Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KOSOVA NË RREZIK!
Publikuar më 25 nntor, 2008 në orën 16:03 ( ) Avni Klinaku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Avni KLINAKU


Situata nëpër të cilën po kalon Kosova është mjaft e rëndë e me rreziqe për të sotmen dhe të ardhmen e saj. Imponimi i Planit gjashtëpikësh nga ana e komunitetit ndërkombëtar do të ketë pasoja afatgjata për Kosovën. Prandaj na duhet një reflektim i thellë i secilit nga ne, na duhet një rishqyrtim i gjithanshëm i politikës së deritashme, na duhet një analizë me saktësi matematike e situatës nëpër të cilën po kalojmë, për t’ia dhënë përgjigjen e duhur situatës së tanishme.
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, pas analizave të gjithanshme, sidomos në tre muajt e fundit, që i bëri situatës politike në të gjitha trojet shqiptare me theks të veçantë në Kosovë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, pat dalë me deklarata, konferenca e artikuj të shumtë për ta paralajmëruar situatën e rëndë në të cilën po hyn Kosova.
Në vazhdim do të shihni vetëm disa fragmente nga kjo analizë:

(12.10.2008) Konferencë për media

“E kemi thirrur këtë konferencë për media për shkak të shqetësimit në lidhje me ofensivën më të re serbe ndaj Kosovës, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në planin ndërkombëtar...

...Prandaj, Lëvizja për Bashkim kërkon thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku do të rishqyrtohej politika e Kosovës ndaj Serbisë, ndaj veriut të Kosovës, ndaj pakicës serbe në Kosovë (sidomos ndaj decentralizimit), si dhe ku do të shqyrtohej qasja dhe qëndrimet e politikës së deritanishme të Kosovës dhe institucioneve të saj ndaj popullit shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë....

...Opsioni serb për ndarje të Kosovës është shumë i qartë për opinionin e gjerë: veriu i Kosovës (me shumicë serbe), pjesa qendrore e Kosovës (me një pakicë relative serbe), si dhe rajoni i Preshevës, Bujanocit e Medvegjës (me një shumicë shqiptare) t’i mbeten Serbisë, pastaj pjesës tjetër të Kosovës t’ia njohë pavarësinë!!!...

...Megjithatë, e keqja më e madhe nuk qëndron në deklaratat e Tadiqit dhe në tendencat e Serbisë, por në mungesën e vizionit dhe guximit të Qeverisë së Kosovës për të reaguar në mënyrën e duhur ndaj pretendimeve serbe...

...Sjellja e Qeverisë së Kosovës, me politikën e saj inerte në raport me veriun e Kosovës, me qasjen e gabuar ndaj pakicës serbe që jeton në pjesën qendrore të Kosovë, si dhe me politikën e gabuar ndaj shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta historike në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, po i kontribuon në mënyrë indirekte (ndoshta edhe pa vetëdije), ose ndarjes së dhimbshme të Kosovës, ose luftës së re”.

(27.10.2008) Komunikatë për media

“Ky refuzim dhe ky “rebelizëm” nuk i duhet Kosovës në këto momente; ky refuzim dhe ky “rebelizëm” është shumë i rrezikshëm dhe me pasoja; ky refuzim dhe ky “rebelizëm” është vetëm hedhje hi syve të publikut për zgjidhjen alla-serbe të çështjes së veriut të Kosovës e me gjerë...

...Serbia do të merret vesh edhe pa përfaqësuesit e Kosovës me OKB-në për “ndarjen funksionale” të veriut (konfederalizim i Kosovës) dhe institucionet e Kosovës nuk kanë mekanizma t’i kundërvihen një marrëveshjeje të tillë”.

(10.11.2008) Komunikatë për Media

“Me lojën politike e mediatike që po luajnë institucionet e Kosovës, në radhë të parë presidenca dhe kryeministria, me popullin e vet, duke u fshehur prapa kundërshtimit pa mbulesë dhe pa asnjë efekt, po e fusin Kosovën në një rrugë të verbër dhe me rreziqe...

...Kundërshtimi i institucioneve të Kosovës, së pari i bisedimeve, e pastaj edhe i planit në fjalë, pa nxjerrë në tavolinë rrugëzgjidhjen e Kosovës si ballafaqim, ka vetëm kuptimin e pastrimit para popullit dhe ruajtjen e “patriotizmit” të tyre”.

(12.11.2008) Deklaratë publike

“Tani situata në terren nuk e lejon komoditetin e vetëm një JO-je!
JO-ja në këto rrethana e ka vetëm kuptimin e mbrojtjes së kësaj udhëheqjeje politike nga populli, e jo edhe mbrojtjes së popullit nga ky plan. Sepse, nëse vazhdohet me këtë mënyrë veprimi, OKB-ja dhe BE-ja në bashkëveprim me Serbinë do të na e imponojnë planin e tyre pavarësisht nëse ne i themi PO apo JO...

...Për të dalë nga kjo situatë në të cilën Qeveria e Kosovës e ka futur vetveten dhe ne të gjithëve, duhet të ndërmerren hapa shumë më të guximshëm e më frytdhënës:
1) Qeveria e Kosovës duhet ta kërkojë ndihmën e popullit e ta thërrasë atë në një tubim paqësor, përmes pjesëmarrjes në të cilin populli do ta shprehte vullnetin e tij kundër kësaj “marrëveshjeje”;
2) Qeveria e Kosovës duhet të dalë me një plan të vetin për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur shqiptaro-serbe dhe ajo duhet t’i përmbajë vetëm dy pika:
a) Çfarëdo zgjidhjeje që t’i bëhet veriut të Kosovës (pa Mitrovicën), e njëjta duhet të zbatohet edhe për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën;
b) Serbët në brendësi të Kosovës janë pakicë kombëtare dhe do t’i gëzojnë të drejtat e pakicave sipas konventave ndërkombëtare”.

(17.11.2008) Thirrje për demonstratë

“Lëvizja për Bashkim mbështet demonstratën e organizuar nga organizata joqeveritare dhe lëvizje të tjera kundër Planit gjashtëpikësh të Ban Ki Mun-it.
Me këtë rast Lëvizja për Bashkim thërret anëtarët, simpatizuesit dhe të gjithë qytetarët që t’i bashkohen demonstratës. Ndërsa nga qeveria dhe presidenca kërkon t’i japin fund mungesës së transparencës dhe ta bëjnë publik Planin gjashtëpikësh, në mënyrë që opinioni të njoftohet drejtpërdrejt me rreziqet që paraqet ky plan për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi”.

Pavarësisht nga kjo, ne mendojmë ende se Kuvendi i Kosovës (“më mirë vonë sesa kurrë”!) duhet ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme, ta rishqyrtojë politikën e shtetit të Kosovës si në raport me Serbinë, ashtu edhe në raport me vëllezërit tanë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe të ndërmarrë hapa konkret në tejkalimin e situatës në të cilën kemi hyrë. Përndryshe populli, duke e parë paaftësinë dhe djallëzinë e udhëheqësve politikë, do të përgjigjet në mënyrën e vet.
Populli shqiptar i cili jeton në trojet e veta në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të mos humbë më asnjë minutë dhe t’i gjejë format e ta kërkojë ndarjen funksionale nga Serbia, mu ashtu sikundër e parasheh Plani gjashtëpikësh i Ban Ki Mun-it ndarjen funksionale të serbëve në veriun e Kosovës.

Avni KLINAKU
Kryetar i Lëvizjes për Bashkim
avniklinaku@levizjaperbashkim.com


Prishtinë, 25.11.2008

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avni Klinaku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 933 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi