Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Duam Përgjegjësi
Publikuar më 23 mars, 2021 në orën 21:08 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe legjendar, dhe tashmë udhëheqës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe icili më la pothuaj se tërë natën pa fjetur. E them për atë kohë legjendar, se me aq shumë admirim e krenari e dëgjonim emërin e tij, si dhe me lëkurë të rrënqethur mundoheshim ta dallonim e shikonim në ato pak raportime që bëheshin nga frontet e luftës.
Sa guxim e trimëri ishte në atë kohë të i dilje përballë një ushtrie të tërë aq kriminale serbe. Sidomos duke e pasur parasyshë, se sa pak dhe ma sa mundim e sakrifica e siguronin atë armatim të pakët, që e kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Prandaj e kam shumë të vështirë ta qortoj, apo kritikoj për qëndrimin e tijë të pasluftës dhe të sotëm.
Unë nuk jamë as historian, as gazetar, as kronist, as analist, as ?panelist?, as filosof apo shkrimtar, as jurist apo gjyqtarë, as politikan apo deputet, që të kem detyrë të merrem me shkrime të këtilla.
Unë jam vetëm një inxhinier dhe një qytetar i thjeshtë i këtij vendi, që mundohem ta kryej detyrën time sa më mirë dhe me nderë, por që edhe unë dua të marr PËRGJEGJËSI, ama përgjegjësi që ta ndihmoj vendin, qoftë edhe me detyrën time të një inxhinieri.
Unë pra nuk do të duhej të merresha me këso shkrime, sikur këta njerëz, që kërkuakan PËRGJEGJËSI për të „udhhequr me vendin“, të më lenin të kryej detyrën dhe punën time, dhe pastaj të flijë i qetë.
Mirëpo veprimet e tyre të pas luftës si dhe qëndrimet e tyre të sotme, jo vetëm që nuk më lëne të qetë e pa gjumë, jo vetëm që më zhgënjejnë dhe shqetësojnë, porë aq më zemërojnë dhe revoltojnë sa që do të doja të shpërthente një vullkan gjithpopullorë dhe lava e tijë t`i përpinte që të gjithë.
Me veprimet dhe qëndrimet e pasardhësve të Lidhjes Komuniste Jugosllave si dhe të pasardhësve të ish shërbëtorve të devotshëm të regjimit gjenocidal serb, as që dua fare të merrem, meqë prej tyre askush nuk pret që të veprojnë ndryshe, se ata në vazhdimësi dhe gjithmonë janë besnik dhe shërbëtorë të atyre regjimeve, që edhe sot aspak nuk dallojnë nga ato të më parshmet.
Mirëpo sot, meqë mbrëmë sërish nga shqetësimi i madh nuk munda të flejë i qetë, desha ta shprehë këtë zemrim pak edhe në letër dhe ta ndaj pak edhe me të tjerët. Desha të ia them ca fjalë këtij zotëriu, dhe fatkeqësisht edhe ca të tjerëve aleat të tijë, për veprimet e tyre të pasluftës dhe për qëndrimin dhe përkushtimin e tyre të sotëm.
Shumë gjatë nuk më mori mbrëmë gjumi, duke kërkuar përgjigje në pyetjen, si munden të ndryshojnë këta njerëz kështu për të keq? Si ka mundësi që të stërkeqen kaq shumë dhe të bëhen kështu të pangopur.
Zotrote dashke sërish „përgjegjësi“ për të udhëhequr me vendin? A nuk e patët ju këtë „përgjegjësi“ qe njëzet vite? Çfarë bëtë pra ju për këtë vend për njëzet vite radhazi?
Duke pasur parasyshë pasuritë natyrore dhe njerzore që i ka ky vend, po të punonit ju me përgjegjësi për vendin, siç shpreheni ju zotrote, ky vend pas njëzet vitesh pune të përkushtueshme dhe të ndershme, do i gjasonte vendit më të pasur në botë, Zvicrës.
Po a është kështu sot ky vend zotrote ?
Përgjigjen në këtë pyetje le të ua japin ish luftëtarët e juaj që, pas luftës, aq shumë bënë vetvrasje, nga „lumturia“ që ua dhatë ju me „përgjegjësinë“ tuaj në udhëheqjen e vendit.
Përgjigjen në këtë pyetje, le të ua japin edhe invalidët e luftës, ish ushtarët e juaj, që i keni lënë në mjerim të skajshëm, përderisa vet jetoni në një luks të shfrenuar.
Përgjigjen në këtë pyetje, le të ua japin edhe fëmijët e dëshmorëve, ish luftëtarëve tuaj, që poashtu i keni lënë në varfëri të thellë dhe mjerim.
Përgjigjen në këtë pyetje, le të ua japin pacientët nëpër spitalet shtetërore.
Përgjigjen në këtë pyetje, le të ua japin nxënësit nëpër shkolla.
Përgjigjen në këtë pyetje, le të ua japin bujqit nëpër ara.
Përgjigjen në këtë pyetje, le të ua japin puntorët, që mbetën edhe pa fabrikat e tyre të para luftës, dhe që nuk morën asnjë qindarkë.
Përgjigjen në këtë pyetje, le të ua japin ata që me ditë të tëra presin kot tek „pazaret e njerëzve“ që janë shtuar aq shumë anekënd Kosovës, se mos ju të pasurit i merrni ndonjë orë pune, që të ua rregullojnë kopshtet e pallateve të juaja.
Përgjigjen në këtë pyetje, le të ua japin lypsarët e pa numërt, që çdo ditë i takojmë rrugëve të qyteteve e madje edhe fshatrave anekënd Kosovës.
Përgjigjen në këtë pyetje, le të ua japin të rinjtë dhe fëmijët e pasluftës, që me qindra mijëra po e braktisin vendin, nga lumturia për lirinë që ju ua sollët.

Ju vërtetë e sollët lirinë, dhe për këtë u jemi përjetësisht mirënjohës, por që sot me veprimet dhe qëndrimin tuaj, po e veni edhe ate në rrezik, si asnjëherë më parë.

Unë nuk mund të besoj dhe as që dua të besoj se ju shkuat në luftë, që për këtë të shpërbleheni pastaj pas luftës, qoftë me pushtet apo pasuri. Se në luftë shkohet vetëm për t’i shërbyer atdheut. E për trimëritë dhe meritat gjatë luftës, shpërblim janë dekoratat si dhe respekti i përjetshëm i popullit.

Por çfarë bëtë ju vërtetë pas lufte?
Së pari pranuat pa kurrfar kushtesh, që Ushtria Çlirimtare e Kosoveës të shpërbëhet, të transformohet në shërbëtorë civil të uniformuar.
Ju a menduat dhe mendoni, se me sjelljen e lirisë, kjo ju legjitimon të bëni çfarë të doni me vendin ? Jo mor zotëri. Shërbimi ndaj atëdheut nuk duhet të jetë investim në të ardhmen tënde private, por investim në të miren e të gjithëve.
Edhe unë ia dhash vitet më të mira të jetës sime këtij vendi, por ato ja kam falur e jo investuar.
Meqë e morët vet „përgjegjësinë“ për udhëheqjen e vendit, filluat menjëherë të vetshërbeheni, sikur vendi të ishte vetshërbim i juaji. Shumë shpejt u bashkuat me shërbëtorët e ish regjimit serb, për t’i plaçkitur tokat e koopertivave të komunizmit, përmes të ashtuquajtures „Agjencisë Kosovare të Privatizimit“. Privatizuat fabrika dhe i shkatrruat ato duke i shitur si hekurishte. Uzurpuat hotele e restorante. Uzurpuat vetshërbime e shtëpi mallrash shtetërore. Uzurpuat Statcione Karburanti. Uzupuat madje edhe qendra shëndetësore. Shumë shpejt u vutë haraç edhe atyre puntorive private, që suksesshëm u krijuan nga bashkimi i të ardhurave familjare.
Dhe kështu pra nga Çlirimtarë, shumë shpejt tashmë u shëndërruat në sundimtar.
Aq larg shkuat me privatizimin e tokave, sa që dhjetra mijra hektarë ua shitët shteteve fqinje, së pari Maqedonisë e pastaj edhe Malit të Zi.
Aq larg shkuat me privatizimin, sa që e privatizuat edhe Shtetin e Kosovës.
Të gjitha organet e këtij shteti, edhe kur po e shkruaj këtë shkrim, punojnë akoma vetëm për juve.
Në vend që ta forconit Universitetin e Kosovës me kuadra sa më cilësore, ju vrapuat që të krijoni universitete private, vetëm që të punësonit militantët e juaj partiak, dhe nga këto krijesa prodhuat pothuaj se vetëm analfabet, duke i shitur notat dhe diplomat.
Ju vërtetë i ndërtuat tri autostrada, por edhe ato i bëtë me hile, duke i lakuar nëpër tokat e juaja që i kishit „blerë“ me nga një euro Arin apo Hektarin, dhe që pastaj nga buxheti i shtetit i zhvatët nga dhjetra mijra euro për një ari, kinse për shpronësim.

Mirpo nuk mund të them që ju nuk krijuat edhe vende pune. Madje krijuat edhe aq shumë. Por fatkeqësisht „fabrikat“ e juaja quhen Bordele dhe punëtoret Prostituta.
Nuk u mungojnë as kasinot, se nuk u mjaftojnë vetëm paratë që i vidhni nga buxheti i shtetit, por doni para edhe nga mashtrimi.

Po tani çfarë doni më o derëzi? Dashkët ?përgjegjësi? që edhe më tej të udhheqëni vendin?
Ikni ore, se nuk e keni ju me vendin. Nuk e keni as me ata që ju votuan, se edhe ata, sapo të kryhen zgjedhjet i harroni.
E keni vetëm që të i ruani pasuritë e bëra me hajni e plaçkitje.
E kur jemi tek votat, se gati harrova, ju jeni edhe ata që trefishuat numërin e Veteranëve të luftës me veteran të rremë, vetëm e vetëm që t’i shtoni votat. I bletë ata dhe votat e tyre vetëm nga 170 Euro. Edhe ky është një krim që moti e keni bërë dhe që akoma nuk jeni denuar për të.
Tani, meqë ata që i keni punsuar nëpër institucione dhe ndërmarrje shtetërore, ua dhan ca vota për deputet, të paktën çfarë do të duhej të bëni të dobishme për vendin, është që të shkoni të Hënën në parlament dhe të mundësoni krijimin e institucioneve të vendit, me njerëz të rinj, të cilët vërtet ia duan të mirën këtij vendi, që duan të i japin diçka nga vetja e tyre, e jo të i marrin apo ta vjelin.

Eeeee ç`merrem unë kot me ju? Nuk ja vlenë më, se tashmë populli ju njeh shumë mirë se kush jeni e për çka angazhoheni.
Por vetëm desha edhe unë të deklarohem, se edhe unë dua PËRGJEGJËSI, por për t’i shërbyer atdheut, e jo për ta VJELUR E PLAÇKITUR ate.
Ika në punën time.

Sabit Tahiri
Ish i burgosur politik.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 4 vizitorë
Lexuar: 634 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi