Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Bariē: Detyra e tyre e Tares dhe Bogdanit ėshtė tė shėnojnė
Publikuar më 24 tetor, 2006 nė orėn 08:00 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ndryshe nga nga paraardhėsi i tij Brigel, trajneri aktual i Kombėtares Oto Bariē ėshtė shumė mė i drejtpėrdrejtė nė deklaratat e tij dhe nuk nguron tė shprehė hapur kontestimet pėr lojtarėt dhe pėr skuadrėn qė ai drejton. Tė paktėn kėshtu ka qenė gjatė vizitės sė dytė nė Shqipėri. Deklaratat e Bariē kanė qenė shesh herė me tone tė forta, madje edhe pėr ata lojtarė qė deri tani cilėsoheshin si tė pazėvėndėsueshėm nė Kombėtaren shqiptare. 74 vjeēari ka lėshuar shigjeta edhe pėr drejtuesit e Federatės dhe pėr kampionatin shqiptar.
Tė shtunėn patė ndeshjen me Tiranėn, si ju dukėn lojtarėt qė ju i keni grumbulluar me Kombėtaren?

“Nėn nivelin e duhur, madje edhe vetė skuadra e Tiranės ishte dobėt. E kam parė nė ndeshje mė tė mira se ajo qė zhvilloi kundėr Luftėtarit”.

Mė konkretisht, Muka dhe Bulku ēfarė pėrshtypjesh ju lanė?

“Kanė mangėsi nė aspektin fizik. Jam i mendimit se ata duhet tė punojnė shumė nė kėtė drejtim, sepse ndryshe nuk do tė arrijnė tė fitojnė konkurrencėn nė Kombėtare”

A mendoni se Muka mund tė zėvėndėsojė Skelėn nė mesfushė?

“Muka ėshtė njė lojtar i talentuar dhe kėtė nuk mund ta mohoj. Megjithatė ai nuk ėshtė i gatshėm fizikisht pėr 90’ minuta lojė. Pėr kėtė ėshtė i ndėrgjegjshėm edhe vetė futbollisti, madje edhe trajneri i tij Mirel Josa. Unė do flas personalisht me Mukėn dhe shpresoj qė biseda me atė tė vlejė diēka”.

Ē’pėrshypje keni nga kampionati shqiptar?

“Pėr fat tė keq ėshtė i njė niveli tė dobėt dhe pėr pasojė edhe unė e kam tė vėshtirė tė zbuloj lojtarė tė talentuar. Sigurisht qė kėtij kampionati nuk i mungojnė futbollistėt cilėsorė, por pėrgatitja e tyre ėshtė larg standarteve evropiane. Ai nuk mund tė krahasohet kurresesi me kampioantin holandez apo rumun. Kėto vende pėrfaqėsohen nga dy ose tre skuadra nė Ligė Kampionesh dhe nė Kupėn UEFA, ndėrsa Shqipėria nuk ka asnjė ekip qoftė edhe nė Kupėn UEFA. Ky ėshtė njė tregues i qartė jo vetėm i nivelit tė kampionatit shqiptar, por edhe i ndryshimeve tė mėdha qė ka pėrfaqėsuesja shqiptare me kundėrshtaret e saj nė grup”.

Keni parė vetėm pak ndeshje, pėrse arritėt nė kėtė konkluzion?

“Po, ėshtė e vėrtetė qė kam parė pak ndeshje, por kam parė edhe fushat stėrvitore ku pėrgatiten skuadrat, tė cilat nuk i plotėsojnė kushtet e duhura. Ky ėshtė njė kriter thelbėsor pėr tė patur njė futboll tė zhvilluar. Aq mė keq kur mendohet se fushat stėrvitore nuk i kanė nė kushte optimale Tirana, Partizani apo Elbasani tė cilat janė skuadrat elitare tė Shqipėrisė. Imagjinoni tė tjerat...”.

Ky ėshtė njė problem qė do kohė tė zgjidhet...

“Varet. Edhe futbolli kroat e ka hasur njė problem tė tillė vite mė parė, por ai u zgjidh mė shpejt sa mendohej”.

Nė ē’mėnyrė u zgjidh?

“Federata kroate dha urdhėr qė skuadrat e Kategorisė sė Parė tė kishin fusha stėrvitore brenda standarteve dhe gjithashtu njė palestėr ku lojtarėt tė mund tė kryenin ushtrime fizike. Mendoj se kėtė duhet tė bėjė edhe Federata shqiptare”.

Si ju ėshtė dukur Kombėtarja nė tre ndeshjet e para?

“Ka nevojė pėr disa ndryshime. Tani e njoh mirė skuadrėn dhe e di se cilat janė mangėsitė e saj”.

Cilat janė?

“Do tė thoja se dy ose tre lojtarė tė rėndėsishėm nuk janė nė formėn e tyre mė tė mirė. Ky ėshtė njė problem pėr mua. Edhe nė ndeshjen kundėr Holandės ata dhanė shumė paK pėr skuadrėn”

A mund t’i thoni emrat?

“I pari ėshtė Bogdani qė nuk luan rregullisht me skuadrėn tij dhe nuk ėshtė nė gjendje tė mirė fizike. I dyti ėshtė Skela qė ka gjithashtu tė njėjtin problem. Ai ėshtė fantazisti i skuadrės dhe ėshtė njė nga pikat kryesore tė ekipit. Pėrveē miqėsores me San Marinon ai nuk ka bėrė asgjė tė veēantė deri tani. I treti ėshtė Aliaj, i cili nuk luan tek skuadra ku ėshtė dhe ka probleme tė theksuara fizike”.

Po pikat mė tė forta cilat janė?

“Mendoj se Cana dhe Curri janė dy lojtarė tė shkėlqyer. Nė fakt Cana nuk ėshtė edhe aq i shkėlqyer...”.

Si?

“Ai ėshtė i shkėlqyer nė fushėn e lojės, por qė tė jetė i tillė nė tė gjitha aspektet duhet tė mėsojė tė mos marrė dy kartona tė verdhė nė dy ndeshje. Ai nuk duhet tė mungonte nė ndeshjen kundėr Holandės, sepse e dinte qė ajo ėshtė skuadra mė e fortė nė grup”.

Vazhdoni tė thoni se keni kundėrshtarė tė fortė nė grup, por nuk duhet harruar fakti qė edhe Shqipėria ka lojtarė qė luajnė nė skuadra evropiane, madje nė ekipe me emėr.

“Kjo s’mė duket bindėse dhe kėtė jam gati t’ua shpjegoj: Van Persi luan si titullar tek Arsenali, Mutu ėshtė shndėrruar nė lider tek Fiorentina dhe kėshtu janė edhe shumica e lojtarėve tė Holandės apo Rumanisė. Me kėtė dua tė them se ndryshimi i lojtarėve shqiptarė me ta ėshtė se edhe pse ata janė nė skuadra evropiane nuk luajnė si titullarė, pra nuk janė tė rėndėsishėm pėr to. Kėtu bėn pėrjashtm vetėm Cana, i cili luan sistematikisht tek Marseja dhe ėshtė njė ndėr futbollistėt mė tė mirė tė saj”.

Shqipėria vazhdon tė luajė me dy sulmues tė gjatė, njė rast i rrallė ky nė ditėt e sotme...

“Unė kam idetė e mia dhe gjėrat i vendos si tė mė duket mė mirė. Megjithatė jam i pakėnaqur nga sulmuesit. Detyra e tyre ėshtė tė bėjnė gol dhe deri tani asnjėri nuk ka treguar se di ta bėjė mirė punėn e tyre”.

Ndoshta kjo ndodh sepse ju fusni lojtarė si Murati nė lojė, tė cilėt nuk arrijnė tė furnizjnė si duhet sulmin.

“Mendoj se vėrejtja ėshtė e drejtė, por mė thoni se ēfarė alternativash kisha unė nė atė ndeshje? Praktikisht asnjė. Nė vend tė Muratit mund tė luante Ansi Agolli, por edhe ai ėshtė jashtė forme”.

Sa larg mund tė shkojė Shqipėria me kėtė skuadėr?

“Mund tė luftojė pėr vendin e tretė”.

Kjo sepse keni njė skuadėr disi tė vjetėr?

“Edhe po tė kishim njė skuadėr mė tė re ju siguroj se vendi i dytė nuk do tė ishte i mundur”.

Pėrfaqėsuesja nėn drejtimin e Brigel grumbulloi 13 pikė, nėse ju nuk do ta arrini kėtė kuotė, do tė jepnit dorheqjen?

“Unė kam njė vizion timin, tė cilin ua kam bėrė tė qartė edhe drejtuesėve tė Federatės. Nuk do ta merrja kurrė kėtė skuadėr nėse do tė mė vihej obiektiv vendi i dytė nė grup. Thjesht do tė punoj qė Shqipėria tė ketė njė skuadėr sa mė cilėsore dhe tė mund tė luajė njė futboll sa mė tė mirė. Do tė pėrpiqem gjithashtu tė zbuloj njė grup lojtarėsh tė rinj, tek tė cilėt kjo skuadėr tė mund tė mbėshtet nė vitet e ardhėshme. Pėr kėto qė thashė do tė punoj me ndershmėri dhe me pėrkushtim”.

E keni menduar ndonjėherė rinovimin me Shqipėrinė?

“T’ju them tė drejtėn deri tani kam menduar vetėm qė tė ndėrtoj njė skuadėr sa mė tė mirė. Nėse gjėrat shkojnė si duhet dhe pėrfaqsuesja shqiptare do tė pėsojė rritje gjatė kohės qė unė do ta drejtoj atė e nėse do tė kisha ofertė edhe nga FSHF, atėherė nuk e mohoj se do tė mendoja edhe rinovimin”.

A keni hasur ndonjėherė ndėrhyrje nga jashtė pėr tė futur apo pėr tė hequr njė lojtar?

“Jo asnjėherė. Ndoshta sepse e dinė se kėto gjėra nuk ‘pijnė ujė’ me mua. Nuk ndikohem nga kėto gjėra. Nė fund tė fundit ēfarė do tė mė bėjnė nėse unė nuk aktivizoj njė lojtar qė mund tė ma sugjerojė njė i jashtėm? Asgjė s’mund tė mė bėjnė”.

Po nėse ndėrhyrjet do tė ishin tė brendėshme?

“Me aq sa kam kuptuar unė gjėra tė tilla kėtu nuk kanė pėr tė ndodhur, sepse presidenti i Federatės nuk mė duket nga ata njerėz. Nėse do tė ndodhte kjo atėherė unė do t’i thoshta lamtumirė presidentit tė Federatės dhe do tė largohesha, sepse unė kurrė nuk pajtohem me tė tilla gjėra”.

Sipas jush cili nga repartet e skuadrės kėrkon ndryshime tė menjėhershme?

“Unė do tė shoh 5 ndeshje tė kampionatit shqiptar dhe ju siguroj se do tė marr nė konsideratė tė gjithė lojtarėt e talentuar pa bėrė asnjė dallim se ēfarė roli kanė”.

Do tė shikoni edhe pėr sulmues?

“Po, sigurisht qė po”.

Edhe pse aktualisht janė gjashtė futbollistė qė konkurojnė nė repartin ofensiv?

“Ndoshta arrij tė gjej ndonjė mė tė mirė se ata. Nuk e di nėse ata qė kam nė dispozicion janė mė tė mirėt. Nuk mė kushton asgjė nėse tentoj tė zbuloj ndonjė, pėr mė tepėr qė ky ėshtė specialiteti im”.

Po nė mesfushė?

“U gėzova shumė kur pashė Pėrparim Hetemajn tė luante me AEK-un, por kur i telefonova presidentit Duka, ai m’u pėrgjigj se ky lojtar nuk mund tė vinte sepse kishte luajtur nė tė kaluarėn me pėrfaqėsuesen e Finlandės. Mė erdhi keq, sepse jam i bindur se njė si ai do t’i bėnte shumė punė Kombėtares shqiptare”.

Ē’mendim keni pėr Brigel?

“Besoj se ka bėrė diēka tė mirė dhe unė po pėriqem tė punoj mbi ato baza qė ka hedhur ai. Shpresoj tė gjej edhe disa futbollistė cilėsorė, tek tė cilėt tė mund tė mbėshtetem nė ndeshjet e ardhėshme”.

Ēfarė ju ka bėrė pėrshtypje tek pėrfaqėsuesja shqiptare?

“Golat e ēuditshėm qė pėson kjo skuadėr. Para se ta merrja unė dhe tani qė e drejtoj mė habit mėnyra se si pėsojmė golat. Mbrohemi mirė edhe atje kur duket e pamundur dhe ndėshkohemi me gola tepėr tė thjeshtė dhe tė evitueshėm. Dua tė them se kjo ėshtė njė nga gjėrat qė duhet tė ndryshojė patjetėr nė kėtė skuadėr”.

Si i parashikoni dy ndeshjet e radhės kundėr Sllovenisė dhe Bullgarisė?

“Do tė marrim pikė. Duhet tė bėjmė patjetėr. Besoj se do ta arrijmė kėtė obiektiv, sepse do tė kemi nė dispozicion edhe Canėn e Beqirin, tė cilėt munguan nė ndeshjen me Holandėn”.

A ka lojtarė tė pazėvėndėsueshėm nė pėrfaqėsuesen shqiptare?

“Mund tė them se janė 3-4 tė tillė, pjesa tjetėr duhet tė punojė shumė pėr tė arritur njė vend titullari”.

Ēfarė duhet tė bėjė mė tepėr Kapllani, ai ka shėnuar sistematikisht kėtė sezon?

“Nėse ai do tė vazhdojė kėshtu dhe do tė arrijė tė shėnojė 11 ose 12 gola kėtė sezon, atėherė do tė jetė padyshim njė pretendent serioz. Kėtė duhet ta bėjnė edhe sulmuesit e tjerė pėr tė fituar vendin e titullarit, ndryshe edhe pėr ta do tė jeė e vėshtirė”.

Cila ėshtė axhenda juaj atė muajėve tė ardhėshėm?

“Do tė pėrpiqem tė organizoj sa mė tepėr grumbullime me pėrfaqėsusesen shqiptare. Sigurisht jo me tė gjithė lojtarėt, por me ata tė cilėt duhet t’i vėzhgoj vazhimisht nga afėr pėr tė parė ecurinė e tyre. Besoj se kjo skuadėr ka nevojė pėr grumbullime tė shpeshta. Ato janė barometri mė i mirė pėr tė parė nė tėrėsi ecurinė e skuadrės”.

Ndryshe nga vitet e fundit, kėtė radhė kuqezinjtė do tė grumbullohen nė Antalia?

“Po, dhe e dini ēfarė kam menduar? – Qė atje tė vijnė jo vetėm tė gjithė trajnerėt e skuadrave zinxhirė tė pėrfaqėsueses, por edhe trajnerėt e skuadrave tė kampionatit shqiptar. Dua tė bisedoj sa mė shumė me ata, sepse mė nevojten sugjerimet e tyre. Dua tė di tė gjitha tė mirat dhe defektet e lojtarėve qė unė po vėzhgoj nė kampionatin shqiptar. Trajnerėt qė i stėrvisin pėrditė injohin mė mirė se mua kėta futbollistė dhe do t’i bėj njė kėrkesė Federatės qė disa prej tyre tė vijnė nė grumbullimin e janarit, i cili do tė bėhet nė Turqi”.

Ēfarė do t’i kėrkonit tjetėr Federatės?

“Duhet tė tregohet shumė e vėmendėshme ndaj talenteve tė reja. Futbolli shqiptar nuk i ka me shumicė lojtarėt e klasit dhe FSHF duhet tė bėjė tė pamundurėn qė ata tė vihen nė dispozicion tė Kombėtares ata pak qė janė. Besoj se duhet bėrė shumė kujdes me ta, sepse jo vetėm qė paraqesin tė ardhmen e Kombėtares shqiptare, por ndihmojnė edhe nė pėrmirsimin e cilsėisė sė saj”.

Marrė nga “Skaner Kampionat”
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 811 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
"Shkėlqimi” i Federatės sė Futbollit tė Kosov...
E hėnė, 09 janar 2012 - 20:10
Njė dekadė e mė tepėr pas clirimit tė Kosovės qytetarėt e Kosovės kanė pritur ndryshime kolosale nė tė gjitha fushat. U pa mė vonė se improvizimet instituc...
Aspektet psikologjike tė lojesė sė basketboll...
E premtė, 02 dhjetor 2011 - 19:01
Aspektet psikologjike janė procese kyēe pėr pėrformancėn e basketbollistėve si dhe rreth menaxhimit tė lojės sė basketbollit, si tė atyre profesionist asht...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meēin
E hėnė, 10 tetor 2011 - 11:56
Edhe njė fitore e madhe, edhe njė gėzim i madh i bashkėkombasit tonė Sevdail Sherifi, i cili gėzoi me mijėra bashkatdhetarė qė jetojnė dhe veprojnė nė Zvic...
MUHAMET RAMA SHPALLET KAMPION I EVROPĖS NĖ IT...
E dielė, 25 shtator 2011 - 19:50
Nė atletikė, Muhamet Rama mė i miri nė Evropė. Driton Haliti i treti nė dhjetėgarėsh. Nė saje tė tij Kosovės i ngrihet nami sportiv. Viti 2011 pėr Dubovasi...
E meritojmė pranimin apo!
E shtunė, 11 qershor 2011 - 00:42
Ēelėsi kryesor i masivizimit, zhvillimit dhe i pėrparimit tė basketbollit ėshtė pranimi nė asoacionet e ndryshme ndėrkombėtare. Shrojetė pyetja pėr pranimi...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi