Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Osmanët e pushtuan Ballkanin por i çliruan trojet shqiptare të pushtuara nga sllavët, bizantinët dhe latinët?!
Publikuar më 01 prill, 2021 në orën 00:54 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Disa “profesorë” në Kosovë e njohin historinë aq sa dhe si e njihnin pionerët e Enverit në komunizëm

…Na duket se raca shqiptare i detyrohet pushtimit turk për mbijetesën e saj…, Jean-Claude Faveyrial. Jean-Claude Faveyrial (1817-1893) ishte një prift katolik francez i urdhërit të lazaritëve dhe autor i historisë së parë të shkruar të Shqipërisë
Duke iu referuar fakteve historike, shkencore dhe fetare, kundër te pavertetave spekulative, manipulative, ideologjike dhe komunisto-sllavobizantine.
Në Kosovë ashtu si dhe në Shqipëri ka disa persona të cilët aq shumë e urrejnë Turqinë dhe muslimanizmin shqiptar dhe miqësinë shqiptaro-turke sa që të japin përshtypjen që sipas tyre Kosova sikur e ka fituar pavarësinëe nga Turqia dhe jo nga Serbia, dhe që edhe nja dy gazeta e media janë dakord dhe i propagandojnë këta të paktët e të tillët.Ja cfarë thotë historia, dhe a i kanë lexuar këto “profesorët” e “historianët” turkofobë dhe islamofobë. Si të Kosovës dhe ashtu edhe ata të Shqipërisë.
Krahas kolonizimit, mbretërit serbë, e në veçanti car Stefan Dushani, zbatuan një politikë që synonte asimilimin e popullsive shqiptare të viseve të pushtuara. Si më të efektshme në këtë drejtim u zgjodhën represioni dhe persekutimet në lëmin fetar. Kapituj të tërë të kodit të Stefan Dushanit dhe urdhëresa të veçanta të carit serb parashikonin masa të rrepta, si sekuestrim të pasurisë, damkosje, dëbim e deri dënim me vdekje për të krishterët katolikë e ortodoksë, që nuk pranonin të konvertoheshin në ortodoksinë serbe e nuk ripagëzoheshin duke marrë emra sllavë.
Krahas dokumenteve arkivore dëshmitarë të ndryshëm të kohës, si udhëtari anonim i vitit 1308, kryepeshkopi frëng i Tivarit, Guljelm i Adës (1332), kardinali italian Guido da Padova (1350), e nënvizojnë me theks të veçantë këtë aspekt të politikës së mbretërve serbë ndaj popullsive të pushtuara josllave, e cila ishte sanksionuar në të drejtën mesjetare serbe, kodin e Stefan Dushanit (1349). Masa të tilla goditnin në radhë të parë popullsitë shqiptare të besimit katolik e të atij ortodoks-bizantin të viseve veriore e verilindore, ku presioni i shtetit serb ishte më i fortë. Ato përcaktuan përhapjen e fenomenit të sllavizmit fetar-onomastik në shtresa të caktuara të popullsisë shqiptare.

Kjo është arsyeja që midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptarëve gjithsesi të shumtë, që mbanin emra, si Gjin, Dedë, Gjon, Progon, Llesh, gjenden në këto treva edhe shqiptarë të tjerë, të cilësuar nga vetë dokumentacioni si të tillë, që mbanin emra sllavë ose që i ishin përshtatur onomastikës sllave. Emra, si Pribisllav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliç, Kuqeviç, Flokovci, Gjinovci etj., dëshmojnë se në këtë kohë (gjysma e parë e shek. XIV) një pjesë e popullsisë shqiptare të trevave veriore, nën presionin e dhunshëm të pushtuesve serbë, gjendej në një fazë kalimtare të një asimilimi kulturor e fetar. Në mjaft treva ky proces asimilimi u ndërpre në kushtet e reja që u krijuan me shkatërrimin e shtetit serb e mbërritjen e turqve osmanë (gjysma e dytë e shek. XIV). Pikërisht në këtë kohë vihet re aty një kthim i popullsisë në onomastikën karakteristike shqiptare, krahas dukurisë së re të marrjes së emrave osmanë. Megjithatë, në një pjesë të territoreve në fjalë, sidomos në zona të veçanta të Gentës (Zetës), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe paskëtaj duke çuar gradualisht në asimilimin kulturor dhe etnik të bashkësive të tjera shqiptare.
Dhe pikërisht po kjo politikë serbe shoviniste antishqiptare u ringjall edhe pas 500 vitesh, kur ra Peradoria Osmane, ku sllavët dhe helenët donin perandoritë e tyre të Car Dushanit dhe grekët atë të Bizantit të shekullit të 13 e14-të dhe si kufi të kishin Lumin Shkumbin. Këto ishin edhe platformat stategjike shtetërore, akademike e kishtare, Nacertanja serbe dhe Megali Idea greke. Pra fatkeqësitë, tragjeditë e dëmet më të mëdha kombit shqiptar i kanë ardhur nga sllavët për rreth 15 Shekujsh, si dhe prej grekëve këto 200 vitet të fundit.

Ka disa asish interlektualësh e profesorësh në Kosovë pseudopatriotë e pseudohistorianë ,“leksionet” historike të të cilëve i mësonin dikur në Shqipëri nxënësit e shkollës fillore e 8 vjeçare, i mësonin nga mësimet ideologjike e historiografike komuniste dhe sllavobizantine islamofobe. Nuk e di se nga u buron disa farë intelektualëve, disa farë analistëve në Kosovë kjo turkofobi dhe islamofobi kaq fanatike sa që do ta kishin pasur zili edhe kryqtarët e epokës së errët mesjetare.
Janë disa persona në Kosovë të cilët numrohen me gishtat e dorës që urrejnë gjithcka që është Islame, janë disa fanatikë kristianë, disa ateistë islamofobë, disa kriptokristianë me emra muslimanë dhe mercenarë e misionarë sllavofilë të cilëve u del punë me fenë e tjetrit, që shpifin, manipulojnë, spekulojnë mediatikisht me qëllim për të helmuar e prishur marrëdhëniet shqiptaro-turke. Këta sharlatanë arrijnë deri aty sa që gjithcka të ligë ia veshin Turqisë. Por po i pyesim këta të cilët mbahen si kampionë të historisë se kush e pushtoi Dardaninë iliro-shqiptare dhe kush ia hoqën emrin Dardani dhe ia vunë emrin sllav Kosovë, a ishin sllavo-serbët apo Osmanët?! Kush i përndiqte dhe i damkoste shqiptarët, kush ia ndërronte fenë dhe i pagëzonte si sllavë, a ishin serbo-sllavët apo turqit.

Ku ishin shqiptarët e Kosovës në prag të ardhjes së turqve në Ballkan, a pagëzoheshin në kishat ortodokse serbe, dhe kush, a nuk ishte ky Sulltan Fatihu që e shpëtoi Kosovën nga kthetrat e sundimtarëve Brakoviq, prej serbëve që kishiun 300 vite që e sundoninKosovën dhe Sulltan Fatihu me betejën e Fushës Kosovës, me fitoren e saj shqiptarëve iu kthye Kosova, dhe pas clirimit të Kosovës nga pushtuesi serb shqiptarët edhe i hoqën içët, çiçët e viçët sllavë nga mbiemrat të tyre.

Që shqiptarët, që racën shqiptare e shpëtoi nga asimilimi sllav pushtimi i Ballkanit nga Osmanët lexoni historinë e Shqipërisë shkruar nga Prifti katolik frances ku nder të tjera ja çfarë shkruan ai: “Duke filluar nga shek. XIII, mbretërit serbë nga dinastia Nemanja punuan për ta zhvendosur epiqendrën e shtetit të tyre nga Rasha në drejtim të viseve të pasura të Kosovës. Qytetet të tilla si Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bënë me dhunë në kohë të ndryshme seli të oborrit serb.

Një tjetër qendër e rëndësishme e Kosovës, Peja, prej mesit të shek. XIII u kthye në qendër të kishës autoqefale serbe.
Duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovës dhe ndërtohen shumë kisha të reja të cilat u pajisën me fonde të mëdha tokësore.
Zhvendosja e qendrave të gravitetit të shtetit serb drejt jugut u shoqërua me dukuri të tjera të natyrës shoqërore e etnike, të cilat qenë më të dukshme në Kosovë. Një pjesë e aristokracisë vendase u shpronësua e u zëvendësua nga aristokracia serbe e tokës, laike e sidomos fetare.

“Përsa i përket pushtimit të Shqipërisë nga Otomanët, edhe pse duket i dënueshëm për gjatë kohëve në këndvështrimin e patriotizmit shqiptar, ne do të shohim shumë shpejt se pa atë, , raca shqiptare do të zhbëhej nën trysninë e dyndjeve të racës sllave. Na duket se raca shqiptare i detyrohet pushtimit turk për mbijetesën e saj. E ardhmja do të tregojë se cilat ishin qëllimet e Zotit, i cili bëri të mundur ruajtjen e kësaj race kaq të lartë.” – citat nga vepra “Historia e Shqipërisë”, veprës së parë historiografike mbi Shqipërinë, të autorit priftit katolik francez, Jean-Claude Faveyrial.

Po kështu albanalogu i madh dhe i shquar kanadez Robert Elsie (29 qershor 1950 - 2 tetor 2017) ishte një albanalog i madh dhe shkrimtar i lindur në Vankuvër, Kanada ja cfarë ka shkruar
”Nga mbërritja e sllavëve në Shqipëri e deri në pushtimin turk në shekullin e pesëmbëdhjetë shqiptarët jetuan, siç u tha më sipër, në kontakt të ngushtë me fqinjët e tyre sllavë, popuj këta që vinin të dy nën ndikimin në rritje të kulturës bizantine.
Mund të flitet vërtet për një simbiozë sllavo-shqiptare anembanë pjesës më të madhe të vendit, në të cilin shqiptarët malësorë e, padyshim, në një masë të madhe nomadë, ndodheshin nën kërcënimin e përhershëm të asimilimit etnik.
Gjatë Mesjetës, në qytetet e bregdetit shqiptar nuk ka pasur bashkësi shqiptare për t'u përmendur.
Durrësi banohej nga venedikas, grekë, çifutë dhe sllavë; Shkodra nga venedikas dhe sllavë, kurse Vlora nga grekë bizantinë. Emrat e lumenjve në këtë vend, një tregues ky kurdoherë i mirë i strukturës së ngulimeve, janë në një masë befasuese.
Kisha kristiane, mbrojtësja e qytetërimit mesjetar në Ballkan ashtu si gjetiu, ishte ajo që sillte kulturën e huaj, qoftë latine, greke apo sllave. Vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve ishin asimiluar tashmë në prag të pushtimit turk. Ashtu si indianët e Amerikës së Veriut pas kolonizimit evropian, shqiptarët kishin mbetur mjaft anash në vendin e vet”.

Skënder Sadri KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 220 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi