Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Falenderime te perzemerta per mesazhet ngushėlluese
Publikuar më 17 dhjetor, 2006 nė orėn 12:59 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shume e dashur dhe e paharruara moter Vitore, Nene Tereza e dyte e kombit tone!
Ketyre diteve kam qene teper i tronditur me rastin e vdekjes se mikut tone te cmuar,z. Sali, per te cilin ketu ne Malme, se bashku me nipin e tij, Luan Bajra, hapem konak per te pamuar dhe shume bashkatdhetar nga te gjitha viset iliriane erdhen e na nderuan.
Sot ishte dita e trete e pritjes dhe te gjitheve ua lexoja mesazhin Tuaj ngushellues, qe ishte dhe mesazhi i pare qe na arriti se bashku me ate te kengetarit, Sulejman Borova, permes te cilit shprehje ngushėllime, familjes, mua dhe tere kacanikasve. Mesazhi yt e i te tjereve u lexohej te pranishmive qe erdhen ne te pamur, te cilet u njohtuan dhe per angazhimin Tuaj te pashoq dhe per Dekoraten, te cilen jua dorezoi Presidenti Moisiu per nder te festes
28 Nentori.
Mua me sherrove shpirtin ne ato caste per dhembjen e madhe qe perjetova per Saliun tim te dashur. Jo vetem mua, por edhe veprimtarit L. Nallbani, qe gjithmone ka qene krahu i djathte i ndjerit Sali, familjes atdhetare-Bajra dhe tere Kacanikut legjendar.
Nje falenderim te vecante dhe per biseden telefonike qe e bėmė se bashku, ne castet kur Ti moter u paraqite nga Rimimi, se bashku me Madin e nderuar, z. Alban dhe dhendrin
tone, Lavderim Iljazi.oti i Madh e i veretetė jua shpreblefte me te mira per kujdesin,respektin dhe dashurine q ene forme permanente keni shfaur ndaj, meje, Meskes dhe femijeve tane.
Kete mesazh do ia dergoj dhe mikut tim te dashur, shokut tim e te Saliut e Bedriut te ndjere, te cilin e quaj dhe shok lufte, pra,vella Latif.Duke ju uruar se pari shendet dhe gjithe te mirat familjarisht, ju pershendesim me mall:Meska, une, djemte, nuset, niperpit e mbesat.
P. S:-Pas REQUIEMIT, mund t’i lexoni mesazhet ngushelluese qe arriten nga miqet tane ne Diaspore.
REQUIEM KUSHTUAR ISH KRYETARIT LEGJENDAR TE KAĒANIKUT, Z SALI BAJRA, ATDHETARIT E LUFTETARIT TE PAEPUR PER LIRINE E KOSOVES E PĖR BASHKIM KOMBETAR.
Dita e enjte, 14 dhjetori u shpall Dite zije ne mbarė Kaēanikun me rrethinė.
Siē mė njoftoi pėrmes postės elektronike, kolelegu im i nderuar, ish drejtor i Gjimnazit tė Kaēanikut, z. Latif Nallbani, mė 13 dhjetor ’06, pushoi sė rrahuri zemra e ish kryetarit dhe patriotit te shquar kaēanikas, e luftėtarit tė paepur pėr liri; zemra e shokut tonė tė pavdekshėm: trimit, patriotit mė tė madh kombėtar tėi viteve ’60 - 70, zemra e shqiptarit me shpirt te Madh sa bjeshkėt e Sharrit, zemra e guximtarit, tė cilit, kryeudbashi ēetnik Rankoviq, ne vitet e ’60 -ta ia kish pėrgatitur edhe vendin e ekzekutimit. Mirė po, atij fare nuk i lėvizi syri, por i palėkundur luftoi me tėrė qenien me shokėt e idealit tė tij, pėr liri tė plotė dhe pėr Shqipėrinė e bashkuar me Kosovėn, me Ēamėrinė dhe me tė gjitha trojet e okupuara nga hegjemonistėt sllavė.
Nė shpirt ndjej obligim moral shtytės qė ta shkruaj ketė Requiem pėr mikun tim shumė tė nderuar dhe ndjehem shumė i tronditur pėr kėtė humbje,ndaj dėshiroj tė ngushėlloj, se pari familjen, farefisin, kaēanikasit e mi te dashur, miqtė dhe veten time, sepse, vdekjen e vėllait tim e prita porsi rrufe nga qielli i kthjellėt.
Me nderime tė mėdha i bėnė homazhe mijėra bashkėkombės nga tė gjitha viset tona e me kujtimet dhe mbresat mė tė mira, u ndanė fizikisht prej tij por jo me shpirt e mendje, sepse vepra e tij do jetojė gjallė brez pas brezi.
Kėto ditė, zija dhe pikėllimi pllakosi ēdo bijė e bir shqiptari pėr vdekjen e papritur tė kėtij atdhetari tė palodhur pėr ēėshtjen e pazgjidhur kombėtare. Ditė zije shpalli Kuvendi i Kaēanikut, por siē mėsova dhe Dibra e Madhe do shpallė Ditė zije. Por, Pėrse?!
Kryetari trim e patriot, Sali Bajra ishte i pari, i cili nė emėr tė kaēanikasve ua ofroi ndihmat e para tė dėmtuarve nga tėrmeti katasrofal nė Dibėr. Ai, nė orėt e pasdites erdhi vetė nė Dibėr dhe, para shtėpisė sė ish kryetarit tė ndjerė dibran, Ismailhaki Mullau, i ndali kamionėt me miell, batanije e ushqime dhe iu drejtua popullatės dibrane me kėto fjalė:-Ēdo familje dibrane ėshtė e mirėseardhur nė gjirin e familjeve tona. Pra, ju presim tė na vini, me bukė, kripė e zemėr. Si tha ashtu dhe u bė. Shumė familje dibrane me muaj tė tėra u strehuan nė Kaēanik. Atė mirėsi qė ua bėri dibranėve ish kryetari i Kaēanikut, popullsia e kėsaj treve s’do ta harroj kurrė, ndaj edhe dibranėt ia dhėnė epitetin: PEJGAMBER (ENGJELL). Dhe, sa herė qė ktheja nga Kaēaniku nė Dibėr, mė pyesnin:- Si e kemi atė Pejgamberin, kryetarin e Kaēanikut?!
Pra, gjatė viteve 1968/69 kur qesh i punėsuar nė Shkollėn e Mesme”Voskopoja” .Kjo qytezė, udhėhiqej nga atdhetarėt e shquar:-Sali Bajra (kryetar) i ndjeri Bedri Kyēyku, Latif Nalbani, Hebib Shehu etj. Ne ato vite, ne dibranet Kaēanikun me rrethinė e quanim: Shqipėri tė lirė ! Valonte Flamuri kombėtar dhe gjithēka frymonte e funksiononte shqiptarisht.
Pas demonstratave te fuqishme tė ’68-te, pėr herė tė parė artikulohet kėrkesė e zėshme dhe zyrtare pėr hapjen e Fakultetit te mjekėsisė dhe pėr themelimin e Uiversitetit tė Kosovės. Kėrkesa e tillė zyrtare pėr herė tė parė del nga kuvendarėt e Kuvendit tė Komunės sė Kaēanikut, tė prirė nga kryetari trim, Sali Bajra, i bėn kėrkesė zyrtare organeve tė Kosovės qė tė miratojnė vendimin e Kuvendit tė Kaēanikut. Kjo kėrkesė u mirėprit nga populli i shumėvuajtur, por jo edhe nga popullata serbe qė jetonte nė Kosovė e as nga udhėheqja servile e asokohėshme, e cila, e irrituar nga njė propozim i tillė, mori tė gjitha masat pėr shkarkimin e kryetarit tė Kaēanikut. ”Faji” i vetėm i tij ishte pse e kish pasur guximin intelektual dhe obligimin qytetar qė tė kėrkojė hapjen e Universitetit tė Kosovės. Jo vetė kaq,por, kryetari trim-Sali Bajra, ndėrmori dhe njė hap tė guximshėm, menjėherė pas takimit tim dhe pas torturave mė ēnjerėzore qė pėsuam se bashku me Shabanin nga xhandarėt maqedon nė Mavrovė e Rostush. Me tė arritur nė Kaēanik tėrė ate ndodhi ua rrefeva kryatrit Sali, tė ndjerit Bedri e Latifit. Ata, pasi vėrejtėn se ēfarė malltretime dhe tortura na patėn bėrė xhandarėt maqedon, Kryetari i atėhershėm i Kaēanikut, z.Sali Bajra, i dėrgoi DEMARSH ish presidentit tė Maqedonisė Kėrste Cėrvenkovskit dhe e vendosi kufirin nė Elez-Han, duke kryer kontrollė tė rreptė edhe ndaj maqedonasve, ashtu siē vepronin me shqiptarėt.
Dhe, ē’ndodhi pas DEMANTIT tė datės 7-8 janar ’69 ! Ante protas!
U ēuan tėrė funksionarėt servil tė Komitetit Krahinor, tė prirė nga Pėrfaqėsues ēetnik serb tė Komitetit tė Serbisė e tė ish Jugosllavisė nė njė anė, qė tė kryejnė diferencimin e kryetarit Sali me shokė nė anėn tjetėr. Nė tė katėr anėt, Kaēaniku u rrethua me polici e ushtri. Mbledhja u mbajtė me dyer tė mbyllura dhe zgjati deri nė orėt e vona pas mesnatės. Akuza e replika mė tė vrazhda kundėr Kryetarit Sali dhe bashkėpunėtorėve tė tij, tė cilėt i akuzonin se “irridendistė” si separatistė” dhe ista tė tjera. Bijtė e Idris Seferit, tė prirė nga Kryetari S. Bajra, i cili, me njė elokuencė (oratori) tė fortė, gjatė tėrė debatit qėndroi stoik dhe i pathyeshėm. Ai, pati pėrkrahje dhe nga shokėt e tij, tė cilėt, tė gjithė unik si njė trup i vetėm, mbėshtetėn njeri-tjetrin dhe, i detyruan funksionarėt krahinor e federativ kokulur dhe si humbės, te kthehen andej nga kishin ardhur.
TAKIM PAS 32 VJET
S'mundem te anashkaloj pa pėrmend 26 Nėntorin 2001, ditėn e mbajtjes se Kongresit te Parė te L SH B-se ku ishte prezent dhe z. Sali. Ai, nga bina thėrriste: Ibrahim! Ibrahim!-Imi! Imi! Nuk e dija se kush mė thėrret. E luta z. Esat Stavileci tė mė lejojė, te shkoj poshtė ne bufe e ta takoj. Ai ra dakord. Kur ē'te shoh, ne bufe priste ish kryatri i Kacanikut, miku im i ashur, z. Sali bajra dhe Gani Keca nga Ferizaji.Qafime e qafime te mbėrthyera me lot, sepse qe nga qershori i vitit ’69, s’ishim pa me z. Sali. Ja pra Imi i dashur, mė nė fund u takuam!-Mandej vazhdoi:
-M’u bė zemra mal ku te pashė sot nė Kryesine e punės, qė udhėheq Kongresin. Dhe Dibra ime e dashur ėshtė e pranishme sot kėtu, nė Prizrenin historik. S’mė lėshonte nga qafimi!- Mandej vazhdoi: Ka disa vite qe e kam ndėrprerė pėrdorimin e alkoolit, mirėpo sot, nga emocionet qė mė kapluan do e ngremė sė bashku nga njė uiski. Gėzuar!-Tė rrojė Kosova dhe tė na rrojė Shqipėria etnike! Mandej me njė ton tė ulur, i pėrcjell edhe nga ne, kėndoi dy-tri vargje tė kėngės, qė aq shumė e deshte: “Mali me mal’ nuk takohen, por njerėzit takohen njė ditė ”. Ajo qe dhe ndarja ime e fundit me mikun tim
shumė tė ēmuar, z. Sali.
- Ngushėllime familjes atdhetare-Bajra!
- Ngushėllime, vėllait Latif, shok i pandarė i idealit dhe bashkėpunėtor !
- Ngushėllime Kaēanikut legjendar!
- Ngushėllime Kosovė martire!
- Ngushėllime Shqipėri etnike!
- Lavdi veprės sė tij tė lavdishme!
-I qoftė i lehtė dheu i Kosoves, te cilen aq shumė e deshi!
-Shpirti i tij le tė prehet plot dritė!
-Me dashuri e respekt te pafund, familjet e deshmorit Naxhi Egriu, e S. Boroves, A. Maqellares, V. Turkeshit dhe nga mbarė qyetaret dibranė, qe s’do e harrojnė kurrė pėr jetė tė jetėve!
Malme-Suedi, dhejtor ’06 ibrahim@egriu.se


Imi i nderuar,
Me pikėllim tė thellė dhe me dhembje tė madhe tė njhoftoj se nė
Kaēanik, nė moshėn 70 vjeēare, vdiq dhe u vorros i madh SALI BAJRA,atdhetari mė i devotshėn qė e njeh Kaēaniku, por pse jo edhe Kosova.
Pranoni ngushėllimet e mia pčr vdekjen e tė madhit Sali, i cili pati
respekt tė madh pėr Ty, Imi i nderuar.
Latif Nallbani


I dashur dhe i pa harruar Ibrahim.
ME KEQARDHJE TE MADHE MESUAM LAJMIN E HIDHUR PER HUMBJEN E PERSONIT TE MADH TE KOMBIT SHQIPTAR, TANI TE NDJERIN, SALI BAJRA, TE PA HARUAR,TRIMIN E ATDHETARIN E KOMBIT SHQIPETAR, BURRIN E KACANIKUT HEROIK, E NE VECANTI DOTE THOJA PER NE DIBRANET, PER ATE QE BERI PER SH K A 'LIMAN KABA' te cilet takime do te jene te pa harruara per perkrahjen ndaj Ansamblit tone me vendosmeni te pa luhatur, kunder rregjimit komunist titist.
PRANONI NGUSHULLIMET TONA!
Kerkoj ndihmen tuaj per t’i bere ngushullim familjes se tij. Me rekomandoni adresen apo Posten elektronoke qe do te ishte shume me e mire dhe me shpejt.
Pres pergjegje: Sulejman Borova-SULCJA, SH B A

Mesazh ngushėllues nga moter, Vitore Stefa-Leka, Nene Tereza e dyte e diteve tona.
I dashur vella Ibrahim!
Te dashur vellezer!
Lajmi i vdekjes se te nderuarit dhe te pa harruarit rahmetliut z Sali Bajra me erdhi i pa pritur .Kam pas rastin ta njohe fizikisht kete burre te rralle te kombit tone ne Kongresin e pare te L SH B-se ne Prizren Per trimerite e tij si dhe per vepren e tij kisha degjuar nga ty Imi dashur si dhe nga miqte e dhe vellezerit e tjere te idealeve te perbashketa
Te lutem i vellai im Ibrahim,dergoi familjes se rahmetliut ,ngushellimet e mija familjare dhe personale
I qofte i lehte dheu iKosoves qe ai e deshi dhe beri kaq shume per te si dhe per bashkimin e trevave shqiptare
Ngushellime dhe ty i dashur vella se e di se pervec qe ke humbur nje vella qe te lidhnin kujtime te hidhura nga jeta e rinise tende por ,ke humbur mbi te gjitha nje mik e shok ideali
I perjetshem qofte kujtimi i te ndriturit Sali Bajra !
Me shume keqardhje
Vitorja dhe familja
P.S
Ju lutem transmetoni ne familjen e te ndriturit z Sali dhe ngushellimet e Mardenes , te ciles i erdhi shume keq , po per momentin nuk ka kompjuter , qe t'jua dergoj direkt fjalen e saj
Nderim per te gjithe
Vitorja

I dashur Ibrahim
Te me falesh per vonesen e ketij mesazhi,por kam qene larg,me xhirime per televizionin France 3.
Mesova,me keqardhje te thelle,per humbjen e atdhetarin te shquar, z.Sali Bajra dhe me kam nderin t'i u dergoj ngushellimet e mia me te sinqerta,ju personalisht e ne veēanti familjes se te ndjerit.
I paharruar qofte kujtimi i jetes dhe punes se tij madhshtore ne dobi te kombit
Me dashuri vellazerore
Vasil Qesari
France
BLOG
www.simbadi.com

Bacė i nderuar Imi!
PRANONI NGUSHULLIMET E MIA!
Kėrkoj ndihmėn tuaj pėr t’i bėrė ngushullim familjes se tij.
Me rekomandoni adresėn apo postėn elektronoke qe do te ishte shumė mė
e mirė dhe mė shpejt.
Me respekt tė pėrjetėshmė pėr atdhetarėt e vėrtetė!
Atdhetarėt, e paqin tė lehtė dheun e Shqipėrisė Natyrore!
Qėndresė!
Juaji
Fadil Shyti (Vleri)

Edhe Bukureshti u bashkangjitet ngushllimeve ne adrese
te familjes se atdhetarit te shquar shqiptar, Sali
Bajra. Keto ngushllime te sinqerta vijne nga ana e
redaksise se revistes Albanezul/Shqiptari, ne emer te
kryeredaktorit te saj dhe Bashkesise Kulturore te
Shqiptareve te Rumanise. Lus Vitoren ta transmetoje
kete mesazh ne grupsliten tone te perbashket
Albert Voka
I nderuar Profesor ,Z.Ibrahim!.Ju percjell ngushellimet e mija Ju ,personalisht dhe familjes se Heroit te Kombit shqiptar,atdhetarit Sali Bajra!..Si nje bashkeatdhetare dhe moter e nje gjaku shqiptar ne kete moment te dhimbshem per Ju dhe familjen e te ndjerit ,u jam prane duke bashkuar dhimbjen e lotet me Ju,te gjithe!..I perjetshem qofte kujtimi i Tij dhe dheu i qofte i lehte!..Me nderime ,respect e dhimbje :
Raimonda Moisiu Hartford Ct USA.
Mirembrema Profesor.Lexova imejlin qe ma kishe derguar.Pranoni ngushllimet e mija, per shokun Tuaj dhe mikun e te gjiithe Dibraneve, tani ndjese paste-z. S.Bajra.Te lutem ngushllimet e mija tu bashkohen te Tuajave, dhe se bashku t’ua dergosh famijes se te ndjerit, S Bajra .
Doktor Ylber Jani -Diber.
Pershendetje!
Faleminderit per materialin qe me keni derguar per patriotin e mdh, te ndjerin S. Bajra. Pasi ka ndodhur kjo fatkeqesi, jam telefonuar nga Ferizaj nga nje miku i tij me emrin ILMI, te cilin nuk e njoh personalisht. Ai me beri me dije qe i ndjeri Sali kishte deshire te me takonte pasi kishte lexuar edhe librin "Kombi Shqiptar ne Udhekruq". Kjo deshire nuk ju plotesua, dhe po pres takimin me mikun e tij, pasi duhet plotesuar nje porosi.
Ndoshta me vone, sepse momentalisht nuk kam adrese per te percjelle ngushellimet, dhe une vet i kam percjelle vetem me telefon.
Se fundi ju kam percjelle nje material te zgjeruar mbi Kosoven, nuk e di a e keni marre.
Pershendeti te gjithe dashamiresit tane dhe familjen tuaj
Me pershendetje atdhetare
Dr. Sulejman Abazi-Tung.
Ketij ngushllimi i bashkohem edhe une dhe bashkeshortja ime Linda dhe dy femijet e mij,duke ngushelluar familjen e te ndjerit dhe te gjithe fare fisin e tij dhe miqte e shoket qe e ndoqen ne cdo hap te jetes se tij. I qofte i lehte dheu i Kosoves martire!
Trupi i tij pushofte ne paqe.
Me respekt familja Shkodrani
Danimarke.
Imi i nderuar,
Porositė e tė gjithė miqėve tanė do t’i pėrcjell tek familja e Saliut.
Ty tė falėnderoj shumė pėr kujdesin qė po e tregon me rastin e vdekjes sė shokut e mikut tė madh tonin dhe tė Dibrės heroike.
Familja e tė ndjerit Sali BAJRA u ėshtė mirėnjohės Ty dhe gjithė atyre qė po bashkėndijnė dhembjen qė e ka pllakosur familkjen dhe shokėt e Saliut.
Tė falemnderit pėr angazhimin tėnd. E falėnderoj Dibrėn pėr dhembjen qė po e ndin pėr tė madhin Sali Bajra.
Tė fala e qafime, Latifi

Imi i nderuar dhe shumė i madh,
Ti ke bėrė dhe po bėn shumė pėr tė ndjerin Sali Bajra, atdhetar qė qėndroi
vertikalisht gjatė gjithė jetės sė tij, madje edhe atėherė kur shumėkush
ligėsohej.
Pėr mundin tėnd do ta njoftoj familjen e tė ndjerit dhe miqtė e tu nė
kaēanik dhe gjetiu.
Mundin ta shpėrblefė perėndia dhe njerėzit e mirė.
Qofshė gjithnjė i lumtur o Imi im i dashur!
Latif Nallbani

Imi i nderuar dhe shumė i madh,
Ti ke bėrė dhe po bėn shumė pėr tė ndjerin Sali Bajra, atdhetar qė qėndroi
vertikalisht gjatė gjithė jetės sė tij, madje edhe atėherė kur shumėkush
ligėsohej.
Pėr mundin tėnd do ta njoftoj familjen e tė ndjerit dhe miqtė e tu nė kaēanik dhe gjetiu.
Mundin ta shpėrblefė perėndia dhe njerėzit e mirė.
Qofshė gjithnjė i lumtur o mi im i dashur!
Latif Nallbani
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 3 vizitorë
Lexuar: 2,214 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
“The Economist”: Vuēiq po imiton Putinin, Ser...
E shtunė, 18 tetor 2014 - 23:02
Shtypi evropian po pėrcjell me shqetėsim zhvillimet nė Serbi, duke paralajmėruar se Vuēiq po shkon drejt vendosjes sė njė regjimi autokratik. Gazeta e pėrj...
Blushi: A mundet Edi Rama t’ia zgjas tash dor...
E enjtė, 16 tetor 2014 - 18:29
Deputeti i mazhorancės, Ben Blushi, duke e cilėsuar tė paprecedent atė qė ndodhi nė Beograd kundėr Kombėtares sonė, argumenton se pėr herė tė parė u pa qė ...
Edi Rama “Jemi tė gjithė krenarė pėr Kombėtar...
E merkurė, 15 tetor 2014 - 21:11
Edi Rama, kryeministri i Shqipėrisė, nė njė intervistė pėr “Zėrin e Amerikės”, shprehu keqardhjen e tij pėr faktin se “shfaqja e njė flamuri nė fushėn e fu...
PARTIA PĖR PROSPERITET DEMOKRATIK
E premtė, 10 tetor 2014 - 18:46
Pėrfaqėsuesja e PPD, Teuta Kamberi-Llalla, nė konferencėn pėr shtyp mbajtur sot, tė premten ora 14.00 pėr Raportin e Komisionit Evropian tha: Pasi e ana...
LPK: Thirrje
E enjtė, 09 tetor 2014 - 19:15
KĖSHILLI KOMBĖTAR I LPK Lėshon kėtė Thirrje Bashibuzukėt tė ashtuqujtur ,,drejtoria politike e UĒK,, dhe ,...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi