Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Maradona, lojtari më i madh i të gjitha kohërave
Publikuar më 09 dhjetor, 2006 në orën 10:19 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Diego Armando Maradona lindi me 30 tetor të vitit 1960 në Villa Fiorito, sot Partido Lomas de Zamora, krahina e Buenos Airesit, Argjentinë. Ishte një futbollist i famshëm argjentinas. I njohur edhe si El Pibe de Oro (fëmija i artë), ai është përmendur rregullisht si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Ai është zgjedhur lojtari më i mirë i shekullit nga FIFA, gjatë një votimi ndërkombëtar në internet. Maradona është i martuar dhe ka dy vajza Dalma Nerea e Giannina, të lindura nga martesa e tij me Claudia Villafanes, si dhe një djalë të lindur nga një lidhje jashtëmartesore Diego Armando Junior.


Karriera profesionale
Maradona e filloi karrierën e tij futbollistike në Kampionatin e Argjentinës me klubin Argentinos Juniors nga viti 1976 në vitin 1981, ku fitoi shumë suksese, ndër të cilët edhe Topin e Artë Argjentinas në vitin 1978 dhe titullin Kampioni i Botës Juniors në vitin 1978. Më pas ai luajti në Boca Juniors gjatë vitit1981-1982 para se të blihej nga Klubi i Futbollit të Barcelonës. Me Blaugrana, ai fitoi një Kupë Mbreti që në vitin e parë të karrierës së tij futbollistike në vitin 1983. Me fanellën blaugrana, në atë kohë me president Nunez, ai ka luajtur sy sezone që nuk realizuan atë që prisnin tifozët, së pari për shkak të një hepatiti dhe më pas për një fatkeqësi të madhe që i shkaktoi humbjen e 30 për qind të lëvizjes së kaviljes. Raportet me Barcelonën dhe presidentin e saj, Nunez u prishën tashmë dhe Maradona, pasi e kishte marrë veten nga incidenti e ndjente veten sërish gati për të luajtur, por tashmë me një tjetër ekip. Ai u ble nga Napoli për shifrën e 12 miliardëve e gjysmë lira. Kontrata u firmos në kohën kur Napoli nuk i dispononte ende këto para për të blerë lojtarin, por që vetëm një moment mjaftoi dhe këto para u derdhën nga Banka e Napolit. Më 5 korrik të vitit 1984, Maradona u paraqit në San Paolo dhe u prit nga shtatë mijë persona. Mjaftoi një pasim dhe një gjuajtje drejt portës dhe entuziazmi u shndërrua në një jehonë të vërtetë, dukej tashmë një bast i fituar. Me fanellën e kaltër Maradona arriti kulmin e karrierës dhe famës së tij dhe e çon Napolin në radhët më të larta të futbollit italian dhe atij evropian. Falë një skuadre të mrekullueshme dhe drejtimit të tij, Napoli korr fitoren e parë në Kampionatin Italian të vitit 1986-87 (trajner Ottavio Bianchi), sezon që mbetet në kujtesë sepse pas 32 vjetësh Napoli arrin të mundë sërish Juventusin në stadiumin "Comunale" të Torinos. Në të njëjtin vit ai fitoi Kupën e Italisë, ngjarje historike për Napolin. Maradona fitoi Kupën UEFA në vitin 1989 dhe një Superkupë të Italisë në vitin 1990. Aventura e tij profesionale në Itali përfundoi më 17 mars të vitit 1991 pas një kontrolli për drogë të kryer në përfundim të ndeshjes Bari-Napoli, ku ai rezultoi pozitiv ndaj përdorimit të kokainës. Fanella e tij numër dhjetë u tërhoq nga Napoli në nder të karrierës së tij të jashtëzakonshme. Ai e braktisi Napolin dhe karriera e tij vazhdoi më pas në mënyrë të ndërprerë në Seviljen e Boca Juniors, deri në fund të kampionatit botëror të vitit 1994, ku në fazën fillestare “El Pibe” u bë protagonist i lojërave të luajtura dhe realizoi një gol të shkëlqyer kundër Greqisë, por edhe një herë përdorimi i drogës e ndali karrierën e tij, Maradona rezultoi sërish pozitiv ndaj efedrinës, substancë stimuluese e ndaluar. Në vitin 1995, vit i rikthimit në të preferuarin e tij Boca Juniors, i akordohet titulli Topi i Artë i karrierës. Në fund të vitit 1999, në bazë të të dhënave të një sondazhi të ndjekur nga FIFA në internet, Maradona u zgjodh lojtari më i mirë i shekullit. Pas tërheqjes së tij nga fusha e blertë Maradona filloi të ketë probleme që rridhnin si pasojë e përdorimit të kokainës, si dhe shumë shqetësime të tjera dhe vetëm aplikimi i një by-pass gastrik bëri që ai të humbasë shumë në peshë.

Maradona dhe ekipi kombëtar
Në ekipin Kombëtar të Argjentinës, ku numëron 91 seleksionime dhe 34 gola, ai fitoi Kupën e Botës në vitin 1986 duke fituar kundër Republikës Federale të Gjermanisë në finale me rezultatin 3 me 2. Në çerekfinalen kundër anglezëve, ai realizoi një ndër golat më të bukur të historisë së Kupës së Botës duke u nisur nga fusha e tij dhe duke i kaluar para syve të gjithë mbrojtjes angleze para se të çonte topin në rrjetë. Kjo ishte ëndrra e çdo futbollisti dhe ky gol i papërsëritshëm qëndroi gjatë në mendjen e tifozëve. Paraqitja e tij ishte magjike. Piruetet e tij, pasazhet e shkëlqyer dhe shumë magji e bënë atë një kampion të papërsëritshëm. Ky shpërthim u shkaktua nga goli i parë i shënuar nga Maradona gjatë kësaj ndeshjeje, topi shkoi në rrjetë falë ndihmës së dorës «Dorës së zotit », kështu e komentoi Maradona këtë fakt. Konteksti politik i kësaj fitoreje, që u kurorëzua me rezultatin 2 me 1 përballë Anglisë, ishte i veçantë për shkak të tensioneve ndërmjet këtyre dy vendeve. Maradona drejtoi gjithashtu edhe ekipin e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës në vitin 1990 sërish kundër Gjermanisë, por këtë radhë duke pësuar humbje me rezultatin 1me 0 me anë të një penalltie gjatë kohës së rregullt të lojës. Në gjysmëfinale Maradona e çoi Argjentinën në klasifikim përballë Italisë, në stadiumin e Napolit ku ai luajti gjatë sezonit të rregullt. Për shkak të kësaj ndeshjeje Italia, vendi mikpritës i këtij aktiviteti, u bë mbështetës i Gjermanisë.

Vitet e artë të Maradonës
Duke parë fizikun jo shumë të zhvilluar për një sportist dhe gjatësinë jo shumë optimale për shkak të shtatit të shkurtër, Maradona ka personifikuar esencën e futbollit, duke fshehur në atë fizik të pakët një talent të pazëvendësueshëm, lidhur me fantazinë e tij, me vizionin e lojës dhe duke bërë mrekullia shpesh të paimagjinuara për në fushën e blertë. Vitet 1984 në 1991 janë për të gjithë tifozët e Napolit vitet më të paharruar. Në ato vite Napoli u bë një skuadër që nuk mund të mundej. Diego Maradona, klasi i tij i lartë, stili i tij i rrallë ishin të gjithë përbërësit për një skuadër të madhe. Ardhja e Diegos në Napoli ishte shumë e vështirë dhe tratativat me Barcelonën zgjatën disa muaj gjatë verës së vitit 1984. Të gjithë në Napoli ndiqnin me shumë vëmendje vështirësitë e hasura nga Napoli për të blerë Diegon. Por më në fund Napoli ia doli mbanë ta blinte dhe më shumë se 60 000 persona shkuan në stadiumin San Paolo vetëm për të parë prezantimin e asit argjentinas. Dy sezonet e para (1984-85 dhe 1985-86) ishin shumë të mira, por jo thelbësore dhe njerëzit në Napoli prisnin fitoren e kampionatit. Viti pasardhës 1986-87, ishte viti i fitores së parë. Një kampionat, në të cilin Napoli dominoi nga dita e parë në të fundit duke qenë pothuajse gjithmonë në qendër të klasifikimit. Ky ishte një sezon i paharruar për të gjithë tifozët napolitanë, në fakt ata fituan edhe Kupën e Italisë duke mundur në finale Atalantën. Diego Maradona, Bruno Giordano, Salvatore Bagni, Moreno Ferrario, Claudio Garella, Andrea Carnevale janë të gjithë në zemër të tifozëve të Napolit. Në Napoli njerëzit pëlqejnë shumë futbollin dhe bëjnë tifozllëk si pak të tjerë në botë, atë ditë ishte një festë e madhe dhe u festua shumë bukur. Nëpër rrugë, nëpër shtëpi të gjithë netët dhe ditët pasardhëse qyteti ishte në festë. Një vit më pas 1987-88, ishte sezoni që të gjithë tifozët e Napolit duan ta harrojnë pasi Napoli shkoi deri në ditët e fundit të kampionatit, por më pas në mënyrë të pakuptuar dështoi, ndoshta për shkak të disa problemeve duke humbur disa vende në klasifikim në krahasim me Milanin e Gullit, Van Basten e Rijkaard që luajtën një ndeshje shumë të bukur në Napoli duke fituar 3 me 2, dy javë para përfundimit të Kampionatit. Një kupë e fituar falë Diego Maradonës, Antonio Carecas, sulmuesit të madh brazilian, Ricardo Alemao. Viti1989-90 ishte një sezon tjetër që nuk harrohet, fitorja e dytë. Napoli fitoi edhe një herë kampionatin duke fituar gjithsej 33 pikë nga 34 (16 fitore, 1 barazim, 0 faulle) dhe përballja kokë me kokë me Milanin deri në ditën e fundit ishte e paharruar. Dy ditë para përfundimit Napoli dhe Milano kishin të njëjtët pikë në klasifikim dhe Napoli arriti të fitonte me rezultatin 4 me 2 në Bologna ditën në të cilën Milani humbi me rezultatin 1 me 2 kundër Veronës në një ndeshje të paharruar. Ditën e fundit Napoli fitoi pa shumë mundim me rezultatin 1 me 0 kundër Lazios, falë një goditjeje me kokë të mbrojtësit Marco Baroni, që shënoi edhe golin e fitores. Por vitet e artë përfunduan në Moskë vitin pasardhës kur u eliminuan gjatë turit të dytë të Kupës së Kampioneve, pasi kishin mundur hungarezët e Ujpest Dozsa gjatë turnit të parë (3-0, 2-0).

Maradona, "fëmija i artë "
Nëse ka një futbollist që është simboli i Napolit, ky pa dyshim që është Diego Armando Maradona, futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Që prej ardhjes së tij te Napoli të gjithë filluan ta donin dhe ta pëlqenin si të ishte biri i tyre, pasi ai ishte në gjendje t’i jepte Napolit një famë ndërkombëtare, duke udhëhequr skuadrën në elitën e futbollit botëror. Sezoni i tij i parë, më saktësisht në vitin 1984-85, nuk ishte ashtu si mund të prisnin të gjithë, por gjatë sezonit të dytë të kampionatit filloi të tregojë klasin e tij duke realizuar një performancë të pabesueshme kundër Lazio kur Napoli fitoi me rezultatin 4 me 0. Diego shënoi një gol nga këndi dhe një tjetër më një goditje shumë të bukur nga larg. Në sezonin pasardhës, në vitin 1985-86, Diego shënoi golin që i dha Napolit fitoren e parë kundër Juventusit pas shumë vitesh. Ndërsa një vit më pas 1986-87, Maradona arriti të çojë Napolin në fitore duke i treguar të gjithëve se ishte numri një (dy gola të paharruar janë ata kundër Sampdoria me një goditje me kokë dhe një tjetër kundër Milanit kur arriti të kalojë gjithë mbrojtjen kundërshtare duke i dhënë Napolit golin e fitores që përfundoi me rezultatin 2 me 1). Në atë kohë sapo ishte kthyer nga Kampionati Botëror i Meksikës ku kishte drejtuar vetëm Argjentinën në fitore duke shënuar golin e famshëm me dorë kundër Anglisë, por edhe në të njëjtën ndeshje golin më të bukur të historisë futbollistike. Diego çoi Napolin në fitoren e trofeut të parë ndërkombëtar, siç ishte Kupa UEFA në vitin 1988-89 dhe një vit më pas në 1989-90, falë golave të tij fantastikë skuadra e Napolit fitoi sërish. Ai gjithmonë ishte fatsjellës për skuadrën napolitane.

Maradona dhe Napoli
Është praktikisht e vështirë të shpjegosh me fjalë atë që Diego ka qenë për Napolin, ka qenë simboli i viteve ’80 dhe nëse dikush nuk e ka vizituar qytetin e Napolit në ato vite nuk do arrijë kurrë ta kuptojë domethënien që kishte Diego Maradona për të gjithë napolitanët. Diego kishte edhe një rëndësi sociale: ai u bë idhulli i njerëzve, shumë persona që jetonin në ksuhte të këqija ekonomike gjenin tek ai një mënyrë për të mos menduar gjithmonë për realitetin e hidhur në të cilin jetonin. Siç është edhe tipar i napolitanëve, ata janë të famshëm për spontanitetin dhe për optimizmin. Në Napoli njerëzit çmendeshin për Diegon. Nëse në të ardhmen një arkeolog do të gjejë objekte "antikë" të Maradonës, ka shumë mundësi që të mendojë që ka qenë një specie idhulli, diçka për të cilën ia vlente të jetoje dhe vuaje. Maradona ishte i pranishëm pothuajse kudo në Napoli, nga fotot dhe vizatimet nëpër rrugët e qytetit, tek fishekzjarrët e quajtur "Topi i Maradonës", nga çdo lloj suveniri për torta me Maradonën, nga poezitë për të e deri të statujat. Ishte kudo. Asnjë napolitan nuk mund ta urrente, ishte një hero për të gjithë. Ka shumë njerëz që kur mendojnë për Napoli, mendojnë menjëherë për Maradonën. Edhe sot pas kaq vitesh po t’i thuash dikujt “jam tifoz i Napolit", përgjigja e menjëhershme është "Napoli, Maradona". Të mundë të thuash "Unë kam parë Maradonën duke luajtur" ose "unë isha në stadium kur ka luajtur ai" është një motiv për t’u ndjerë krenar për këdo të apasionuar të futbollit, tifoz të Napolit apo dashamirës të tij. Fakti të kesh marrë pjesë në gëzimin që kanë përjetuar banorët e qytetit të Napolit është për të gjithë një eksperiencë e mrekullueshme.

Pas karrierës
Që prej përfundimit të karrierës, Maradona has probleme shëndetësore për shkak të abuzimit me drogën. Në prill të vitit 2004, ai ishte viktimë e një sëmundje kardiake, e cila e çoi në prag të vdekjes. Më pas ai vendosi në këtë organ një unazë gastrike që bëri që të humbte 40 kile dhe bëri një kurë dezintoksikimi. Sërish në shëndet të mirë, Maradona realizon një emision varietesh, që mundi të gjithë rekordet e audiencës në televizionin argjentinas. Ai drejtonte një emision televiziv shumë të ndjekur në Argjentinë, të titulluar "La Noche del 10". Më 4 nëntor të vitit 2005, pranë presidentit venezuelian Hugo Chavez, ai shpreh publikisht kundërshtimin e madh ndaj presidentit amerikan George W. Bush me rastin e hapjes së samitit të katërt të shteteve të Amerikës. Më 9 qershor të vitit 2005, më rastin e dhënies së lamtumirës nga Ciro Ferrara në Napoli, Maradona, pas katërmbëdhjetë vjet mungese, u rikthye në qytetin ku u bë i famshëm dhe publiku i San Paolos, edhe pse kishin kaluar shumë vjet, u tregua shumë i afërt me Mbretin e tij. Në nëntor të vitit 2006, Boca Juniors nderoi Maradonën me një statujë të vendosur në brendësi të stadiumit Bombonera. Gjatë zhvillimit të Kampionatit të Futbollit Gjermani 2006, ai kreu detyrën e komentatorit sportiv për stacionin televiziv Espagnole Cuatro (ex-Canal + espagne), përveç ditëve të ndeshjes së Argjentinës sepse kërkoi të mos punonte ditët kur ndeshej ekipi i tij kombëtar.

Si cilësohet Maradona
«Kampioni më i madh që kam parë të luajë është Diego Armando Maradona. Më beso, biri im, nuk do të ekzistojë kurrë më, në shekuj të shekujve, një tjetër si ai. Ai atë që kishte mungesë përkryerje e ka bërë të përkryer. I vogël, i mbushur, por tepër i shkathët dhe konciz, viktimë e miqve falsë dhe e vullnetit për të vepruar jashtë çdo rregulli, Maradona ka transformuar një top të thjeshtë lëkure në një imazh të bukurisë.»
(Darëin Pastorin – Letër për tim bir mbi futbollin)

Fishë me ndeshjet dhe golat e Maradonës
692 Ndeshje zyrtare
241 në Argjentinë (Argentinos Juniors 166, Boca Juniors 70, Neëell's 5)
58 në Barcelonë (Spanjë)
259 në Nápoli (Itali)
29 në Sevilje (Spanjë)
105 për seleksionimin kombëtar të Argjentinës

353 Gola
116 me Argentinos Juniors
35 me Boca Juniors
38 me Barcelonën
115 me Napolin
7 me ekipin e Seviljes
8 me seleksionimin e të rinjve argjentinas
34 me seleksionimin kombetar
8 me Kupën e Botës

Emri: Diego
Mbiemri: Maradona
Ditëlindja: 30/10/1960
Vendlindja: Buenos Aires, Argjentinë
Gjatësia: 1.67 cm
Shenja zoodiakale: Shigjetari
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 13 vizitorë
Lexuar: 3,580 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Të krenohemi me lojtarët shqiptar
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21
Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve t...
E enjt, 21 nntor 2013 - 01:45
Menjëherë, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, për në Zvicër, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falënderon organizatorët e me...
Dy binjakët Ajeti kontratë profesionale me ...
E shtun, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati një viti konsulte, vëllzërit Ajeti(16)nënshkruan për Bazelin dhe jo për Barcelonën. Po mbushën gati një vit që dy futbollistët binja...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin kund...
E diel, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak çastesh, përfundoi një dramë e madhe e boksit në Villars Sur Glane Fribourg të Zvicrës, ku bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi, me plot mer...
Një ditë eksituese për sportdashësit e Ko...
E merkur, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kërkesa e FFK-së për ndeshje miqësore në nivel të përafqësueseve shtetërore Lajmi i shumëpritur për aprovimin e kërkesës...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi