Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të Prokurorisë në Hagë
Publikuar më 17 prill, 2021 në orën 01:11 ( ) Dilaver Goxhaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me ato armë që u sollën pjestarët e familjeve të tyre nga emigracioni si dhe çfarë mundën të bliheshin në Shqipëri prej vëllezërve trafikantë shqiptarë. Por, edhe ata që dolën në krye të asaj lufte vinin nga këto shtresa. Dhe këtë sacrifice ata të gjithë e bënë në emër të lirisë. Ishte dashuria për atdheun që i bëri këta njerëz të fortë, të aftë për të kryer akte të vërteta trimërie, siç ndodhi fillimisht në Drenicë me fisin e Jasharajve, dhe pas dy javësh në Dukagjin me fisin e Haradinajve, ku u përballuan me trimëri qindra ushtarë e policë.
Ai heroizëm i madh me ngjyra të shndritshme, që shpërtheu më pas në mënyrë masive, e pati burimin te besimi i madh në vlerat fizike e shpirtërore të atyre familjeve dhe një pjese të konsiderueshme të popullit shqiptar në Kosovë, duke iu kundërvënë jo vetëm armiqve pushtues, por edhe një klase të caktuar politikanësh shqiptarë të rymave të ndryshme dhe pasuesve të verbër të tyre.
Si rrjedhojë e zgjerimit të përditshëm të luftës, natyrisht që do të lindte dhe lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila gradualisht mori formën e një ushtrie të rregullt guerile me në krye Shtabin e saj Drejtues.
Mirëpo, pasi lufta mbaroi dhe populli fitoi lirinë, që do të thotë se në Kosovë u bë kthesa e madhe shoqërore, filloi ndeshja midis përfaqësuesve politikë të palës fituese të asaj lufte dhe asaj kundërshtuese të saj. Duke qenë se pala kundërshtare e luftës për liri përbënte shumicën e elektoratit, zgjedhjet e para pluraliste, natyrisht që do t’i fitonte ajo. Mirëpo, të dyja palët u paraqitën ashtu siç i pamë këto 20 vjet – ambiciozë, egoistë, mburavecë por edhe frikacakë.
Ajo që ka rënë më së shumti në sy është fakti se të dyja palët ngjajnë shumë midis tyre, para së gjithash: me paaftësinë për të ndërtuar shtet dhe me egoizmin e tyre që e zhveshi luftën politike nga çdo ideal tjetër përveç atij të kolltukut. “Kolltugofagët” e racës, siç do të shprehej Fan Noli ynë, jo vetëm që nuk mundën t’i sillnin Kosovës asgjë të re, por, përkundrazi, u bënë pengesë për përparimin e saj.
Kjo ishte dhe është një luftë midis klasave dhe shtresave të ndryshme shoqërore në Kosovë, që vërtetoi një dukuri të madhe historike: edhe pse ndodh kthesa historike, për popullin nuk ndyshon asgjë.

Populli u zhgënjye. Zhgënjimi është pasqyrë e së ardhmes. Dhe kjo u pa që, si asnjëherë në kushtet e pluralizmit politik të mund të fitoi zgjedhjet e vetme një parti politike, sikundër ndodhi në 14 shkurtin e këtij viti, ku LVV fitoi 51% të tyre, me shpresën se do ndryshoi diçka në raport me periudhën 22 vjeçare të pasluftës.
Ky rezultat votimi vërtetoi maksimën: vetëm shpresat e fuqishme të detyrojnë të ndryshosh mendim qoftë si individ, qoftë si popull. Pikërisht kjo shpresë mendojmë se hoqi qafe plotësisht ngushtësinë mikroborgjeze shqiptare. Megjithatë, presim e shpresojmë.
Në prag të këtyre votimeve parlamentare, e veçanërisht pas tyre, është vënë re se tema më e preferuar dhe e përditshme e mjeteve të propagandës, (të gazetave, portaleve, radio dhe televizioneve), ka çdo ditë sharje , të ashtuquajtura invektive (fjalë të ashpra demaskuese), kundër ish-Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, si një nga mënyrat retorike më ekspresive të gazetarëve e analistëve të shumtë kosovarë, e cila përdoret pothuajse çdo natë e në çdo studio, si dhe në çdo gazetë e portal, pothuajse nga shumica e oratorëve e gazetarët e vegjël e të mëdhenj.
Dhe një ndër gazetarët më të vjetër e më me përvojë në Kosovë, Milaim Zeka, tregon se e zotëron shumë më mirë se të gjithë të tjerët sharjen ndaj SHP të UCK-së me një mjeshtëri të rrallë, i cili këto ditë po shërben si një model i paarritshëm në këtë drejtim.
Kjo temë , sikundër thamë, ka marrë hov më së shumti menjëherë pas konstituimit të Qeverisë së Dytë Kurti, ku në një panel televiziv, dhe jo i vetmi panel televizive kundër UCK-së, (kuptohet, duke veçuar “Betejën” e Koshares), z. Milaim zeka, formuar si gazetar klasi në Perëndim, në Suedi, shprehu në mënyrë të koncentruar gjithë urrejtjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare, por me nëntekst, duke përmendur vetëm Shtabin e Përgjithshëm të saj:
“Të gjithë anëtarët e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pos Lahi Brahimit, kanë ble vila dhe kanë vënë pasuri miliona.”, (marrë nga intervista ne emisionin “pa maske” (minuta 16) në TV 7, datë 13 prill 2021, (shih:https: //www. facebook.com/ GOInsajderi/videos/470013177535950).
Ai, duke shfrytëzuar shkathtësinë e vetë folëse, kërkon të bindi publikun në Kosovë se të gjithë anëtarët e ish-Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së s’kanë qenë gjë tjetër, veçse një bandë hajnash. E bën këtë, nuk e dimë me apo pa qëllim, pa dashje apo të nxitur nga të tjerë, sido që të jetë, ajo është solidarizim me akuzën që ka bërë kundër UCK-së Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila e akuzon gjithë UCK-në si “një ndërmarje e organizuar kriminale”.
Nuk është rastësi, se i inkurajuar nga ky gazetar, të nesërmen e kësaj akuze të bërë nga Milaim Zeka, një bashkëpjesmarrës i tij në “Betejën” e Koshares, një farë Naser Vllasi, edhe ai akuzoi me emër një anëtar tjetër të SHP të UCK-së për trafikant armësh!

Përgjegjësia e asaj akuze që shprehu në atë TV z.Milaim Zeka, dhe të nesërmen pasuesi i tij Vllasi, nuk bie vetëm mbi ata të dy, por më së shumti mbi moderatorët dhe të pranishmit në ato panele televiziv, të cilët që i miratuan me heshtjen e tyre. Dikur Leon Tolstoi ka thënë: “Heshtja mbetet gjithnjë një mundësi”. Ndërsa V.Hygo ka thënë: “Heshtje ndaj një ideje të ngulitur është e tmerrshme”.
Bazuar në thëniet e këtyre korifejve të letërsisë botërore, me anë të këtij shkrimi akuzoj gazetarin dhe politikanin Milaim Zeka për shpifje dhe manipulim të opinionit publik, me të pavërtetën e madhe thënë për Shtabin e Përgjithshëm të UCK-së.
Miratimi në heshtje i kësaj akuze të z. Milaim Zeka si nga moderatori dhe paneli prezent i analiztëve-gazetarë kërkojnë që mendimin e vet ta paraqesin si mendim të përbashkët të të gjithë anëtarëve të shoqërisë në Kosovë, d.m.th., po të shprehemi në mënyrë abstrakte, t’i japin këtij mendimi të tyre formën e opinionit të përgjithshëm në Kosovë, ta paraqesë atë si të vetmin mendim të arsyeshm e të vlefshëm për të gjithë; ku ai kërkon të dali si përfaqësues i gjithë shoqërisë kosovare.
Deklarata e z.Milaim Zeka tregon se ky zotëri nuk mbështetet aq shumë mbi faktet, madje as mbi intuitën e tij, por krysisht sheh se nga anaon më së shumti politika shtetrore në Kosovë dhe i mban asaj iso. Natyrisht, edhe autoritetet janë njerëz të mirë, sepse pa to do të ndodhte “shkatërrimi sistemit” dhe humbja e besimit në popull. Por, kjo nuk do të thotë se autoritetet politike do të thonë gjithmonë të vërtetën. Mirëpo, miratimi i Gjykatës Speciale kundër UCK-së tregoi se në shumicën e rasteve, autoritetet kujdesen për interest e tyre politike e individuale, ndërsa të tjerët i manipulojnë.

Por z. Milaim, përveç që është gazetar e njeri publik, ai është edhe politikan, pasi ka qenë deputet i parlamentit të Kosovës. Si i tillë, kuptohet që na radhë të parë ai ka gjasa të jetë i motivuar nga interesi personale që bën këtë shpifje-akuzë ndaj gjithë Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së. Dhe ja pse unë e akuzoj për shpifje:
Po t’i referohemi listës së ish-anëtarëve të SHP të UCK-së, të publikuar nga Komisioni Qeveritar për veteranët, konstatojmë së SHP i UCK-së na thuhet se përbëhej prej 33 anëtarë. Në atë listë vetëm 12 ish-anëtarë të SHP janë përfolur, se “kanë ble vila dhe kanë vënë pasuri miliona”, pavarësishtë se nuk jepen fakte për të gjithë të përfolurit, dhe këta janë:
1. Adem A. Grabovci 2. Agim H. Çeku 3. Azem R. Syla 4. Fatmir K. Limaj, 5. Hashim H. Thaqi, 6. Jakup J. Krasniqi, 7. Kadri F. Veseli, 8. Ramë G. Buja, 9. Rexhep D. Selimi, 10. Sokol M. Bashota, 11. Sylejman Selimi, 12. Xhavit M. Haliti.

Pra, nga 33 që janë në atë listë, vetëm 36% e tyre na rezultojnë se janë ashtu sikundër i akuzon z.Milaim Zeka, që do të thotë vetëm 1/3 e tyre. Ndërsa 21 (njëzetë e një) ish-anëtarë të tjerë të asaj liste, nuk janë përfolur aspak se “kanë ble vila dhe kanë vënë pasuri miliona”, dhe ata janë: 1. Adem Z. Demaçi, 2. Xheladin H. Gashi, 3. Sokol Q. Dobruna, 4. Sali Sh. Veseli, 5. Nuri I. Bexheti, 6. Berat S. Luzha, 7. Alush S. Agushi, 8. Avdi H. Raci, 9. Fatosh Q. Klosi, 10. Isni B. Thaqi, 11. Jashar H Salihu, 12. Lahi Sh. Brahimaj, 13. Musa H. Jashari, 14. Naim R Maloku, 15. Nait Xh. Hasani, 16. Sabit L. Brokaj, 17. Sabit Sh. Geci, 18. Shaip H. Muja, 19. Xhavit I. Ferizi, 20. Ali I. Ahmeti dhe 21. Bislim S. Zyrapi.

E rendita z.Bislim Zyrapi jo pa qëllim të fundit, për t’i thënë publikut se ky është ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i UCK-së prej kur ajo mori formën e një ushtrie të rregullt partizane dhe që e ringriti atë ushtri pas shpartallimit që pësoi në verën e vitit 1998 e që nuk përmendet fare, por lavdinë e kanë marrë të tjerë. Kjo dukuri nuk është e re në historibnë shqiptare, pasi e kemi ndoshta në gen që heronjtë i bëjmë baltë, dhe balën e shpallim hero.
Mirëpo anëtarë të atij Shtabi të përgjithshëm kanë qenë edhe 11 (njëmbëdhjetë) të tjerë, që ai Komision Qeveritar kërkon t’i mohojë dhe që nuk janë përfolur kurrë për manipulime të Fondit “Vendlindja Thërret” apo që të jenë pasuruar në rrugë të padrejta, të cilët janë:
Ekrem Rexha – dega operative
Ahmet Qeriqi- drejtor i Radio Kosovaelirë
Dilaver Goxhaj – zv. Shef – SHP
Bardhyl Tahiri – për xhenjon
Mensur Kasumi – zbulimi ushtarak
Kurtesh Fondaj – për kiminë
Xhavit Sadria – shef i personelit
Hajdin Abazi – për mediat
Idriz Hyseni- për logjistikën
10.Safet Syla – për nderlidhjën
Fadil Beka – shefi për shëndetësi
Durak Zyrapi z.vendës për shëndetësi

Por do të pyesi lexuesi se pse këta ish-anëtarë të SHP nuk rezultojnë si të tillë në listat e veteranëve të atij Komisioni? Kjo pyetje duhet drejtuar Kryetarit të Komisionit Qeveritar, z. Agim Ceku, i cili kur erdhi në 45 ditët e fundit të asaj lufte, dhe u vu në krye të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, i gjeti atje dhe ka punuar me ta.
Përfundimisht na rezulton se nga 45 anëtarë të SHP të UCK-së, 33 prej tyre, ose thënë ndryshe 74 % e ish anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, nuk na rezulton qoftë edhe të përfolen se kanë blerë vila apo që të jenë bërë milionerë.
Që z. Milaim Zeka të mos shkojë para drejtësisë në Kosovë për këtë shpifje-akuzë kundër gjithë anëtarëve të ish Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, (natyrisht indirect edhe kundër gjithë UCK-së), ka vetëm një rrugë: Të dalë në atë TV ku bëri këtë akuzë të turpshme dhe t’i kërkojë ndjesë gjithë opinionit publik në Kosovë e më gjerë, gjithë ish-pjesmarrësve dhe kontribuesve në Luftën për Çlirimin e Kosovës si dhe veçanërisht ish-anëtarëve të SHP të UCK-së, ndryshe, Prokuroria e Kosovës, (nëse është e pavarur, për drejtësi dhe për popullin), duhet të bëjë detyrën e saj. Rrugë të mesme nuk ka.

16 prill 2021

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dilaver Goxhaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 14 vizitorë
Lexuar: 1,274 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
Republika e Kosovës të quhet Republika e...
E hn, 12 prill 2021 - 18:54
I ftoj intelektualët, gazetarët, mediat, politikanët,studentët, gjithë publikun si dhe Akademitë e Shkencave të Shqipërisë e të Kosovës që ta...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi