gjatë kohore. Ky proces, i cili vetëm rrallë ka pasur sukses deri më tani, mund të ndryshojë të ardhmen e gjenerimit të energjisë. Por së pari ka ende disa pengesa për të kapërcyer.

Në vazhdim, për tua hequr shqetsimet atyre që mendojn se djegia e qymyrit po e shkattrojka klimën dhe mjedisin, po u sjellim disa shembuj njoftues për shfrytëzimin gjithëherë në rritje, në shkallë botërore tëTermocentraleve me qymyr për përfitim energjie elektrike.
Te gjithë gjeografisë shqiptare nuk i nevojitet kaq energji elektrike por kogja më pak se sa realizon vetem ky gjigand TC me qymyr në Poloni!
Nga e gjitha sa u cekë, gazi rus, i duhet dikujt-xy, që nuk është shqiptar dhe ia ka qitur rrethin qymyrit të Kosovës sikurs tashmë i kan marur në shfrytëzim burimet e gatshme kolosale energjetike të shtetit amë Shqipërisë dhe politika hesht për to !
Dhe ai "dikushi", që nuk është e vështirë të dihet se kush mundet me qenë, do ju thotë shqiptarëve:

Tani që ua mundësuam furnizim me gaz rusme qmim të volitshëm , mos u shqetsoni për qymyrin se ne do ja bëjmë zgjidhjen ngase ju nuk mundeni dhe nuk dini sipas standardeve të sotme !
Dhe shqiptarët si gjithherë do të paguajn shumfish për energjinëedhe të qymyrit i cili do të digjet në truallin e Kosoves !
Nëse edhe këtë e lejojmë, ҫfarë meritojm të thuhet për ne?!
Me një fjalë, te ne nuk është problem energjia, kur shtëpinë e kemi në mes të pyllit, në breg të detit dhe buzë lumit, mbi naftën, gazin dhe qymyrin?!
Nga e gjitha sa u tha, duke pasur parasysh rëndësinë që ka energjia dhe pasuritë e tjera natyrore në vendin tonë, edhe trajtimi i tyre duhet të jetë në përpjesëtim me rolin që ato kanë sikurse për të gjitha vendet në përgjithësi, ashtu edhe për popullin dhe atdheun tonë në veçanti.

Energjia dhe pasuritë natyrore, për secilin popull dhe vend, kanë:
• Rëndësi jetike njerëzore, prandaj duhet të trajtohen me humanizëm dhe ndershmëri.
• Rëndësi strategjike kombëtare, ndaj duhet të trajtohen kombëtarisht.
• Rëndësi tekniko-shkencore, ndaj duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

Populli shqiptar duhet të vetëdijesohet dhe të kuptojë, sa vijon:
Është e vërtetë se shkak i shterimit të burimeve, kriza energjetike botërore sa vjenë e rritet.
Gjithashtu është e vërtetë se një vend që ka burimet kolosale energjetike në trollin e vetë, të paktën për dhjetra shekuj, quhet Shqiperi etnike.
Pra te ne, nuk paraqet shqetësim mungesa e burimeve energjetike, por shqetësim në rritje paraqet mbrojtja e tyre për interesa të popullit dhe vendit.

Ata që kundrejt këtyre potencialeve kombëtare e problematizojnë stabilizimin e furnizimit me energji, si dhe ngritjen dhe zhvillimin e vendit tonë në përgjithësi, kushdo qofshin: politikanë, analistë, shkencëtarë... vendas apo ndërkombëtarë, janë po ata vetë problemi i stabilizimit, i ngritjes dhe i zhvillimit të vendit tonë.
Ata janë, të paktën, fatkeqësia e këtij vendi dhe e popullit shqiptar.

Ing. Abdullah Begolli

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 289 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi