Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PSE POLITIKA SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE HESHTIN PËR MILJONA SHQIPTARË TË TERRORIZUAR E PASTAJ TË MËRGUAR?!
Publikuar më 02 janar, 2009 në orën 17:35 ( ) Fadil Shyti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Bota e din fort mirë që Shqipëria kufizohet nga të gjitha anët në territorin e vet me popullin e vet, mirëpo, bota nuk e din sa duhet, që miljona shqiptarë që jetojnë sot nëpër botë, për më tepër se një shekull, ata ishin të ndjekur dhe të terrorizuar nga sllavët okupatorë, pothuajse në të gjitha anët e kufijëve të saj!



Shkruan: Fadil Shyti

“Demokracia” evropiane po heshtë, kur dëgjon zërin e shqiptarëve që kërkojnë drejtësi për çamët mbi të cilët u ushtrua shumëherë gjenocid, i tmerrshëm në vitet 1912-1918 dhe pas Luftës së dytë Botërore, ata, që kërkojnë drejtësi të natyrshme për t’u njohur e drejta për trashëgëminë natyrore të tokave të stërgjyshërve të tyre si dhe për dëmshpërblimin që u takon t’ua bëjë qeveria greke.

Nga ana tjetër shumë shtete evropiane e kanë të sanksionuar me ligje gjenocidin turk, që u bë më 1915-16 në kohën e perandorisë osmane, duke dënuar qytetarët, që nuk e njohin këtë gjenocid…

Kërkojmë nga shtetet evropiane që mos t’i mbyllin sytë përpara kërkesave shumë të drejta, të shqiptarëve të asaj pjese të Shqipërisë, që asnjëherë nuk janë të shtruara a shqyrtuara seriozisht nga drejtësia ndërkombëtare!

Jemi për dënimin e çdo gjenocidi, kudo që është ushtruar dhe po ushtrohet e nga çfarëdo qeverie në botë, dhe, njëkohësisht kërkojmë trajtim të njejtë me përmasa të drejtësisë ndërkombëtare, të sanksionuar sipas Kartës së OKB-së!

Kërkojmë që pambarimisht, të mos neglizhohen të drejtat e çamëve derisa nuk është bërë vonë, sikur shumëherë që u është bërë shqiptarëve padrejtësi, pataj, kanë dalur dhe jemi të bindur se do të dalin, Avni Rusetmë të rinj!

Kërkojmë që qeveritë shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe partitë shqiptare në Ulqin dhe në Kosovën Lindore, që të protestojnë fuqishëm para botës, që nga Brukseli e deri në OKB, për ato shpërnguljet masive nga territoret e Shqipërisë Natyrale, qysh nga 1878 e këtej; kjo çështje të trajtohet drejt, siç po trajtohet çështja armene, psh.

Habitemi dhe indinjohemi shumë , përse politikanët shqiptarë, askund në instancat ndërkombëtare, kurrë , nuk e diskutojnë as e shtrojnë pyetjen : po vallë kush i dëboi gjithë ata shqiptarë, jashtë vendit të shqiponjave, pas viteve 90 – ta?!

Po, pse nuk thonë:
Ata, janë refugjatë lufte?!
Ata, u dëbuan nga dhuna dhe terrori serb?!
Atyre, ju ndalua të punojnë, të lirë në vendin e tyre?!
Atyre, ju hoq kafshata e gojës kur Serbia ua mbylli shkollat, fabrikat, kombinatet etj?!

Gjithashtu, konsiderojmë që; e kemi të drejtën legjitime që edhe ata bashkëkombas që janë shpërngulur në Turqi, e gjetiu, të na kthehen...

Edhe ata, duhet trajtuar si refugjatë lufte!
Ata, ikën nga dhuna gjakatare sllavo-okupatore!
Ata, duhet t´i ndihmojmë të riatdhesohen!

Kurse, për ne duhet të ketë privilegje si dëshmi më e re e shpërnguljes së dhunshme....

Ah! Sa tradhëtitë po na bëhen......e ata në rend të parë e kanë kthimin e kolonëve serbë në Kosovë!!!....
...Dhe, kjo të bëhet publike para botës, prej klasës politike në Tiranë, Prishtinë, Shkup, në Kosovën Lindore dhe në Ulqin.
Pse, politikanët shqiptarë, nuk e kërkojnë kthimin e refugjatëve shqiptarë në Amerikë, psh?!

-Kështu, duhet treguar botës se dhuna sllavo-okupatore, gjatë etapave të ndryshme të historisë, miljona shqiptarë i la pa atdheun e të parëve!

Prandaj, pse heshtet për këtë gjëmë të madhe që e ka goditur Shqipërinë Natyrale, kjo që nga Ballkani, në Bruksel dhe OKB?!

-Kjo, botë po tregohet shumë cinike dhe e pamëshirë, ndaj shqiptarëve, kjo nuk është aspak njerëzore dhe demokratike!
Kjo, pastaj po ka dhe do të ketë konsekuenca deri në kthimin e tyre; sepse, drejtësia, për të gjitha kombet duhet të lulëzojë, sepse, njerëzit pa atdhe -as jetën nuk e bëjnë dot si njerëz!
Kjo, nga politika shqiptare dhe diplomacia botërore, gjithsesi; duhet të shtrohet si çështje për zgjidhje.

Sa më parë aq më mirë për të gjthë!...

Suedi, Më 2 Janar, 2009


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 2 vizitorë
Lexuar: 1,024 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi