Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga NATO
Publikuar më 09 prill, 2021 në orën 22:49 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimeve të ndryshme. E rëndësishme është që Shqipëtarët, SHBA-ja dhe NATO-ja, kanë bindjen e njejtë për arsyet e ndërhyrjes. Madje më së miri e dëshmojnë protestat e demostratat e shumta në vende të ndryshme të botës që organizuan Shqipëtarët, për të kërkuar reagimin ndërkombëtar, reagimin e NATO-s dhe të SHBA-së, por edhe të vendeve të tjera Euro-perëndimore.
Arsyet e intervenimit të SHBA-së, prej nga bëri që të intervenoj edhe NATO, ishin:
1. Agresioni serb në Kosovë që kërcënonte drejtëpërdrejt paqen në Ballkan dhe stabilitetin në Europën jug-lindore;
2. Represioni serb në Kosovë që krijoi krizë humanitare në përmasa marramendëse; dhe
3. Sjelljet e Millosheviqit, drejtëpërdrejt sfiduan kredibilitetin e NATO-s.
1. Agresioni serb në Kosovë që kërcënonte drejtëpërdrejt paqen në Ballkan dhe stabilitetin në Europën jug-lindore.
Ballkani, në vazhdimësi ka qenë nyje dhe fushëbetejë konfliktesh të fuqive rajonale dhe superfuqive. Prandaj palët në konfliktet ballkanike, në vazhdimësi kanë shfrytëzuar mbështetjen e Fuqive të mëdha, e njejta u pa edhe në konfliktet e viteve të 90, të shekullit të shkuar.
Në vitet 1990 në ish-Jugosllavi dhe në tërësi në Ballkan ishte dekada që shënon rrijten e nacionalizmit dhe konfrontimeve të armatosura, e paralelisht me të vërehej ngritja e Millosheviqit, i cili mes viteve 1992-1995 nxiti luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje. Nga pas Luftës së II Botërore në Europë, nuk kishte pasur ndonjë rast që të kryhej agresion dhe këtë tashmë e bënte Serbia. Kishte shumë ankesa për dështimin e NATO-s, që të ndërmerrte ndonjë veprim për stabilizim të këtij rajoni. Duke qenë se në Bosnje dhe Hercegovinë, reagimi i ngathtë, bëri që të eskalonte edhe më shumë situata dhe të kishte krime të rënda të kryera nga serbët, e që Serbia në këtë rast kishte një mbështetje nga surogatët e saj në këtë vend.

Për potencialitetin e rrezikut të situatës në Kosovës, ishte e njohur për shumë dekada. Me ngritjen e Millosheviqit në fundvitet 1980-ta, i mori autonominë dhe implementoi një sëri masash represive duke i përjashtuar shqipëtarët nga çdo pozitë udhëheqëse. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh raportet shqipëtaro-amerikane dhe gjetjen e SHBA-së në rastet më të vështira të Kombit Shqipëtar, gjatë shekullit të fundit, popullata Shqipëtare kishte drejtuar sytë e zemrën kah ky vend, si i vetmi vend që mund të zgjidhte problemin e Kosovës.
Në dhjetor 1992, në Krishtlindje, George Bush, paralajmëroi Millosheviqin që “SHBA-të do t’i përgjigjen në rast se Serbia nxit dhunë në Kosovë”.
Konfliktet në ish-jugosllavi, i filluar në Slloveni, i vazhduar në Kroaci dhe pastaj në Bosnje dhe Hercegovinë, tregojnë më së miri, faktin që ato përhapeshin prej një vendi në vendin tjetër. Madje situata ishte edhe më delikate për sa i përket Shqipëtarëve, të cilët jemi të shpërndarë në disa shtete. Kjo e bënte situatën edhe më eksplozive, sepse as Shqipëtarët në Maqedoni, as në Luginë të Preshevës dhe as në Mal të zi nuk ishin të kënaqur me statusin e tyre. Mobilizimi dhe aktivizimi i gjithë Shqipëtarëve si në Ballkan ashtu edhe në mbarë botën, rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës, është tregues që Serbia nxiti konflikt me Shqipëtarët dhe jovetëm me Kosovën.
Prandaj thellimi i konfliktit në Kosovë, pamëdyshje ishte e sigurtë që mund të përhapej dhe rrezikohej paqja dhe stabiliteti në Ballkan por dhe në Europën Jug-lindore, e që paraqiste kërcënim serioz për:
a) Minimin e procesit të Paqes së Dejtonit për Bosnjën;
b) Ri-ndezja e kaosit në Shqipëri( që mund të përfshihej në konflikt);
c) Destabilizimi i Maqedonisë, ku Shqipëtarët paraqisnin minoritetin e madh, që mund të copëtonte këtë vend, e për rrjedhojë pastaj edhe Greqia dhe Bullgaria do përfshiheshin kundër Maqedonisë;
d) Rritja e rivalitetit dhe tensioneve greko-turke, që të dy aleat të NATO-s( prej nga mund të fillonte shpërbërja e kësaj organizate).

2. Represioni serb në Kosovë që krijoi krizë humanitare në përmasa marramendëse.
Dhuna serbe ishte bërë sistematike, gjë që u detyru faktori ndërkombëtar të reagonte edhe në frontin diplomatik dhe ushtarak. Në tetor 1998, nën presionin ushtarak të NATO-s Millosheviqi ishte detyruar që të përmbahej nga represioni, të zvogëlonte forcat në Kosovë dhe të fillonte negociatat . E në marrëveshjen e njejtë parashihej edhe vendosja e vëzhguesëve ndërkombëtar të paarmatosur të OSBE-së dhe misionit verifikues ajror të NATO-s. Por përkundër këtyre, Serbia shkeli marrëveshjet ndërkombëtare duke rifilluar shpejt dhunën në Kosovë.

Veçanarisht njihet masakra e Reçakut, e kryer nga forcat serbe më 15 janar 1999, e cila i dha jehonë të madhe ndërkombëtare dhe imponoi komunitetin ndërkombëtar të angazhohet. Grupi i Kontaktit të Ministrave u taku në Londër më 29 janar 1999, ku kërkoi nga palët të përmbaheshin dhe të fillonin procesin e dialogut. Me dështimin e Rambujesë me 19 mars bisedimet ishin suspenduar, derisa misioni i verifikues i OSBE-së në Kosovë, ishte tërhequr shkaku i obstruksioneve të Serbisë, e që Millosheviqi kishte finalizuar planin e dëbimit dhe nënshtrimit total të Shqipëtarëve të Kosovës. Veç një ditë pas tërheqjes së vëzhguesëve të OSBE-së nga Kosova, forcat serbe kishin filluar ofensivën masive që shpërnguli mijëra shqipëtar, duke i djegur edhe vendbanimet e tyre, në përmbushje të “Planit Patkoi”.
Përmes kësaj Millosheviqi synonte që me mënyra brutale t’i jepte fund krizës, duke dëbuar dhe spastruar etnikisht Shqipëtarët dhe kështu duke tentuar të copëtojë aleancën e NATO-s, e që ajo së bashku me aleatët të tjerë i’u kundërpërgjigjën kësaj krize, duke parandalu urinë dhe duke siguru përfundimisht kthimin e Shqipëtarëve në shtëpitë e veta.

3. Sjelljet e Millosheviqit, drejtëpërdrejt sfiduan kredibilitetin e NATO-s.
NATO festonte 50 vjetorin e themelimit të saj, derisa Serbia, hapur e sfidonte duke shkelur marrëveshjet e nënshkruara në tetor 1998, për vëzhguesit e OSBE-së që monitoroheshin nga NATO. Përpjekja e fundit diplomatike ishte më 21 mars, kur ambasadori i SHBA-së Riçard Holbruk, në Beograd e paralajmëroi Millosheviqin, por që Beogradi më 22 mars e vazhdoi represionin, e që Këshilli Atlantikut të Veriut, autorizoi sekretarin gjeneral Solana të vendos konsultimet me aleatët për operacione ajrore. Më 23 mars Holbruk largohet nga Beogradi, pa marrëveshje me Millosheviqin. Derisa Serbia në vazhdimësi rriti shkeljen e marrëveshjeve, e që nuk mbeti rrugë tjetër pos që të ruante kredibilitetin e saj SHBA dhe NATO-ja, që të kundërpërgjegjeshin.

Balansimi i përgjegjes së NATO-s, ndaj konfliktit të Kosovës, ishte edhe ruajtja e mbështetjes pozitive dhe relacioneve bashkëpunuese me Rusinë e cila fuqimisht kundërshtonte ruajtja e mbështetjes pozitive dhe relacioneve bashkëpunuese me Rusinë e cila fuqimisht kundërshtonte çdo veprim ushtarak të NATO-s, kundër Jugosllavisë.

Bazat ajrore të NATO-s që u përdorën gjatë bombardimit të Jugosllavisë

Në vitet 1908-1912, patriotët shqipëtarë e kishin orientuar Shqipërinë drejt perëndimit, ku kishim mbështetjen dhe ndihmën e Austro-Hungarisë dhe të Italisë, e padyshim më pas edhe të SHBA-së, derisa Gjermania ishte mbështetëse e tërthortë e vendit tonë sepse ajo mbështeste Austro-Hungarinë. Gjatë periudhës 1912-1989, ishte periudhë ogurzeze për mbarë Kombin Shqipëtar. Shqipëria ishte fundosur në ideologjinë komuniste, staliniste e kineze. Shqipëtarët nën Jugosllavi, të indoktrinuar nga ideologji orientale, komuniste, jugosllaviste, titiste, turkofiliste, islamofile, nuk paraqiteshim fare si faktorë.
Fatmirësisht pas Luftës së II Botërore, gjegjësisht në demostratat e mes viteve 60, ashtu edhe më të organizuara të viteve 80, e pastaj 90 të shekullit të shkuar, tregonin për rizgjimin kombëtar, të Shqipëtarëve nën ish-jugosllavi. Por edhe më e mira, ishte orientimi kombëtar drejt perëndimit, që çdonjëri nga ne besonim që mund ta arrinim Lirinë, Çlirimina dhe integrimin në strukturat Euro-atlantike. Në sub-koshiencën e çdo qytetari shqipëtar, dihej që zgjidhja e problemit të Shqipëtarëve mund të vije vetëm nga Perëndimi gjegjësisht nga SHBA.
Një diplomat tipik Shqipëtar, ishte Nënë Tereza, pasuar nga Imzot Nikë Prela dhe Mark Sopi, në aparencë të të cilëve pastaj do prijnë politikan të tjerë Shqipëtar.

Serbia ishte mësuar me shfarosjen e Shqipëtarëve, me gjenocidin e viteve 1878-1912, e që t’ia paraqiste Europës perëndimore si luftë kundër turqëve, ashtu edhe në Luftën e I Botërore, pasuar me asimilimin, dëbimin dhe shpërnguljen për në Turqi në vitet 1927-1941, pastaj edhe në Luftën e II Botërore, njejtë edhe pas Luftës së II Botërore. Madje për fat të keq, Serbia ishte mësuar edhe me Luftërat e fundit në ish-jugosllavi, e sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë.
Por më Shqipëtarët nuk ishim turq dhe nuk e quanim veten turq, por ishim rizgjuar.

SHBA ishte shteti vendimtar, që bindi anëtarët e NATO-s dhe guxoi të zgjidhte “nyjën gordiane në Gadishullin Ilirik”. Plani i Operacionit Forcat Aleate, i projektuar nga ushtarakët amerikan e të cilin e pranuan edhe anëtarët e NATO-s, që parashihte bombardimin e Jugosllavisë, për ta detyru që t’i tërhiqte të gjitha forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe dhe jugosllave nga Kosova. Ky plan parashihte më shumë se 200 avion ushtarak të SHBA-së dhe 200 shtesë të aleatëve të NATO-s, që të bombardonin caqet ushtarake të Jugosllavisë.
Operacionin Forcat Aleate e filluan së pari 4 anijet amerikane dhe dy nëndetset Amerikane, pasuar me një nëndetëse britanike dhe 6 ajroplanët bombardues strategjik B-52 të SHBA-së. Ky operacion, filloi me 210 avion të SHBA-së dhe me 161 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s, derisa më pas SHBA përdori mbi 650 avion e në disa burime deri në 730, apo edhe 751 avion amerikan dhe 277 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s, e në disa burime deri rreth 325, apo maksimumi në 430 të tillë. Në të gjitha 78 ditët që u bombardu Jugosllavia, avionët amerikan merrnin pjesë mbi 60 % të sulmeve.

NATO, përdori 59 baza ajrore në 12 vende, për kryerjen e Operacionit Forcat Aleate, prej të cilave 17 baza ajrore ishin në Itali, pasuar me Gjermaninë që ishin 6 baza, Britania e Madhe me 5 baza dhe Franca e Turqia me nga 4 baza. Italia më shumë se çdo vend tjetër i ofroi bazat e saj ajrore, që të përdoren nga aleatët e NATO-s, për ta bombarduar Jugosllavinë.
Bazat ajrore që kishin prezencë të avionëve ushtarak të SHBA-së pas Luftës së Ftohtë, nga 25 të tilla me 850 avion, kishin rënë në 6 të tilla me 174 avion në Europë, ato ishin: Aviano në Itali, Inçirlik në Turqi, Lakenheath dhe Mildenhall në Britani të Madhe dhe Ramsten dhe Spangdahlem në Gjermani, e që ky numër ishte minimal, derisa në Operacionin Forcat Aleate, SHBA e shtoi në 10 baza ajrore me 207 avion. Bazat ajrore në Europë, që avionët e SHBA-së i përdorën në fillim të Operacionit Forcat Aleate, ishin 10 të tilla: Faiford dhe Mildenhall në Britani, Tamstein dhe Rhein-Main në Gjermani, Istres në Francë, Moron në Spanjë dhe Aviano, Brindizi, Cervia dhe Sigonella në Itali, e që në fund të misionit arriti në 22 baza ajrore në tokë në 8 vende të Europës, e ato ishin: Geilenkirchen, Ramstein, Rhein-Main dhe Spangdahlem në Gjermani, Brize-Norton, Fairford, Lakenhealth, Mildenhall në Britani, Istres dhe Mont de Marsan në Franc, Moron në Spanjë, Ferihegy dhe Taszar në Hungari, Aviano, Brindizi, Cervia, Giola del Colle, Sigonella, Trapani në Itali, Souda Bay në Kretë dhe Inçirlik dhe Badima në Turqi. Kurse helikopterët Apache, ishin vendosur në Tiranë. Avionët ushtarak amerikan, operuan vetëm 1% nga Misuri i SHBA-së,16% nga ajroplanbartëset dhe 83% nga bazat ajrore në vendet e NATO-s në Europë. Pos avionëve të rëndë bombardues B-2, që u përdorën nga baza amerikane në Misuri të SHBA-së, të gjithë avionët e tjerë të SHBA-së, operuan nga bazat ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, në Europë dhe nga ajroplanbartëset e SHBA-së.

Skender Jashari


Grafikoni 1. Bazat ajrore që përdori NATO, për Operacionin Forcat Aleate.




























Grafikoni 2.Bazat ajrore prej nga kanë operu avionët sulmues dhe tanker të NATO-s, gjatë Operacionit Forcat Aleate.
























Grafikoni 3. Avionët amerikan që u përdorën për bombardimin e Jugosllavisë, nga bazat ajrore ushtarake të vendeve të ndryshme antare të NATO-s.





















Grafikoni 4. Bazat ajrore në tokë, që avionët ushtarak të SHBA-së, i përdorën në përfundim të Operacionit Forcat Aleate.
































Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 675 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi