Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Anekdota: LOPA NUK E HA KASHTËN!
Publikuar më 04 tetor, 2008 në orën 04:50 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shkruan: Beqir Elshani

TRINJAKËT E KOSOVËS

Nëna Kosovë kishte lindur trinjakë: një djalë dhe dy vajza.
Kumbarë ishte sekretari i OKB-së. Vajza e parë quhet Liria, e dyta quhet Negociata, kurse i treti - djali quhet Decentralizimi. Pas një viti vjen emisari i sekretarit të OKB-së dhe i viziton fëmijët. Sekretari e pyeti se si ishin trinjakët e Kosovës.
- Liria është shumë e dobët, ajo ende nuk mund të qëndrojë në këmbë dhe qanë; Negociata është mirë, asaj i ndihmon Serbia dhe mund të ecën me këmbët e veta; kurse Decentralizimi është i fortë, bile edhe mund të vrapojë, meqë atij po i ndihmon Evropa.
- Mirëpo ti, a i dhurove diçka Lirisë së gjorë? – vazhdoi të pyes sekretari i OKB-së.
- Po, i dhashë një thithë për ta mbajtur në gojë, sepse nuk durohej vaji i saj, - tha emisari i OKB-së.

PROJEKTI I PIRAMIDËS
- E dashur, po shkoj zyrtarisht në Egjipt, - i tha gruas së vet qeveritari i Kosovës.
- Do të hapni Ambasadën e Kosovës, apo?! - e pyeti gruaja me gëzim duke ia lidhur kravatën burrit.
- Jo ambasadë, por do të marrë projektin e Piramidës së Faraonit, - tregoi qeveritari i Kosovës.

SHTUPAT PËR VESHË
Një shqiptar nga Gjermania përgatitet për të shkuar për të vizituar Kosovën. Me vete merr edhe shtupat për veshë, që i përdorte gjatë punës në fabrikë.
- Përse po i merr shtupat me vete, në Kosovë nuk ka fare zhurmë fabrikash? - iu drejtua gruaja burrit.
- Eh, moj grua! Piskama e popullit shqiptar për shkak të skamjes dhe mjerimit është më e madhe se zhurma e fabrikave gjermane.

LIGJI PORSI FIZARMONIKA
- Pse qanë, kur unë i bie fizarmonikës? Mos vallë, emocionohesh nga muzika? - iu drejtua fizarmonicisti qytetarit përballë.
- S’janë emocione…, më kujton ligjet jugosllave që herë hapeshin dhe herë mblidheshin porsi ky rrësheku i fizarmonikës sate, - ofshani qytetari.

HALLET E ARGATIT
Në Vushtrri ka qenë dikur një skamnor i papunë, prandaj punonte me mëditje argati tek të pasurit. Një ditë kryetari i komitetit komunal e godit për t´ia pastruar nevojtoren në vilen e tij. Në fund, kur argati e kryen punën, drejtohet tek çifligari i kuq, përndryshe kryetar i komitetit komunal për t´i treguar dhe i kërkon pagën për punën e kryer. Megjithatë pronari i kuq nuk ia paguan tërë mundin duke i thënë se i ka hequr vetëm dhjetë kova mut nga nevojtorja. Argati më kot mundohet për ta bindur pronarin se i ka hequr 12 kova mut.
Argati i revoltuar nga sjellja e keqe e kryetarit grykës del në qytet ku ishte ditë tregu, dhe thotë:
- Merreni me mend, kryetari i komitetit m´i hëngri dy kova mut.

SHEQERI DHE SHPRESA
Ishte kohë e vështirë dhe shpeshherë ndihej mungesa e artikujve kryesor të ushqimit, sidomos vaji dhe sheqeri. Një fshatar kishte zbritur në qytet për të blerë sheqer. Për fat të keq nuk kishte mbetur asnjë kokërr sheqer në shitore, atëherë fshatari iu drejtua tregtarit:
- A ka shpresë, që sheqeri do të vijë së shpejti.
- Shpresë ka, mirëpo sheqer nuk ka, - iu përgjegj tregtari.

LOPA NUK E HA KASHTËN!
- I dashur, ti shkove për të blerë sanë për lopën, kurse më solle kashtë… - tha e gruaja e habitur, kur pa traktorin me kashtë në oborr.
- Eh, moj grua, sana ishte shtrenjtë, ndaj bleva kashtë që edhe tepron, - u përgjigj bashkëshorti.
- Por lopa nuk e ha kashtën, burri im, - tha gruaja.
- Në fillim nuk e ha, pastaj mësohet, - përmbylli me inat bashkëshorti.

A PO QET LOPA TAMBËL?
- A po qet lopa tambël? - e pyeti daja nipin.
- Nuk e di sa po qet lopa tambël, veçse dhallë sa po do nana tue i shtue ujë me kofa t´ bunarit, - u përgjigj nipi.

Ç’ ËSHTË DROGA?
- Ç është droga? - e pyeti arsimtari i kimisë një nxënës në klasë.
- …nuk e di, - tha nxënësi duke ulur kokën nga turpi që nuk dinte të përgjigjej, prandaj mori notë të dobët.
- Ti je enverist, prandaj nuk di ç’është droga që ka marrë dheun! - e kritikoi nga keqardhja shoku i bankës.

DERRAT ME KATËR KËMBË
Në kafene qëndrojnë disa qytetarë dhe papritur dëgjojnë lajmin në radiotelevizor.
- ”Një kope derrash me katër këmbë sulmuan një fëmijë në qytet…”, - kështu lajmëroi radiotelevizioni.
- Na bastarduan gjuhën gazetarët, kur dihet që derrat janë me katër këmbë, - ndërhyri burri i nervozuar sapo dëgjoi lajmin.
- Mendoj se radio e tha me vend lajmin… Ai bën dallimin mes derrave me katër këmbë dhe derrave me dy këmbë, - plotësoi i dyti.

I SËMURI MENDOR
Në parkun e qytetit janë ulur disa qytetarë dhe lexojnë shtypin e ditës.
- “I sëmuri mendor hyri brenda në Parlament”, - kështu shkruante në shtypin e ditës.
- Sa keq!… Unë nuk e kam ditur që kryeministri është i sëmuri mendor! - tha me habi qytetari kur lexoi shtypin.
- Ku të kemi fatin që vetëm kryeministri të jetë i sëmuri mendor… - shtoi me keqardhje një pensionist që po kërkonte vend për t’u ulur.

KRENAT E SHQIPONJËS
- Korab, ke harruar t’ia vizatosh krenat e shqiponjës, - pyeti arsimtarja e vizatimit.
- Krenat ia ka marrë Qeveria e Kosovës, arsimtare, - tregoi nxënësi.

SKIFTERI PARA KAMERËS
- A e din pse skifteri nuk e han gjahun menjëherë? - e pyeti njëri shokun e vet.
- Pret derisa t’i dalë shpirti gjahut, - u përgjigj shoku.
- Jo për atë, por dëshiron të dalë para kamerës televizive, - i tregoi shokut.

ARIU DHE KALI
- Gjysh, a më shpejt vrapon kali, apo ariu? - pyeti nipi kur pa fotografinë në shtypin ditor që lexonte gjyshi.
- Eh, mor bir! Me e shalue ariu kalin, vrapon më shpejt se në gara sportive, - tregoi gjyshi.

I PAFTUARI NË MBLEDHJE
Në një bashkësi lokale mbahet mbledhje, merr pjesë një delegat i Parlamentit të Kosovës. Delegati flet për Rezolutën e OKB-së nr. 1244, të cilën e shënon në tabelë. Të pranishmit në sallë e dëgjojnë me vëmendje delegatin. Një çun kishte rastisur me nënën në sallë, ndaj kur pa numrin në tabelë, delegatit ia tërhoqi vërejtjen.
- Zoti delegat!… Numrat e gjimnastikës i keni shkruar gabim, …duhet shkruar 1-2-3-4.
Disa qytetarë të pranishëm në sallë e qortuan vogëlushin që të dalë prej sallës, se nuk është në klasën e parë fillore, kurse një pjesë prej tyre qeshën për kujdesin e çunit.

FLAMURI ME SHUMË YJE
- Pse po të pengon Flamuri i Kosovës me gjashtë yje, Albin? Flamuri i Amerikës ka 50 yje dhe amerikanët krenohen, - u ankua një pëdëkëist.
- Flamuri amerikan ka 50 yje, sepse është i fortë, kurse ju nuk keni bythë sa Amerika, - ia priti
Albin Kurti.

KUMBARA I VOGËLUSHIT
Një vogëlush, mbante portretin e Ahtisairit në ballë të kasketës, vraponte në drejtim të çerdhes. Një gazetare habitet, pse vogëlushi nuk mban ndonjë portret të dëshmorëve shqiptarë, por pikërisht të Ahtisarit.
- Çka e ke Ahtisarin, vogëlush? - e pyeti gazetarja çunin e gëzuar me kasketë.
- Kumbarë… Ai më ka prerë flokët kur kam lindur, … - tregoi vogëlushi me gëzim.

PACIFISTËT NË KAFENE
Në kafene të qytetit gjinden 7 pacifistë, dhe papritmas ndihet një krismë. A e dini sa pacifistë kanë mbetur në kafene? - pyeti mësuesi i gjuhës nxënësit në klasë.
- Zoti mësues, asnjë nuk ka mbetur… Si t’ban pushka bam, të gjithë ikin, - tregoi nxënësi, duke i habitur të tjerët.

LAJME NGA SHTYLLA E TELEFONIT
- Luli, çka po flitet në shtyllën e telefonit? - pyeti njëri kur pa shokun e tij mbështetur në shtyllën e telefonit.
- Po flitet se Serbia do ta kolonizojë Kosovën? - u përgjigj me shpoti shoku i tij.
- Atëherë po e rrëzojmë përtokë shtyllën, - ndërhyri shoku i tij.
- Shtylla nuk ka faj, faj ka qeveria e Kosovës, - ia ktheu Luli.

FOTOGRAFIA DHE KUNDËRMIMI
Dy gra bisedonin në kursin e gjuhës angleze.
- Moj motër, çka jam në zor prej mysafirëve, që vijnë gati për çdo mbrëmje, dhe m´u këputën këmbët duke u shërbyer me çaj e kafe, - i tha një grua shoqes së vet gjatë pushimit në klasë.
- Atëherë vendose fotografinë e Titos në mur, mbase mysafirët fyhen dhe nuk vijnë më që t´ju bezdisin, - ia ktheu shoqja e saj.
- Uh, t'marrsha të keqen! Fotografinë e Titos e kemi në ballë të dhomës, mirëpo as kjo nuk ndihmon.
- Atëherë bëj së pakut një erë të keqe që kundërmon dhe mysafirët do të thyejnë qafen, - e përmbylli e dyta.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 93 vizitorë
Lexuar: 5,303 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi