Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave shqiptare
Publikuar më 13 prill, 2021 në orën 22:00 ( ) Afrim Morina | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt

I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, për angazhimin tënd, me shkrime analitike shkencore, për ndriqimin e “betejës” së Koshares. Ju keni dhënë sinjale bukur me peshë, për fatin e Shqipërisë e shqiptarëve, që është lujatur, e, po luhet me “betejen” e Kosharës dhe duke u përpjekur që ta ndriqosh edhe më tepër, keni vequar dy “margaritar”, që në këtë analizë do të mundohem t’i zbërthejë.
Vitin e kaluar jeni munduar të shpjegoni gjithë ate që ndodhi në Koshare, por, si duket, ose nuk i kanë lexuar analizat profesionale ushtarake Tuajat, ose donë për t’i ndenjur “besnik” sajesës së tyre, që gjithë operacini “Shigjeta” të shpërfillet dhe të zëvendësohet me “betejen” e Koshares. Mua nuk më befason deklarimi i komandantëve të Kosharës, por tragjikja është, se, po heshtin komandantët e operacionit “Shigjeta”. Kjo edhe po e ngrit “moralin” te pala tjetër dhe pranimin e të tjerëve, se me të vërtetë, vetëm aty është luftuar.
Në shkrimin tënd të fundit “Një sqarim i detyruar për luftimet në Koshare”, bëni pyetje të shumëta, që tashmë ju keni dhënë përgjegje, por mos pritni të merrni përgjegje nga pala tjetër, e, as nga bashkëluftarët e Tu.
Sa më shumë që kalojnë vitet, gjërat po dalin në shesh gjithnjë e më tepër, mbi të vërtetën e politikës rugovjane dhe Qeverisë në egzil, të Bujar Bukoshit, edhe pse ata, nuk e kanë thënë asnjëherë, por varësit e tyre, dalin hapur, siç i keni marrë si shembuj ilustrimi mendimet e z. Rustem Berisha dhe z. Anton Qunit.
Për lexuesit, po bëj një zbërthim logjik, shkencor e ushtarak, nga këndi politik, për të parë një të vërtetë, se sa ka qenë e rrezikuar, jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria londoneze, që do të thotë, se sa kanë qenë të rrezikuar shqiptarët, në ndrrimin e dy shekujve. Citojmë ““Në situatën e pashpresë, kur popullsia e kësaj ane (brenda në Kosovë) mund të ishte tashmë jo vetëm pre e luftimeve intensive të ushtrisë serbe, por edhe e terrenit të papërshtatshëm dhe të minuar në rajonin e gjerë të Bjeshkëve të Nëmura, si kalim i vetëm i mundshëm për evakuim. Këto ishin rrethanat që edhe më shumë e lidhën motivin dhe idenë tonë për një luftë nga kufiri e deri në çlirim, tek luftëtarët, konkretisht tek ne si ushtarakë që drejtonim këtë brigadë.” Rustem Berisha
Çfarë na thotë me këtë mendim politik, e aspak ushtarak, ky Komandant i “Kosharës”!?
E para, ne nuk mund të luftonim me Serbinë, sepse ajo mund ta rrafshonte gjithë Kosovën, për dy orë nga Nishi, propaganda, që ishte artikuluar edhe nga vet Rugova. Pra, nuk duhej ndërrmarre veprime çlirimtare dhe të pritnim rezultatet e politikës rugoviste.
E dyta, duhej zbrazur Kosovën, pasi kishim hyrë në këtë “avanturë”, pa i pyetur disa oficere të shtatmadhorisë Jugosllave, para se të bllokohej kufiri nga minat serbe. Nga frika, se me të vërtetë është ndërrmarre një veprim i tillë nga forcat ushtarake serbo malazeze, dorezohen armët dhe spitali ushtarak në Zonën Operative të Dukagjinit, të cilën e udhëhiqte Tahir Zemaj, për të kaluar nëpër Mal të Zi, (Bah!) në tëritorin ë Shqipërisë londineze, me moto të shpëtohet ajo që mund të shpëtojë.
E treat, më e “çmuara”, se duhej përgaditur një luftë nga kufiri i Shqipërisë londineze!? Logjikë i thonë kësaj, madje edhe strategji ushtarake, që ta vënë në pikpyetje edhe Shqipërinë londineze.
Pse, dhe si, do të parashtoni pyetjen? Për të dhën përgjegje, po citojmë edhe mendimin e z. Anton Qunit ”Kur jam paraqit për herë të parë në një objekt të Ministrisë së Mbrojtjes, në dhomën operative, ka qenë në mur një hartë,- kjo ka ndodh në fillim të korrikut 1998, - e cila ishte mbuluar me një stof. E shpalosa. Aty pashë se dikush kishte parapare një ndërhyrje strategjike që të kishte hapje të kufijve, në Qafë të Prushit, Qafë të Morinës... E kemi paraparë për një ndërhyrje.”
Ky e përforcon mendimin e Z. Berisha me përshkrimin e hartës në mur, në Ministrinë e Mbrojtjes.
Do të mundohem të japi përgjegje, në këto dy mendime të shfaqura publikisht, nga dy komandante të Kosharës, përmes një shembulli të historisë sonë kombëtare.
Derisa mbahej konferenca e Paqës në Parisë (pas LDB), Greqia mundojet t’ua mbushte mendjen, pjesëmarrësve, se Shqipëria nuk kishte luftuar fashizmin dhe nazizmin, duke ua përkujtuar “Ligjin e Luftës”, kundër Shqipërisë, të vitit 1941 dhe se Shqipëria padrejtësishtë mbante të pushtuar Vorio- Epirin. Shumica i besuan kësaj propagande dhe diskutonin për fatin e saj, për të qenë shtet apo jo, edhe pse ishte anëtare e Ligës së Kombeve, para lufte. Grekët duke e parë këtë mbështetje, në vitin 1949, përgaditën ndërrmarrje ushtarake për pushtimin e Shqipërisëë londinez, në emër të luftimit të bandave grekë, që gjendeshin në territorin e saj. Ata hynë në territorin e Shqipërisë, disa kilometra, me këmbësori, altileri të rëndë dhe pesëmbëdhjetë aeroplona luftarkë. Pjesëmarrësit e Konferencës nuk e “shihnin” këtë operacion grek, derisa Qeveria shqiptare i ktheu mbrapsh, duke i turpëruar të gjithë.
Mos vallë, të njejtin skenar u munduan t’ua ofronin Jugosllavisë së Millosheviçit, disa ushtarake shqiptare, të akademisë Jugosllave, të udhëhequr nga politika rugoviane, kur dihej se Rugova nuk komunikonte me Qeverinë shqiptare, ndërsa, edhe i ndihmuan Berishes, në grushtetin e dështuar (mes ofenzivave)? Mos vallë kishin marrë edhe sygjerime nga Millosheviçi dhe mbështetësit e tij, që ushtria e Tij të hynte në territorin e Shqipërisë, për të luftuar terroristet shqiptare, siç e quajti edhe Gelbardi, që asnjëri nuk e njihte UÇK-në? Mos vallë ishte planifikuar që të zhbëhej Shqipëria londineze, siç ishte skenari i vitit 1949, por tash në emër të sulmit nga FARKU, në qafë-Prush, e, qafa tjera?
Këta dy ushtarake të apostrofuar, që nuk njohin fare politikën, por edhe anën ushtarake, përndryshe nuk do t’i venin në pah, këto dy segmente, shumë me peshë, për të kuptuar dhe zbërthyer gjithë politikën rugoviane. Këta e zbërthyen enigmen, pse Rugova nuk e njohu kurre UÇK-në, pse ishte për ndërprerjen e bombardimeve të NATO-s dhe pse nuk e vizitoi kurr memorialin e Jasharajve?
E di, që, nuk do të marri përgjegje, sikurse Ju, i nderuari Kolonel! Se shkolla e Tiranës nuk ka ditur të hyjë në lojëra të flliqta, sikurse shkolla e Beogradit, e cila, ka përgaditur kuadro për ne, në pjesën e Shqipërisë së robëbruar, duke anashkalluar kuadrot kombëtare nga Tirana.
Në fund, Kolonel Shpëtim Golemi, të lumtë pena, e, të punofte mendja, në përballje me monstrumet e kombit, që në të dy luftrat, (LDB dhe UÇK-së) deshën ta zhbënin Shqipërinë, në të mirën e Serbisë dhe Greqisë.
Lavdi tradhëtisë e marrisë! Lavdi të pamorashmëve!

Afrim Morina
Prishtinë, 11.04.2021

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 583 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
MOS HARRONI!
E premt, 09 prill 2021 - 00:39
Kur horrat kosovarë dhe horret kosovare, politikanët tradhëtarë dhe politikanet tradhëtare të kombit shqiptar, në "krye" me Azem Vllasin; u bashkua...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi