Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SA YJE KA FLAMURI I REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS?
Publikuar më 06 qershor, 2008 nė orėn 03:43 ( ) Beqir Elshani | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tregim humoristik

- Sa dhe ēfarė ngjyre kanė yjet nė Flamurin e Republikės sė Kosovės? - pyeti arsimtari i gjuhės shqipe nxėnėsit nė klasėn e katėr nė gjimnaz.
- …shtatė yje tė verdhė, profesor, - ia priti me vrull njė nxėnėse duke menduar nė shtatė ditėt e javės, - mirėpo profesori i tha se pėrgjigja nuk ėshtė e saktė.
- Pesė yje tė kuqė, profesor, - tha njė tjetėr nxėnės, duke menduar nė pesė gishtat e dorės dhe nė yjet e kuqė proletarė, - mirėpo edhe kėtė e mohoi profesori dhe i tha tė ulet.
- Mendoj se sipas traditės popullore duhet tė ketė tre yje tė kaltėr… nuk jap mė shumė, - tha njė nxėnės, qė ishte mė i miri nė klasė, pėr tė cilin shokėt menduan sikur ia qėlloi, - mirėpo as kėtė nuk e pranoi arsimtari.
- Nxėnės tė dashur… Flamuri i Republikės sė Kosovės ka gjashtė yje tė bardhė. Nėse ju e keni vėshtirė tė mbani mend yjet nė flamurin e Hashim Thaēit, mė falni tė Republikės sė Kosovės, atėherė mund tė mbani nė mend gjashtė ndjenja tė njeriut: zemėrimi, urrejtja, dhembja, gėzimi, vullneti, dhe dashuria.
- Nuk e kam ditur qė njeriu paska kaq shumė ndjenja. Pėr shembull, unė nuk di ē’ėshtė gėzimi dhe dashuria. Pikėrisht, atė ditė kur ka dalė flamuri i ri nuk jam gėzuar, por kam qarė, kurse vajzėn qė dashurova njė kohė tė gjatė, ma mori njė zyrtar i unmikut, vetėm pse ai kishte automobil, - tha njė nxėnės dhe fill pas tij e pėrkrahėn tė gjithė, se me tė vėrtet nuk dinin ē’ėshtė gėzimi dhe dashuria, kėto dy ndjenja qė rrallėkush i ka pėrjetuar.
- Mirė, mirė… nėse keni problem me ndjenja psikologjike, atėherė mund tė kujtoheni nė gjashtė pjesėt e trupit tė njeriut: koka, trupi, dy krahėt dhe dy kėmbėt, - shtoi arsimtari.
- Gjepura…! Vėllai im ėshtė pa njė krah, kurse vėllai i Mimozės nuk i ka dy kėmbė dhe sa e sa tė tjerė qė gjymtyrėt i kanė humbur gjatė luftės nė Kosovė, prandaj sipas kėsaj numri i pjesėve tė trupit nuk ėshtė i saktė.
- Atėherė mė lehtė e keni tė mbani nė mend gjysmė vitin qė i ka 6 muaj, dhe nuk do tė gaboni. Sa i pėrket ngjyrės, mund tė kujtoni kapuēin tonė tė bardhė, prandaj kurrė nuk do tė gaboni kur tė shkoni nė provim pranues nė Universitetin e Prishtinės.
- Zgjidhja e fundit duket se ėshtė mė e lehtė dhe vendimtare, - tha nė shenjė miratimi njė nxėnės.
- Arsimtar, ylli Davidit i ka gjashtė cepa, dhe kjo ndihmon tė mbahet nė mend, - tha njė tjetėr nxėnėse.
- Ti po mendon se tė gjithė ne dimė pėr yllin e Davidit… harroje kėtė. Mė mirė mbahen nė mend muajt e gjysmėvitit, - e pėrmbylli njė tjetėr.
- Kur tė shkoj nė provim pranues, do tė marrė gjashtė kokrra fasule me vete dhe do t’i numėroj, - tha njė nxėnėse duke biseduar me zė tė ulėt me shoqen nė bankė, tė cilėn arsimtari nuk e dėgjoi.
- Po tė zuri profesori duke numėruar kokrrat e fasules nė provim pranues, vaj halli pėr ty… - ia priti shoqja e bankės.
- Ē’tė duhen kokrrat e fasules, kur ke gjoksin e bardhė, moj bukuroshe! Shkopsiti kopsat nė gjoks dhe nė provim kalon…, - ndėrhyri njė tjetėr me zė tė ulėt, pastaj qeshėn.
- Po fusha e flamurit ēfarė ngjyre ka, nxėnės tė dashur? - vazhdoi tė pyes arsimtari.
- Uaaa, kėtė pyetje edhe fėmijėt parashkollorė e dinė, - klithi njė nxėnės dhe fill pas tij qeshėn tė gjithė pėr pyetjen e lehtė.
- Atėherė trego ēfarė ngjyre ka? - e pėrsėriti pyetjen arsimtari.
- Lėre tė lutem arsimtar!… tė kuq, - u pėrgjigj pas pak nxėnėsi si me pėrtesė.
- Duket qartė qė nuk e din, - tha arsimtari, ndėrkohė qė tėrė klasa heshti nė shenjė habie.
Njė nxėnės nxjerrė telefonin celular dhe nė shtėpi e pyet bacėn pėr ngjyrėn e flamurit tė Republikės sė Kosovės. Baca i tregoi se flamuri ka ngjyrėn si fustani i Meritės, (ėshtė fjala pėr motrėn Merita).
- Flamuri e ka ngjyrėn si fustani i motrės sime, profesor, - u pėrgjigj njė nxėnės, qė sapo e mbylli celularin.
- Po talleni me mua… Ku di ē’rroba mbani nė shtėpi? - i qortoi arsimtari nxėnėsit. Duket qartė qė as kėtė pyetje nuk e dini, prandaj po ju tregoj qė ta mbani nė mend. Fusha e Flamurit tė Republikės sė Kosovės ėshtė e kuqe, mė falni se gabova, e kaltėr, (nxėnėsit qeshin pėr gabimet e arsimtarit). Ėshtė normale qė unė gaboj, sepse jam rritur dhe kam ngrėnė kėrbaēin e shkaut pėr flamurin kuqezi. …Unė e kam vėshtirė tė mėsohem me flamurin e kaltėr tė Ahtisarit, kurse ju nxėnės tė dashur jeni tė rinj dhe e keni mė lehtė tė mėsoheni, - kėshtu ua sqaroi arsimtari i gjuhės shqipe. Arsimtari do tė vazhdonte tė sqaronte edhe shumė pengesa tjera, mirėpo ra zili dhe ora e fundit mėsimor mori fund.

06.06.2008
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 26 vizitorë
Lexuar: 2,618 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Satirike: KOSOVA NĖ BURG!
E enjtė, 24 prill 2014 - 20:08
.
Agim Staka, piktori qė punon nė heshtje
E merkurė, 23 prill 2014 - 18:38
Tė shkruash diēka pėr piktorin Agim Staka, nė radhė tė parė duhet tė zbulosh fjalėn e tij. E dhemi kėtė, sepse mendimi e fjala te ky njeri artistė dhe duar...
Destan Gashi, kėtu denbabaden
E martė, 22 prill 2014 - 15:39
Ekspozita e parė nė atdhe. Guri flet me gjuhėn e artit nga shpirti i madh i njeriut tonė tė thjesht e me kulturė. Destan e Barbara Gashi, vlerė nė imazhin...
Iku njė Lirik i madh
E hėnė, 21 prill 2014 - 20:21
.
PANDI LAĒO DHE ‘INXHET’ E TIRONĖS DRIDHĖN PAR...
E dielė, 20 prill 2014 - 18:31
Televizioni Klan nė Shqipėri ėshtė i njohur pėr opinionin shikues. Nė vazhdėn e programeve tė tyre kanė qenė edhe emisionet e njohura “kėngėt e shekullit” ...
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi