Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LAMTUMIRË BACA MURAT JASHARI!
Publikuar më 05 mars, 2021 në orën 19:03 ( ) Fadil Shyti | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lamtumirë, besniku pathyeshëm i idealit të RIBASHKIMIT KOMBËTAR!
Luftëtar, i devotshëm i UÇK-së.
Vëllai besnik i Ismet Jasharit,-Komandant, "Kumanova".
Komandantin sypatrembur të UÇK-së nê vijën e parë të frontit, na e vrau Serbia Fashiste, ndërsa Ty o bacok i dashur, të syrgjynosi, t? burgosi dhe të vrau Tradhëtia Serbo Serviliste.
Ty, o besniku i Lirisë, Barazisë, Drejtësisë, nuk u pajtove kurrë, kudo dhe kurdoherë, me turpet dhe krimet e reaksionarëve, të brendshëm e të jashtëm, me lëshimet që I bënin përballë armiqve të sahanlëpirsëve politikanê-sharlatanëve "kosovarë" të titistëve-renegatëve, të historisë së viteve zezona të robërisë nën rregjimet serbo-jugosllave dhe pasardhësve politikë të tyre që, në paqen e përgjakur të pas LÇ-re, në Konferencat eu-atl, popullit dhe atdheut ia bën aq shpesh me të pabesë, kur ata shkretanë të verbuar pas pushtetit, jo të vendosur për fitoret e shtetit, putheshin me çetnikët demonë-kratë, duke i sjellë aq shumë prapakthime politike, ushtarake, ekonomike, sociale, popullit dhe atdheut.

-Prandaj, Ty o burrë Shqipërie duke qenë ndër të parët atdhetarë, që i kuptove thellësisht dhe gjersisht dredhitë e tyre. Jo! Nuk lejove ta shijosh bukën me turpe, vendose që, LÇ-ta vazhdosh gjer në fitore; i demaskove pamëshirë me "Letrat e Shenjta" me "Luftën e pambaruar",-e të tjera shkrime, vepra këto me vlera të larta argumetuese, për titistët dhe LPN-istêt, dhe "Prontistët",-tejet sfiduese.
Tradhëtinë titiste e luftove dhe në log të mejdanit, qëndrove si burrat e moteve të mëdha flakë për flakë-siç do të thoshin rilindasit tanë dikur:
"Me pushkë e penë,
Për mëmëdhenë"!
As për mua, as për tynë,
Po, për gjithë Shqipërinë"!

Jam krenar, që të pata shok e vëlla ideali!
Ty, heroi im dhe i kombit do të jeshë PËRJETËSISHT!
Jam i trishtuar, për vdekjen tënde vetëm fizike, Shqipëria Etnike e humbi një atdhetar, një mësues dhe luftëtar sypatrembur!

Ty, për më tepër se dyzetë vite që hyre në beteja të rrugës së lirisë, qëndrove vertikal, krenar si Shqipo Shqiptar, në këto udhëkryqe tê historisë, Shqipëria e fitoi dhe një hero të së VËRTETËS, dishepull i papërkulur nê mërgim dhe në burgje, përballë stuhive të jetës.

Ngushëllime familjes, farefisit, shokëve dhe shoqeve të idealit!
Ngushëllime Shqipëri Etnike!
Lavdi "Avni Rustemit" së Orizares së Kumanovës Heroike, Murat Jasharit!

3 Mars, 2021

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 266 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi