Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NĖ MES TĖ VETĖVENDOSJES DHE INTEGRITETIT TERRITORIAL
Publikuar më 08 dhjetor, 2008 nė orėn 13:43 ( ) Avni Klinaku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Avni KLINAKU

Kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim


1. Ruajtja e paqes dhe e sigurisė nė arenėn ndėrkombėtare

Nė skenėn moderne politike e juridike ndėrkombėtare, nė rregullimin e raporteve ndėrshtetėrore, nė drejtim tė ruajtjes sė paqes e stabilitetit, qė nga shekulli XIX e kėtej zhvillohet njė luftė e pandėrprerė, herė e heshtur e herė fare e hapur, nė mes tė konceptit tė ruajtjes sė integritetit territorial tė shteteve dhe vetėvendosjes sė kombeve deri nė shkėputje.

Kėto dy koncepte shpesh gjenden nė pajtueshmėri e shpesh nė kolizion te plotė. Ato gjenden nė pajtueshmėri vetėm nė ato vende ku ēėshtja kombėtare ėshtė e zgjidhur plotėsisht, ndėrsa vazhdon tė jetė aktuale dhe nė kundėrthėnie tė thellė dhe burim i luftėrave e konflikteve nė ato vende ku ēėshtja kombėtare mbetet e pazgjidhur.

Nė qoftė se popujt janė tė interesuar pėr zbatimin e parimit tė vetėvendosjes si rregullatori mė efikas nė ruajtjen dhe forcimin e paqes nė botė, qeveritė e shumicės sė shteteve janė tė interesuara pėr ruajtjen e integritetit territorial. Te shtetet qė ēėshtjen kombėtare e kanė tė zgjidhur plotėsisht, parimi i ruajtjes sė integritetit territorial ėshtė i mjaftueshėm, ndėrsa parimi i vetėvendosjes te kėto vende ėshtė plotėsisht i tejkaluar.

Nė aktet dhe normat juridike padyshim se ka zėnė vend parimi i ruajtjes sė integritetit territorial tė shteteve ekzistuese, edhe pse ky parim shkelet vazhdimisht dhe nuk respektohet nga ata popuj qė akoma nuk e kanė ēėshtjen kombėtare tė zgjidhur.

Parimi i ruajtjes sė integritetit territorial nė formėn mė tė prerė ka zėnė vend nė Konferencėn pėr Siguri e Bashkėpunim tė njohur si Akti Final i Helsinkit – 1975. Ndėrsa, nė aktet normative tė OKB-sė, edhe pse pėrparėsi i jepet parimit tė ruajtjes sė integritetit territorial, edhe parimi i vetėvendosjes, sado qė nė formė shumė tė mjegulluar dhe tė paqartė, ėshtė i njohur si parim.

Parimi i ruajtjes sė integritetit territorial ėshtė bėrė politikė dominuese e pothuajse e tė gjitha institucioneve evropiane. Ndėrsa nė politikėn e jashtme tė SHBA-ve, nė pėrputhje me interesin shtetėror amerikan, bashkėjetojnė kėto dy parime dhe zbatohen nga rasti nė rast, edhe pse termi vetėvendosje nė politikėn e ShBA-ve vazhdimisht zėvendėsohet me terma si “ēėshtje humanitare”, “pengim i gjenocidit e dhunės”, ”mbrojte e tė drejtave tė njeriut” etj.

Diēka mė ndryshe qėndron ēėshtja nė politikėn e jashtme ruse. Rusia, duke u ballafaquar me probleme tė shumta me fqinjėt e saj pėr shkak tė ēėshtjeve tė mbetura pezull nga shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik, nė pėrputhje ekskluzive me interesat shtetėrore ruse, herė del si mbrojtėse e parimit tė vetėvendosjes e herė del nė favor tė parimit tė ruajtjes sė integritetit territorial tė shteteve.



2. Pėrplasja e kėtyre dy parimeve nė Kosovė



Parimi i ruajtjes sė integritetit territorial dhe parimi i vetėvendosjes nė Kosovė ka kohė qė pėrplasen ndėrmjet veti dhe e pėrjashtojnė njėri-tjetrin. Nė periudhėn kur Kosova ishte nėn sovranitetin e Jugosllavisė dhe tė Serbisė, pushteti i atėhershėm serb e jugosllav padyshim ngulnin kėmbė nė respektimin e parimit tė ruajtjes sė integritetit territorial ose ruajtjes sė tėrėsisė territoriale tė ish-Jugosllavisė. Mirėpo popujt e Jugosllavisė, pėr tė cilėt Jugosllavia ishte shndėrruar nė burg tė popujve, ngulėn kėmbė nė shfrytėzimin e sė drejtės vetėvendosjes dhe padyshim erdhi deri te shpėrbėrja e federatės jugosllave, fakt tė cilin u deshtė ta pranojnė edhe faktorėt relevant ndėrkombėtarė, edhe pse ata ishin pėr ruajtjen e Jugosllavisė, pra nė bazė tė parimit tė ruajtjes sė integritetit territorial. Parimi i vetėvendosjes triumfoi mbi parimin e integritetit territorial, edhe pse ky parim nuk u lejua dhe vazhdon tė mohohet pėr popullin shqiptar.

Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės si Qeveria e Kosovės, ashtu edhe opozita e shoqėria civile ngulin kėmbė nė parimin e ruajtjes sė integritetit territorial tė Kosovės. Kjo ėshtė e sanksionuar edhe nė dokumentet kryesore me tė cilat qeveriset Kosova si nė Kushtetutė, si nė Pakon e Ahtisarit po ashtu edhe nė Gjashtėpikėshin e Ban Ki Mun-it.

Nė anėn tjetėr Serbia ende ngulė kėmbė nė ruajtjen e integritetit territorial tė Serbisė dhe sovranitetin e saj mbi Kosovėn, edhe pse veprimet e saj konkrete japin shenja tė qarta se Serbia ėshtė duke punuar nė mėnyrė intensive pėr ndarjen e Kosovės nė vija etnike.

Pala shqiptare (pozita dhe opozita duke u bazuar nė qėndrimin e Grupit tė Kontaktit dhe Pakon e Ahtisarit, ndėrsa shoqėria civile thjesht duke u bazuar nė parimin e ruajtjes sė integritetit territorial) ngulė kėmbė nė tėrėsinė territoriale tė Kosovės dhe ruajtjen e kufijve aktualė dhe kjo mė sė shumti ka tė bėjė me veriun e Kosovės, tė cilin aktualisht e qeverisin serbėt, ndėrsa pala serbe, duke u thirrur nė rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė si dhe nė dokumente tjera ndėrkombėtare tė cilat janė nė favor tė ruajtjes sė integritetit territorial tė shteteve dhe kundėr vetėvendosje sė kombeve.

Pra, tė dyja palėt, si pala shqiptare, si pala serbe, tė nisura nga interesa tė ndryshėm, kėmbėngulin nė ruajtjen e kufijve aktualė tė Kosovės, tė cilėt nuk janė tė caktuar nga vullneti i popullit por nga diktati dhe qėllimet koloniale tė pushtuesit serb dhe tė cilėt do tė vazhdojnė tė jenė shkaktarė tė tensioneve dhe konflikteve sepse brenda kėtyre kufijve kanė mbetur pjesė tė popullit serb (veriu i Kosovės) me karakteristika tė kombit dhe me mundėsi tė shfrytėzimit tė sė drejtės sė kombeve pėr vetėvendosje dhe jashtė kėtyre kufijve tė Kosovės sė sotme kanė mbetur pjesė tė popullit shqiptar (Presheva, Bujanoci e Medvegja) me karakteristika tė padiskutueshme tė kombit dhe me tė drejtė e mundėsi tė shfrytėzimit tė sė drejtės sė kombeve pėr vetėvendosje.



3. Maqedonia, ruajtja e integritetit territorial dhe vetėvendosja



Nė Maqedoni ēėshtja e pėrplasjes sė parimit tė ruajtjes sė integritetit territorial dhe vetėvendosjes sė kombeve ėshtė jo mė pak e komplikuar dhe ėshtė gjithashtu burim i vetėm i tensioneve tė vazhdueshme e i konflikteve.

Maqedonia pėrbėhet nga maqedonasit (mbi 50%) dhe nga shqiptarėt (25-40%).

Kontestimi i emrit nga ana e Greqisė, kontestimi i identitetit maqedonas na ana e Bullgarisė si dhe kontestimi i integritetit territorial nga ana e popullit shqiptar e bėjnė Maqedoninė njė shtet mjaft tė brishtė dhe tė paqėndrueshėm.

Aktualisht Maqedonia mbahet nė kėmbė nė bazė tė Marrėveshjes sė Ohrit tė arritur nga maqedonasit dhe shqiptarėt (nėn diktatin e faktorit ndėrkombėtar) pas luftės sė vitit 2001. Nė kėtė marrėveshje spikatė fuqishėm parimi i ruajtjes sė integritetit territorial tė Maqedonisė dhe shkelja flagrante e parimit tė vetėvendosjes sė kombeve. Populli shqiptar nė kėtė marrėveshje trajtohet si pakicė kombėtare ndėrsa maqedonasit trajtohen si komb shtetformues. Maqedonasit ngulin kėmbė nė ruajtjen e integritetit territorial dhe arrijnė ta ruajnė kėtė gjendje vetėm falė dėgjueshmėrisė apo ndihmės sė partive politike shqiptare nė Maqedoni, tė cilat nuk e artikulojnė as pėr sė afėrmi interesin kombėtar tė popullit tė pushtuar nga Maqedonia.



Pėrfundimisht



Populli shqiptar nė Kosovė, nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė e nė Maqedoni vazhdon tė jetė i privuar nga e drejta e kombeve pėr vetėvendosje dhe atė nė bazė tė tri marrėveshjeve tė arritura pas tri luftėrave: nė bazė tė Pakos sė Ahtisarirt (si derivat i Rambujesė), nė bazė tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe nė bazė tė Marrėveshjes sė Konēulit. Prandaj, populli shqiptar nė pėrgjithėsi, nuk e ka asnjė arsye tė shėndoshė qė tė jetė nė anėn e parimit tė ruajtjes sė integritetit territorial nė vendet ku jeton. Populli shqiptar duhet nė mėnyrė energjike ta shprehė interesin e vet kombėtar pėrmes sė drejtės sė kombeve pėr vetėvendosje deri nė shkėputje. Do tė vijė koha kur edhe populli shqiptar do ta ketė interes kombėtar ruajtjen e integritetit territorial dhe vetėm atėherė do tė jetė nė gjendje t’u qaset me sukses integrimeve tė mėtutjeshme ndėrkombėtare.



avniklinaku@levizjaperbashkim.com



Prishtinė, 8.12.208





Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avni Klinaku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 1,336 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
ZĖRI I FOLĖSIT TĖ PARĖ TĖ RADIO KOSOVĖS SĖ LI...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:52
Nė mėdyshje: nga t’ia filloj mė parė nė mėnyrė qė tė mos i futem nė hak zotit Pllana si krijues, si luftėtar i devotshėm i atdheut, por edhe si zė i parė i...
SI MUND T’I DILET KRAHĖ “IDESĖ” PĖR “KĖMBIM T...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:36
Ribotim, pėr hir tė aktualitetit Kėto ditė lexuam shumė qasje konstruktive dhe destruktive ndaj “idesė” sė anėtarit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongre...
Tė ecim me kohėn pėr interes kombėtar
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:32
Koha pėr bashkėveprim drejt bėrjes sė Shqipėrisė Etnike. Ėshtė momenti qė shqiptaret ti harmonizojnė kėrkesat dhe veprimet. Pak kush ka arsye tė madhe ti ...
POLITIKA SERBE MĖ E LAZDRUARA NĖ EVROPĖ E KUD...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:18
Evropa mė nė fund po e “zbulon“ rrugėn reale tė Kosovės! Nė kohė tė fundit ka filluar tė flitet e tė pėrflitet, tė shkruhet e tė thuhet pėr heqjen e em...
Fshati Llojan pėrballė eksperimenteve dhe sfi...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 00:45
Si banorė i komunės sė Likovės, pėrjetojė herė ndjenja krenarie, e herė ndjenja dėshpėrimi qė fati mė rastisi tė jetojė nė kėtė komunė. Nė kėtė komunė ku s...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi