| ĒKA E PRET KOSOVĖN NĖ VITIN 2009 |
| Publikuar më 29 dhjetor, 2008 nė orėn 12:35 ( ) |
Avni Klinaku | Opinion | |
|
|
|
Shkruan: Avni KLINAKU
Kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim
avniklinaku@levizjaperbashkim.com
Prishtinė, dhjetor 2008
(Asgjė e madhe, asgjė e rėndėsishme. Ēdo gjė do tė shkojė me ritmin e deritanishėm. Do tė vazhdojė njohja e kontrolluar e shtetit tė Kosovės dhe kontrollimi i ndarjes sė vazhdueshme funksionale. Pra, forcim i ngadalshėm i pozitave tė jashtme dhe ngadalėsim i forcimit tė pozitave tė brendshme. Rezoluta 1244 do tė vazhdojė tė qėndrojė si shpatė e damokleut mbi kokėn e shqiptarėve tė Kosovės, ndėrsa pavarėsia e Kosovės si gogol pėr serbėt. Apo, shqiptarėt do tė vazhdojnė tė ngushėllohen me pavarėsinė pa sovranitet, ndėrsa serbėt me Rezolutėn e pazbatueshme 1244. Kėshtu, pa dėshirėn e tyre (por me naivitetin e deritashėm politik), edhe shqiptarėt, edhe serbėt e Kosovės do tė vazhdojnė tė jetojnė edhe mė tutje nė pasiguri, nė varfėri e nė jetė pa dinjitet edhe nė vitin 2009. Tė tjerėt do tė vazhdojnė tė jenė zotėt e vėrtetė tė jetės sė tyre.)
1. Viti qė po e lėmė pas
Viti 2008 do tė mbahet mend si njė vit i kundėrthėnieve tė mėdha. Nė njėrėn anė ky ishte vit i shpresave, nė anėn tjetėr vit i zhgėnjimeve. Pavarėsia e Kosovės, e shpallur mė 2008, pėrbėn burimin e shpresės sė qytetarėve tė Kosovės dhe njėkohėsisht burimin e zhgėnjimit tė tyre. Gjatė gjithė periudhės sė pasluftės sikur ishim pėrshtatur me varfėrinė, me papunėsinė, me korrupsionin, me gjendjen e rėndė nė ekonomi, nė arsim, nė shėndetėsi e nė tė gjitha sferat tjera tė shoqėrisė dhe kjo pėrshtatje lidhej ngushtė me shpresėn se pas shpalljes sė pavarėsisė do tė fillojnė ditė mė tė mira pėr tė gjithė.
Mirėpo, as pavarėsia nuk erdhi siē prisnin qytetarėt e Kosovės, e as ajo qė erdhi nuk solli ndryshime, apo sė paku fillimin e ndryshimeve pėr tė mbarė.
Pavarėsia e Kosovės, megjithėse pėrbėn shkėputjen edhe juridike nga Serbia (qė ėshtė njė hap i madh e i rėndėsishėm pėr popullin shqiptar), nuk u realizua si njė vullnet i popullit, si njė rezultat i pėrpjekjeve e sakrificave (madje ato u injoruan me kėtė rast), por erdhi si rezultat i koniunkturave ndėrkombėtare, pra si rezultat i raporteve ndėrkombėtare, sidomos i raporteve nė mes tė SHBA-sė, Rusisė e Bashkimit Evropian. Si pasojė, Pavarėsia e Kosovės u shpall nė bazė tė njė marrėveshjeje qė nė realitet mbeti vetėm si propozim Pakoja e Ahtisarit, e cila shkeli rėndė vullnetin dhe tė drejtat e popullit shqiptar dhe, nė fund tė fundit, nuk na ofroi as zgjidhje tė situatės, e as garanci pėr ndonjė paqe tė qėndrueshme.
Pastaj, pėrkundėr shkeljes sė rėndė mbi vullnetin e popullit shqiptar (pavarėsi e pasovranitet dhe mohim i sė drejtės pėr vetėvendosje), madje, ndoshta pikėrisht duke qenė kėshtu, nė fuqi mbeti edhe Rezoluta 1244, e cila e njeh sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn.
Pavarėsia e Kosovės dhe Rezoluta 1244 paraqesin kundėrthėnien mbi tė cilėn u zhvilluan pothuajse tė gjitha ngjarjet politike nė Kosovė e rreth saj nė vitin 2008.
Nė qoftė se Pavarėsia e Kosovės paraqet bazėn juridike nė bazė tė sė cilės shqiptarėt pėrpiqen ta vazhdojnė jetėn dhe ti realizojnė synimet e veta politike, Rezoluta 1244 paraqet bazėn juridike ndėrkombėtare mbi tė cilėn Serbia dhe serbomėdhenjtė pėrpiqen ta zhvillojnė jetėn dhe ti realizojnė synimet e tyre politike.
Kjo kundėrthėnie do tė na pėrcjellė edhe gjatė.
2.Produktet e Pavarėsisė sė Kosovės dhe tė produktet e Rezolutės 1244
Tė dyja kėto akte juridike i dhanė edhe produktet e veta qė domosdo ishin edhe ato nė kundėrthėnie tė papajtueshme.
Derisa nga akti i shpalljes sė pavarėsisė doli kushtetuta e Kosovės dhe u realizuan 53 njohje ndėrkombėtare, nga Rezoluta 1244 doli Gjyqi Ndėrkombėtar i Drejtėsisė rreth ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, si dhe Plani Gjashtėpikėsh i Ban Ki Mun-it.
a) Kushtetuta e Kosovės
Kushtetuta e pėrkufizon Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran...
Mirėpo, duke qenė se e tėrė pjesa tjetėr e kushtetutės i nėnshtrohet pa kushte Pakos sė Ahtisarit, Kosova nuk bėhet shtet i pavarur por shtet i mbikėqyrur (nga UNMIK-u, nga EULEX-i, pra nga OKB-ja dhe Brukseli), Kosova nuk bėhet sovrane, por e kufizuar (nuk ka tė drejtė tė vetėvendos etj.) dhe nė fund, Kosova ėshtė e kushtėzuar (shtet, por sipas Pakos sė Ahtisarit!).
Kushtetuta e pėrkufizon Kosovėn si shtet unik dhe tė pandashėm...
Mirėpo, edhe pas gati njė viti jetė Kosova nuk e ka as pėr sė afėrmi unitetin e proklamuar dhe kjo pėr shkak tė Rezolutės 1244, pas sė cilės mbahen serbėt e Kosovės dhe Serbia, si dhe pėr shkak tė rrethanave ndėrkombėtare, tė cilat reflektohen fuqishėm nė Kosovė.
b) Njohja nga 53 shtete
Tė gjithė kanė pritur se pas shpalljes sė pavarėsisė Kosova do tė njihet shumė shpejt nė shkallė tė gjerė botėrore, ose sė paku 100 shtete do ta njohin shumė shpejt (kėshtu pat deklaruar edhe Kryeministri i Kosovės). Mirėpo jo vetėm qė nuk ndodhėn njohjet e pritura, por, ēka ėshtė mė shqetėsuese, shtetet qė e kishin njohur pavarėsinė bėnė veprime nė kundėrshtim me tė si nė rastin e Rezolutės serbe nė KS tė OKB-sė pėr nė GJND rreth ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė, si nė rastin e marrėveshjes sė Serbisė me OKB-nė pėr Gjashtėpikėshin e njohur, po ashtu edhe nė rastin e shtrirjes sė EULEX-it dhe rikonfigurimit tė UNMIK-ut. Gjithashtu organizmat mė tė rėndėsishėm botėrorė (OKB-ja dhe BE-ja) shpallėn neutralitetin ndaj pavarėsisė.
Pėrkundėr tė gjithave, edhe pse njohja nga 53 shtete akoma nuk ėshtė e mjaftueshme pėr Kosovėn, pavarėsia e saj, kėshtu siē ėshtė, ėshtė e pakthyeshme. As synimi i faktorėve ndėrkombėtarė, as synimi pėrfundimtar i Serbisė nuk shkon nė kėtė drejtim.
c) Gjyqi Ndėrkombėtar i Drejtėsisė
Diplomacia serbe, e bazuar nė Rezolutėn 1244, kėrkoi nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė miratimin e njė rezolute me anė tė sė cilės do tė kėrkohej deklarimi i Gjyqit Ndėrkombėtar tė Drejtėsisė pėr ligjshmėrinė ndėrkombėtare tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. OKB-ja e miratoi njė kėrkesė tė tillė.
Edhe pse me kėtė rezolutė kėrkohet tė kontestohet pavarėsia e Kosovės, prapa saj fshihet njė qėllim mė i largėt i politikės serbe ndaj Kosovės. Hilja qėndron nė faktin se Serbia, duke e kontestuar pavarėsinė synon zbehjen e saj nė arenėn ndėrkombėtare dhe realisht synon ndarjen (fillimisht funksionale) tė Kosovės. Politika shtetėrore serbe e ka fare tė qartė se ndarja funksionale e Kosovės nuk shkon nė kundėrshtim me veprimet dhe synimet e deritashme tė faktorit ndėrkombėtar nė Kosovė.
ē) Plani Gjashtėpikėsh
Qeveria e Serbisė, e vetėdijshme se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė e pashmangshme dhe se kjo ėshtė ēėshtje e pakthyeshme, qysh nė janar tė vitit 2008, pra para shpalljes sė pavarėsisė, me anė tė Planit operativ pėr Kosovėn pėrpiloi bazat rreth ndarjes funksionale tė Kosovės. Nė mars tė po kėtij viti ajo pėrmes ministrit Samarxhiq e bėri publike kėtė tendencė tė re ndaj Kosovės. Nė qershor tė vitit 2008 Ban Ki Mun e zyrtarizoi nė suaza ndėrkombėtare njė tendencė tė tillė serbe pėrmes letrave qė ua dėrgoi Serbisė dhe Kosovės.
Gjashtėpikėshi nė formė tė marrėveshjes Serbi-OKB u bė i njohur nė nėntor tė kėtij viti.
Qeveria dhe Presidenca e Kosovės i thanė jo kėtij plani me arsyetimin se kjo do tė ishte ndarje e Kosovės dhe u mjaftuan tė kundėrpėrgjigjėn me planin e zbehtė katėrpikėsh.
Organizatat joqeveritare dhe Lėvizja Vetėvendosje! organizuan demonstrata kundėr kėtij plani dhe kėrkuan ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial tė Kosovės.
Pėrkundėr kėsaj, KS i OKB e miratoi Gjashtėpikėshin serb dhe i aneksoi edhe katėr pikat e Kosovės.
Nė tė vėrtetė, Plani Gjashtėpikėsh i Ban Ki Mun-it nuk paraqet ndarjen e plotė tė Kosovės (prandaj u aprovua nga i tėrė faktori ndėrkombėtar), por ai paraqet ndarjen funksionale tė Kosovės dhe pėrgatitje tė terrenit pėr ndarje tė plotė tė Kosovės sipas planeve serbe (prandaj u propozua nga Serbia).
3. Viti nė tė cilin po hyjmė
Duke pasur parasysh se qeveritarėt e vėrtetė tė Kosovės nuk janė as Qeveria e Kosovės, as Qeveria e Serbisė, d.m.th. as shqiptarėt, as serbėt, pra, duke pasur parasysh se realisht Kosovėn e drejtojnė faktorėt ndėrkombėtarė, pa hezitim mund tė themi se edhe nė vitin 2009, si deri mė tani, situata do tė vazhdojė tė mbahet nėn kontroll nga ndėrkombėtarėt.
Nė bazė tė interesave tė faktorėve relevantė ndėrkombėtarė dhe ne bazė tė raporteve nė mes tė kėtyre faktorėve nė vitin 2009 Kosova do tė vazhdojė tė ecė drejt njohjeve tė ngadalshme dhe tė pamjaftueshme pėr ta pėrforcuar subjektivitetin e plotė ndėrkombėtar dhe nė tė njėjtėn kohė do tė kemi pėrforcim tė ndarjes sė brendshme tė Kosovės.
Koalicioni i tanishėm qeveritar bashkė me opozitėn e ēorientuar nuk e kanė as dijen, as guximin, as interesin e tyre tė ngushtė pėr ta shmangur kėtė rrjedhė tė situatės. Populli, i bombarduar nga propaganda e fuqishme ēorientuese, duke qenė i paorganizuar dhe duke mos e pasur nė krye njė organizėm qė angazhohet vėrtet pėr njė tė ardhme mė tė mirė, vazhdon tė heshtė. Nė anėn tjetėr, ndoshta ana mė e mirė e situatės, faktori ndėrkombėtar nuk do ta lejojė Serbinė ta cenojė pavarėsinė e mbikėqyrur e tė pasovranitet tė Kosovės, tė cilėn e preferon vetė faktori ndėrkombėtar nė krye me SHBA-nė.
Nė kėtė konstelacion tė forcave dhe nė kėtė zhvillim tė situatės politike ka shumė pak shpresė qė viti 2009 do tė sjellė ndryshime nė gjendjen sociale e ekonomike tė popullsisė nė pėrgjithėsi.
Pėr tė dalė nga kjo rrjedhė e ngjarjeve dhe pėr tiu shmangur kėsaj gjendjeje tė rėndė si politike, si social-ekonomike, si kulturore e mė gjerė, Kosovės i duhet njė forcė politike e cila do tė dijė qė qytetarin ta bėjė zot tė jetės sė vet, ta bėjė kreator tė vėrtetė tė politikės sė vet, ta bėjė sovran nė territorin e vet, pra kjo forcė duhet tė dijė ta zbatojė kushtin e parė tė demokracisė konsekuente vox populi, vox dei (zėri i popullit, zėri i zotit).
Prishtinė, dhjetor 2008 |
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 2 vizitorë |
| Lexuar:
826 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| JO, AUTONOMI SPECIALE, AS SOVRANITET TĖ DY... |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25 Barometri Diplomatik
*** Bajram Rexhepi: Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė... |
| REPUBLIKA E SHATĖRVANIT |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39 Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj... |
| Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!? |
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37 28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|