Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Tare, shqiptari i ftuar ne Sheshin e Michelangelo-s
Publikuar më 21 tetor, 2006 nė orėn 21:12 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Igli Tare, veshur me bluzen e Lazio-s, ka shkelur ne pllakat e famshme te Sheshit te shkelqyer te Campidoglio-s, ne Rome dhe ka hyre ne Bashki. Shqiptari ka qene i ftuar ne Bashkine e Romes, nga kryebashkiaku, Ealter Veltroni, per te perfaqesuar Lazio-n, ne diten e perurimit te Festes se Kinemase. Se bashku me biondin ishin edhe trajneri Delio Rossi e Antonio Agnocchetti i zyres laciale per marredheniet me jashte. Ne feste ishte edhe delegacioni roman, i perfaqesuar nga trajneri Luciano Spalletti, sulmuesi malazez Mirko Vucinic, drejtori sportiv Prade dhe drejtori i planifikimit Cristina Mazzoleni.
Veltroni ka dashur te reklamoje Festen e Kinemase, duke shfrytezuar dy klubet me te njohur te futbollit ne Rome. Sipas marreveshjes, Roma e Lazio do veshin para ndeshjes se radhes, perkastesisht ndaj Reggina-s e Catania-s, bluza speciale me logon e Festes se Kinemase. “Kjo feste, - ka thene Veltroni, - eshte popullor ne Rome, ndaj kemi dashur te festojme kete “martese” mes kinemase dhe futbollit, qe eshte sporti me popullor. Njekohesisht, eshte nje menyre per t’i dhene me shume imazh futbollit, sidomos atij roman, nepermjet kinemase”.

Kryebashkiaku eshte tifoz me Roma-n, gje e deklaruar kjo ne Itali, ndersa trajneri verdhekuq, Spalletti, tregon se ka folur shume here me te. “Kryebashkiaku e ka zakon te na lavderoje shume, si mua, ashtu edhe lojtaret, - u shpreh ai, - kjo ndoshta do te thote qe une t’i jap voten time. Ky bashkepunim mes futbollit dhe kinemase na jep prestigj dhe pergjegjesi.

Cfare eshte Campidoglio
Ky shesh ndodhet ne Kodren Kapitoline dhe, ndertimet e para ne te jane bere qe ne periudhen e themelimit te Romes. Campidoglio u be i famshem, menjehere sepse ishte i vetmi vend ne Rome qe nuk u pushtua nga keltet me 387 para Krishtit. Aty u hodh ne humnere njera nga Vestalet e Virgjera, Tarpeia, per tradheti ndaj Romes, aty u fshehen vrasesit e Cezarit. Ne te ndodhej ndertesa qe mbante arkivat e Romes se Lashte, por shume pak ka mbetur prej saj. Aty u ndertua Kisha e Shen Merise ne Aracoeli, ndersa nga shekulli i 11-te u be qender administrative e qytetit, sic ka mbetur deri ne ditet e sotme. Campidoglio njihet ne Rome edhe si vend rezistence ndaj pushtetit papal, ndaj Vatikanit. Emrin Shesi i Campidoglio-s (Piazza di Campidoglio) ai e mori ne shekullin e 16-te. Dizajni i Sheshit dhe pallatet rrethuese jane veper e artistit dhe arkitektit te famshem te Rilindjes italiane (Risorgimento), Michelangelo Buonarroti, veper e kryer ne vitet 1536-1546. Fondet per to u dhane nga Papa Pali III, qe donte te impresiononte Perandorin e Shenjte Romak, Karlin V. Pallatet jane Pallati Kapitol (Palazzo Senatorio), Pallati i Konservatoreve, Pallati i Ri. Aty jane edhe statujat e ish-perandorit te mire, Mark Aurelit dhe ajo kolosale e Perendise-Lume. Senati i Romes sot mblidhet pikerisht ne Palazzo Senatorio.
B.Kuka
TifozatKuqeZi.com
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 862 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
"Shkėlqimi” i Federatės sė Futbollit tė Kosov...
E hėnė, 09 janar 2012 - 20:10
Njė dekadė e mė tepėr pas clirimit tė Kosovės qytetarėt e Kosovės kanė pritur ndryshime kolosale nė tė gjitha fushat. U pa mė vonė se improvizimet instituc...
Aspektet psikologjike tė lojesė sė basketboll...
E premtė, 02 dhjetor 2011 - 19:01
Aspektet psikologjike janė procese kyēe pėr pėrformancėn e basketbollistėve si dhe rreth menaxhimit tė lojės sė basketbollit, si tė atyre profesionist asht...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meēin
E hėnė, 10 tetor 2011 - 11:56
Edhe njė fitore e madhe, edhe njė gėzim i madh i bashkėkombasit tonė Sevdail Sherifi, i cili gėzoi me mijėra bashkatdhetarė qė jetojnė dhe veprojnė nė Zvic...
MUHAMET RAMA SHPALLET KAMPION I EVROPĖS NĖ IT...
E dielė, 25 shtator 2011 - 19:50
Nė atletikė, Muhamet Rama mė i miri nė Evropė. Driton Haliti i treti nė dhjetėgarėsh. Nė saje tė tij Kosovės i ngrihet nami sportiv. Viti 2011 pėr Dubovasi...
E meritojmė pranimin apo!
E shtunė, 11 qershor 2011 - 00:42
Ēelėsi kryesor i masivizimit, zhvillimit dhe i pėrparimit tė basketbollit ėshtė pranimi nė asoacionet e ndryshme ndėrkombėtare. Shrojetė pyetja pėr pranimi...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi