Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gerd Müller, sinonimi i sulmuesit model
Publikuar më 16 dhjetor, 2006 në orën 07:11 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Der Bomber" stabilizoi rekorde për përjetësi
Emri Gerhard "Gerd" Müller është në çdo kohë sinonimi i sulmuesit model dhe rekordeve të pabesueshme. Ai ishte një futbollist që u vlerësua për lojën e tij në fushën e blertë dhe që qëndroi gjatë në kujtesën e tifozëve për rezultatet arritura. I mbiquajtur "Der Bomber", ai qëndron edhe sot i pamposhtur. Qendërsulmues në ekipin e Bajernit të Mynihut dhe të Gjermanisë, ai shënoi 365 gola në 427 prezenca në Bundesligë dhe 68 gola në 62 prezenca ndërkombëtare, rezultate që asnjë tjetër futbollist nuk i ka arritur të mposhtë më parë.

Fillimet e karrierës profesionale
Megjithëse shtatshkurtër dhe i mbushur, ai filloi një karrierë futbollistike në moshën 9-vjeçare në qytetin e tij të lindjes Nördlingen, rreth një orë e gjysmë larg Mynihut. Në atë kohë askush nuk e mendonte se ky djalë do kishte realizuar një ndezje drite të niveleve më të larta. Në moshën 16-vjeçare Gerd Müller bëri shumë përpara duke kaluar në disa skuadra të ekipeve të shkollës dhe të të rinjve, deri në skuadrën më të njohur për të rinjtë e TSV Nördlingen. Në vitin 1962/63 shënoi shifrën e pabesueshme të 180 golave, duke
ia atribuuar forcën e tij sallatës me patate që i përgatiste e ëma. Në moshën 19-vjeçare u pikas nga Bajerni i Mynihut, i cili e pranoi menjëherë në skuadrën e tij dhe Müller firmosi kontratë me të. Kur Müller u pranua nga skuadra e divizionit të dytë të Bajernit të Mynihut, në vitin 1964, trajneri Zlatko "Tschik" Cajkovski në fillim qeshte me fizikun e sulmuesit, duke thënë gjëra të tipit: "Çfarë duhet të bëj me një peshëngritës?". Në fakt këmbët e shkurtra të Müller, mbi një trung më shumë të ngjeshur dhe me kofshë të mbushura nga 64 centimetra largësi nga njëra-tjetra, i jepnin një pamje si të peshëngritësve të Evropës Lindore. Me Cajkovskin, Müller ishte i detyruar të qëndronte në pankinë gjatë dhjetë ndeshjeve, para se trajneri të hiqte dorë nga presioni të presidentit të atëhershëm të Bajernit, Wilhelm Neudecker dhe të aktivizonte të riun Müller si sulmues në skuadër. Në fillimin e tij në kampionat, në tetor të vitit 1964, Müller shënoi dy herë kundër Friburgos, duke hedhur kështu bazat e një karriere të rëndësishme. Cajkovski filloi t’i drejtohet dhe t’i fliste atij në mënyrë më të dashur, duke e mbrojtur dhe përkrahur "të voglin dhe të shëndoshin Müller". Klubi, që kishte tashmë në organikë Sepp Maier dhe Franz Beckenbauer, kërkonte të kalonte në Ligën Rajonale të Jugut (pak a shumë si Seria B italiane), maksimumi në Kampionatin Gjerman, Bundesliga. Në vitin 1965, Müller, Sepp Maier dhe Franz Beckenbauer, treshja që e çoi më pas Bajernin e Mynihut drejt famës botërore, udhëhoqën skuadrën në promocion në Bundesligë. Bajerni i Mynihut bëhet Kampion i Gjermanisë për herë të parë në vitin 1969 para se të përsëritej i njëjti fakt edhe në vitin 1972 dhe 1974. Skuadra e Mynihut të Bavarisë fiton kupën e saj të parë të Kupës së Kampioneve në vitin 1967, për ta përsëritur më vonë tre herë radhazi nga viti 1974 në 1976, duke kurorëzuar të gjithë këtë seri suksesesh me një triumf në Kupën Ndërkontinentale. Gerd Müller ia doli mbanë në vitin 1965, ai ishte një çelësat e suksesit të ardhshëm të skuadrës së Mynihut të Bavarisë: në 15 sezone te Bajernit i Mynihut shënoi 365 gola në 427 prezenca në kampionat. Treqind e gjashtëdhjetë e pesë golat në Bundesligë janë ende sot një rekord i pathyer nga asnjë futbollist, me 97 gola duke dalë i dyti në klasifikim pas Klaus Fischer me 268 gola. Pa Gerd Müller ajo epokë e lavdishme do të kishte qenë e pakonceptueshme. Müller ishte golashënues më i mirë i skuadrës dhe rritej profesionalisht nga viti në vit. Në përfundim të karrierës së tij të rëndësishme Müller mund të mburrte një cilësi shumë të madhe të golave që janë gjithmonë në kujtesën e njerëzve. Më i rëndësishmi, pa dyshim që qe ai që bëri të triumfojë me rezultatin 2 me 1 në finale e Kupës së Botës në vitin 1974 në Mynih, ku ka treguar talentin e tij të vendlindjes Nördlingen. Epoka e artë për klubet e mëdhenj dhe për kombëtaren gjermane në gjysmën e parë të viteve '70, do të kishte qenë e paimagjinueshme pa Gerd Müller, ashtu siç e theksoi edhe ish-shoku i tij i skuadrës Franz Beckenbauer: "Bajerni i sotëm i detyrohet për gjithçka Gerd Müller dhe golave të tij".

Ekipi kombëtar
Ishte vetëm çështje kohe që sulmuesi i mrekullueshëm të tërhiqte vëmendjen e trajnerit të kombëtares, Helmut Schon. Müller i pati fillimet e tij ndërkombëtare në vitin 1966 në një takim jashtë Gjermanisë ku fitoi me rezultatin 2 me 0 kundër Turqisë. Në Kupën e Botës në vitin 1970 në Meksikë fiton Këpucën e Artë me 10 gola. Edhe sot Müller nënvizon rëndësinë e atij turneu: "Për mua ai Kampionat Botëror ishte edhe më i rëndësishëm se ai i vitit 1974. Kishim besim në një skuadër të jashtëzakonshme, edhe pse shumë prej tyre ishin më të mirë se ata të skuadrës së viti 1972", deklaroi ai. “Il bomber” festoi fitoren në Kampionatin Evropian të vitit 1972 pas suksesit në finale të Gjermanisë Perëndimore kundër Bashkimit Sovjetik, për të realizuar më pas golin e pabesueshëm vendimtar të Gjermanisë në vitin 1974 kundër Holandës. Müller kujton: "Rainer Bonhof hyri në fushën e blertë me topin në këmbë. Vrapoi para me dy holandezë, më pas ndalet, sepse kalimi është i prapambetur. Topi hidhet në këmbën time të majtë, unë përkulem dhe kthehem me ngadalë dhe papritmas topi hyn brenda në rrjetë", ndri në fytyrë teksa rikujton skenën e zhvilluar në stadiumin Olimpik të Bavarisë. Falë sensit tij të golit, që e zbuloi falë mjeteve teknike jo shumë të rafinuar, ai arriti të nxirrte në pah shumë nga aftësitë e tij të realizuara duke shfrytëzuar sigurinë shumë të pakët të skuadrës kundërshtare. Është një nga të paktët futbollist me më shumë se 50 prezenca në ekipin kombëtar. Ai ka shënuar më shumë gola sesa prezenca: në 62 herë në të cilat ka veshur fanellën e Gjermanisë Perëndimore ka shënuar 68 gola. Me ekipin kombëtar, Gerd Müller fitoi Kampionatin Botëror të vitit 1974, duke shënuar në finale në Mynih golin vendimtar me rezultatin 2 me 1 kundër Hollandës, ishte kampion i Evropës në vitin 1972, duke shënuar dy nga tre golat me të cilët Gjermania sfidon ish-Bashkimin Sovjetik në finalen në Bruksel. Bën edhe pjesë në formacionin që në gjysmën finale të Kampionatin Botëror të vitit 1970 në qytetit të Meksikës takoi Italinë duke humbur 4 me 3 duke shënuar, në rastin, dy gola.

Uljet dhe ngritjet
Në vitin 1979 Müller pranoi një kontratë të majme për të luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mendoi të ndërtojë një karrierë të dytë pas kohës që trajneri i Bajernit, Pal Csernai, i kishte thënë që do hynte më në programin e tij dhe e kishte zëvendësuar për herë të parë në karrierën e tij. Ishte hera e parë që u largua nga kjo skuadër. Më 6 mars 1979 Müller firmosi një kontratë dy vjet e gjysmë me Fort Lauderdale Strikers, një skuadër të Ligës së Amerikës së Veriut (NASL). Në tre sezone ai arriti të shënonte 38 gola, duke ia dalë mbanë madje të arrijë deri në finalen e Kampionatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por fatkeqësisht pa fitore. Müller njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar pas ishte bërë Kampion i Botës në moshën 28-vjeçare. Zëra jo shumë të konfirmuar thoshin se kjo gjë ndodhi pasi nga fakti se bashkëshortet e futbollistëve ishin të ftuara në banketin që u mbajt pas finales së Botërorit. Në çdo rast Müller është i lumtur që mundi të sqarojë çështjen. Tre ditë para finales ai i thotë trajnerit Schön që do të tërhiqem. “Më kërkon të pres për t’ia dhënë lajmin pas takimit. Ishte i vendosur. Nuk mbetej gjë tjetër për të bërë ", deklaroi ai. Më pas Müller e përkufizoi "qesharake" ofertën e mirë DFB, Federata Gjermane e Futbollit, për fitoren e Botërorit.
Në vitin 1982 tërhiqet nga futbolli. Pas tërheqjes nga fusha e futbollit, Müller duhet të përballet me një periudhë të gjatë depresioni që e çon edhe në përdorimin e alkoolit. Atij i erdhën në ndihmë ish-shokët e Bajernit të Mynihut që në atë kohë ishin bërë drejtues klubesh, të cilët e inkurajuan dhe i transmetonin optimizëm për të përballuar një terapi dezintoksikimi dhe rehabilitimi dhe më pas në vitin 1992 e pranuan në stafin teknik si trajner i ekipeve të të rinjve. Duke parë që po shuhej karriera e tij si futbollist, Müller hyri në një krizë të thellë. Kalimi nga një personazh i njohur, me shumë famë dhe popullaritet në jetën e përditshme si të gjithë të tjerët nuk qe e lehtë për të. Përveç firmosjes së rastit të autografëve dhe takimet mes yjeve të futbollit, Müller nuk dinte si ta mbushte kohën, përveçse të qëndronte i ulur përpara televizionit dhe të shihte televizor apo të bisedonte me bashkëshorten e tij. Pinte gjithnjë e më shumë. "E kam shkatërruar jetën time ", thotë tani. Për fat të mirë miqtë e tij të Bajernit të Mynihut, dhe sidomos trajneri Uli Hoeness, e ndihmuan të rimarrë veten dhe të dalë nga ajo gjendje e pakëndshme dhe stresuese, në të cilën ishte zhytur. Në vitin 1992 i ofrohet një kontratë nga ish-skuadra e tij. Në fillim për të kërkuar sponsorë dhe talente, përveçse të stërviste sulmues dhe portierë, më pas për të stërvitur në sektorin e të rinjve dhe si zëvendës trajner i Skuadrës së Parë. Gjithmonë në vitin 1992, Müller merr patentën e trajnerit të kategorisë së parë ('A') dhe iu la përsipër të merrej me skuadrat diletante të Bajernit në kampionatin rajonal të viteve 1995/96.
Gerd Müller ia ka huazuar emrin e tij edhe një linje veshjesh dhe artikujsh sportivë që vinin nga prodhimet Adidas. Në vitet ’90, një futbollist i ri brazilian, emri i të cilit është Luís Antônio Corrêa da Costa bëhet i famshëm si në skuadrën kombëtare, ashtu edhe në Italia (u ingranua nga Torino) si Müller, nofkë që mori pikërisht për nder të sulmuesit gjerman. Në ditët e sotme ai ka rigjetur kontrollin e plotë të jetës së tij, si dhe ekuilibrin e brendshëm: "Nuk mund të aspirohet për diçka më të mirë te Bajerni". Me rastin e dyzet vjetorit të Bundesligës, në gusht të vitit 2003, Müller u vlerësua si personalitet i spikatur në historinë e Bundesligës. Përveç një mijë të ftuarve të pranishëm, u çuan në këmbë dhe duartrokitën për të vlerësuar dhe nderuar atë që ka kontribuar në mënyrë shumë të vendosur në historinë e futbollit gjerman. Ky nderim qëndron pranë e pranë me shumë tituj dhe mirënjohje të tjera të fituara gjatë karrierës. Në vitin 1967, në moshën 21-vjeçare, u cilësua si "lojtari më i mirë gjerman i vitit " për të fituar më pas, dy vjet më vonë, titullin si kampion i Gjermanisë. Në vitin 1970 ishte i pari gjerman që fitoi Topin e Artë, pas fitores së Këpucës së Artë në Kampionatin Botëror të futbollit në vitin 1970. Një tjetër provë e rëndësishme e statusit të tij nga tre prezenca në “Top 11” të FIFA-s (1971, 1972, 1973) dhe një në “Top 11” të UEFA-s (1973). Përveç trofeve sportivë, Müller fiton edhe Kryqin Federal për Meritë në 1977. Müller është një nga dymbëdhjetë ambasadorët e Kampionatit Botërorë Gjermani 2006 dhe përfaqësoi qytetin e Mynihut.

Müller përgëzon Ronaldon
Deri në qershor të vitit 2006 Gerd Müller mbante titullin e rekordmenit të golave. Ishte ai që në mbarë historinë e futbollit ndërkombëtar, dhe kryesisht atij gjerman ishte triumfatori i golave. Ky titull rekordmeni do të ishte i tiji deri në Botërorin Gjermani 2006, ku vendin e tij e zuri Ronaldo, futbollisti i ekipit të Brazilit. Lidhur me këtë eveniment Gerd Müller përgëzoi Ronaldon, i cili me golin e shënuar ndaj Ganës, theu rekordin e vënë nga ish-sulmuesi gjerman në botërorët e viteve 1970 dhe 1974. Tani Ronaldo ka shënuar 15 gola në finalet e Kupës së Botës. Më shumë se kushdo tjetër. "Edhe pse Ronaldo po luan botërorin e tretë, ndërsa unë kam luajtur vetëm në dy, më duhet të pranoj se braziliani ka bërë një arritje të madhe, tha Mülleri në faqen zyrtare të FIFA s në internet. - Të luash në nivele të tilla për një kohë kaq që gjatë, është me të vërtetë për t'u përgëzuar. Nuk është e lehtë të arrish i përgatitur si duhet në një Kupë Bote, por ai ia ka dalë. Ronaldo është gjithmonë gati kur duhet. Për mendimin tim, ai është futbollisti më i mirë dhe më i kompletuar i momentit. Por gjermani ka edhe diçka: "E prisja që Roni ta thyente rekordin tim, edhe pse e kam thënë gjithmonë, rekordi numër 1 është ai i Fontenit që ka shënuar 13 herë gjatë një veprimtarie." Këto ishin deklaratat që bëri Müller në lidhje me talentin Ronaldo.

Çmimet në klube
1954-1964 TSV Nordinglen
1964-1979 Bajerni i Mynihut
1979-1981 Fort Lauderdale Strickers
1981-1982 Brothers Lounge Fort Lauderdale

Çmimet ndërkombëtare
1967 Fitues i Kupës së Evropës
1969 Kampion i Gjermanisë
1970 Fitues i Kupës së Gjermanisë
1972 Kampion Evrope
Kampion i Gjermanisë
Fitues i Kupës së Gjermanisë
1973 Kampion i Gjermanisë
1974 Kampion i Botës
Kampion i Gjermanisë
1975 Fitues i Kupës së Kampionëve, në Evropë
1976 Fitues i Kupës së Kampionëve, në Evropë

Skeda Personale
Emri: Gerhard
Mbiemri: Müller
Pseudonimi: Bomber der Nation
Datëlindja: 3. 11.1945
Vendlindja: Nördlingen, Gjermani
Gjatësia: 174 cm
Pesha: 74 kg
Roli: Sulmues.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 3 vizitorë
Lexuar: 3,146 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Të krenohemi me lojtarët shqiptar
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21
Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve t...
E enjt, 21 nntor 2013 - 01:45
Menjëherë, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, për në Zvicër, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falënderon organizatorët e me...
Dy binjakët Ajeti kontratë profesionale me ...
E shtun, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati një viti konsulte, vëllzërit Ajeti(16)nënshkruan për Bazelin dhe jo për Barcelonën. Po mbushën gati një vit që dy futbollistët binja...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin kund...
E diel, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak çastesh, përfundoi një dramë e madhe e boksit në Villars Sur Glane Fribourg të Zvicrës, ku bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi, me plot mer...
Një ditë eksituese për sportdashësit e Ko...
E merkur, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kërkesa e FFK-së për ndeshje miqësore në nivel të përafqësueseve shtetërore Lajmi i shumëpritur për aprovimin e kërkesës...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi